Shitet për 113.000 dollarë koleksioni i letrave të fshehta të Dianas

Me një çmim prej 113.000 dollarësh është shitur në një ankand në Londër koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara nga dora e princeshës së ndjerë britanike, Diana.

Këto letra, princesha, nëna e princave William dhe Harry, ia kishte dërguar mikut të familjes, Roger Bramble. Për gati tri dekada, këto letra janë mbajtur të fshehura në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble, ndërkaq është bërë e ditur se ato ishin shkruar ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.

Shumica prej këtyre letrave e shpërfaqin dramën e përjetuar nga princesha, përfshirë divorcin e saj me princin Charles, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias, me të cilin ishte përballur gjatë jetës. Këto shkrime të Dianas e nxjerrin gjithashtu në pah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, atë më qesharak dhe argëtues.

“Kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianas që mund të bëhen në mendjet e publikut. Besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, ka bërë të ditur në një deklaratë për media familja Bramble. Mediat e huaja kanë raportuar se në një letër drejtuar Brambles, nga 19 tetori i 1995-s, Diana i referohet me shaka mbretëreshës si “shefja” dhe kjo mund të jetë arsyeja pse pikërisht kjo është shitur për rreth 12.000 dollarë.

Fotografitë e Dianas dhe dy djemve të saj së bashku me një kartolinë të Krishtlindjes janë përfshirë po ashtu në koleksion./ KultPlus.com

Diana, princesha që thyente rregullat për të qëndruar me djemtë e saj (FOTO)

Familjet mbretërore vërtetë që dinë si ta shijojnë jetën dhe këtë nuk e vëmë në dyshim. Të shumta janë vendet që princesha Diana ka vizituar, megjithatë duket se kujtimet më të bukura i ka pasur me dy djemtë e saj, William dhe Harry.

Në këto foto të rralla do të shihni princeshën dhe dy fëmijët e saj në mosha të ndryshme, në vende të ndryshme, herë në shoqëri të miqve dhe herë vetëm të tre.

Edhe pse dihet që protokolli mbretëror është shumë i rreptë, për sa i përket shprehjes së afeksioni në publik, princeshë Diana nuk është kursyer asnjëherë për t’i treguar gjithë botës ndjenjat e saj për fëmijët.

Këto foto të shkrepura në vite të ndryshme tregojnë për lidhjen e veçantë mes tyre që u ndërpre tragjikisht. / KultPlus.com

Del në ankand bluza e preferuar e Dianës me të cilën hutonte paparacët


Ishte bluza që adhuronte ta mbante kur shkonte në palestër: në 1 korrik, princesha Diana do të kishte mbushur 58 vjec, ndaj dhe admiruesit e saj po përpiqen të risjellin ne vëmendjen e publikut, në një mënyrë apo një tjetër, sesi jetoi princesha e ndjerë e Wellsit.

Një ankand special u organizua nga RR Auction, dje objekti më interesant aty ishte pikërisht bluza e preferuar e Dianës me logon e kompanisë Virgin Atlantic, dhuratë për princeshën nga manjati Richard Branson.

Bluza ka arritur deri tani në ankand shumën 5.500 de dollarë.

Veshjet e princeshës Diana inspirojnë dizajneret e reja (FOTO)

Virgil Abloh ka hapur shfaqjen e modës Pranvera 2018, katër javë pas 20 vjetorit të vdekjes së Princeshës Diana, e që e ka quajtur “Princesha e Popullit”.

Koleksionet e saj, janë të ngjashme me ato veshje që dikur i mbante Diana, transmeton Koha.net.
Abloh ka thënë se është e inspiruar tërësisht tek veshjet e Dianës, duke kërkuar që të gjitha të rejat t’i kthehen kësaj mode./ KultPlus.com


Elton John kujton Princeshën Diana (VIDEO)

Elton John vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Princeshës Diana.

E sot, pikërisht kur shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj, ikona 70 vjeçare e muzikës, ka ndarë me adhuruesit e tij në një nga rrjetet sociale, një fotografi të tij ngjitur me imazhin e Princeshës Diana.

Bashkë me fotografitë e publikuara, Elton John, ka dhënë dhe një mesazh dedikues me rastin e përvjetorit të vdekjes së Princeshës së Wales.

Në dedikimin e tij thuhet: “Njëzet vjet më parë, bota humbi një engjëll,” shkruan artisti.

Në vitin 1997, John riprodhoi këngën e tij të vitit 1973, “Candle in the Wind”, që fillimisht ishte një dedikim për Marilyn Monroe, në nder të princeshës Diana.

Deri më sot, kënga ka shitur më shumë se 33 milionë kopje në mbarë botën, me shumë të ardhura që shkojnë në bamirësi.

John gjithashtu realizoi këngë për funeralin e Princeshës Diana, e cila u transmetua globalisht. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=QUTr3YgKzb8

Nënë Tereza ishte motivim për Princeshën Diana

Janë zbuluar letra të Princeshës së ndjerë, në të cilat ajo tregon se si takimi me Nënën Terezë i kishte ndryshuar jetën, dhe se si Nëna Terezë e kishte inspiruar që të ndihmonte njerëzit në nevojë.

Në letrat që janë zbuluar, Diana tregon se si Nënë Terezë dhe murgeshat i kishin ndihmuar të kishte zgjim shpirtëror në momentet e saj më të vështira.

Ajo kishte vizituar jetimoret në Kalkutë në vitin 1992, në kohën kur ajo kishte probleme të mëdha në martesën e saj me princin Charles.

Në një letër ajo ka thënë: “Sot diçka shumë e veçantë ka prekur jetën time. Kam vizituar shtëpinë e Nënës Terezë dhe kam gjetur rrugën të cilën kam kërkuar me vite”.

Shërbëtori personal i princeshës së ndjerë, Paul Burell, ka thënë se pas vizitës në Kalkutë, dhe pasi ka parë me sytë e saj fëmijë të sëmurë dhe në prag të vdekjes, ajo u bë më spirituale dhe fillojë të merrej më shumë me bamirësi.

Ai gjithashtu shtoi se ajo me Nënën Terezë tashmë kishin një lidhje të veçantë shpirtërore, dhe se puna e saj dhe përkushtimi i Dianës ndaj njerëzve në nevojë, ishin inspirim për shumë princesha tjera në glob, ka shkruar Mirror.

Diana kishte thënë se ajo as që mund t’i afrohej Nënës Terezë dhe punës së saj, dhe se ajo ishte shumë e vogël në krahasim me të.

“E vetmja gjë që mund të bëj është të shkoj me hapat e saj”, kishte thënë ajo.

Burell ka shtuar se Nëna Terezë i kishte dhuruar princeshës një palë rruaza të shenjta, dhe se kur kishte shkuar ta shihte Dianën në spital natën e aksidentit, kishte parë se Diana kishte vdekur me to mes duarve të saj. / KultPlus.com