Sopranot kosovare, Marigona Qerkezi dhe Elbenita Kajtazi po vazhdojnë suksesshëm të jenë pjesë e skenave operistike botërore.
Një sukses i radhës që vije nga dy sopranot është edhe pjesëmarrja e tyre në njërën ndër garat më prestigjioze siç është ajo e konkursit të famshëm operistik “Operalia”, shkruan KultPlus.
Qerkezi dhe Kajtazi janë zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në këtë konkurs për çmimin “Operalia”.
Pjesë e këtij konkursi në vitin 2016-të ishte edhe tenori kosovar Ramë Lahaj, ku kishte fituar vendin e tretë, ndërkaq Elbenita dhe Marigona, do të performojnë në “Teatro Nacional de Sao Carlos” në Lisbonë të Portugalisë./ KultPlus.com