Kryeqyteti i Kosovës është zbukuruar këtyre ditëve si ndodh rëndom në çdo fillim pranvere. Lulet kanë çelur, gjelbërimi ka pushtuar çdo cep të saj.
Mirëpo tërë kjo bukuri s’po mundet të shijohet nga qytetarët, të cilët për shkak të pandemisë Covid-19, janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, larg shkollës, punës dhe jetës së përditshme.
IndeksOnline ju sjell fotografi të një pjese mjaftë të frekuentuar të Prishtinës, të njohur si ” te kafet e vogla”, e që është zbukuruar si rrallë herë. E cicërima e zogjve e bënë edhe më të këndshme këtë pamje. /Indeksonline /KultPlus.com
Pas shumë vitesh unë po kthehem më përqafo Prishtinë dhe mos lejo shpirti të më thehet a e di Prishtinë ku e kam dashurinë
Rrugëve të këtij qyteti, unë e pata dashurinë fshehtësinë e di Prishtina te Fontana në Ulpianë e pata puthjen e parë turp më erdhi nga Prishtina
Sa shumë kishim dashuri ato ditët studentore kur dilnim fshehuraz në shi edhe gjatë orës policore
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime
Ishim të rinj e lozonjarë të dashuruar e të marrë ende flet për ne Prishtina në banka shkruam veq dy emra vizatuam veq dy zemra sa të na kujtojë Prishtina
Sa shumë kishim dashuri ato ditët studentore kur dilnim fshehuraz në shi edhe gjatë orës policore
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime
Kishim shumë dhembje e pak vjet, si jetuam, e dimë ne vet kishim rini, s’kishim liri ku gjenim aq dashuri Do vijnë të reja breza do t’na kujtojnë me lule mbi varreza do ëndërrojnë ardhmërinë ti, kerkoju dashurinë mos i lëndo Prishtinë
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime /KultPlus.com
Salla e Bibliotekës Universitare ishte mbrëmë e stërmbushur me njerëz të fushave të ndryshme e adhurues të këngës së Erza Muqollit. Aty pas pak do të performonin fëmijët dhe të rriturit e korit “Siparantum”, si paraprirje për performancën e yllit francez në ngritje me prejardhje shqiptare, Erza Muqolli, në koncertin që hapi Javën e Frankofonisë në Kosovë, shkruan KultPlus.com
Ishte kori i
fëmijëve “Siparantum” të cilët me pesë vepra ndezën emocionet në sallë me një
publik i cili gjatë gjithë kohës po duartrokiste e incizonte performancën e
tyre. Kur koha e tyre përfundoi, radha ishte për të rriturit e po të njëjtit
kor nën udhëheqjen e Memli Kelmendit. Performanca e korit të të rriturve, kohë
pas kohe kërkonte edhe angazhimin simpatik të publikut, Kelmendi po kërkonte lëvizjen
e gishtërinjve e ndonjëherë fërkimin e
duarve, me ndonjë të qeshur e me plotë emocione publiku i bindje drejtimit të
tij.
Kështu
performanca e dy gjeneratave të korit “Siparantum” kishte krijuar një atmosferë
shumë të ngrohtë dhe kishte ambientuar mirë publikun me koncertin në fjalë. Pas
formacioneve kolektive, radha ishte për një soliste në skenë, dhe ajo tashmë
dihej, ngadalë me një ecje modeste, nën duartrokitjet e publikut, Erza Muqolli
doli në skenë.
La Bohem, Back to Black, Dommage, Je t’aimais je t’aime et je t’aimerai, si dhe Vous etiez la, ishin pesë këngët të cilat Muqolli me zërin e saj magjik i këndoi për publikun në Prishtinë, në hapjen e Javës së Frankofonisë në Kosovë.
Valon Ibraj nga Ambasada e Francës tregoi shkurt për programin e Javës Frankofone në Prishtinë.
“Gjatë muajit Mars në Kosovës, Java e Frankofonisë do të jetë e pasur me një shumëllojshmëri të ngjarjeve, koncerteve, konferencave, filmave, ekspozitave, filma të metrazhit të gjatë dhe të gjatë”.
