Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa ka përfunduar sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.
Për të trembëdhjetin vit me radhë, ky festival ka sjell premiera të filmave si dhe emra të njohur të kinematografisë botërore në Kosovë.
Në mbylljen e këtij festivali jashtë Teatrit Kombëtar të Kosovës, e cila ishte mbushur plot dashamirë të filmit u bë e ditur se pas pak do të ndahen edhe çmimet.
Çmimi ‘Prifest best project in Pitch Competition for PriForum 2021’ shkoi për regjisoren Ajola Dala dhe producenten Sabina Kodra për filmin “Made of Dust”.
“Faleminderit shumë. Kjo është hera e parë që jam këtu dhe PriFilmFest është duke u bërë një familje për mua dhe jo vetëm një festival. Vjosa, Fatos, ju jeni më të mirët. Ajola Dala nuk është këtu por jam e sigurt që ajo është shumë shumë e lumtur për këtë çmim. Ne do të bëjmë më të mirën për të sjell këtë projekt sa më larg që të mundemi”, thotë Kodra.
Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Video Post-produksion’ shkoi për filmin “2000: A Post-War Odyssey” të regjisorit Zgjim Terziqi.
“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur dhe faleminderit jurisë. Ky ka qenë çmimi që ne e kemi dashur dhe e morrëm, andaj jemi shumë të lumtur”, thotë Terziqi.
Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Sound Post-produksion’ shkoi për filmin “The sun, the moon and the eleven stars’’ të regjisores Ema Kulara dhe producentes Ema Ogzan-Tenoglu.
Çmimi për filmin e shkurtër më të mirë ndërkombëtar shkoi për “Shakira”, Francë.
Filmi më i mirë i programit të filmave të metrazhit të mesëm shpallet filmi “Jesus Egon Christ”, Gjermani.
Filmi fitues i programit të filmave dokumentarë shpallet filmi “The end of kings”, Francë.
Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicion të PriFest-it është filmi “Mehrunisa”, Austri.
“Faleminderit shumë jurisë dhe festivalit. Ne kemi pasur një rrugëtim të gjatë dhe mendoj se kjo është pjesa më interesante e rrugëtimit tonë me këtë çmim. Është hera e parë në Kosovë dhe do të mbaj me vete shumë kujtime dhe ky festival me të vërtetë është një vend ku vjen si vizitor por shndërrohesh në një mik shumë të mirë”, thotë regjisori i filmit.
Çmimi për filmin më të mirë global shkoi për “Rival”, Gjermani.
Fituesi i zgjedhur nga juria FIPRESCI për filmin më të mirë ballkanik është filmi “Full Moon”, Bosnje dhe Hercegovinë.
Çmimi i përvitshëm për arritje për një artist nga Kosova në fushën e kinematografisë shkoi për regjisoren Blerta Basholli.
“Është kënaqësi me qenë në Prishtinë dhe PriFest. Ne gjithmonë kemi dëshirë që filmat tonë dhe projektet tona të shkojnë çdo ku në botë por në fund të fundit kënaqësia dhe qejfi më i madh është kur jemi këtu në Kosovë afër kolegëve dhe njerëzve tonë. Çmimi vjetor për arritje kinematografike është një çmim shumë i veçantë dhe falënderoj shumë PriFestin sepse fillimisht ishte e veçantë të shihja premierën e parë fizike dhe atë pikërisht në Kosovë”, thotë Basholli.
Çmimi “Aktori më i mirë” (Ballkan) shkon për aktorin e “Full Moon”, Alban Ukaj, Bosnje dhe Hercegovinë.
Çmimi “Aktorja më e mirë” (Ballkan) shkon për aktoret e “Luaneshat e Kodrës”, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, Kosovë/Francë.
“Jam shumë e emocionuar sepse me të vërtetë nuk e kam pritur këtë çmim. Është hera e dytë në një festival por është hera e parë në festivalin e vendit tim dhe me të vërtetë kam shumë emocione më të mëdha dhe më të mira ndoshta për shkak që është vendi im, jeni njerëzit e mi. Jam shumë e lumtur dhe ju falënderoj të gjithëve për krejt këtë energji kaq të mirë që ma keni dhuruar edhe gjatë prezantimit të filmit”, thotë Latifi.
Çmimi për regjisoren më të mirë të filmave ballkanik shkon për Luana Bajramin për regjinë e filmit “Luaneshat e Kodrës”, Kosovë/Francë.
“Faleminderit shumë. Ky çmim ka shumë domethënie për mua. Ky çmim mendoj që e vlerëson normal filmin, punën tonë si ekip por edhe e vlerëson rininë, gjeneratën e re dhe ta mbajnë që arti dhe artistët nuk duhet të paragjykohen por vetëm të diskutohen dhe të mbështeten. Faleminderit shumë”, thotë Bajrami.
Filmi më i mirë i Ballkanit shpallet filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Basholli, Kosovë/Maqedoni e Veriut/Shqipëri/Zvicër.
“Është kënaqësi shumë e madhe për të fituar çmimin më të mirë në Prishtinë. E kam kuptuar që ska asgjë të keqe prej lotëve sepse jemi gra më emocionale por që një moment i tillë është me të vërtetë emocional për shumë arsye. Këtë Hyjneshë në fron që është shumë e bukur dhe simbol i Prishtinës, është shumë kënaqësi që ta marrësh sot këtu para jush dhe unë ia dedikoj Fahrije Hotit dhe të gjithave grave të Kosovës të cilat na inspirojnë çdo ditë”, thotë Basholli.
Krejt në fund, të gjithë fituesit u ftuan në skenë që të shkrepin një fotografi të cilën do ta kenë pranë vetes e zemrës së tyre për një kohë të gjatë./ KultPlus.com
Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nis më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.
Çmimi kryesor “Hyjnesha e artë” shkoi për filmin me regji të Blerta Bashollit, ‘Zgjoi’.
Ky ka qenë vlerësimi i Jurisë së kategorisë kryesore garuese, ajo e Filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë së kryesuar nga : Matthijs Wouter Knol, Drejtori i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy), Wilhelm Faber, nga festivali i mirënjohur Berlinale (Berlin International Film Festival) dhe Chris Belloni, filmbërës i dokumentarëve, producent dhe drejtor i International Queer & Migrant Film Festival.
‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Kujtojmë se filmi bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. / KultPlus.com
Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.
Çmimi për regjisorin/en më të mirë të filmave ballkanik shkoi për regjisoren Luana Bajrami.
Luana Bajrami pati sukses të madh me filmin e saj ‘Luaneshat e Kodrës’.
Ky film është xhiruar në Kosovë dhe flet për tri shoqe të pandashme të cilat janë në pritje të rezultateve për Universitet. Të ulura në një kodër, Qe (Flaka Latifi), Li (Era Balaj) and Jeta (Uratë Shabani) ëndërrojnë të shkojnë në një qytet më të madh për t’u pavarësuar e për t’i lënë prapa thashethemet dhe pengesat e tjera në fshatin e tyre.
‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).
Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami. / KultPlus.com
Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.
Çmimi aktori më i mirë shkoi për aktorin Alban Ukaj me rolin e tij në filmin ‘Full Moon’.
Kurse çmimi aktorja më e mirë shkoi për aktoret Uratë Shabani, Flaka Latifi dhe Era Balaj me rolin e tyre në filmin ‘Luaneshat e Kodrës’ me regji të Luana Bajramit. / KultPlus.com
Filmi ‘Në kërkim të Venerës’ mbylli natën e fundit të Festivalit PriFest. Entuziazmi i publikut për ta parë këtë film vërehej në sallën e Teatrit Kombëtar, e cila u mbush plot. Kërkesa e madhe për ta parë filmin bëri që organizatorët të vendosin një projektor edhe jashtë që filmi të shfaqej në dy vende.
Pas suksesit të madh ndërkombëtar, filmi i metrazhit të gjatë ‘Në kërkim të Venerës’ me regji të regjisores kosovare, Norika Sefa dhe producent, Besnik Krapi, u soll edhe për publikun e djeshëm në PriFest.
Regjisorja Sefa përmes këtij filmi, sjell historinë e Venerës, botën e saj të jetuar në një shtëpi diku në një fshat të Kosovës. Jetesa mes patriarkatit dhe hierarkisë se moshave në një shtëpi ku jetojnë tre gjenerata kanë bërë që Venera të mos dijë të ëndërrojë e dëshirojë përtej asaj që ia kanë servuar prindërit, shkruan KultPlus.
Rrjedha e jetës së kësaj vajze të brishtë e naive ndryshon pasi ajo fillon të shoqërohet me Dorinën, një vajzë mendjehapur, shoqërimi me të cilën do të bëjë Venerën të fillojë të kërkojë diçka tjetër nga vetja, të shohë një Venerë tjetër jashtë mureve të shtëpisë.
Përgjatë filmit, dy shoqet paraqiten duke shkuar në një klasë mësimi të gjuhës angleze tek shtëpia e një mësuese lokale. E në rrugët vajtje-ardhje që ato bënin, Dorina i tregon Venerës për djalin me të cilin kryen marrdhënie seksuale nëpër vende të fshehta, e kështu Venera bëhet kuroioze për ta provuar vetë me një djalë.
E karakteret e tjera përveç Venerës e Dorinës e plotësojnë edhe më shumë këtë film dhe e bëjnë më të besueshëm duke e ndërlidhur me realitetin e shoqërisë sonë.
Ky film u mirëprit shumë nga publiku i PriFest, e kjo u vërejt në duartrokitjet që zgjatën disa minuta paspërfundimit të filmit.
E pas përfundimit të filmit, regjisorja flet e emocionuar që ky projekt i saj u paraqit për publikun kosovar.
“Jam shume e emocionuar, faleminderit shume qe jeni prezentë këtu, është një moment special si per mua ashtu edhe per krejt ekipin, e kemi dëgjuar dhe e kemi parë disa herë filmin në audiencë të huaj dhe më është dukur pak e çuditshme por sonte ishte një ndjenjë komplet ndryshe. Uroj që filmi ju la diçka dhe ajo diçka do të zgjasë shumë.”- tha regjisorja Sefa
Ndërkaq në konferencën që u mbajt sot në Prishtinë, ajo tha se qëllimi i saj si regjisore në këtë film ka qenë t’i përshkruajë ato çaste të vogla të jetës , të cilat kur vijnë të papërgatitura duken shumë më të mëdha dhe shumë më absurde.
“Sa i përket gjeneratave dhe ndeshjes është shumë evidente, ndoshta asnjëherë nuk shpërthen, e kjo është më e keqja prandaj edhe filmi ka një tempo të tillë sepse jemi munduar t’i durojmë disa gjëra duke u bërë shkak traditave, hierarkisë familjare ose moralit, e të cilat janë gjera shumë personale e energji që duhet të shpërthejnë. E Venera ka gjet vendin e saj në atë që i takon, pa dashur t’i ndryshojë të tjerët”- u shpreh më tutje regjisorja.
Tutje, Norika Sefa flet edhe për karakteret e tjera në film, e të cilët ajo i cilëson si karaktere jo negative por që kanë të metat e tyre.
E producenti Besnik Krapi thotë se filmi është nisur nga problemet e ndrydhura të shoqërisë sonë që nuk kemi kohë ose nuk duam të gjejmë kohë t’i nxjerrim jashtë si Venera.
