Meghan Markle dhe Princi Harry shpërndanë foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet “Lili” Diana, si pjesë e kartës së Krishtlindjes 2021, të publikuar gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë, transmeton KultPlus.
Në foto, Meghan, shihet duke mbajtur Lilin në ajër ndërsa Harry, është i ulur pranë tyre me fëmijën e parë në prehër.
Harry, Meghan dhe Archie kanë veshur të gjithë xhinse në portretin familjar, i cili është realizuar gjatë verës nga fotografi Alexi Lubomirski, ndërsa Lili ka veshur një fustan të bardhë.
“Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm vajzën tonë, Lilibet, në botë”, është mbishkrimi i kartës. “Archie na bëri një “mama” dhe një “babë”, dhe Lili na bëri një familje”.
Çifti njoftoi gjithashtu se Fondacioni i tyre Archewell do të bëjë donacione këtë sezon festash për organizata të ndryshme që “nderojnë dhe mbrojnë familjet”, duke përfshirë Team Rubicon dhe Paid Leave for All. /KultPlus.com
Bazuar në intervistën gjithëpërfshirëse të Princit Harry dhe Meghan Markle të dhënë pak kohë më parë, është e qartë se të jesh pjesë e familjes mbretërore britanike nuk është e gjitha thjesht kurora dhe udhëtime.
Ka disa udhëzime dhe tradita mjaft të rrepta dhe të çuditshme të mirësjelljes të cilave u përmbahen pjesëtarët e familjes, transmeton KultPlus.
Për shembull, a e dini se anëtarët e familjes nuk mund të hanë hudhër në prani të mbretëreshës?
Më poshtë gjeni 16 nga rregullat e shumta që familja mbretërore duhet të ndjekë:
Të gjitha dhuratat duhet të pranohen
Ndërsa pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të pranojë çdo dhuratë që ata marrin, varet nga Mbretëresha Elizabeth se cili do të mbajë cilën dhuratë.
Ata nuk mund të martohen pa miratim
Sipas Aktit të Martesave Mbretërore të vitit 1772, pasardhësit mbretërorë duhet të kërkojnë miratimin e monarkut përpara se të propozojnë.
Ekziston një kod rigoroz i veshjes
Anëtarët e familjes mbretërore pritet të vishen me modesti dhe kurrë shumë hapur.
Gjithmonë duhet të kenë një kostum të zi
Familja mbretërore nuk është asgjë nëse nuk është e përgatitur. Një veshje e respektuar krejt e zezë duhet të jetë në udhëtimet e tyre në rast të një vdekje të papritur, ku ata duhet të marrin pjesë në një funeral.
Dy trashëgimtarë nuk mund të fluturojnë së bashku
Kjo në rast se do të ndodhte diçka tragjike. Sapo Princi George (i cili është i treti në rreshtin e fronit pas Princit Charles dhe Princit William) të mbushë 12 vjeç, ai do të duhet të fluturojë veçmas nga babai i tij.
Nuk lejohet politika
Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të votojnë ose madje të shprehin publikisht mendimin e tyre për çështje politike.
Mbretëresha nuk lejohet të ulet në një fron të huaj
Edhe nëse froni është nga Shtatë Mbretëritë.
Kur Mbretëresha ngrihet, ngrihuni edhe ju
Dhe as mos mendoni të uleni derisa Madhëria e saj ta ketë bërë këtë.
Kurorat i vendosin vetëm gratë e martuara
Nuk ka unazë? Nuk ka kurorë.
Nuk lejohen autografe apo fotografi
Mbani larg kamerat.
Mbretëresha sinjalizon kur një bisedë ka mbaruar
Nëse e shihni Madhërinë e saj duke lëvizur çantën e saj nga krahu i majtë në të djathtë të saj, atëherë është koha të ndaloni së foluri. Kjo siç duket i sinjalizon stafit të saj se ajo është e gatshme të vazhdojë tutje.
Kur Mbretëresha mbaron së ngrëni, mbaroni edhe ju
Askush nuk ha pas saj në një dark të përbashkët.
Nuk lejohet të luajnë “Monopoly”
Kur Dukës së New Yorkut iu prezantua loja e bordit, ai zbuloi se është e ndaluar në familjen mbretërore sepse ” bëhet shumë e egër “. Mbretërorët – ata janë ashtu si ne.
