Kristen Stewart flet për rolin e saj si Princesha Diana në filmin ‘Spencer’

Kristen ka thënë se ka pasur momente gjatë xhirimeve kur është ndjerë sikur Diana.

Kristen Stewart ka folur për marrjen e rolit si Diana, Princesha e Uellsit, dhe përformancën e saj në filmin biografik Spencer, i cili së fundmi me premierën e tij ka pasur një vlerësim të konsiderueshëm në festivalet e filmit në Venecia dhe Telluride.

Në një intervistë për LA Times pas premierës së filmit në Amerikën e Veriut në Telluride, Stewart tha se kishte disa ndjenja drithëruese e shpirtërore duke bërë këtë film, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë Sandringham. “Edhe nëse thjesht fantazoja, ndjeva se kishte momente kur mora një lloj shenje nga princesha “, tha ajo.

Duke shtuar se “ Diana u ndje aq e gjallë për mua kur po bëja këtë film, edhe nëse po më bënin veshët apo ishte thjesht një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime do të harronin që ajo kishte vdekur. Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë, dhe të kujtosh se ajo kishte vdekur ishte thjesht diçka e pabesueshme. Më shkatërroi vazhdimisht. Ishte një ndjenjë shpirtërore … kishte raste kur unë isha, Oh, Zot, pothuajse si ajo isha, e dini, po përpiqësha të depërtoja. Ishte e çuditshme dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time “, ka potencuar aktorja.

Pas shfaqjes në Venecia, Stewart tha në një konferencë shtypi për admirimin dhe ndjeshmërinë e saj me Dianën, duke thënë: “Ne nuk kemi pasur shumë prej atyre njerëzve gjatë historisë. Diana bie në sy si një shtëpi me shkëlqim që digjet“./KultPlus.com

Shitet copa e tortës nga dasma e Princeshë Diana-s dhe Princit Charles

Një copë e tortës nga dasma mbretërore të Lady Diana dhe Princit Charles, që doli në ankand disa javë më parë është shitur për 1850 paund.

Në fillim ishte e Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë, në Clarence House, e cila ruajti me qese një nga 23 ëmbëlsirat e dasmës. Ajo përmban një shtresë të sheqerosur të stemës mbretërore të ngjyrosur në ar, të kuqe, blu dhe argjend, transmeton KultPlus.

Torta u ble nga Gerry Layton në Leeds i cili nxori tha se do ta fusë në testament me pasuritë e tjera që ka.

Ai shpreson që nëse një ditë, kur ai të mos jetë më, të shitet, dhe paratë të shkojnë për një nga çështjet e bamirësisë që Lady Diana i kishte për zemër. / KultPlus.com

Pamje të rralla që tregojnë anën e vërtetë të Princeshës Diana (FOTO)

Diana Frances Spencer, është një nga gratë më të famshme dhe më të fotografuara në botë gjatë viteve të 80′ dhe 90′, duke u bërë kështu një ikonë në botë, shkruan KultPlus.

Secila lëvizje e saj u përcoll e u dokumentua gjatë asaj kohe.

Megjithatë, pavarësisht këtij publiciteti, ka shumë gjëra që nuk dihen për jetën dhe personalitetin e saj.

Fotot që do t’i shihni më poshtë shpalosin një këndvështrim ndryshe për jetën e saj të shkurtër dhe tragjike. / KultPlus.com