Këpuca e dasmës së Princeshës Diana ka të fshehur një mesazh special për Princin Charles

Kur Princesha Diana u martua me Princin Charles në korrik të vitit 1981, dasma e tyre bëri bujë në gjithë botën.

Ndërsa martesa e tyre u zbulua më vonë, dasma mbretërore ishte ajo që u diskutua për vite me radhë dhe vazhdon të jetë një kujtim i rëndësishëm i ngulitur në mendjen e shumë njerëzve.

Trashëgimia e Dianës vazhdon të diskutohet edhe sot, shumë vite pas vdekjes së saj tragjike në një aksident automobilistik në Paris.

Së fundi është mësuar se këpucët që Diana mbante në ditën e dasmës, rreth 40 vjet më parë, kishin një mesazh të veçantë të fshehur, një mesazh të ëmbël që ishte një dëshmi e dashurisë që ajo kishte për Princin e Uellsit, transmeton KultPlus.

Sipas një raporti në revistën Toën & Country, nusja kishte lënë mesazhin special në pjesën e poshtme të takave të saj të bardha.

Sipas raportit, Princesha Diana kishte një “C D” të pikturuar në fund të këpucëve të saj të dasmës, inicialet për “Charles” dhe “Diana”.

Këpucët e saj të mëndafshta ishin të dizajnuara dhe të qëndisura me 542 xixa dhe 132 perla./Kultplus.com

Një pjesë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana po shitet në ankand

Një pjesë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana po shitet në ankand.

Çifti mbretëror u martua 40 vjet më parë dhe një pjesë e tortës së tyre me pesë nivele pritet të shitet për 500 paund kur një koleksionist do ta hedhë në ankand muajin tjetër në Dominic Winter, transmeton KultPlus.

Chris Albury, eksperti i kujtimeve mbretërore të ankandit, tha: “Është një kujtim kurioz dhe unik”.

“Unë nuk do t’ia rekomandoja dikujt ta hajë, por pas 40 vjetësh është qartë se ajo është e destinuar të zgjasë.”

Kjo pjesë është zbukuruar me një stemë mbretërore të kuqe, blu dhe ari.

Ajo iu dha Moyra Smith, një prej stafit të nënës së mbretëreshës në Clarence House, pas ceremonisë në vitin 1981, dhe është ruajtur në film ngjitës brenda një kuti torte.

Torta qëndroi në familjen e Moyra deri në vitin 2008 para se të merrej nga koleksionisti i cili tani po e nxjerr në shitje./ KultPlus.com

@Shutterstock

Roli i ri i princit Charles, patriark i familjes mbretërore

Me vdekjen e babait të tij Philip, patriarku i ri i familjes mbretërore është princi Charles, 72 vjeç, shkruan vanityfair.it.

Ai është figura më e lartë mashkullore dhe për të, sipas medias britanike, do të kalojë titullin e Dukës së Edimburgut, të cilin Philip donte t’ia jepte Andrew të Jorkut.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ka ndërmend të abdikojë duke hequr dorë nga detyrat e saj si sovrane. Por, tani që është e ve, ajo ka vendosur të ngadalësojë.

Për Charlsin, i ndihmuar nga djali i tij i madh William, fillon ajo që media britanike e ka përcaktuar tashmë një regjencë të butë, jo të deklaruar zyrtarisht, por që teknikisht e sheh atë tashmë duke zënë vendin e monarkes.

Princi i Uellsit tashmë ka marrë një vendim të rëndësishëm: ai dhe djali i tij menjëherë do të ndajnë detyrat sipas zonave të tyre të interesit dhe atyre që do të jenë më të rëndësishmet për ta kur të hipin në fron./ KultPlus.com

Princi Charles mbush 70 vjet

Princi Charles i Britanisë së Madhe sot ka mbushur 70 vjet.

Me këtë rast ai sot do të pijë çaj me njerëz të cilët këtë vit mbushin 70 vjet.

Me rastin e ditëlindjes së tij janë publikuar fotografi familjare ku princi Charles shihet me djemtë William dhe Harry dhe gratë e tyre Kate dhe Meghan, dhe me nipat dhe mbesat, gjashtëvjeçarin princin George, princeshën tri vjeçaren Charlote, dhe princin gjashtëmuajsh Luis./ KultPlus.com