Kurrë mos e prekni çantën e Mbretëreshës
Sipas Capricia Penavic Marshall (ish shefe e protokollit amerikan), çanta e mbretëreshës nuk është vetëm për pamjen e saj. Në fakt, monarkja 94-vjeçare e përdor atë për të dërguar sinjale jo-verbale tek stafi i saj. Dhe në asnjë rrethanë askush tjetër nuk duhet ta prekë atë.
Veshjet e dasmës duhet të miratohen nga Mbretëresha
Jo vetëm që Mbretëresha ka nevojë të miratojë dasmën në përgjithësi, por ajo gjithashtu duhet t’i thotë po veshjes. Kate Middleton i tregoi vjehrrës së saj fustanin e saj të personalizuar nga Sarah Burton për Alexander McQueen në procesin e dizajnit, ashtu si Meghan Markle.
Të hash hudhër është një ‘jo e madhe’
Elizabeth nuk është adhuruese e elementit kryesor të gatimit, dhe për këtë arsye përbërësi lihet jashtë çdo përgatitje ushqimi. /KultPlus.com
Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi se Harry dhe Meghan janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Lilibet Diana, në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe në kujtim të princeshës Diana.
Menjëherë pas lajmit, çifti mori dhe urimet e para nga Mbretëresha dhe nga Kate e William. Këta dy të fundit janë edhe të parët që i bënë dhuratë Lilibetit.
Burime për “Us Weekly” treguan se duka dhe dukesha e Cambridge i kanë dërguar një dhuratë vogëlushes menjëherë pasi morën lajmin. Ndërsa burime për revistën “In Touch” treguan se Meghan dhe Harry i kanë dërguar disa foto të Lilibetit Mbretëreshës, të cilës ia dhanë lajmin të parës./ KultPlus.com
Princi britanik Harry ka thënë se nëna e tij, princesha Diana, është ndjekur deri në vdekje për lidhjen e saj me një person që nuk ishte i racës së bardhë dhe ishte frikësuar se historia e njëjtë do t’i përsëritej edhe me bashkëshorten e tij, Meghan Markle.
Duka i Sussexit këtë rrëfim e ka shpalosur në serinë e intervistave me Oprah Winfreynin për dokumentarin “The Me You Can’t See”.
Diana, princesha e Uellsit, ka vdekur në aksident trafiku në vitin 1997 përkrah producentit egjiptian Dodi al Faye, me të cilin ishte në lidhje për disa muaj.
I biri i saj më i vogël ka thënë se ishin disa paralele me historinë kur ndoqi hapat e nënës dhe nisi lidhjen me një person të racës së zezë.
“Nëna deri në vdekje u ndoq derisa ishte në lidhje me dikë që nuk ishte i bardhë”, ka thënë princi Harry. “Shikoni se çfarë po ndodh tani. Dëshironi të flisni për historinë që përsëritet dhe nuk do të ndalet deri në vdekje. Kishte potencial që të humbisja një tjetër grua në jetën time. Ishte sikur lista po shkonte duke u zgjeruar. Krejt këto u krijuan nga njerëzit e njëjtë, modeli i njëjtë i biznesit dhe industria e njëjtë”, ka shtuar princi britanik, që tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Harry ka pranuar se brenga e vetme ishte që kur nisi lidhjen me Meghanin nuk reagoi ndaj racizmit, por ka shtuar se më nuk pranon situata të tilla.
“Pendimi im i vetëm është që nuk reagova më herët gjatë lidhjes”, ka thënë Harry.
Ai gjithashtu ka ngritur akuza edhe ndaj Princit Charles, duke thënë se ai kishte pranuar se të gjithë anëtarët e familjes mbretërore duhet t’i heshtnin problemet.
“Kur ishim më të rinj unë dhe Williami, babai shpesh na thoshte se kështu më ka ndodhur mua, ashtu do të jetë edhe për ju”, ka thënë princi Harry.
“Kjo nuk ka kuptim. Për shkak se ju keni vuajtur, nuk do të thotë se edhe fëmijët tuaj duhet të vuajnë. Në fakt, duhet të ndodhë e kundërta”, ka shtuar ai. “Nëse keni vuajtur, duhet të bëni gjithçka që përvojat negative që keni përjetuar të mos i përjetojë edhe fëmija”.
Princi ka folur edhe mbi terapinë për këndellje nga ngjarjet e së kaluarës.
