Vazhdojnë vështirësitë në furnizim me ujë të pijshëm në pjesën dërrmuese të Prishtinës

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, me reduktime uji janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00 deri në 04:00.

Vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në qytete të tjera si në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”.

“Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7″, thuhet në njoftimin e KRU” Prishtina”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Biblioteka Kombëtare në prestigjiozen “The Guardian” (FOTO)

Photography by Valentin Jeck

Ekspozita “Toward a Concrete Utopia: Yugoslavian architecture 1948-1980” (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi 1948-1980) në Muzeun e Artit Modern në New York (MoMA) është bërë “sebep” që Biblioteka Kombëtare e Kosovës të ketë prezantim të gjerë në botë.

Kështu që vend kësaj biblioteke dhe shumë objekteve e memorialeve në gjithë ish-Jugosllavinë, i rezervoi një vend edhe prestigjiozja angleze “The Guardian”. Kjo gazetë në versionin online ka publikuar këtë ekspozitë nëpërmes fotografive.

Fotografia e cila ka zënë vend në këtë lajm, por edhe në gazetën angleze, është e bërë nga Valentin Jeck. E pjesë e kësaj ekspozite është edhe udhëheqësi i Fondacionit Kosovar të Arkitekturës Bekim Ramku dhe arkitekt të tjera nga ish-Jugosllavia, derisa shkrimi i përfaqësuesve të Kosovës është bërë nga arkitekti Arbër Sadiku.

Të kujtojmë se arkitekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është kroati Andrija Mutjakoviq. /KultPlus.com