Prilli shpallet muaji i librit akademik dhe universitar

 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti sot, në mjediset e saj, fituesit e çmimeve shkencore për veprat më të mira të vitit 2022, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, akad. Anastas Angjeli, prof. asoc. Adrian Civici, prof. dr. Gjovalin Gruda dhe prof. asoc. dr. Teuta Toska.

Në këtë takim, me temë “Libri studimor, tregu, lexuesi”, drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, diskutoi mbi rëndësinë e librit studimor dhe problematikat që ai has në tregun libror, duke nisur që me rrjetin e promovimit në librari, si hallka e parë e prezantimit të tij, deri për interesin promovues në hapësira të tjera.

Për të theksuar më shumë vëmendjen ndaj librit shkencor dhe për ta bërë atë pjesë të diskursit publik, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vendosur të shpallë muajin prill të këtij viti si “Muajin e librit akademik dhe universitar”, me organizimin e një sërë aktivitetesh dhe tryezash diskutimi. /atsh /KultPlus.com