Meghan Markle vendos byzylykun e Princeshës Diana gjatë rikthimit në tapetin e kuq

Meghan Markle solli një detaj të veçantë në tapetin e kuq.

Ndërsa merrte pjesë në eventin e mbajtur në Salute to Freedom Gala, në New York, të mërkurë, Dukesha 40-vjeçare e Sussex-it kishte vendosur byzylykun me diamant Cartier të Princeshës Diana.

Ajo e kombinoi shkëlqimin e veçantë me veshjen e saj tërësisht të kuqe – një fustan Carolina Herrera dhe taka Giuseppe Zanotti të ngjashme, duke u aksesuar më tej me një byzylyk ari Cartier dhe një palë vathë Birks.

Markle kaloi në tapetin e kuq me Princin Harry, i cili prezantoi çmimet Intrepid Valor 2021 për pesë anëtarë të shërbimit amerikan në gala.

Nuk është hera e parë që Markle ka zgjedhur byzylykun e Princeshës Diana për një dalje publike, pasi ajo mbante të njëjtën pjesë të çmuar gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey në mars.

“Ata donin të mbanin byzylykun për të pasur nënën e Harryt me vete gjatë intervistës”, shpjegoi një zëdhënës i Dukeshës për emisionin “Today”  në atë kohë./KultPlus.com

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të marrin pjesë në ngjarjen kushtuar Princeshës Diana

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të vizitojnë Londrën këtë javë për të marrë pjesë në një ngjarje për të nderuar Princeshën e ndjerë Diana në Kensington Palace, thotë një burim për ET.

Ngjarja, e cila do të drejtohet nga Princi William, fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në të njëjtën kohë me zbulimin e statujës së Dianës në Pallatin Kensington korrikun e kaluar, në të cilin Harry mori pjesë. Sidoqoftë, për shkak të kufizimeve të COVID-19, ai duhej të shtyhej dhe të zvogëlohej në mënyrë drastike.

Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të jenë të pranishëm, do të ketë disa VIP, duke përfshirë mikun e Dianës, Sir Elton John, anëtarët e familjes Spencer dhe donatorët që ndihmuan financimin e statujës.

Në korrik, Harry dhe William zbuluan statujën e nënës së tyre së bashku, në Kopshtin e Fundosur në Pallatin Kensington.
Marrëdhënia e Harry me familjen e tij mbetet e tensionuar pasi ai zyrtarisht dha dorëheqje si anëtar i lartë i familjes mbretërore në fillim të këtij viti./KultPlus.com

Meghan dhe Harry bëhen me vajzë, e pagëzojnë me emrin e princeshës Diana

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princi Harry, janë bërë prindër të një vajze, që njëherësh është edhe fëmija i dytë i tyre, përcjell KultPlus.

“Jemi të lumtur që Princi Harry dhe Dukesha e Sussex, të mirëpresin lindjen e vajzës së tyre Lilibet Diana Mountbatten-Windsor”, ka thënë zëdhënës i Sussexes për CNN.

Tutje ai ka shtuar se fëmija ka lindur këtë të premte në spitalin Santa Barbara Cottage, duke theksuar se vajza dhe nëna (dukesha) janë mirë.

“Lili është emëruar pas stërgjyshes së saj, Mbretëreshës, pseudonimi familjar i së cilës është Lilibet. Emri i saj i dytë, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princeshën e Uellsit,” thuhet më tutje në deklaratë.

Harry dhe Meghan zbuluan se ishin në pritje të një vajze gjatë intervistës së tyre me Oprah Winfrey./ KultPlus.com

Harry dhe Meghan do të jenë pjesë e koncertit “Vax Live: The Concert to Reunite the World

Princi Harry dhe Meghan Markle do të jenë pjesë e koncertit “Vax Live: The Concert to Reunite the World”. Koncerti është organizuara lëvizja “Global Citizen” i cili do të mbahet më 8 maj.

Paraqitja e dukës dhe dukeshës do të jetë dalja e tyre e parë pas transmetimit të intervistës së tyre me prezantuesen, Oprah Winfrey, e cila bëri bujë në mediat anembanë botës.

Personazhet të cilët do të jenë pjesë e këtij koncerti do të shërbejnë si bartës të mesazhit që bëjnë  thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që të gjithë njerëzit anembanë globit të jenë të mbrojtur nga korona virusi.

Prezantuese e këtij koncerti do të jetë Selena Gomez ndërsa do të perfomojnë ,J.Lo, H.E.R, “Foo Fighters”, Eddie Vedder dhe J Balvin./ paper/KultPlus.com

Arsyeja pse Meghan dhe Harry nuk duan që vajza e tyre të quhet Diana

Meghan Markle dhe princ Harry nuk kanë vendosur ende si do të quhet vogëlushja e tyre, por e sigurt është që ajo nuk do të mbajë emrin e gjyshes së saj, Diana.

Dyshja po kërkon një emër kuptimplotë dhe kanë një listë me të preferuar, por janë ende të pavendosur.

“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani”, u shpreh një burim pranë çiftit për Page Six duke hedhur kështu poshtë zërat që qarkullonin sapo u zbulua gjinia e foshnjës.

Harry mendon se kjo do ta vendoste të bijën mes një trysnie dhe përgjegjësie akoma më të madhe./a2/ KultPlus.com

Meghan Markle nuk do ta shoqërojë Princin Harry në vizitën e tij në Pallatin Mbretëror

Dukesha Meghan Markle thuhet se nuk do ta shoqërojë bashkëshortin e saj, Princin Harry në vizitën që ai do të zhvilloj në familjen e tij, në fillim të verës.

Princ Harry raportohet se do ta vizitoj familjen mbretërore për herë të parë që kur çifti u larguan nga Pallati Mbretëror për të krijuar jetën të vetëm në SHBA, kanë deklaruar për Daily Mail burime të afërta me çiftin.

Harry sipas të gjithave gjasave do të vizitoj të afërmit e tij pa qenë i shoqëruar madje as nga biri i tij, Archie.

Sipas burimeve, vendimi i Meghan për të mos e vizituar familjen e bashkëshortit të saj janë personale dhe praktike.

Çifti ishte paraparë që këtë verë të ndiqnin së bashku disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të familjes mbretërore siç janë ditëlindja e 100-të e Princit Philip dhe po ashtu ditëlindja e 95-të e mbretëreshës Elisabeth. /koha/ KultPlus.com

Meghan dhe Princi Harry hyjnë në Librin Guinnes

Llogaria e re në Instagram e Princit Harry dhe Meghan Markle ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për të fituar një milion ndjekës në  këtë rrjet social.

Guinness World Records tha  se llogaria e re në Instagram e hapur nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan është më e shpejta për të fituar 1 milion ndjekës.

Llogaria, e quajtur sussexroyal, u krijua të martën më 2 prill dhe arriti 1 milion ndjekës në vetëm 5 orë dhe 45 minuta, duke shënuar një moment historik .

Që atëherë llogaria ka mbledhur 3.3 milionë ndjekës.

Llogaria deri më tani ka dy postime që kanë fituar mijëra pëlqime, si dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat. / KultPlus.com