Sopranoja,
Urta Haziraj, e ka quajtur ‘të mrekullueshme’ Erza Muqollin, teksa vlerësoi
edhe performancën e saj.
“Erzën e kam përcjell prej audicionit të parë që e ka bërë, Erza është e mrekullueshme
dhe sonte na ka kënaq.”
Tutje
Haziraj, ka folur edhe për ndjenjat që ka pasur gjatë performancës së saj në
korin e të rriturve.
“Në fakt kur
je bashkërisht nuk janë emocionet e njëjta sikurse kur je vet, kështu që nuk
kisha shumë emocione. Performanca jonë e korit ka qenë shumë më e mirë se në
prova, kështu që ishte një ndjenjë shumë e veçantë.”
Ylli shqiptar në ngritje, Erza Muqolli, ka shprehur për KultPlus ndjenjat e saj
pas koncertit.
“Koncerti ka qenë shumë i mirë, unë jam kënaqur dhe jam shumë e lumtur dhe mezi
s’po pres ta mbaj koncertin tjetër nesër.”
Muqolli ka
shprehur mendimin e saj edhe për publikun të cilin e ka vlerësuar si ‘shumë të
mirë’, dhe të cilit ia ka theksuar disa detaje.
“Shumë mirë është pritur ky koncert, publiku ka qenë shumë i mirë, të gjithë
kanë duartrokitur dhe kanë incizuar e në të njëjtën kohë më kanë bërë të ndihem
shumë mirë.
Erza
Muqolli, e vlerësoi edhe performancën e koreve, atë të fëmijëve dhe të
rriturve. “Ma kanë rrëqeth trupin”, u shpreh ylli francez.
Pjesë e
kësaj mbrëmjeje ishte edhe Ambasadorja e Francës, Marie Christine Butel,
filozofi Muhamedin Kullashi, filozofi Elvis Hoxha si dhe një numër i madh i
personaliteteve të njohura në fushën e kulturës.
Mbrëmja
vazhdoi me plotë mysafirë të cilës u afruan për ta bërë ndonjë fotografi me
Erza Muqollin, teksa të tjerë po cakërronin gotat në koktejin e organizuar pas
përfundimit të koncertit.
Kujtojmë që në kuadër të Javës së Frankofonisë, një nga ngjarjet do të zhvillohet nën organizimin e gazetës online, KultPlus për të cilën do të ju njoftojmë me kohë. / KultPlus.com
Ishte fundi i viteve ’50 kur Miles Davis doli në skenë me albumin e tij “Birth of the cool”, i cili përmbysi çdo skemë e model muzikor. Kështu, nisi t’i kushtohet vëmendje më shumë kësaj muzike, këtij zhanri të quajtur xhaz.
Jack
Kerouac, shkrimtari amerikan, është padyshim njëri ndër më meritorët që xhazi
shpërtheu duke u shtrirë anembanë botës. Është romani “On the road” i Kerouac-it,
i botuar në vitin ‘57, prej nga lindi edhe Beat Generation, pra ky roman u bë
manifest i kësaj lëvizjeje, artistët e së cilës në parim gjithçka kërkonin qe liria.
E, xhazi nuk është tjetër veçse një mënyrë krejt e lirë për t’u shprehur në një
instrument.
Në
këtë roman përshkruhen aq bukur ambientet e klubeve amerikane të asaj kohe ku
luhej xhaz gjer në agim, ata artistë, mes së cilëve edhe vetë Kerouac, ndiqnin
pareshtur lirinë, lirinë e të shprehurit në art. Të gjithë performuesit e
xhazit të asaj kohe, Kerouac, do t’i skalis në tekst, do t’i përjetësoi me stilin
e tij spontan. Miles Davis dhe performues të tjerë e pranojnë se ky roman
kishte arritur ta tërheq vëmendjen për xhazin. Stili i Kerouac-it u ndikua nga
muzika bop, bluz dhe xhaz, ndërsa edhe procesi i shkrimit të tij është krejt impulsiv
dhe intuitiv.