‘Kjo shoqëri ka shumë problem me këtë aspekt, ta gjejë veten aty ku i takon e Venera është veç një pikënisje edhe pse duhet akoma të punojnë njerëzit për këtë çështje’, u shpreh Krapi.
Ndërsa aktorja, Kosovare Krasniqi vlerëson që ngjarjet që u paraqitën në film, janë ngjarje në të cilat kalon çdo i ri në Kosovë dhe çdokush mund ta gjejë veten në rrëfimin e Venerës apo në secilin personazh të filmit.
‘Në kërkim të Venerës’ së shpejti do të jetë premierë në Lisbonë, kurse sonte do të jetë premierë në Rusi.
Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenoë, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.
“Në kërkim të Venerës” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut me producent Besnik Krapin i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën./KultPlus.com
Të ulura në një kodër, pamja e së cilës është e pakrahasueshme, tri personazhet kryesore si: Qe, Li dhe Jeta, mbi tre shkëmbinj jetësojnë filmin e metrazhit të gjatë ‘Luaneshat e Kodrës’, e së bashku me fjalët: Oh Kodër, nis të shpaloset rrjedha e historisë së tyre e cila fillon pikërisht me një ulërimë që vjen nga brendësia shpirtërore e tyre. Përpjekjet e këtyre personazheve për tu ballafaquar me padrejtësitë e jetës pasqyrohen në këtë film nën skenarin dhe regjinë e Luàna Bajrami, e që mbrëmë u shfaq para publikut kosovar në kuadër të edicionit të 13-të të PriFest, shkruan KultPlus.
Pak minuta para se ora të shënonte 20:30, ishin njerëzit e shumtë të cilët vrullshëm po mbushnin sallën e Teatrit Kombëtar duke zënë vendet e tyre të distancuar. Pas pritjes të padurueshme të të pranishmëve dhe fikjes së dritave të ngrohta brenda sallës, filmi nisi hapjen e tij nën errësirën tashmë të mirënjohur nga çdo kush.
‘Luaneshat e Kodrës’, një film i xhiruar në Kosovë shtjellon ëndrrat e tri personazheve kryesore që vijnë nën aktrimin e jashtëzakonshëm të Flaka Latifit, Era Balajt dhe Uratë Shabanit. Këto tri shoqe të pandashme me njëra tjetrën që refuzojnë ti shpalosin vështirësitë e tyre personale mes vete, përfytyrojnë një të ardhme të ndritur e të mbushur deri në kupë me një liri tejet të dëshiruar si asnjëherë më parë.
Diku larg vendit ku ato jetojnë, në një qytet të madh, aty ku nuk ekzistojnë thashethemet dhe pengesat e gropat e vazhdueshme nëpër të cilat duhet të kalojnë çdo ditë të jetës së tyre, është pikërisht ai vegimi përrallor që mban gjallë shpresat, pritjet e parashikimet e tyre gjatë rrugëtimit të tyre të quajtur ‘jetë’. E se si ardhmja e tyre do të lulëzojë, këtë filmi e tregon qartazi.
Kamera precize e regjisores Luàna Bajrami, duket se pas çdo gremisje të paraqitur brenda rrjedhës së filmit, para publikut kosovar shfaq imazhe e peizazhe që i ngjasojnë fantazive e imagjinatave të mbyllura në thellësinë shpirtërore të qenies njerëzore, duke ngulitur kështu syrin e tij para ekranit me një rrënjosje të pamjeve diversive të kodrave dhe jo vetëm. Cicërima e zogjve në natyrë dhe ajo pranë ujit të kristaltë e krejtësisht të pasur, portretizonte lirinë e ëndërruar të tri personazheve kryesorë.
E teksa këto pamje paraqitnin një spektakël më vete porsi një tablo e pikturuar nga plasaritja e emocioneve e ndjenjave nga më të ndryshmet, filmi tregonte për jetën e tre vajzave, familjet e të cilave ndryshonin nga njëra-tjetra por që në thelb kishin të pikasur një mendësi pothuajse të njëjtë.
Fshatin në të cilën ato janë rritur duket se tashmë vajzave po iu shndërrohet në një labirint nga i cili nuk ka shpëtim e as dalje. Përderisa ato prisnin rezultatet e tyre për tu pranuar në Universitet përkundër mendimeve të prindërve të tyre, ambiciet e tyre nuk po mund të kalonin pas prangave të fshatit në të cilin po frymojnë. Por kërkimin e tyre për të qenë të pavarura në jetë nuk mund t’ia ndalë askush, andaj po njëlloj si emri i këtij filmi, këto luanesha nisin hungërimën e tyre e cila edhe do të ketë një fund të paparashikuar.
Në tentim për lirinë e tyre shumë të dëshiruar, gjatë rrugës për një të ardhme më të mirë, iu bashkëngjiten edhe dy personazhe të tjerë të interpretuar nën aktrimin e Andi Bajgores, dhe Luàna Bajramit. Por edhe pse kjo ndërhyrje do të ndikojë në jetën e tyre, udhëtimi i tyre po vazhdon pothuajse njëjtë. Prandaj, koha për të marrë përsipër vendimet për veten në duart e tyre pas përjetimeve të dhunës fizike dhe seksuale të përditshme si dhe varfërisë të vazhdueshme, tashmë ka gjetur vendin dhe kohën e duhur.
‘Luaneshat e Kodrës’, titullohet emri i bandës së tyre e që duket se për ta ishte zgjidhja e vetme dhe e fundit në një shtet ku ndryshe nuk funksionohet. Andaj, vjedhja e tyre e parë në një dyqan bizhuterish i siguron atyre një numër të madh parash, përmes të cilave ata shijojnë jetën në një shtëpi të braktisur e cila është shndërruar në strofullën e tyre të paqes. Por kjo fole e ruajtur me dashuri, lumturi e qetësi absolute së shpejti nuk do të jetë më e tillë.
Një arratisje e tyre drejt detit, do të shpalos historinë e dy dashurive të krijuara përgjatë këtij rrugëtimi e ku më në fund nën meloditë e këngës ‘Fëllënza’, buzëqeshjet e sinqerta, lumturia në sy njeriu dhe dhimbjet e varrosura brenda shpirtrave, zgjuan ndenja të bukura tek të pranishmit, duke i shtyrë ata të mendojnë se ata po i afrohen drejt një fundi të lumtur i cili do të zgjasë me po të njëjtat emocione. Por, sic edhe thuhet brenda filmit: gabimi i vetëm i tyre është kthimi në ferrin të cilin e lanë para disa ditësh.
E ky ferr i mbushur me gjak në skenën e fundit vulos fundin e këtij gabimi që shpërtheu zemrat e luaneshave në një gabim të papërmirësuar.
Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta të publikut që zhurmuan sallën e Teatrit Kombëtar në një varg melodish të përsëritura për disa minuta. E në mesin e tyre ishin edhe ekipi i filmit ‘Luaneshat e Kodrës’ të cilët ngadalë dolën në skenë për një fjalë rasti.
“Po ndjehem shumë e kënaqur dhe faleminderit shumë për pritjen. Dua të falënderoj të gjithë ekipin e Kosovës dhe Francës, aktorët si dhe PriFest-in. Me qenë njeri dhe me pas ambicie është goxha e komplikuar, kështu që këtë film e kam bërë për inspirim. I kam pasur 18 vjet kur e kam shkruar dhe xhiruar e arritja dhe udhëtimi i këtij filmi, është goditje shumë e madhe për të gjithë ne”, thotë Bajrami.
Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Luaneshat e Kodrës’, të pranishëm ishin regjisorja dhe skenaristja Luàna Bajrami si dhe aktorët në rolet kryesore: Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj dhe Andi Bajgora.
“Unë kam dashur të flas për liri dhe me kriju një film që do ta kisha dëshirë ta shihja kur i kam pasur 15 vjet. Jam inspiruar prej shumë gjërave dhe kam dashur që këtë film ta mbajë në Kosovë sepse Kosova më inspiron por kjo tematikë për mua është shumë universale. Kështu që këto ndenja në film ndaj kësaj rinie, problematikat e kufizimet që i kanë, mendoj se e njëjta është edhe në Francë”, thotë Bajrami.
Sipas saj, është dashur të merret shumë vetëbesim nga vetja dhe të tjerët sepse filmi nuk pa pasur përkrahje në fillim por gjatë procesit të xhirimit, është arritur lidhja me disa partnerë të ndryshëm.
Ndërsa, aktorja Uratë Shabani foli rreth punës së saj me një regjisore vajzë.
“Po shkoj në audicion dhe po shkoj shumë vetvetja ashtu siç doja unë të isha e veshur. Kur hyra dhe e pashë Luanën, ishte një moment që më goditi papritmas. Prandaj, për të punuar me Luanën është fat shumë i madh, të paktën për mua sepse ky është filmi im i parë i gjatë dhe prej Luanës 18 vjeçare kam mësuar shumë më shumë se sa me regjisorët të cilët kam punuar më herët”, thotë Shabani.
Po ashtu, aktorja Flaka Latifi foli rreth të përbashkëtave të saj me rolin e saj në film.
“Në film e luaj rolin e Qe-së e cila ka shumë të përbashkëta me mua por gjithashtu ka edhe dallime. Qe është një vajzë me karakter shumë të fortë që po njëlloj e shoh edhe veten. Qe po ashtu është ambicioze dhe punëtore. Këto do të thoja që mund të janë karakteristikat e përbashkëta që Flaka i ka me Qe-në”, thotë Latifi.
Kurse, aktorja Era Balaj foli rreth punës së tyre në ekip dhe emocionit të saj gjatë premierës së filmit në PriFest.
“Së bashku me aktoret jemi bërë shumë shoqe dhe mendoj që kjo ka ndikuar në gjithçka mes neve. Ka mjaftuar njëherë me diskutu dhe kemi qenë në të njëjtën faqe për atë se çfarë kemi dashur të arrijmë. Kështu që dje ka qenë hera e dytë që e kemi parë filmin dhe mu është dukur si me pa për herë të parë”, thotë Balaj.
Gjithashtu, aktori Andi Bajgora foli rreth arsyes së interesimit të madh të publikut për të parë filmin.
“Nuk jemi mësuar të shohim shumë aktorë të rinj duke punuar në një projekt kaq të madh e as nuk jemi mësuar të shohim një regjisore kaq të re. Energjia jonë gjatë xhirimeve gjithçka e ka bërë interesant dhe ka shtyrë që edhe njerëzit tonë të interesohen për filmin”, thotë Bajgora.
‘Luaneshat e Kodrës’, filmi i parë i gjatë kosovar që ka shfaqur premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës, është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.
Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luàna Bajrami.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë). / KultPlus.com
Edhe në natën e dytë të Prishtina International Film Festival, Teatri Kombëtar ishte i mbushur plot me njerëz që kishin ardhur për të parë filmat e paralajmëruar për t’u shfaqur në këtë natë.
