Presidentja Osmani takon mërgatën në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu si raportet tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar dje me mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se kjo mbrëmje ishte madhështore, ashtu si marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

Presidentja Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ishte pjesë e diskutimit me temën “Gratë në vijë të parë”, të organizuar nga “Clinton Global Initiative”.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka përmendur se “Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës”.

“si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në New York po mbahet sesioni i 79-të i Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.

Presidentja Osmani: Të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë talente që nderojnë shtetin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani ka thënë se të rinjtë e Suharekës do të kenë mundësi për të zhvilluar talente që do të nderonin shtetin dhe flamurin e Kosovës.

“Në këtë vend, e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, do të gërshetohet mrekullisht me të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve tanë!

Tashmë, të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të madhe për ta zhvilluar talentin e tyre, duke nderuar komunën, shtetin dhe flamurin e Kosovës!”/ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Prapa bllokadave në pikat kufitare me Kosovën, qëndron shteti serb

Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare që lidhin Kosovën e Serbinë, ku tha se prapa bllokadave në pikat kufitare me Kosovën, qëndron shteti serb.

Presidentja i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dalë me qëndrim publik për shkeljet e vazhdueshme të Serbisë.

“Në kundërshtim me të gjitha marrëveshjes e Brukselit të cilat janë arritur në këto 12 vite, Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë. Këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, të cilat në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada.…I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Ajo tha se 7 shtator i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.

“Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi. Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës. Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, tha Osmani.

Presidentja Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në urimin e saj, ajo thotë se aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë.

Më tej, presidentja tha se shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin.

Lexoni më poshtë urimin e plotë të shefes së shtetit:

Fillimi i vitit të ri shkollor është ditë e veçantë për nxënësit, por po kaq shumë edhe për prindërit dhe mësuesit. Është dita kur oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e gëzuar të nxënësve që kthehen nga pushimet verore, nga përqafimet mes shokëve dhe shoqeve që nuk janë parë për një kohë të gjatë, dhe nga sytë plot kuriozitet të atyre që hyjnë për herë të parë në tempullin e dijes. Ky gëzim, ky entuziazëm dhe kjo energji që ndihet në çdo kënd të shkollës na rikujton edhe një herë se shkolla është vendi ku formësohen ëndrrat, zhvillohen talentet dhe ngriten themelet për një të ardhme më të mirë.

Por, përtej simbolikës së ditës së parë të shkollës, suksesi i arsimit varet nga angazhimi ynë i përbashkët për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin. Aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë.

Të dashur nxënës, sot nisë një kapitull i ri plot me mundësi dhe ëndrra për t’i realizuar. Të nderuar mësimdhënës, vazhdoni t’i frymëzoni zemrat dhe mendjet e reja me pasion dhe përkushtim.

Urime për fillimin e vitit të ri shkollor! Qoftë ky vit një udhëtim i mbushur me suksese të panumërta, si dhe mësime të vlefshme që do t’ju udhëheqin gjatë gjithë jetës!

Presidentja Osmani në Forumin Alpbach flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe sivjet ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku ka diskutuar me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se në këtë diskutim u përqendrua në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, si dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

“Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri. Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka thënë shkruar Presidentja Osmani në facebook.

Presidentja Osmani pas takimit me ambasadorin Ruge: Kosova e gatshme t’i kontribuojë unitetit transatlantik për mbrojtjen e demokracisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Presidentja Osmani me këtë rast ka ritheksuar mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, ka thënë Presidentja Osmani në këtë takim./ KultPlus.com

Presidentja Osmani pret në takim një grup albanologësh nga mbarë bota, diskutojnë për kontributin e shumë brezave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka pritur një grup albanologësh nga mbarë bota, të cilët po marrin pjesë në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqipe.

Presidentja Osmani ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për kontributin e shumë brezave dhe gatishmërinë e tyre për themelimin e një institucioni të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe.

“Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, flasin për përgatitjet për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, me të cilin folën për përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.

Bëhet e ditur se Radoniqi e njoftoi Osmanin lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për votimin nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri”.