Xhazi,
si zhanër muzikor, përpos që është instiktiv, ka lindur si një largim apo ikje
nga realiteti. Pra, kur sheh disa muzikantë teksa performojnë xhaz, ata thjeshtë
ikin nga racionalja dhe nisen drejt spontanitetit, drejt shpërfaqjes së shpirtit
të lirë, pa shpengime, përmes tingujve.
Kosova,
duke qenë vend i vogël, ndër vite ka prodhuar instrumentistë të xhazit mjaft të
suksesshëm, madje të cilët kanë arritur të depërtojnë edhe në arenën ndërkombëtare.
Por,
si qëndron muzika xhaz brenda hapësirave shqiptare? A e ka një audiencë të
zgjedhur, pra, një target, apo interesimi për xhazin po rritet vazhdimisht?
“Prishtina Jazz Week” është festivali më i madh i xhazit në vendin tonë. Objektivi kryesor i këtij festivali është afirmimi i xhazit, gjegjësisht krijimi i një atmosfere xhaz në kryeqytetin kosovar përgjatë ditëve sa zgjatë.
Këtë
vit, ky festival po e mban edicionin e tretë, i cili siç shihet, është më i
pasuri, rrjedhimisht më i kompletuari nga dy të parët.
Nesim
Maxhuni, baterist xhazi dhe udhëheqës i festivalit, flet për gazetën KultPlus,
duke treguar për lexuesit mbarëvajtjen e festivalit, prurjet, mbështetjet, vështirësitë,
dhe vizionin e ardhshëm të festivalit.
“Jemi të kënaqur me ecurinë e festivalit. Sonte është nata e tretë me një bend nga Nju-Jorku, edhe në dy netët e mëhershme ka qenë publiku fantastik, biletat janë shitë të gjitha dhe tashmë veçse është krijuar njëfarë edukate. Publiku po qëndron deri në fund të koncertit, pra deri më tani gjithçka është perfekt”, shprehet Maxhuni për KultPlus.
“Prishtina
Jazz Week 2020” ka sjellë në Prishtinë disa nga emrat më të njohur të skenës
aktuale të xhazit. Në kuadër të festivalit, janë paraparë që sot të fillojnë
edhe punëtoritë për ata që duan të marrin mësim xhazi.
“Punëtoritë
do të fillojnë sot, do t’i kemi katër punëtori dhe presim që të shkojnë mirë
sikurse edhe herëve tjera”.
“Në
këtë edicion kemi vendos t’i mbajmë pesë koncerte në mënyrë që ta zgjerojmë
festivalin dhe të ketë sa më shumë punëtori dhe jam session, që muzikantë e
rinj të kenë sa më shumë kontakte, dhe mendojmë të arrijmë, pse jo, deri në
gjashtë koncerte”, thotë ai duke theksuar se nëse do të ketë përkrahje edhe nga
institucionet tjera përveç Komunës së Prishtinës, do ta përmbushin tërë javën
me xhaz.
“Nëse
do të kemi mbështetje nga institucionet tjera, përveç Komunës së Prishtinës,
pse mos ta shtojmë edhe një natë dhe ta përmbushim javën me xhaz”.
Edicioni
i tretë filloi me xhaz vokalisten Nikoletta Szőke Quartet
& Kristóf Bacsó nga Hungaria, duke vazhduar me kompozitoren Elif
Çağlar dhe bendin e saj nga Turqia, ndërsa sonte dhe nesër mbrëma do të performojnë
Marcos Varela Trio dhe Broken Circles & Joel Ross. Për Maxhunin, veçantia e
këtij edicioni janë emrat që kanë zbarkuar në Prishtinë, si dhe laramania e
stileve.
“Ky edicion ka veçanti
emrat e mëdhenj botërorë dhe laramanitë e stileve të muzikës, ka xhaz me vokal,
pa vokal, free xhaz dhe në fund Big Band që është shumë i rëndësishëm dhe e
kompleton festivalin”, thotë ai, derisa flet për përshtypjen e artistëve të
huaj.