Interesimi i madh i publikut shihej në sallën e teatrit kur filloi të shfaqej premiera e filmit ‘Vlora’. Ky film me regji të Erblin Nushit, me role kryesore Irena Cahanin, Luan Jahën dhe Shengyl Ismailin shfaq problemet e një familje pas luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Vlora, një nënë që siguron të ardhurat e familjes përmes qepjes së rrobave, ftohet nga shoqja e saj për të punuar në një organizatë ndërkombëtare që ka për qëllim edukimin e grave nëpër fshatra. Sfida e madhe e Vlorës është ta bindë burrin e saj i cili është kundër që gruaja e tij të punojë, për shkak të paragjykimeve nga njerëzit përreth.
Përkundër dhunës nga bashkëshorti, ajo vendos t’i lë pas shpinës të gjitha dhe të fillojë një etapë të re në jetën e saj. Hapja e derës për t’u nisur në punë, shënon çlirimin e dytë të Vlorës pas përfundimit të luftës.
Regjisori Erblin Nushi thotë se ky film ka ardhur pas rrëfimeve që kishte dëgjuar nga nëna e tij.
“Ky film është bazuar nga rrëfimet që më ka treguar nëna ime, e cila ka punuar në një organizatë ndërkombëtare pas luftës dhe storjet që më ka treguar ajo më kanë lënë shumë përshtypje prandaj kam dashur ta realizoj këtë tregim “ – tha Nushi pas premierës së filmit.
Ndërkaq aktorja Irena Cahani që në film shfaqet me rolin e Vlorës, bën thirrje në edukimin e djemve për ta respektuar dhe dashur gjininë femërore./KultPlus.com
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, filmi “Zgjoi” mbrëmë para publikut kosovar në edicionin e 13 të PriFest, shpalosi të vërtetën e personazhit kryesor, Fahrije Hoti, tek e cila nën aktrimin mahnitës të aktores Yllka Gashi, qysh në minutat e parë të filmit, ambicia për tu përballuar me një realitet patriarkal ku puna e grave nuk mund të kalojë përtej dyerve të shtëpisë, vërehet në sytë e saj në të cilat po të përhumbeshe thellë, atëherë do të ndjeje dhimbjen e madhe për zhdukjen e burrit të saj në luftën në Kosovë, shkruan KultPlus.
Pak para se ora të shënonte 21:00, ishte pamja para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ajo që kapte vëmendjen e çdo kujt që kalonte pranë. Sytë e moshave nga më të ndryshmet po vëzhgonin tapetin e kuq të shtruar e në të cilën reflektoheshin dritat e kaltërta e vjollcë që njëkohësisht portretizonin ngjyrat e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’. E nën meloditë e këngëve të bendit ‘Sytë’, artdashës të shumtë po kaplonin vendin ngadalë për të mbushur komplet secilën hapësirë të shkallëve të Teatrit, një nga tre vendet në të cilat u shfaq premiera e filmit ‘Zgjoi’ i regjisores Blerta Basholli.
Tashmë kishte ardhur koha që filmi të jetësohej në Prishtinë, e nën dritën e hënës dhe errësirës që rrethonte të pranishmit, nisi filmi në ajër të hapur.
I vendosur në fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, personazhi i Fahrije Hotit i mbushur deri në pikën e fundit me shpresë të pakrahasueshme, po jeton vërtet në një gjendje të paqartë e të mbushur me përplot dilema, një nga to mbetet edhe supozimi se burri i saj i zhdukur është mbytur apo pushkatuar. Teksa, Fahrija jeton me vjehrrin e saj i cili po ashtu shpreson se djali i tij një ditë do të kthehet, ajo përballet çdo ditë me dhimbjen e luftës civile jugosllave por të cilën nuk e shfaq para askujt deri në një moment ku ajo shpërthen dhe qan duke pranuar tashmë se ëndrra e saj në fakt është një ëndërr e pamundur.
Ndonëse, ëndrra e saj që burri një ditë do të kthehet nuk ka një rezultat në realitet, ëndrrat e tjera të saj që të ndihmonte akoma më shumë familjen e saj vetëm sa vinin e fuqizoheshin nga momenti në moment. Derisa biznesi i vogël i mjaltit të familjes së saj mezi arrinte të mbulonte disa fatura, ajo papritmas mendon të filloj të shesë ajvar shtëpiak, një ushqim me të cilin të gjithë banorët e fshatit ishin të njohur.
Regjisorja Blerta Basholli, solli para publikut një vështrim të qartë të një shoqërie patriarkale ku puna, dëshira e pasioni për të arritur diçka në jetë, në një fshat të tillë konsiderohej shenjë e mosrespektimit të burrit. Por, regjisorja, frikën, brengën e shpresën i ngërthen në një fuqi të vetme, përmes së cilës personazhi i Fahrijes arrin të realizojë edhe marrëveshjen e shumëpritur me një blerës të një supermarketi për të shitur ajvarin e përgatitur nga duart e tyre të arta.
E se si ka filluar çdo nisje e një biznesi të vogël në Kosovë, filmi e tregon këtë më së miri. Heshtja e vazhdueshme e rolit kryesor të luajtur nga aktorja Yllka Gashi, ndaj jo vetëm epiteteve të ndyra që vinin nga burrat e atij fshati, problemeve që i shkaktonin asaj për arsyen se ajo ka arrirë të ngasë një makinë, thashethemeve, sulmeve fizike, por edhe mosbesimit të shfaqur nga dy fëmijët e saj, tregon se regjisorja pavarësisht pengesave të vazhdueshme, vazhdimisht nxjerr në pah rëndësinë e arritjeve të Fahrijes të cilat janë krejtësisht natyrale e të domosdoshme për të mbijetuar pa pasur frikë deri në palcë.
‘’Zgjoi’’, një xhevahir kinematografike, përqendrimin e ka në fuqizimin e personazheve të cilat kanë një synim apo mision, e për të cilën edhe pas dështimeve të shumta, biznesi i tyre vazhdon të jetësohet tutje. E teksa këto gra vajtonin zhdukjen e personave më të dashur, për të cilët nuk dihet se ku gjenden, ato vazhdojnë të ‘lundrojnë’ në jetë po njëlloj si lundrimi i shpresave e ëndrrave të tyre, pavarësisht habisë së madhe që ka kapluar fshatin nga arritjet e tyre këmbëngulëse e të njëpasnjëshme.
Fahrija, një rol me përmbajtje të guximshme, përfaqësoi një numër të madh grash në fshatin kosovar, burrat e të cilave u zhdukën gjatë luftës e trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë. Kurse përpjekjet e autoriteteve për të gjetur të zhdukurit ishin tejet zhgënjyese. Zgjuarsia e Fahrijes, mbi kaloi sfidat që banorët e fshatit me një mendësi të palëkundur kishin shtruar para rrugëtimit të saj, duke fuqizuar kështu një komunitet të grave për të qenë të pavarura.
E gjithë kjo histori e ngërthyer brenda 1 ore e 24 minutave, paraqiti shfaqjen e jashtëzakonshme e shumë emocionuese të aktores Yllka Gashit dhe debutimin e rrallë të regjisores Blerta Basholli. E momentet kulminante që hynin thellë brenda shpirtit njerëzor të pranishëm, ato nga të cilat nuk ka nevojë për fjalë, ishin pikërisht shkrepjet e kamerës në një distancë të afërt ndaj gjelbërimit të pasur e ujit të kaltër, që portretizuan faktin se përmes dëshpërimit në heshtje, kjo histori intime arriti të tregojë detajet e vogla se si bletët paksa agresive qysh në fillim, rolit kryesor i kanë gumëzhuar në vesh për të ecur drejt pranimit të faktit që një ditë eshtrat e burrit të saj do të jenë në një nga ato qeset e bardha që mbërrijnë me kamionë të mbushur e ku më në fund paqja do të mbizotërojë në shpirtin e saj.
Pas shfaqjes së filmit që u shoqërua me qetësinë absolute të të pranishmëve por edhe me zhurmën e përditshme të qytetit, ishin duartrokitjet e brohoritjet e publikut që thyen heshtjen e gjatë duke mos u ndalur në asnjë sekondë të vetme. E në mesin e tyre ishin edhe ekipi i filmit ‘Zgjoi’ të cilët ngadalë dolën në skenën e Teatrit Kombëtar për një fjalë rasti.
“Fillimisht, jemi shumë të emocionuar për shkak të temës. Ne po qajmë sonte e Fahrija e familjet që i kanë personat e pagjetur, qajnë çdo ditë edhe i presin çdo ditë edhe ende nuk i kanë gjetur më të dashurit e tyre”, thotë Basholli.
Sipas saj, ajo shpreson se filmi ka arritur që sado pak të portretizojë dhimbjen e tyre për arsye se ka qenë shumë e vështirë, mirëpo në anën tjetër përkundër dhimbjes që këto gra e kanë edhe sot, ato e kanë gjetur forcën që të punojnë për fëmijët e tyre e për të mbijetuar përkundër paragjykimeve, pengesave, e vështirësive tjera që i kanë pasur si gra.
“Pa këto gra, pa Fahrijen, as Krusha e Madhe nuk do të ishte e njëjtë sot, e as Kosova nuk do të ishte e njëjtë sot, as për mua e as për vajzat tjera, e as për djemtë e burrat sepse puna e tyre na ka bërë që ti perceptojmë ndryshe gratë. Për mua, Fahrija ka qenë inspirim prej ditës së parë që e kam takuar, ashtu edhe gjithmonë do të jetë”, përfundon Basholli.
Po ashtu, Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film artistik, tregoi rreth kësaj eksperience të veçantë.
“Ka qenë e vështirë në vitin 1999 por tash Krusha ka një format krejt tjetër ku tash edhe burrat kanë nisur të bëjnë ajvar. Pavarësisht nga gjithë ajo që e kam përjetuar unë, por edhe shumë gra të tjera, Krusha tani zhvillon një ekonomi shumë të mirë” ka thënë Hoti.
Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Zgjoi’, të pranishëm ishin regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli, producenti Yll Uka dhe producenti Valon Bajgora.
“Për ne është kënaqësi me qenë në PriFest në Prishtinë për të shfaqur filmin. Ne kemi kaluar shumë mirë me publikun tonë. E për çmime është shumë mirë që i kemi por tani shohim se si do të na shkojë në PriFest”, thotë Basholli.
Sipas saj, kur filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë, përgjegjësia ka qenë shumë e madhe, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një temë kaq të ndjeshme siç është tema e personave të pagjetur në Kosovë.
“Për mua ka qenë sfidë shumë e madhe sepse Fahrija ka qenë shumë në televizion e në filma dokumentarë dhe normalisht është që të mendojmë se çka duhet të mbajmë në film e çka jo sepse duhet të përcjellësh vijën dramaturgjike. Ajo ka qenë pjesa më sfiduese sepse në kuptimin e artistikes dhe dokumentarit, ne e kemi zgjedhur një qasje dokumentareske për shkak të vërtetës, të realizmit sepse doja të kem një qasje më realiste në film edhe një qasje ku fokusohet aktrimi dhe karakteri kryesor”, thotë Basholli.
Ndërsa, producenti Yll Uka foli rreth se sa me fat është industria e filmit që arrin ti tregojë temat interesante që posedon Kosova.
“Ne jemi shumë me fat që kemi shumë tema interesante. Kritikë të filmit gjithmonë na kanë thënë se kemi tema shumë të mira që Evropa nuk i ka e sidomos Kosova. E sukseset e viteve të fundit në kinematografinë e Kosovës, pikërisht kanë qenë këto tema. Unë besoj dhe do kisha dëshirë që edhe të tjerët të punojnë sa më shumë me këto tema”, thotë Uka.
