Lirika Matoshi në bashkëpunim me Disney, sjell fustane për princeshat e përrallave

Dizajnerja kosovare që vepron në Amerikë, e cila u bë e famshme me koleksionet e veshjeve të bëra prej saj që u ngjajnë fustaneve të princeshave nga përrallat, ka publikuar bashkëpunimin e saj të fundit (dhe më të madhin) me Disney.

Ky bashkëpunim ndodh në 70 vjetorin e filmit të Disney “Cinderella” (E përhitura). Lirika Matoshi do të krijojë interpretimin e saj eteral të stilit të princeshave, përfshirë këtu 4 dizajne të ndryshme që janë po aq romantike sa edhe fustani i saj me dredhëza.

Njëri nga fustanat na sjell ambientin përrallor rural të përrallës; një tyl i kaltër i gjatë deri në fund të këmbëve, me re të bardha dhe kodra të gjelbërta.

Tjetri fustan është një homazh i fustanit që Cinderella vesh në ballo, po ashtu tyl me ngjyrë pink pastel, i cili vjen në disa versione, njëri prej tyre i shkurtë, me një fjongo të madhe që e bën të i ngjajë një forme të zemrës, tjetri me fjongo të vogla të vogla gjithandej dhe një version i tretë, poashtu me tyl pastel pink dhe me copëza resh. / KultPlus.com