“Një prej mësimeve që kam marrë në jetë është se shpesh duhet të ktheheni prapa dhe të përballeni me situata të parehatshme me qëllim që të jeni në gjendje të këndelleni. Terapia më ka mësuar që të përballem me gjithçka. Për këtë shkak jam këtu tani”, ka thënë princi Harry.
Në intervistën e gjatë princi britanik ka folur edhe për pikëllimin nga vdekja e nënës; ndjenja e pashpresë që dështoi në mbrojtjen e saj dhe varësinë e tij në drogë dhe alkool për të tejkaluar pikëllimin për vdekjen e saj.
Ai foli edhe për problemet e tjera brenda pallatit mbretëror dhe për refuzimin e familjes për ta ndihmuar bashkëshorten kur ajo mendoi vetëvrasjen.
Harry ka thënë se terapia i ndihmoi që të thyente ciklin e problemeve”.
“Nëse nuk do ta bëja këtë terapi, do të humbja gruan me të cilën shihja duke kaluar pjesën e mbetur të jetës sime”, ka thënë princi Harry. /koha/ KultPlus.com
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, do të bashkëkryesojnë një koncert bamirësie që synon rritjen e vaksinimit kundër COVID-19 në të gjithë botën, i quajtur “Vax Live”, në të cilin do të marrin pjesë edhe bashkëshortët Biden, sipas organizatorëve të ngjarjes.
“Vax Live: Koncerti për të ribashkuar botën”, do të regjistrohet paraprakisht në një stadium në Los Anxhelos më 2 maj dhe do të ketë si publik kujdestarët dhe personelin në frontin e parë të luftës kundër COVID-19, të gjithë të vaksinuar.
Performanca, që bashkon artistë të tillë si Jennifer Lopez, J. Balvin, Eddie Vedder dhe HER, do të transmetohet më 8 maj në kanale të ndryshme televizive në botë, si edhe në YouTube.
Përveç presidentit Joe Biden dhe bashkëshortes së tij, Jill, do të jenë të pranishëm presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, që gjithashtu do të bëjnë një ndërhyrje”, theksoi OJQ-ja “Global Citizen” në njoftimin e saj për shtyp.
Kjo iniciativë synon të mbledhë fonde për të financuar blerjen e vaksinave dhe t’u kërkojë qeverive të G7-s, që përfaqëson ekonomitë kryesore të planetit, të ndajnë dozat e tepërta me ata me më pak fat.
OJQ-ja, gjithashtu, dëshiron që kompanitë farmaceutike të ofrojnë “vaksina me çmim të kostos”.
“Gjatë vitit të kaluar bota jonë ka pësuar dhimbje, humbje dhe ne kemi luftuar së bashku. Tani ne duhet të ngrihemi dhe të shërohemi së bashku”, thanë Harry dhe Meghan në një deklaratë.
“Ne nuk mund të lëmë askënd në rrugë. Ne duhet të përfitojmë të gjithë, të gjithë duhet të jemi më të sigurt kur të gjithë, kudo, kanë mundësi të përdorin vaksinën. Ne duhet të përpiqemi të kemi një shpërndarje të drejtë të vaksinës dhe kështu të rivendosim besimin tonë në njerëzim”, vazhdon çifti princëror./ atsh/ KultPlus.com
Princi Harry ka zbuluar si ndikoi në jetën e tij vdekja e së ëmës, princeshës Diana, në një libër të ri i cili synon të mbështesë fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë pandemisë.
Duke i Sussex ka shkruar parathënien për “Spitali në Hill”, një libër që vjen në kuadër të një projekti bamirësie.
Në libër trajtohet historia e një të riu që po përballet me vdekjen e nënës së tij, e cila kishte punuar në një spital lokal në vijën e frontit të krizës së koronavirusit.
“Nëse jeni duke lexuar këtë libër, kjo është për shkak se keni humbur prindin tuaj ose një të dashur, dhe ndërsa unë do të doja të isha në gjendje t’ju përqafoja tani, shpresoj që kjo histori të jetë në gjendje t’ju ofrojë rehati kur dini se nuk jeni vetëm,” fillon mesazhi i Harrit.
Më pas ai tregon përvojën e tij pikëlluese dhe reflekton se si e bëri atë të ndihet.