Po ashtu, producenti tjetër Valon Bajgora, tregoi përshtypjet e tij ndaj çmimeve të fituara nga një vend i vogël sic është Kosova.
“Ne jemi një popull i vogël por kemi kujtime shumë të mëdha. Kur ballafaqohemi me filma të tjerë në festivale që kanë tema të tjera, e temat tona janë tema sociale të cilat trajtojnë etapat në të cilat ka kaluar populli ynë, dhe kur arrijmë që të fitojmë çmime atëherë kjo neve na bënë shumë krenarë dhe na inkujaron që ne të vazhdojmë tutje sepse tregimet tona kanë interes”, thotë Bajgora.
Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film artistik të metrazhit të gjatë nga Kosova, “Zgjoi”, me regji nga Blerta Basholli, bëri historinë duke fituar tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimi i publikut.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV. / KultPlus.com
Të martën me fillim nga ora 19 do të hapet edicioni i 13-të i festivali të filmit me metrazh të gjatë “PriFest”.
Në ora 20:00 do të mbahet ceremonia e hapjes, kurse nga ora 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi”, në Teatrin Kombëtar dhe në Kino Armata.
Hyrja në organizimet e festivalit duhet të jetë me një dëshmi të vaksinimit me të paktën një dozë, dëshmi se kanë antirupa ose një test negativ PCR.
Për të parë filmat në ditët në vijim, biletat janë në shitje nwwww.rave-travel.com dhe te Teatri Kombëtar. Ndërsa programin e filmave dhe aktiviteteve tjera mund ta gjeni në faqen zyrtare të “PriFest” www.prifest.org dhe në rrjetet sociale.
Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës./KultPlus.com
Në Kosovë nga nesër do të fillojë njëri nga festivalet më prestigjioz PriFest i cili do të zgjasë nga data 24 deri më 29 gusht.
Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Organizatorja e këtij festivali Vjosa Berisha në një intervistë për emisionin “Ora 7”, tha se edhe pse këtë vit festivali do të mbahet me publik do të ketë kufizime dhe masa të shtuara anti-COVID për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa shfaqjet e hapura për publikun do të jenë falas.
“Këtë vit kapaciteti i pjesëmarrësve në festival do të jetë 50% më i ulët. Të gjithë pjesëmarrësit brenda obligohen të bartin maska dhe duhet të kenë me vete dezinfektues”, tha Berisha
Edhe pse këtë vit festivali do të mbahet me prezencë fizike, organizatorja e këtij eventi kujton sfidat që PriFest kaloi vitin e kaluar ku i gjithë festivali u mbajt online.
“Në edicionin online ka pas sfida mjaft pasi kemi mëndu që nuk do të funksionoj, por ka pas një numër të audiencës dhe janë mbajt workshopet dhe seancat me DJ ndërkombëtar, por ka qenë ndryshe sepse takimet fizike janë komplet ndryshe nga ajo që mund të krijoj afërsi përmes komunikimit online”, shtoi Berisha.
Këtë vit në festival do të shfaqen 52 filma, ku 10 prej tyre janë prodhim i Kosovës, ndërsa nata e parë e këtij festivali do të jetë e organizuar vetëm për pjesëmarrës.
“Festivali ofron diçka shumë të rëndësishme, këtë vit me masat dhe problemet që po na shfaqen në këtë periudhë ka sfida financiare dhe logjistike por festivali po mbahet me 52 filma, ku 10 nga ta janë prodhim i Kosovës. Nata e parë do të jetë e mbyllur dhe vetëm me ftesa ku do ti dedikohet sponsorëve dhe do të shfaqet filmi Zoi”, njoftoi organizatorja e këtij eventi.
Në PriFest këtë vit do të jenë tetë kategori garuese për filmat, kurse fokus i këtij edicioni janë gratë./KultPlus.com
Dhe tanimë pas publikimit të 6 jurive të kategorive të ndryshme garuese të PriFest, shpaloset edhe përbërja e Jurisë së kategorisë kryesore garuese, ajo e Filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë.
Si rëndom gjatë 12 viteve, PriFest ka sjellur emra me renome të industrisë së filmit ndërkombëtarë. Dhe këtë edicion, ajo është në përbërje të:
– Matthijs Wouter Knol, Drejtori i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy);
– Wilhelm Faber, nga festivali i mirënjohur Berlinale (Berlin International Film Festival), në departamentin e programacionit për më shumë se 25 vjet;
Chris Belloni, filmbërës i dokumentarëve, producent dhe drejtor i International Queer & Migrant Film Festival.
Kategoria garuese e filmave Ballkanik, e njohur më parë edhe si ‘Kinemaja e Mjaltës dhe Gjakut’, këtë vit shfaq 7 filma nga 5 shtete. Kjo kategori është kuruar nga Drejtori Artistik i PriFest, Fatos Berisha.
Gjithë filmat në këtë kategori do të kenë premierën kosovare në PriFest, por 1 do të ketë Premierë Ndërkombëtare ndërsa 2 nga filmat do të ketë Premierë Regjionale në edicionit e 13-të PriFest.
Filmat do të garojnë për cmimin kryesor Hyjnesha e kuqe, si dhe cmimet tjera në këtë kategori.
Që nga viti 2021, holandezi Matthijs Wouter Knol, është emëruar Drejtor i Akademisë Europiane të Filmit (EFA), institucioni që mbledh kineastët Europian dhe organizon eventin vjetor Cmimet Filmike Europiane (European Film Awards). Ai është anëtar i Bordit të International Coalition for Filmmakers at Risk (Koalicioni i kineastëve në rrezik), i bashkëfinansuar nga IFFR (Festivali i Rotterdamit) dhe IDFA (Festivali dokumentar i Rotterdamit) në vitin 2020.
Nga viti 2001, Matthijs ka punuar si producent i asocuar në shumë filma dokumentarë dhe ka bashkëprodhuar veprën e digjitalizuar të kineastit holande Johan van der Keuken (cmim në Prix Cahiers du Cinema, 2006). Poashtu, në ekspozita të instalacioneve filmike dhe fotografike me tematikë nga filmi, konferenca dhe publikime. Pas një pune të shkurtër në IDFA, Matthijs ka punuar për festivalin e mirënjohur Berlinale, si programeri kryesor në Berlinale Talents (2008-2014) dhe Drejtor i European Film Market (2014-2020). Matthijs është një aktivist, në cështjet anti-raciste dhe cështjet e diversitetit dhe politikave inkluzive brenda industrisë filmike Europiane.
Wilhelm Faber punën në menaxhmetin e Berlinales – Berlin International Film Festival për më shumë se 25 vjet. Fusha kryesore e punës së tij është Programacioni, zhvillimi organizacional dhe koordinimi i eventeve speciale. Që nga fillimi, selektimi i filmave të shkurtër ishte në qendër të punës së tij në këtë festival me renome botërore.
Chris Belloni është kineast i filmave dokumentarë, producent dhe Drejtor i International Queer & Migrant Film Festival, ku ishte edhe themelues, që nga viti 2015. Filmi i tij debutues ‘I am Gay & Muslim’ është shfaqur në festivale të ndryshme nëpër botë. Në vitin 2018, ai inicoi projekte me tematikë artistike-LGBT në Azerbejxhan dhe në Ballkanin perendimor. Në vitin 2020 ai nisi projektin shumëvjecar të aktivizmit dhe drejtave të njeriut në rajonin e Caraibeve. Kohë më parë ishte në juri të Teddy Award 2020, për filmin më të mirë queer në Berinale. Nga shtatori 2021 ai do të udhëheqë Supernova Cinema, një hapësirë alternative e kinemasë në qendër të Amsterdamit.
Listën e plotë të filmave në kategorinë garuese të filmave Ballkanik mund ta gjeni në prifest.org./ KultPlus.com
”Prifest” ka prezantuar programin ‘Let It Be’, kategori kjo unike e këtij festivali, dedikuar filmave me tematikë LGBTIQ.
Këtë vit kjo kategori vjen me 6 filma të metrazhëve të ndryshme, 4 prej të cilave janë premiera botërore.
“Programi Let It Be është krijuar në vitin 2012 dhe është kategori shumë e rëndësishme për PriFest, për shkak të temës dhe mesazhit të fuqishëm që përcjell tek audienca duke përkrahur komunitetin LGBTIQ dhe duke ndërgjegjësuar në një farë mënyre përmes kinemasë.
Ne kemi filluar bashkëpunimin për këtë program me partnerët e festivalit OutFest nga Los Angeles dhe më vonë e zgjëruam bashkëpunimin me partnerët Queer and Migration IFF (QMIFF) nga Amsterdami.
Programi jonë është kuruar me kujdes nga programerët e dy festivaleve partnerë”, tha drejtoresha e PriFest, Vjosa Berisha.
Programi i këtij viti i ‘Let It Be’ vjen në bashkëpunimin me QMIFF dhe projektin dy vjeçar ‘Youth Artivists for Change’, i mbështetur nga qeveria holandeze. Lista e filmave përbëhet nga 4 dokumentarë të prodhuar nga kineastë kosovarë me mbështetjen e grantit ‘Impact Your Doc’ i dhënë nga projekti.
Këta katër filma do të shfaqen si premierë botërore në edicionin e 13 të PriFest.
Lista e plotë e programit Let It Be:
1.SILENT VOICE në regjinë e Reka Valerik,
Francë/Belgium, 51 min,
Premirë Kosovare.
Khavaj u largua nga Çeçenia kur vëllai i tij zbuloi homoseksualitetin e tij dhe i premtoi se do ta vriste.
Në Bruksel, i goditur nga sëmundja e mutizmit, ai detyrohet të jetojë në anonimitet të plotë për t’i shpëtuar diasporës çeçene.
2. MARCH FOR DIGNITY në regjinë e John Eames,
Gjeorgji, 74 min.
Premierë Kosovare.
Dokumentari March For Dignity ndjek një grup të vogël aktivistësh LGBTI+ në Tbilisi, të Gjeorgjisë teksa përpiqen të zhvillojnë marshimin e parë të Krenarisë në vend.
Ata përballen me kundërshtim dërrmues nga grupet e ekstremit të djathtë, qeverisë dhe kishës ortodokse gjeorgjiane të cilët kanë një histori të nxitjes së sulmeve të dhunshme ndaj komunitetit LGBTI+.
Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ndjenjën anti-ruse të vendosur në axhendën politike, gjeorgjianët janë në një pikë kthese në histori, ku ata duhet të zgjedhin të luftojnë për përparim dhe të drejtat e njeriut, ose të pranojnë ndikimin e madh rus. Në mes të kësaj trazire gjeopolitike, organizatorët e përkushtuar të Tbilisi Pride përpiqen me guxim të jenë të dukshëm në vendin e tyre në zhvillim.
3. FREE AT LAST në regjinë e Arlind Islamit,
Kosovë/ Holandë, 13 min.
Premierë Botërore.
Platon Muja dhe Arton Hoxha janë duke ushtruar për performance e tyre “Drag”. Artoni mundohet ta puthë Platonin gjatë provave, por Platoni e refuzon. Platoni i tregon Artonit që ka të dashur dhe e paralajmëron atë që të mos bëj më një skenë të tillë. Aida i kërkon Platonit t’ia vizatojë një tatuazh.
