Teatri i Qytetit të Gjilanit ka paralajmëruar për premierën e tretë për këtë vit e cila njëkohësisht e përmbyllë pjesën e parë të vitit në këtë teatër, shkruan KultPlus.
Pas dy premierave të suksesshme (“Kosovo for dummies” dhe “E vërteta”) tashmë vjen premiera e shfaqjes “Prindërit e së ardhmes” bazuar në tekstin “Bright ideas” nga Eric Coble.
Nën regjinë e Shkelzen Berishës, “Prindërit e së ardhmes” përmes një zhanri të përkushtuar të komedisë së zezë, synon të prekë prindërit urban e modern të cilët bëjnë gjithçka, përpiqen, konkurrojnë mes vete dhe nuk ndalen në asnjë moment derisa fëmijëve të tyre t’u japin përparësi e status të lartë formimi intelektual.
Sa larg do të shkonit për fëmijën tuaj? Për Gëzim dhe Xhensila Gashi (Çiftin e shfaqjes), pyetja nuk është më hipotetike. Djali i tyre tre vjeçar, Gjini, është në listën e pritjes për t’u futur në Akademinë e Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme, kopsht ky parashkollor – dhe të gjithë e dinë që sapo të regjistroheni aty, jeta juaj do të zhvillohet me lehtësi të lavdishme. Gëzimit dhe Xhensilas u është dashur të punojnë e përplasen gjithë jetën e tyre për të arritur deri këtu … dhe tani ata janë vetëm një darkë “fatale” larg suksesit përfundimtar si prindër: Zgjedhja e duhur për fëmijën e tyre. Kjo komedi e errët pasqyron e përcjellë Makbethin e Shekspirit derisa çifti Gashi ndjekin një rrugë drejt shkatërrimit në ndjekje të dëshirave të tyre disi irracionale, ose të paktën pritjeve irracionale.
Ju kurrë nuk do të mund ta shihni një kopsht në të njëjtën mënyrë si e keni parë deri tani përsëri!
Shfaqja vjen më datë 28 qershor, ora 19:30.
Në shfaqje luajnë: Aurita Agushi, Avni Shkodra, Safete Mustafa Baftiu, Gani Rrahmani, Kaltrinë Zeneli, Emine Toska.
Kompozitor: Trimor Dhomi
Kostumet: Alma Krasniqi
Skenografia: Bekim Korça
Asistent regjisor: Artan Selimi
Koordinator i korit: Artan Jerliu
Kori i fëmijëve: Bora Maliqi, Adni Arifi, Anesa Arifi, Ikona Kqiku, Rron Muja, Arbi Bajrami, Dior Thaqi. / KultPlus.com