“Presidentja potencoi rëndësinë që në ditën e zgjedhjeve të bëhen organizimet e nevojshme për qasje të lehtë edhe për personat me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej,  Osmani tha se ka besim që KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura brenda afateve që procesi zgjedhor të realizohet, duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe standardeve më të larta demokratike.

Presidentja Osmani takohet me Hovenierin, flasin për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Sipas postimit nga ana e Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

Presidentja Osmani pritet në takim nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Paris, është pritur në takim nga presidenti i FIFA-a, Gianni Infantino, me të cilin diskutoi për prezantimin e deritashëm të garuesve të Kosovës në Lojërat Olimpike, por edhe për mundësitë për mbështetjen nga kjo organizatë për zhvillimin e infrastrukturës sportive të shtetit tonë.

Theks i veçantë në takim iu kushtua mbështetjes së futbollit të vajzave si dhe bashkëpunimit në projekte konkrete.

Në këtë kontekst Presidentja shtroi nevojën për ndërtimin e fushave të reja sportive në funksion të zhvillimit të sportit dhe zhvillimit të talentëve të rinj.

Presidenti i FIFA-s, Infantino, ndërkaq tha se kjo organizatë sportive është e gatshme që për çdo fushë sportive që ndërtohet në Kosovë, FIFA ta ofrojë ndërtimin e një fushe të re. Poashtu u diskutua për bashkëpunim në programe të sportit në shkolla si dhe fusha të tjera./ KultPlus.com

Presidentja Osmani njofton ambasadorin amerikan se ka nisur fazën e konsultimeve për zgjedhjet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se Osmani me Hovenierin folën për koordinimin e takimeve dhe aktiviteteve gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ajo do ta përfaqësojë vendin në cilësinë e kreut të shtetit.

“Tutje, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional”.

“Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, znj. Anu Prattipati”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet  nga 10 deri më 24 shtator.

Pressidentja Osmani krahas liderëve botërorë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Emmanuel Macron dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, dhe për t`i mbështetur 9 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka potencuar se për Kosovën, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike paraqet kulmin e punës së palodhur, përkushtimit dhe vendosmërisë së sportistëve kosovarë.

“Është një dëshmi e qëndrueshmërisë së shtetit tonë dhe aftësisë për t’u ngritur mbi sfidat dhe për të shkëlqyer në skenën botërore”, ka theksuar Osmani, njofton Presidenca.

Në kuadër të vizitës në Paris, Osmani do të marrë pjesë në Samitin “Sporti për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili organizohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, janë të ftuar në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës në Pallatin Elize dhe në të njëjtën kohë do ta ndjekin paraqitjen e sportistëve të Republikës së Kosovës në Trokadero.

Ata gjithashtu, sipas njoftimit të Presidencës, janë të ftuar edhe në darkën e organizuar nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kosova në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, do të përfaqësohet me 9 sportistë në disa disiplina sportive.

Presidentja ka uruar garuesit dhe ka shfaqur bindjen se ata do ta përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës si dhe do të kthehen faqebardhë nga Parisi.

Presidentja Osmani pret në takim Baffan: Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e identitetit arbëresh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit, Damiano Baffa.

Sipas Presidentes Osmani, identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare, përcjell Klankosova.tv.

Në këtë kontekst, e para e vendit theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për ruajtjen e identitetit arbëresh si dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shtetin italian.

Me kryetarin Baffa u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit të Strigarit me komunat e Kosovës në funksion të promovimit të kulturës arbëreshe në Kosovë dhe i asaj të Kosovës në komunat arbëreshe, por edhe ruajtjes së trashëgimisë si dhe shkëmbimeve kulturore të dyanshme.

Londër, Presidentja Osmani në darkë me miq të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar e miq të Kosovës në Londër të Britanisë së Madhe.

Në platformën X, ajo ka theksuar se u është falënderuese, në mesin e personave në atë darkë ishte edhe Catherine Aston, ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Në Londër, në mesin e miqve të Republikës së Kosovës, ata që qëndruan me ne gjatë ditëve tona më të vështira dhe që vazhdojnë të mbështesin aleancën tonë me Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani takon presidentin bullgar, e falënderon për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Britani të Madhe.