Platoni i tha të shkon të shikonë në vizatimet e tij dhe të vendos cilën dëshiron ta bëj.
Derisa Aida shikon vizatimet e tij, dhe rastësisht shef posterin e tyrë për shfaqjen “Drag”.
Ajo e fsheh posterin dhe i thotë Platonit se dëshiron të bëj një gjarpër. Në shfaqjen “Drag” shfaqen Platoni dhe Artoni duke kërcyer, ndërsa Aida është aty duke e shijuar shfaqjen.
Artoni e puthë Platonin, Platoni e godet shuplakë dhe e braktisë shkenën. Platoni është i mbështjellur në tërë trupin me fashë dhe shikon drejt kamerës. Ka skena paralele të përziera me skena të jashtme ndërsa ai është duke ecur dhe më pas ballafaqohet me një kalimtar.
Aida e shpëton Platonin nga ai rrugaç dhe i thotë se e dashuron pa marrë parasysh gjërat. Platoni gris fashat dhe më në fund ai është i lirë.
4. THROUGH THE HAZE në regji të Valmir Krasniqit,
Kosovë/ Holandë, 25min.
Premierë Botërorë.
Një aktor i ri përgatitet për performancën e vallzimit “Through the Haze”, e cila është një performancë “Drag Show” eksperimentale.
Qëllimi i performancës është të përtretizojë intolerancën e shoqërisë në Kosovë, por edhe glorifikimin dhe bukurinë e transformimit përfundimtar në veten e tij të vërtetë, si një Drag Queen.
Duke qenë një mashkull straight dhe duke pasur vetëm informacionet bazë mbi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBTI në Kosovë, aktori vazhdon të kalojë më shumë kohë me ta.
Intervista e bërë me një Drag Queen do të zbulojë një shoqëri plot me paragjykime.
Historia e vërtetë që është treguar në fillim të filmit ka ndikuar në performancën dhe rezultatet përfundimtare janë shfaqur para publikut.
5. MIRROR nën regjinë e Alma Çoçajt,
Kosovë/ Holandë, 18 min.
Premierë Botërore.
Agoni 21 vjeçar, i cili jeton dhe studion në Prishtinë, dëshiron të ndajë me botën rrugëtimin e tij të dashurisë.
Dashuria që ai gjen në mjedisin e tij, duke kontribuar vazhdimisht në shoqërinë dhe problemet e saj dhe duke qenë një Queer në Kosovë, ai gjeti rrugën e tij për të krijuar një organizatë të quajtur “Hyjneshat” e cila përfaqëson kulturën e Drag Queens. Ata udhëtojnë nëpër rajonin e Ballkanit, për ta ndarë këtë kulturë me të gjithë. Gjatë shfaqjes në Shqipëri, Agoni gjen dashurinë e tij, i cili vjen për të vizituar Agonin në Kosovë, dhe takon anëtarët e tjerë të organizatës “Hyjneshat”. Ata gjithashtu lexuan poezitë nga libri i Agonit i quajtur “Pasqyra”
6. HOW, WHERE AND WHEN në regjinë e Armend Zeqirit,
Kosovë/ Holandë, 22 min.
Premierë Botërore
How, Where and When synon të tregojë të gjitha vështirësitë dhe peripecitë që kalon komuniteti LGBT në Kosovë për të pasur një takim dashurie.
Filmi ka 4 histori të ndryshme nga breza të ndryshëm dhe të gjitha ato histori kanë treguar të gjitha llojet e takimeve, frikës, emocioneve, pavendosmërisë, faqet e internetit dhe aplikacioneve që përdoren për takime dashurie. / KultPlus.com
Edicioni i 13-të i PriFest mbahet nga 24-29 gusht 2021.
Programin kryesor garues i PriFest, kategoria e filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë, e quajtur në të kaluarën edhe ‘Filmat e Mjaltës dhe Gjakut’, përbëhet nga 7 filma nga 5 shtete.
Njëri nga ta do ta ketë Premierën Ndërkombëtare, 2 filma do të kenë Premierën Regjionale dhe të gjithë filmat do të jenë Premierë në Kosovë në edicionin e 13 të PriFest-it.
Në mes 7 filmave, do të jetë edhe filmi i paralajmëruar ca ditë më parë, filmi që hap festivalin – fituesi i trefishtë i Sundance IFF – ZGJOI nga Blerta Basholli.
Poashtu, filmi që para pak kohe pati premierën në Cannes – seksionin Director’s Fortnight, LUANESHAT E KODRËS, filmi debutant i Luana Bajramit.
Në listë është edhe PAS DIMRIT nga Ivan Bakrac, që do të ketë Premierën Ndërkombëtare në PriFest, pas Premierës Botërore në Karlovy Varu IFF. Filmi i regjisorit Bakrac ishte pjesmarrës në PriFORUM, platformën e industrisë filmike të PriFest, në vitin 2016.
DRURI I HESHTUR nga Faysal Soysal, film nga Turqia që poashtu ishte pjesmarrës dhe fitues në garën Best Pitch në PriFORUM 2019.
Filmi boshnjak HËNA E PLOTË, film debutues nga Nermin Hamzagic vjen pas premierës së suksesshme në Cottbus Film Festival në Gjermani.
Një tjetër film i Kosovës në listën e filmave garues, film ky që kishte një rrugëtim të sukesshëm ndërkombëtar që filloi në festivalin San Sebastian 2019, është ANDROMEDA GALAXY nga More Raca.
Dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në garë, filmi BOLERO NË SHTËPINË E PLEQVE nga regjisori me përvojë Spartak Pecani, do të ketë Premirën Regjionale në PriFest.
“Jemi shumë të lumtur për programin garues të këtij edicioni. Është një moment unik për festivalin tonë, sepse do të kemi 3 filma kosovarë në programin kryesor garues. Natyrisht, ata janë aty jo sepse janë të Kosovës, por sepse janë kualitativ. Jam poashtu i lumtur që do të kemi shumë regjisorë e regjisore të reja në garë. Nga 7 filmat garues, 5 janë regjisorë debutantë. Dhe mbi gjitha, jemi të lumtur që janë 3 regjisore femra në garë” tha Fatos Berisha, drejtor artistik dhe personi përgjegjës për programet e festivalit.
Lista e plotë e Programit Garues të filmave Ballkanik:
1. LUANESHAT E KODRËS (THE HILL WHERE LIONESSES ROAR) nga Luana Bajrami, Kosovë/Francë, 83m. Premierë. Diku në Kosovë, në një fshat të vogël, tri vajza të reja shohin se ëndrrat dhe ambicjet e tyre ngulfaten. Asgjë s’mund t’i ndal në kërkimin e tyre për pavarësi: është koha që t’i lëmë luaneshat të ulërijnë.
2. HËNA E PLOTË (FULL MOON) nga Nermin Hamzagic, Bosnja dhe Hercegovina, 85 min. Premierë.
Nata me hënë të plotë. Hamza, inspektor i policisë, dërgon gruan e tij në spital për të lindur. Ujërat e saja shpërthyen dhe doktori urdhëron lindje të menjëhershme. Hamza është i brengosur sepse duhet ta lë – nuk kishte mundësi të merr pushim. Në stacionin e policisë duket se tregimet popullore mbi hënën e plotë bëhen të vërteta. Në korridor, Hamza takon Tarikun, një person mes lajmëtarit të kijametit dhe engjullit mbrojtës, që do ta vë në sfidë. Një nga një, hijet mbërrijnë në stacionin policor.
3. DRURI I HESHTUR (SILENCED TREE) nga Faysal Soysal, Turqi/Iran, 118 min. Premierë Regjionale. Hayati është shkrimtar, i pafat në karrierë dhe në martesë, mban peng veten nga e kaluara. Në ndërkohë, casja e tij pasive e pikturon si njeri të dobët që nuk di të veprojë sipas pritjeve të shoqërisë, lidhur me pabesinë e gruas.
4. PAS DIMRIT (AFTER THE WINTER) nga Ivan Bakrac, Mali i Zi, 101 min. Premierë Ndërkombëtare. Pesë shokë të vjetër nga Mali i Zi ende mbajnë të gjallë miqësinë, përkundër që janë të shpërndarë nëpër ish-Jugosllavinë.Gjatë vitit dhe pas një mori ngjarjesh kërcënuese, ata janë të detyruar të transformojnë rininë e tyre te lumtur në pjekuri. Kur dimri të mbarojë, cdo njëri nga ta do të duhet të fillojë një botë të re.
5. BOLERO NË SHTËPINË E PLEQVE nga Spartak Pecani, Shqipëri/Kosovë, 108 min. Premierë Regjionale. Irena, një motër medicinale, jeton në një qytezë. Marrëdhëniet e saja intime me shoqën e saj Ana e detyrojnë të largohet në panik drejt Tiranës ku punon si kujdestare tek një cift i moshuar. E vetmuar dhe pa ndihmë të askujt, Irena gjen ngrohtësinë në vilën e pleqve. Tingujt e Boleros dhe Irena janë dëshmitarë të shkëmbimit të letrave mes pleqve. Ndeshja mes dy botëve – botës së ciftit të moshuar në dashuri me njëri tjetrin deri në fund, dhe botës së fëmijëve të tyre që nuk dijnë se c’duan, e bëjnë Irenën të kuptojë vlerën e dashurisë.
6. ANDROMEDA GALAXY nga More Raca, Kosovë/Spanjë/Itali/Maqedoni e Veriut, 80 min. Premierë. Lidhja mes babait dhe vajzës eksplorohet. Ai është vejan 52 vjec, mekanik i papunë që jep me qera makinën për mbijetesë. Ajo ka qenë në jetimore. A mund të gjejnë një jetë më të mirë së bashku?
7. ZGJOI nga Blerta Basholli, Kosovë/Zvicërr/Shqipëri/Maqedoni e Veriut, 84 min. Premierë. Burri i Fahrijes është i zhdukur që nga lufta e Kosovës, dhe bashkë me dhimbjen, familja e tij ka edhe probleme financiare. Për të mundësuar mbijetesën për familjen, ajo nis një biznes të vogël bujqësor, por në traditën patriarkale fshatare ku ajo jeton, ambicja e saj dhe tentimet për të fuqizuar veten dhe gratë tjera nuk shihet si gjë pozitive. Ajo lufton jo vetëm për të mbajtur familjen, por edhe kundër komunitetit armiqësor që pret që ajo të dështon.
Edicioni i 13-të i PriFest mbahet nga 24-29 Gusht 2021 në Prishtinë. / KultPlus.com
Filmi ZGJOI/HIVE i regjisores Blerta Basholli, fitues i trefishtë në festivalin Sundance, do të jetë filmi që hap edicionin e 13-të të PriFest. Ndërsa filmi i mbylljes, një tjetër film vendor i suksesshëm, NË KËRKIM TË VENERËS/LOOKING FOR VENERA i regjisores Norika Sefa. Shfaqjet në PriFest njëherësh do të jenë premiera kosovare të këtyre dy filmave.
Organizatorët e këtij festivali kanë dalë me një komunikatë, të cilët edhe kanë njoftuar për detajet e këtij edicioni, shkruan KultPlus.
