Betimi prekës që William i bëri dikur të ëmës, princeshë Diana-s

Princi William ishte vetëm 14 vjeç kur martesa e prindërve të tij mori fund. Asokohe për të miturin ishte e vështirë të përballonte ndarjen në fjalë, në një kohë kur mbarë bota po monitoronte historinë mbretërore.

Teksa procedurat e divorcit vazhdonin, Diana dhe princi Charles duhet të vendosnin se çfarë do ndodhte me titullin e saj mbretëror. Mbretëresha ishte mëse dakord që Diana të vazhdonte ta mbante titullin e saj të Lartësisë Mbretërore, por Charles këmbënguli që ajo të hiqte dorë dhe kështu ndodhi.

E gjitha kjo e mbajti princeshën akoma më larg familjes, çka nënkuptonte se Diana duhet të përulej edhe përpara vetë fëmijëve të saj. Princi William, i cili studionte në kolegjin Eton u sigurua t’i gjendje së ëmës pranë në ato kohëra të vështira. Madje, i dha edhe një premtin!

Në librin e Paul Burrell- it mësohet se i riu William iu betua të ëmës se një ditë do t’ia rikthente titullin:

“Mos u mërzit mamush, do të ta kthej [titullin] mbrapsht një ditë kur të bëhem mbret.”

Sidoqoftë, i biri nuk mundi dot ta mbante fjalën. E ëma vdiq pak vite më vonë, më 31 gusht 1997. / Koha.net / KultPlus.com

Pse një kohë ecte kokë-ulur Princesha Diana?

Princesha Diana ka 22 vjet që ka ndërruar jetë dhe ishte një ndër yjet më të mëdha të familjes mbretërore britanike.

Çdo ditë po botohen letra të ndryshme të britanikes dhe tashmë së fundi familja mbretërore është në qendër të vëmendjes për shkak të lindjes së anëtarit më të ri të pagëzuar me emrin, Archie.

Princesha Diana gjithmonë është fotografuar deri sa ka ecur kokë-ulur dhe për këtë ka një shpjegim.

“Kur unë e shoh këtë fotografi nga martesa ime, nuk kishte të bënte me ngrysjen, por nuk ishte kështu. Unë isha e frikësuar. Unë kisha frikë nga vëmendja e madhe dhe pas gjashtë vjetëve kam filluar të ndihem mirë për veten. Një ditë isha askushi dhe papritmas u bëra Princeshë e Uellsit… Kjo ishte shumë për mua “, kishte pohuar princesha në një intervistë që u botua kohët e fundit.

Sekretari Mbretëror, Dickie Arbiter pohon se kjo nuk ishte e vetmja arsye që Diana ecte kokë-ulur.

Ai thotë se princesha për shkak të lartësisë së saj (178 cm), gjithmonë qëndronte kokën poshtë duke folur me njerëz. /Telegrafi/ KultPlus.com

Fustani i princeshës Diana nxirret në ankand

Një fustan që Princeshë Diana ka veshur shumë vite më parë gjatë një balloje është nxjerrë në shitje për 100 mijë paund.

24 vite më parë ky fustan është blerë në një dyqan të rrobave të përdorura për 200 paund. Fustani i mëndafshit në ngjyrë fildishi është dizajnuar nga David Emanuel, që ishte edhe dizajnuesi i fustanit të martesës së Dianës.

Princesha e ka veshur këtë fustan gjatë një vizite në Bahrein në vitin 1986. Disa vite më vonë fustani u dhurua në një dyqan të rrobave të përdoruar nga një shtëpiake. Më pas një fustani i Princeshë Dianës në vitin 1994 i ra në sy një asistente dyqani. Duke mos ditur vlerën e tij, ajo pagoi vetëm 200 paund për të. Megjithatë asistentja nuk e veshi asnjëherë dhe gjatë një dokumentari zbuloi se fustani i përkiste Princeshë Dianës dhe vendosi ta nxirrte në ankand./KultPlus.com

Pas martesës me princin Charles, Diana iu ishte përgjigjur 47.000 urimeve dhe kishte shkruar 10.000 letra falënderuese

Edhe pse princesha Diana ka ndërruar jetë në vitin 1997, disa nga veprimet e saja vazhdojnë t’i mahnitin njerëzit nga e gjithë bota.

Përveç kryerjes së obligimit si princesha e Uellsit, ajo e ka shfrytëzuar kohën e lirë edhe për të shkruar letra falënderimi.

Në biografinë e autorizuar me titull “Diana: Tregimi i saj i vërtetë” të shkrimtarit Andrew Morton, shkruan se princesha me ditë të tëra është përkushtuar që t’ua kthejë letrat të gjithë atyre që i kanë shkruar.

Është interesant një prej fakteve që pas martesës me princin Charles në vitin 1981, Diana iu është përgjigjur të gjithë 47.000 urimeve.

Po ashtu, siç transmeton Huffington Post, ajo ka shkruar plot 10.000 falënderime për të gjitha dhuratat që ka pranuar.
Hulumtimet e realizuara nga shkencëtarët Diane Gottsman dhe Jacqueline Whitmore kanë treguar se shumica e njerëzve nuk u japin rëndësi letrave falënderuese, gjë që ka qenë krejtësisht ndryshe me Dianan.

Diana Frances Spencer (emri i plotë i princeshës) ndërroi jetë më 31 gusht 1997 në një aksident komunikacioni në tunelin Pont de l’Alma në Paris. /KultPlus.com
https://twitter.com/princessdibooks?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1041093505924390917&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-marteses-princin-charles-diana-iu-ishte-pergjigjur-47-000-urimeve-dhe-kishte-shkruar-10-000-letra-falenderuese%2F

Elton John kujton Princeshën Diana (VIDEO)

Elton John vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Princeshës Diana.

E sot, pikërisht kur shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj, ikona 70 vjeçare e muzikës, ka ndarë me adhuruesit e tij në një nga rrjetet sociale, një fotografi të tij ngjitur me imazhin e Princeshës Diana.

Bashkë me fotografitë e publikuara, Elton John, ka dhënë dhe një mesazh dedikues me rastin e përvjetorit të vdekjes së Princeshës së Wales.

Në dedikimin e tij thuhet: “Njëzet vjet më parë, bota humbi një engjëll,” shkruan artisti.

Në vitin 1997, John riprodhoi këngën e tij të vitit 1973, “Candle in the Wind”, që fillimisht ishte një dedikim për Marilyn Monroe, në nder të princeshës Diana.

Deri më sot, kënga ka shitur më shumë se 33 milionë kopje në mbarë botën, me shumë të ardhura që shkojnë në bamirësi.

John gjithashtu realizoi këngë për funeralin e Princeshës Diana, e cila u transmetua globalisht. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=QUTr3YgKzb8