Gjatë këtij samiti, ajo është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Ajo e falënderoi homologun e saj bullgar, për mbështetjen e palëkundur të shtetit të tij, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe domosdoshmërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe me anëtarësimin në KiE dhe NATO”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës atje pati takime me shumë liderë të shteteve të fuqishme si: Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanel Macron, nikoqirin e këtij takimi kryeministrin e britanik Keir Starmer, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do ta marrë pozitën e Josep Borrell, si përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Presidentja Osmani niset për në Britani për takimin e Komunitetit Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është nisur për të shkuar në Britani të Madhe, për të marrë pjesë në takimin e katër të Komunitetit Politik Evropian.

Në platformën X, ajo ka theksuar se  do të rikonfirmojë devotshmërinë e Kosovës për rrugën euroatlantike.

“Në emër të Republikës së Kosovës, do të takohem me kolegë liderë nga i gjithë kontinenti për të diskutuar zgjidhjet e çështjeve urgjente që ndikojnë në sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve tanë”.

“Ne gjithashtu do të riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin dhe rritjen e aleancave të Kosovës, dhe për ta sjellë vendin tonë më afër institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani: Lojërat Olimpike kapërcejnë kufijtë e sportit, i shërbejnë paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,  organizoi sot ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës. Ajo tha se Lojërat Olimpike kapërcejnë kufijtë e sportit dhe i shërbejnë unitetit e paqes dhe respektit të ndërsjellë.

Osmani tutje shtoi se në prag të ‘Lojërave Olimpike Paris 2024’, të gjithë së bashku, ashtu siç është sentimenti i popullit në raport me kampionët e vendit tonë, janë tubuar për t’ia dorëzuar garuesve tanë flamurin e Republikë së Kosovës, si bekim për sukses në Paris.

“Lojërat Olimpike  kapërcejnë kufijtë e sportit dhe i shërbejnë unitetit e paqes dhe respektit të ndërsjellë. Në një botë sikur kjo e sotmja e cila shpesh ndahet nga parimet, lojërat olimpike nxjerrin në pah të përbashkëtat tona, respektivisht aftësitë tona për të bashkuar nëpërmjet konkurrencës miqësore dhe respektit të ndërsjellë”, deklaroi Osmani në ceremoninë e dorëzimit të flamurit ekipit olimpik të Kosovës.

Ekipi olimpik do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës, ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike. Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

Presidentja Osmani takohet me senatorë dhe kongresistë të dyja partive amerikane

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për gjatë vizitës së saj në ShBA është takuar me senatorë dhe kongresistë të të dyja partive amerikane.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në këtë takim iu bënë jehonë aspiratave në kohët më të vështira.

“Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”, ka thënë Osmani. 

Presidentja Osmani takohet me Blinkenin në Washington: Aleanca me ShBA-në, gurthemel për stabilitetin

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e ka falënderuar Blinkenin për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Ëashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Aleanca me ShBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani në Washington falënderon Millanoviqin për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës drejt NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim “produktiv” me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë.

“Falënderova Presidentin Millanoviq që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja Osmani krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së të cilët kanë dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, e para e shtetit ka shkruar emrat e vajzave dhe djemve për të cilët tha se personifikojnë të ardhmen e FSK-së, njofton Klankosova.tv.

“Përgjatë javëve të fundit, vajzat dhe djemtë e Forcës sonë të Sigurisë dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë. Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Hoxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së”, tha Osmani.

May be an image of 13 people and text

Presidentja Osmani uron Ditën Kombëtare të Luksemburgut: Kosova, mirënjohëse për mbështetjen

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën Kombëtare të Luksemburgut.

Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar se ai aleatë dhe miq demokratikë, Kosova dhe Luksemburgu mbeten plotësisht të përkushtuar për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e kahershme të Luksemburgut për rrugën tonë euroatlantike!”, ka thënë Osmani.