“Jemi shumë të lumtur që për herë të parë në 13 vjet të festivalit, do të hapim dhe mbyllim festivalin me filma vendorë të metrazhit të gjatë. Dhe për më shumë, filma që tashmë vijnë me suksese të mëdha ndërkombëtare. Jemi edhe krenarë që pikërisht këta dy filma kanë filluar rrugëtimin e vet në PriFest, duke qenë pjesëmarrës në programet e platformës sonë PriForum, qysh kur ishin në fazën e zhvillimit të projekteve” tha Vjosa Berisha, drejtore e PriFest.
Filmi ‘Zgjoi’ flet për Fahrijen, një grua burri i të cilës është zhdukur që nga lufta në Kosovë, nis një biznes të vogël bujqësor për të siguruar familjen e saj në një mjedis tradicional patriarkal ku ambicia e saj për fuqizimin nuk shihet si një gjë pozitive.
Biznesi i saj fillon mirë pavarësisht nga bletët në kosheret e saj, të cilat duket se janë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në udhëtimin e saj për të bërë paqe me bletët, ajo fillon të bëjë edhe paqe me veten e saj, kështu që ajo mund të jetojë dhe të fuqizojë veten në një situatë të re për të përballur me një realitet shumë armiqësor.
Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, bashkëproducentë Valon Bajgora, Agon Uka, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini.
“Zgjoi“ me producent Yll Uka, është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa një film tjetër kosovarë, gjitashtu tashmë me sukses ndërkombëtarë (fitues i cmimit në Rotterdam), NË KËRKIM TË VENERËS i regjisores Norika Sefa do të jetë filmi përmbyllës i festivalit.
“Nga një takim i çuditshëm, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e sajë patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kurreshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë.
Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shprehë një sens absurd të jetës: Me njerëz që fshehin një botë me emocione – nga poshtërimi, faji e zhgënjimi. “Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen” – thotë Venera.
Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazhi Stefan Stabenoë, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.
“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin, është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy këta filma janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
PriFest do të mbajë edicionin e 13-të me datat 24-29 gusht. Programi i plotë i filmave të përzgjedhur në gjitha kategoritë e festivalit do të shpaloset në ditët në vijim./ KultPlus.com
PriFest edicioni i 13-të këtë vit do të mbahet në datat 24-29 gusht 2021 në mënyrë fizike për pjesën më të madhe dhe me disa aktivitete specifike online.
Imazhi i festivalit edhe për këtë vit është pregatitur nga kompania partnere e festivalit Project Graphics e cila pothuajse ҫdo vit ka fituar ҫmime ndërkombëtare me dizajnet e posterit të PriFest. Këtë vit dizajni është pregatitur duke përdorur numrin 13 me një dizajn shumë tërheqës si më poshtë:
Si ҫdo vit, PriFest planifikon të sjell shumë risi në qytet, filma të mirë, mysafirë të shumtë, aktivitete, workshope, mbrëmje muzike etj.
PriFest është i vetmi festival në Kosovë që përveҫ shfaqjes së shumë premierave të filmave të metrazhit të gjatë, dokumentar e të shkurt nga rajoni dhe bota, organizon edhe shumë aktivitete për industrinë e filmit dhe aktorët. Kjo mundësohet në kuadër të plaformës rajonale PriForum që deri më sot ka përkrahur rrugëtimin e suksesshëm të shumë filmave Kosovarë në disa nga festivalet më prestigjioze si dhe ka ofruar shumë mundësi network-u për producentët dhe filmbërësit kosovarë me shumë distributorë, shitës filmash, producentë evropian, selektorë festivalesh, drejtor kastingu etj.
Andaj ne ju ftojmë që të na ndiqni në rrjetet tona sociale për të kuptuar se cilët ekspertë të huaj, filmbërës dhe aktorë pritet të vijnë dhe ҫfarë do të sjell PriFest këtë vit!/ KultPlus.com
Në bashkëpunimin e sivjetëm me Spotlight, PriFest ka mundësuar anëtarësimin për pesë aktorët Kosovarë, për 1 vit falas, në njërën nga kompanitë më të njohura për shërbime kastingu në Evropë, përcjellë KultPlus.
Aktorët e përzgjedhur janë: May Linda Kosumovic, Rozafa Çelaj, Shkumbin Istrefi, Kushtrim Hoxha dhe Shpëtim Selmani.
Spotlight është shërbim kastingu që lidh aktorët me role në teatër, televizion dhe projekte filmike. Profesionistēt e kastingut përmes Spotlight bëjnë përzgjedhjen e aktorëve për projektet e veta pasi Spotlight njihet si kompania më e mirë në këtë industry. Me studiot e veta në West End të Londrës si dhe ekipet e stafit në çdo kënd të Evropës, Spotlight ndodhet mu në qendër të industrisë së arteve skenike.
Përkrah partnerëve në Evropë, Amerikë e Australi, moto e Spotlight në të cilën besojnë fuqishëm është se casting është një punë me të vërtetë globale dhe një aktor që mund të përshtatet për një rol apo punë mund të vijë nga kudo në botë.
Aktorët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një workshopi (punëtorie) parapregatitor me datën 5 nëntor, për të mësuar se si mund të perdoret platforma Spotlight në mënyrë më efektive për aplikim në projekte filmike apo të teatrit jashtë Kosovës.
Të pesë aktorët kanë fituar anëtarësimin falas në këtë platformë falë bashkëpunimit të PriFest me Spotlight, bashkëpunim ky që do të zhvillohet edhe më shumë në vitet në vazhdim.
Poashtu, javën e kaluar, PriFest kishte organizuar një masterclass me Spotlight për të gjithë aktorët dhe filmbërësit e Kosovës brenda javës së edicionit të 12-të të festivalit.
Edicioni i ardhshëm i PriFest, i 13-ti me rradhë, do të mbahet nga 13-18 korrik 2021. / KultPlus.com
Deti mbetet çlirim shpirëtor për shumicën, ndërkaq për personazhin e filmit ‘’Shija e derrit’’, kjo kaltërsi fillimisht ka qenë një ‘’fushë betejë’’ në tentim të mbijetesës, dikur u kthye në ‘’fushën’’ e cila ia morri jetën. Përpjekjet e një familjeje për ta ballafaquar varfërinë pasqyrohen në këtë film nën skenarin dhe regjinë e Elvis Lule, i cili sonte u shfaq në edicionin e 12-të të PriFestit, shkruan KultPlus.
Brenda pak minutave ‘’Shija e derrit’’ pasqyron realitetin me të cilin përballen shumë familje nëpër botë, për ta dëshmuar se arti është gjuha rreth të cilit trajtohen dhe skenohen problemet globalisht. Personazhi kryesor zhytet në thellësi të detit, në mënyrë që të ngritet nga problemet e varfërisë. Ai del para syve të publikut si një person që noton çdo ditë, duke kërkuar gjallesa të detit për t’i shitur dhe për të sjellur pak ushqim në shtëpi, e cila më vonë do të kthehej në gëzim të gruas dhe të djalit të tij. Mirëpo siç ndodh rëndom të ketë fatkeqësi edhe brenda fatit njerëzor, pikërisht nga deti prej të cilit ai nxorri bukën, fitoi përballjen me vdekjen, duke u ngulfatur.
Në intervistën për KultPlus, Elvis Lule si regjisor dhe skenarist i këtij filmi është shprehur se mbetet kënaqësi pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, gjegjësisht takimi me publikun kosovar nëpërmjet artit.
Shpesh për t’u inspiruar mjafton të sodisim gjërat përreth nesh dhe pikërisht e tillë është historia e fillimit të filmit ‘’Shija e derrit’’, e cila ka lindur si ide në kontaktin e Elvis Lules me një fotografi.
‘’Frymëzimi parësor për të shkruajtur këtë skenar erdhi nga një foto e vjetër e shkrepur rreth vitit 1940, në një fshat bregdetar të Vlorës ku në imazh ishin të fiksuar një familje e përbërë nga nëna, babai, një djal i vogël dhe një derr i cili qëndronte ngjitur me djalin’’, u shpreh regjisori Lule për KultPlus/
Ajo që mbetet interesante përtej rrëfimit të filmit është edhe emërtimi i tij. ‘’Shija e derrit’’ ka ardhur si shkak i dashurisë së Lules për kafshët, të cilat kujdeset t’i përfshijë në çdo skenar.
‘’Në rastin konkret mendoj që pjesëmarrja e derrit në formën simbolike sjell si kombinim fatin e keq dhe momentin e gabuar i cili e dërgon personazhin kryesor drejtë një procesi fatal. Sa për titullin e filmit ai lindi natyrshem që në fillim’’, tha Elvis Lule, duke potencuar se çdo skenar e titullon në nisje të rrugëtimit të tij
Aktorët të cilët sollën rrëfimin e Lules ishin Lulëzim Zeqja, Arta Selimi, Artan Islami dhe Juri Zeneli
Fundi i filmave përgjithësisht është pika kulminante dhe emocionale, ajo që edhe e veçon secilin nga njëri tjetri. ‘’Shija e derrit’’ e përmbush këtë pikë, duke e bërë personin i cili tenton të mbijetoj, mos të jetoj më, teksa atij skenaristi ia shkruan vdekjen. Mesazhi që Lule thotë se përqohet nëpërmjet këtij filmi është se fati është ajo çfarë ne zgjedhim të bëjmë dhe jo ajo që na shtyejnë ta bëjmë.
Ky film i metrazhit të shkurtë është një bashkëpunim mes Element Studios, Kube Studios dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. / KultPlus.com
Kushtrimi, Donati, Fatmiri dhe Leka katër personazhet e filmit shohin duke u hequr posterin e shfaqjes së tyre duke u larguar nga muret e teatrit. Heqja e posterit shënoi edhe fundin e ‘Cirkut Fluturues’, komedisë së tyre sureale që ishte inspiruar nga ‘Monty Python’, shkruan KultPlus.
Por, rrugëtimi i tyre nuk përfundon këtu, në fakt mbyllja e teatrit shënoi një kthesë të re. Kushtrimi, Donati, Fatmiri dhe Leka marrin ftesë që të performojnë në një festival teatral në Shqipëri. Ndonëse në fillim ata hezituan që të shkojnë, Fatmiri dëgjon në lajme së njëri nga aktorët e ‘Monty Python’, Micheal Palin do të xhiroj festivalin që do të mbahet në Shqipëri.
Ndonëse rruga që i priste ishte e gjatë, madje e mbushur përplot me rreziqe, prania e Micheal Palin në Shqipëri, mundësia për ta takuar idhullin e tyre, i bënë ata bashkë në udhëtimin e tyre ilegal, në mes Malit të Zi e Shqipërisë.
Në një intervistë për KultPlus regjisori i filmit ‘Cirku Fluturues, ka thënë se ndjehet i lumtur për faktin që filmi i tij do shfaqet për publikun online në edicionin e sivjetëm të PriFest, pas anulimit të shfaqjes së këtij filmi në kinematë e vendit si pasojë e pandemisë.
“Jemi të lumtur që edhe pse online, do ta shfaqim filmin për publikun e Kosovës, sidomos për faktin që shkaku i pandemisë është dashur ta anulojmë shfaqjen në kinema në mars të këtij viti shkaku i pandemisë”, ka deklaruar Berisha.