“Kur isha një djalë i ri, unë humba nënën time. Në atë kohë nuk doja ta besoja ose ta pranoja, dhe ajo la një boshllëk të madhe brenda meje. Unë e di se si ndiheni, dhe dua t’ju siguroj se me kalimin e kohës ai boshllik do të mbushet me aq shumë dashuri dhe mbështetje, “vazhdon Harry.
Princi i jep fund hyrjes duke ndarë të kuptuarit e tij për vetminë dhe pikëllimin, duke u thënë lexuesve se “ndjenja do të kalojë”.
“Dhe unë do të bëj një premtim për ty – do të ndihesh më mirë dhe më i fortë pasi të jesh gati të flasësh se si të bën të ndihesh”.
Princesha Diana humbi jetën në një aksident me makinë në Paris në 1997 së bashku me partnerin e saj, Dodi Fayed dhe shoferin, Henri Paul, ndërsa automjeti i tyre po ndiqej nga paparacët me motor.
Harry dhe vëllai i tij princ Ëilliam kanë zbuluar më parë betejat e tyre të shëndetit mendor pas vdekjes së nënës së tyre./ KultPlus.com
Princi Harry ka thënë se ai është larguar nga familja mbretërore vitin e kaluar pasi shtypi britanik “ishte gati të shkatërronte” shëndetin e tij mental.
Gjatë një interviste në “The Late Late Show” me James Corden, Harry duke folur për kënaqësitë e jetës mbretërore dhe largimin e tij nga familja, tha se kishte vendosur që ishte më mirë të largonte familjen e tij nga familja mbretërore, shkruan CNN.
“Ne të gjithë e dimë se si është shtypi britanik dhe kjo po më shkatërronte shëndetin mental”, tha ai duke shtuar se “konsiderova se kjo ishte diçka helmuese prandaj bëra atë që do të bënte secili bashkëshort apo secili baba”.
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, dukesha e Sussexit Meghan Markle janë larguar nga familja mbretërore në janar të vitit 2020, një hap ky që shkaktoi kriza brenda institucionit mbretëror.
Atë kohë, çifti ishte vendosur të jetonte në Los Angjelos duke zgjeruar familjen. Ata kanë një djalë ndërkohë që janë në pritje të një fëmije tjetër. /Koha/ KultPlus.com
Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, Dukesha e Sussex, nuk do t’u kthehen detyrave të tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike, konfirmoi sot Pallati Buckingham, pas bisedimeve midis çiftit dhe Mbretëreshës Elizabeth II.
Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga detyrat mbretërore vitin e kaluar, por një rishikim i vendimit të tyre ishte planifikuar pas 12 muajsh.
Mbretëresha konfirmoi se pasi Duka dhe Dukesha u tërhoqën nga familja mbretërore, nuk ishte e mundur për ta që të vazhdonin të merreshin me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me një jetë në shërbim publik.
Prandaj, patronazhet e tyre mbretërore, si edhe titujt ushtarakë do t’i kthehen mbretëreshës dhe do të rishpërndaheshin midis mbretërve të tjerë.
“Ndërsa të gjithë janë të trishtuar nga vendimi i tyre, Duka dhe Dukesha mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes”, shkroi Pallati në deklaratë.
Harry dhe Meghan, aktualisht, jetojnë në Kaliforni me djalin e tyre, Archie dhe janë në pritje të një fëmije të dytë./ata/ KultPlus.com
Rita Ora më në fund ka takuar Princin e saj! Në muajin e kaluar ylli i “Your Song” vizitoi Pallatin Kensington me ç’rast u takua me familjen mbretërore, Princin William dhe Harryn.
Ajo thotë se ishte paksa nervoze pasi për herë të parë po e takonte familjen mbretërore.
“Më pëlqeu shumë takimi me Princin Harry dhe Princin William. Ishte hera e parë që takova familjen mbretërore, prandaj isha paksa nervoze”, ka thënë ajo për Hello.
26 vjeçarja thotë se ishte befasuar sa të thjeshtë ishin vëllezërit mbretëror.
“Ata ishin aq të mirë, sigurisht se ata do të jenë të mirë, por ishin shumë sharmantë dhe normal”, është shprehur Ora.
Përderisa spekulimet për fejesës së Harryt, 33, dhe të dashurës së tij 36 vjeçare, Meghan Markle, këngëtarja shqiptare bëri shaka duke se Harry është ende princi i saj, transmeton koha.net./ KultPlus.com