Kryeminisri Edi Rama përcolli sot përmes rrjeteve sociale pamjen nga Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA-s, foto e cila bëri xhiron e botës në promovimin e krenarive natyrore të Shqipërisë.
“Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA-s që i prezanton publikut botëror këto dy liqene, ndër më të vjetrit në Europë, ekzistenca e të cilëve provohet prej të paktën 1 milion vitesh”, u shpreh ai.
”Fotoja e kapur më 19 gusht nga OLI-2 në Landsat 9 ka bërë xhiron e globit në promovimin e krenarive tona natyrore Shqipërisë”, vijoi Rama.
Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.
Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash. Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa. Pjesa më e madhe e ujit të liqenit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, shkruan NASA.
Në liqenin e Ohrit ndodhen 200 lloje speciesh që nuk gjenden askund tjetër, këtu bëjnë pjesë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe trofta.
Liqeni i Ohrit mbrohet nga UNESCO-s dhe në disa raste është quajtur “Galapagos Evropian” ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm. /atsh / KultPlus.com