Xhirimet e ‘Cirku Fluturues’, njëlloj si personazhet e filmit, kishin udhëtuar në tre shtete të ndryshme, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri. Secili minutë i këtij filmi, rrëfen përvojën personale të regjisorit, punën e tij 9 vjeçare që nga drafti i parë e deri tek realizimi i këtij filmi.
Që nga takimi me oficerin e policisë, kënga në qelinë e burgut, e rrugëtimi i frikshëm deri në Tiranë përkojnë aventurën e guximshme të Kushtrimit, Donatit, Fatmirit dhe Lekës, personazheve kyqe të ‘Cirkut Fluturues’.
Ashtu sikurse rrugëtimi i katër personazheve të ‘Cirkut Fluturues’, edhe xhirimi i këtij filmi kishte vështirësitë e veta, ato për të cilat Berisha i quan të zakonshme.
“Vështirësitë ishin të zakonshme edhe shkaku i buxheti të vogël, por falë organizimit të mirë nga producientja arritëm ta përftojmë me kohë”, ka përfunduar kështu intervistën regjisori Fatos Berisha.
Rrugëtimi 22 ditësh, i filmit që bazohet në një ngjarje të vërtetë përfundon ma shfaqjen e ‘’ Cirkut Fluturues’, në Tiranën e shumëpërfolur, me ëndrrën për të takuar Palin, në skenën e teatrit dhe vonesën e Lekës, improvizimin që qoi në këmbë të gjithë të pranishmit.’Cirku Fluturues’ shfaqja më e mirë e teatrit të Tiranës, djemve nga Kosova, u bë shfaqja që rrëmbeu ‘Aleksandër Moisiun’.
Ndonëse erdhën bashkë në Tiranë, Kosovës iu kthye vetëm Kushtrimi, djali, burri e babai që pas kishte lënë një familje, e një atdhe për të mbrojtur. Një rrëfim rrënqethës, që të lë pa frymë e të bënë të qash e të qeshësh, ‘Criku Fluturues’, përkujtimi i aktores Adriana Abdullahu, talentit që lufta ja mori jetën./ KultPlus.com
Frika që Xhaferi kishte ndaj minjve shfaqet që në minutat e parë të këtij filmi, ku n’derën e shtëpisë së tij qëndron i varur një mi i vdekur. Xhaferi, kosovari që tash e sa kohë kishte migruar në Gjermani bënë përpjeke për të zgjidhur misterin, për të kuptuar se pse janë minjtë ata që po e përndjekin në secilën pjesë të ditës, e mbi të gjitha për të kuptuar se kush qëndron pas kësaj.
Ora 16:00 shënoi premierën e filmit ‘Exil’ për publikun kosovar, dhe pikërisht minutat e këtij filmi shënuan edhe hapjen e edicionit të dymbëdhjetë të festivalit ‘PriFest’. Ndryshe nga herët e tjera, ky edicion erdhi në formatin online, për ti dhuruar kështu publikut emocionet e njëjta nga ekranet e tyre. Magjia që edicioni i sivjetëm ‘PriFest’ e filloi qysh në natën e parë, do të vazhdoj deri këtë të diele, shkruan KultPlus.
Në një intervistë për KultPlus, regjisori i këtij filmi Visar Morina ka treguar se për ‘Exil’ ka filluar të punohet qysh në vitin 2016, prandaj edhe për të përshkruan një punë katër vjeçare është pak të thuhet në disa rreshta.
“Ka qenë një proces pak shumë i gjatë, në vitin 2016 kam filluar ta shkruaj skenarin, xhirimi është bërë në vitin 2018, kurse premiera është bërë në Janar të këtij viti. Gjatë tërë kësaj kohe kam qenë i zënë vetëm me këtë projekt, kam punuar për plot katër vite në të. Është e vështirë të thuhen vetëm dy apo tre rreshta”, ka deklaruar Morina.
Rrugëtimi dhe puna katërvjeçare për filmin ‘Exil’ ka pasur edhe sfidat e tij. Për regjisorin Morina pjesa më e komplikuar e gjithë procesit të bërjes së filmit ka qenë procesi i montazhes, ngase siç thotë ai materiali që ka pasur në dispozicion një xhirim 87 orësh.
“Vështirësi në kuptimin e fjalës nuk ka pasur, ka pasur sfida në një far mënyre. Pricesi i motazhes për mua ka qenë i komplikuar sepse ka pasur shumë material, kanë qenë 87 orë material të xhiruar prandaj dhe procesi i montimit ka marrë një kohë të gjatë. Mirëpo kam pasur fat me aktorët, produksionin, pra disa kushte që kanë qenë të mira e njëkohësisht të rëndësishme”, ka thënë tutje regjisori.
Ndonëse në film Xhaferi është një shqiptar, emigrant nga Kosova, i cili herë pas here flet edhe në gjuhën shqipe, aktori që jetësoj personazhin e Xhaferit është kroati Mišel Matičević. Madje edhe në filmin ‘Exil’, kolegët e tij ngatërrojnë prejardhjen e tij, ku herë pas here, vendlindjen e Xhaferit, kosovarit emigrant, e quajnë Kroaci.
Edhe pse premira e parë e filmit ishte dhënë qsyh në Janar, për publikun Kosovar ishe pikërisht nata e parë e ‘PriFest’ që e solli ‘Exil’ në ekranet e tyre. E për Visar Mornën shfaqja e filmit në Kosovë është esenciale e madje edhe emocionale.
“Normalisht që shfaqja për mua në Kosovë, ka diçka shumë emocionale, është madje esenciale. ‘Exil’ ka një lidhje me Kosovën, madje Kosova ke qenë co – producenti i projektit”, ka thënë tutje Morina.
Për regjisorin është një situatë jo e mirë, fakti që ‘PriFest’ nuk po mbahet në formatin e tij të zakonshëm, por në të njëjtën kohë ai e konsideron të mirë mundësinë e shfaqjes së filmave në formatin online, sesa anulimin e krejtësishëm të festivalit.
Por, festivali ‘PriFest’ nuk është rruga e parë që ndoqi ‘Exil’. Filmi i regjisorit shqiptar, Visar Morina deri tani ka korrur suksese të shumta. ‘Exil’ ka marrë pjesë në shumë festivale e ka rrëmbyer shumë çmime, madje në festivalin e Sarajevës ai rrëmbeu çmimin kryesor të këtij festivali, ‘Zemra e Sarajevës’.
Morina ka rrëfyer se situata që u krijua në festivalin e Sarajevës ishte e njëllojtë me ‘PriFest’ ngase ai kishte pritur një kohë të gjatë për të marrë pjesë në këtë festival. Kurse për të ‘Zemra e Sarajevës’ është një nder dhe një nga çmimet më të rëndësishme.
“Situata ka qenë e njëjtë edhe në Sarajevë, i kemi pasur biletat e nxejerrura dhe në fund festivali është mbajtur online. Që nga hera e parë kur kam qenë në Sarajevë, ky festival ka qenë gjëja më e mirë që kam përjetuar. Nuk po them për nga rëndësia, por ka qenë lezet me shku në Sarajevë, në një far mënyre më kujtonte edhe Prishtinën. Por, prap se prap jam gëzuar jashtë mase, është nder dhe është diçka shumë e rëndësishme jo vetëm për mua, por edhe për filmi” ka përfunduar kështu intërvistën Visar Morina.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Në vazhdimësi të punës së vet në përkrahjen e aktorëve Kosovar që të kenë qasje më të lehtë në tregun ndërkombëtar dhe angazhim në projekte filmike jashtë Kosovës, PriFest ka arritur që të lidh partneritet me njërën nga kompanitë më të njohura në Evropë të shërbimeve të casting – Spotlight.
“Jam shumë e lumtur për këtë partneritet sepse PriFest dal ngadalë po arrin mu aty ku edhe e kemi menduar ne kur kemi filluar punën para 12 vitesh, të jetë një urë lidhëse që i shërben industrisë së artit skenik që të shpërthejë dhe të promovohet jashtë kufijve të Kosovës. Me këtë partneritet ne do të kemi mundësi që si festival këtë vit të përzgjedhim 5 aktorë nga Kosova, të cilat do të fitojnë një vit anëtarësim gratis në Spotlight për t’ua hapur mundësinë që të promovohen dhe angazhohen në projekte të ndryshme jashtë Kosovës, dhe sigurisht që partneriteti do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme për mundësi të tjera për aktorët tanë”, u shpreh Vjosa Berisha, drejtoreshë e festivalit.
Kush është Spotlight?
Spotlight lidh aktorët dhe me role në teatër, televizion dhe projekte filmike. Profesionistët e kastingut përmes Spotlight bëjnë përzgjedhjen e aktorëve për projektet e veta pasi Spotlight njihet si kompania më e mirë në këtë industri. Me studiot e veta në West End të Londrës si dhe ekipet e stafit në çdo kënd të Evropës, Spotlight ndodhet mu në qendër të industrisë së arteve skenike. Përkrah partnerëve në Evropë, Amerikë e Australi, moto e Spotlight në të cilën besojnë fuqishëm është se casting është një punë me të vërtetë globale dhe një aktor që mund të përshtatet për një rol apo punë mund të vijë nga kudo në botë. Për më shumë informata vizito website-in e Spotlight https://www.spotlight.com/
Seminari i Spotlight në PriFest
Gjatë periudhës së PriFest Online që do të mbahet me 19-25 tetor, në kuadër të Kosovo Rising Stars, Spotlight do të jetë prezente me një seminar që i dedikohet aktorëve dhe filmbërësve e producentëve dhe ka të bëj me mënyrën si funksionon Spotlight, mënyra e castingut, përgatitja e online casting, si dhe aspektet tjera të punës së tyre përfshirë këtu edhe bashkëpunimin me producentë dhe filmbërës për çështje castingu.
E martë 20 Tetor, ora 14.30 (kohëzgjatja 1 orë):
Një seminar prezantues i Spotlight për aktorët, agjentët dhe drejtorët e kastingut, regjisorët dhe producentët. Prezantim i shkurtër nga ekspertët e Spotlight dhe një seancë interaktive pyetjesh me audiencën. Ky seminar është i hapur për të gjithë profesionistët e industrisë së filmit.
Kliko më poshtë për t’u regjistruar për pjesëmarrje
Ndërkohë, PriFest do të bëjë përzgjedhjen e pesë aktorëve nga Kosova të cilët do të fitojnë anëtarësimin në Spotlight dhe do t’i nënshtrohen një workshopi së bashku me stafin e Spotlight se si mund të përdoret platforma për promovimin dhe angazhimin e tyre në projekte jashtë vendit.
PriFest do të mbajë edicionin e 2020 online javën që vjen nga data 19-25 tetor. Regjistrimi për t’i përcjellur filmat online do të hapet gjatë fundjavës. / KultPlus.com
Pas një vere të gjatë e të mundimshme me situatën e krijuar nga pandemia, PriFest ka vendosur të sjellë kinemanë në shtëpinë tuaj përmes edicionit të sivjtshëm online, në pamundësi t’a mbajë atë sic do vit tjetër në qendrën e kryeqytetit në Prishtinë.
‘Pas shume diskutimesh e shumë idesh se si ta mbajmë edicionin e sivjetmë, menyra e vetme që u konfirmua ishte edicioni online’, thuhet në komunikatën për media.
Ky edicion do të mbahet në muajin Tetor të këtij viti, në datat 19-25. Filmat që do shfaqen këtë vit do shfaqen ekskluzivisht për shikuesit që ndodhen në shtetin e Kosovës.
Poashtu, në pamundësi të prezencës fizike të mysafirëve të shumtë ndërkombëtar si çdo vit, si dhe anëtarëve të jurive, ky edicion nuk do jetë garues.
Drejtori Artistik i festivalit: Fatos Berisha, ka konfirmuar që edhe këtë vit, filmat e përzgjedhur do jenë filma të cilët dëshmojnë që PriFest vazhdon të mbetet festival I rëndësishëm për të gjithë filmbërësit në rajon dhe më gjerë. “Megjithëse këtë vit për shkak të edicionit online jemi detyruar të reduktojmë numrin e filmave, jemi shumë të kënaqur me të gjitha aplikimet që janë bërë, me të gjithë filmat që janë përzgjedhur dhe me gjithë punën që po bëhet për të realizuar këtë edicion, më ndryshe se të gjithë edicionet e mëparshëm.”
Për të ndjekur filmat online ju duhet të regjistroheni në platformën online përmes një linku të cilin do e publikojmë 1 javë para festivalit në webfaqen e PriFest www.prifest.org
Filmi “Exile” në regji te Visar Morinës do bëjë hapjen e festivalit me datë 19.10.2020
Këtë vit, PriFest ka filluar bashkëpunim me EFA-European Film Academy, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi do të sjellin 6 filma të shkurtë të cilët do shfaqen brenda datave të festivalit.
‘Edhe këtë vit kemi pasur përkrahjen nga partnerët dhe sponzorët, pa të cilët festivali nuk do mund të realizohej. Raiffaisen Bank Kosovë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Youth Artivists for Change përkrahur nga Qeveria Holandeze janë disa nga sponzorët dhe përkrahësit tanë, të cileve PriFest u është gjithnjë mirënjohës’, thuhet tutje në komunikatë
Për më shumë informata rreth programit, orareve të filmave dhe aktiviteteve mund të informoheni në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe Twitter si dhe në webfaqen e PriFest www.prifest.org
Poashtu, në komunikatë ceket se meqë natyra e edicionit të sivjetëm të këtij festivalit nuk është garuese, nuk është bërë as ndarja e filmave sipas kategorive.
Më poshtë gjeni të gjitha filmat pjesëmarrës në këtë vit në PriFest, të renditur pa kategori.
Filmat e metrazhit të gjatë
1. Tel Aviv on Fire / Regjisor: Sameh Zoabi 100 min
Gjatë fundjavës, PriFest ka mbajtur edicionin e 12të të PriForum Online ku janë organizuar shumë aktivitete online si një numër panel diskutimesh, workshope dhe seanca me ekspertë të ndryshëm, përcjellë KultPlus.
Poashtu është mbajtur edhe gara ‘Best Pitch’ në Zoom, para jurisë ndërkombëtare tre anëtarëshe (Linda Beath eksperte finance dhe koproduksioni nga Kanada, Wendy Bernfeld, VOD eksperte nga Holanda dhe Danijel Hocevar, producent nga Sllovenia) dhe në ditën e mbylljes së PriForum janë shpallur edhe fituesit.
Në Best Pitch morën pjesë 12 projekte nga Ballkani të cilat kishin edhe workshope me ekspertë në fushën e prezentimit të projektit dhe workshop për financim dhe koproduksion. Projektet poashtu morën pjesë në Prishtina Rendezvous ku u prezentuan para agjentësive ndërkombëtare të shitjes. Përderisa Forumi u mbajt në zoom, shumë prej seancave ishin edhe livestream në facebook dhe ato mund t’i ndiqni edhe në kanalin youtube të PriFest së shpejti.
Më poshtë gjeni ndarjen e çmimeve dhe dedikimet e jurisë
Çmimi i parë – shërbime colour grading (Përpunimi i ngjyrave) e ndarë nga kompania In My Country Production i është ndarë projektit filmik: The Second Chapter (Kapitulli I dytë) nga Shqipëria
Dedikimi i jurisë: Ky film tregon një histori lëvizëse që do të ngjallë dëshpërimin, zhgënjimin dhe trishtimin si dhe kënaqësinë, lumturinë dhe gëzimin. Ajo paraqet një kapitull të rëndësishëm në jetën e një guaje, nëne dhe një artisteje, nje personazh kryesor që audienca mund dhe do të lidhet me të më lehtë.
Producenti dhe shkrimtari-regjisori na dhanë një hap të mrekullueshëm që nxiti besimin se ky film jo vetëm që po bëhet nga talenti i duhur krijues, por që ata janë të aftë dhe të gatshëm për të bërë kinema me cilësi të lartë. Dhe padyshim është një nga filmat e vitit 2021 që duam ta shohim sapo të jetë gati.Çmimi i dytë postproduksioni i zërit (Foleys) i dhënë nga kompania Audiohaus, Maqedoni Veriore iu nda projektit filmik Balkan Top Stars (Top yjet e Ballkanit) nga Serbia.
Dedikimi i jurisë: Ky projekt nuk i takon botës së filmave art house, por ai tërhoqi vëmendjen dhe mbështetjen tonë. Është një film me synim të qartë për një audience të vështirë në kinema- fëmijë dhe adoleshentë. Ky projekt ka zemrën në vendin e duhur: dëshiron të inkurajojë dhe përfundimisht të nxisë një sens të fortë të tolerancës shoqërore dhe politike.
Prezentimi i projektit ishte shumëngjyrësh, dinamik dhe Zoom dhoma u përdor në mënyrë efektive. Ne të gjithë besojmë se mundeni dhe do të përdorni platforma dixhitale në promovimin e këtij filmi për t’u siguruar që audienca e sheh filmin dhe se filmi promovohet mirë.
Çmimi për prezentimin më të mirë (Best Pitch) që ndahet nga PriFest, iu dha projektit filmik Flirtbar nga Kosova
Dedikimi i jurisë: Si një projekt pa një regjisor dhe pa një producent, ky është një tjetër film jo shumë e lehtë për një juri për t’a veçuar. Megjithatë, në këtë rast tregimi u tregua në një mënyrë të qartë, të detajuar dhe shumë mbresëlënëse. Ne ndjekëm personazhin kryesor simpatik përmes një udhëtimi që kuptuam një fund emocional që na preku të gjithëve. Padyshim nje prezentim i mirë.
Ndërsa është qartësisht një nga ‘bashkëproduksionet’ e natyrshme, ky film është në atë pikë të udhëtimit të tij ku i duhet një producent i shkëlqyeshëm një bashkë-producent cilësor, një regjisor i talentuar me përvojë dhe talenti kryesor. Kjo juri ju inkurajon ta mbështesni.
Honorable Mention / apo dedikim i veçantë nga juria iu bë edhe projektit filmik nga Mali I zi Scarab:
Dedikimi i jurisë: Një artist i ri, gruaja e tij, shoku i tij i ngushtë shumë qesharak dhe vellau i madh i tij kan nevojë për para. Ata gjithashtu kanë zemra të mëdha. Kështu që, kur dikush afër tyre vdes, ata vendosin të fillojnë një biznes duke pikturuar me motive ne arkivole. Shumë më mire se sa të varrosesh në një arkivol të thjeshtë, apo jo? Një ide e lezetshme për një komedi të zezë ballkanike. Ne mezi presim të qeshim së bashku me filmin dhe yjet e tij në premieren e tij të festivalit.
Vlen te theksohet qe edicioni i 12-të i PriFestit do të mbahet ne ambiente te hapura në datat 25-30 gusht 2020. / KultPlus.com
Bëhet e ditur se Festivali Ndërkombëtar i filmit, ‘Prifest’, është shtyrë për në muajin gusht si pasojë e përhapjes së madhe të virusit Covid19 në Kosovë, njofton KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ‘Prifest’ në rrjetin social Facebook
Sipas tyre, ‘PriForum’ do mbahet online ndërsa datat për pjesën tjetër të festivalit do të jenë 25-30 gusht.
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest është duke përcjellur me shumë seriozitet situatën e pandemisë, dhe duke marrë parasysh se në ditët e fundit ka ndodhur një rritje alarmante e numrave të të infektuarëve me Covid19 në Kosovë, e vecanërisht edhe ne Prishtinë ku planifikohet të mbahet festivali, menaxhmenti ka marrë vendim që një pjesë të festivalit që planifikohej të mbahej në mënyrë fizike, ta shtyej për data 25-30 gusht, me shpresë se situata do të përmirësohet.
Ndërkohe që PriForum – platforma regjionale e industries se filmit, që është paraparë të mbahet online do të mbahet në datat e parapara 17-19 korrik.
PriFest ka punuar intenzivisht në muajt e kaluar për të bërë përzgjedhjen e filmave dhe programet e ndryshme në mënyrë që të realizojmë festivalin në korrik. Ne ishim të mendimit që shfaqjen e filmave ta bënim në hapsirë nën qiellin e hapur, me një kujdes të shtuar dhe duke rrespektuar masat e mbrojtjes. Mirëpo, lajmet shume dekurajuese se pandemia ka filluar të përhapet me të madhe, na bëri që të marrim vendim ta shtyejmë datën e mbajtjes së festivalit pasi që duhet të jemi të kujdesshëm që mos të rrezikojmë mirëqenien e qytetarëve në asnjë mënyrë.
Ne jemi të vetëdijshëm se edhe ngjarjet kulturore janë shumë të rëndësishme, dhe kjo ka qenë arsyeja që menduam se mund ta mbanim festivalin në korrik, por në këtë gjendje të pandemisë, kjo është e pamundur. Andaj kemi vendosur që të shfrytëzojmë këtë kohë për t’; promovuar programet e ndryshme, me shpresë që në gusht situate e pandemisë do të ndryshoj për të mirë.
PriForum do të mbahet në platforma online, në data 17-19 korrik, kurse datat për pjesën tjetër të festivalit”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
PriFest në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, si dhe duke pritur protokollet e veprimit të mëtutjeshëm për respektimin e masave mbrojtëse, ka vendosur që edicioni i 12 i festivalit të mbahet nga data 14 deri më 19 korrik.
Festivali është paraparë të mbahet komplet në ambiente të jashtme, kinema në qiellin e hapur, në dy-tri lokacione në qendër të Prishtinës.
Pasi nuk do të ketë shumë mysafirë të huaj që mund të udhëtojnë në Kosovë, pjesa e platformës regjionale të industrisë së filmit – PriForum, do të mbahet online, në mënyrë që ekspertët e ndryshëm dhe mysafirët e huaj të jenë prezent, pa marrë parasysh situatën.
Po ashtu është vendosur që këtë vit festivali t’i shfaqë filmat gratis për publikun, transmeton kp.
Gjatë ditës në hapësirën e festivalit para Teatrit Kombëtar do të realizohen biseda, debate, panele e kyҫje online me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtar, si dhe workshopet e PriForum të cilat mund të ndiqen online apo në hapësirën e festivalit.
PriFest tanimë ka hapur thirrjet për Best Pitch aplikim projektesh filmike, Prishtina Kino Kabaret, Green Film Project, etj.
PriFest do të mbahet në data 14-19 korrik, kurse PriForum më 17-19 korrik. /KultPlus.com