“Përshtypja e xhezerëve në Kosovë është shumë e mirë, ata e kanë një mikpritje të jashtëzakonshme këtu dhe shohin potencial te talentët e rinj me të cilët mund të bashkëpunojnë. Falë këtij festivali edhe unë kam arritur që të incizoj me muzikantë prej Nju-Jorkut dhe vendeve tjera të botës” tregon ai.
I pyetur se si e
sheh skenën xhaz brenda dhe jashtë hapësirave shqiptare, Maxhuni thotë se është
paksa mbrapa në krahasim me vendet tjera.
“Skenën e muzikës
xhaz, personalisht e shoh mbrapa në krahasim me vendet e rajonit, ndërsa në
krahasim me vendet e botës shumë më mbrapa. Megjithatë, në krahasim me dekadën
e kaluar jemi më mirë sepse janë bërë disa albume, vërehet se në dekadën e
fundit ka një përparim por nëse krahasohemi me këdo, jemi ende shumë mbrapa,
prandaj po përpiqemi që përmes festivaleve ta zhvillojmë dhe ta rrisim skenën”
shprehet ai duke potencuar se ka njerëz gjenial nëpër botë që po e ndryshojnë
xhazin.
“Nuk jam njeri
kompetent të krahasoj dhe të them se a ka njerëz si Dizzy Gillespie apo Charlie Parker sepse është vështirë
të ketë impakt të tillë në shoqëri tani, por mund të them se ka njerëz gjenialë
që janë duke e ndryshuar xhazin, e megjithatë s’jam kompetent që t’i krahasoj me ta”, përfundon
Maxhuni.
Edhe ky edicion i “Prishtina Jazz Week” ka arritur ta sjellë një atmosferë të këndshme në kryeqytet me tingujt xhaz, me zbarkimin e emrave të njohur botërorë të këtij zhanri si dhe me krijimin e mundësive për të mësuar xhaz gjeneratat e reja. /KultPlus.com
Ueb-faqja e specializuar për vlerësimin e pasurive të personave të famshëm, TheRichest.com, kësaj radhe ka sjellë një përmbledhje prej 10 qyteteve evropiane – më të shtrenjtat dhe më të lirat.
Në artikull thuhet se Evropa është një prej destinacioneve më të mira në botë për udhëtim, dhe edhe në qoshet më të errëta e më të thella në botë do të dinë për mrekullitë që kontinenti ka ruajtur për ne.
Thotë se disa prej qyteteve evropiane nuk e kanë hijeshinë për të rënë në sy, por shton se shumë prej tyre janë shumë të bukur dhe që ia vlen të vizitohen për arsye të ndryshme, transmeton Koha.net.
E në mesin e qyteteve të lira për t’u vizituar në Evropë është edhe Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i cili është renditur i pestë në listë.
“Kosova është një vend që vërtet ka kaluar nëpër ditë të errëta gjatë dekadave të fundit, dhe vetëm tani kanë nisur të dalin në anën tjetër. Prishtina është një qytet në fazën e zhvillimit dhe është krejtësisht e kuptueshme për ne. Janë shumë larg për t’u bërë pikë turistike, por duket prapa kanë investimet e duhura për të arritur këtë, që gjithmonë është pikë ideale për t’u nisur. Ata s’pretendojnë të jenë diçka që nuk janë por fatmirësisht, njerëzit janë shumë simpatikë”, thuhet në përshkrimin që i është bërë kryeqendrës së Kosovës.
Ndër qytetet tjera që kjo ueb-faqe ka listuar për t’u vizituar, janë edhe: Firence/Itali (shtrenjtë), Charleroi/Belgjikë (lirë), Talin/Estoni (shtrenjtë), Glasgow/Skoci (lirë), Kopenhaga/Danimarkë (shtrenjtë), Bruges/Belgjikë (shtrenjtë), Minsk/Bjellorusi (lirë), Sevilla/Spanjë (shtrenjtë) dhe Venecia/Itali (lirë). / KultPlus.com
Prishtina mirëpret për herë të parë në maj të vitit 2020 Kongresin I Botëror Shqiptar, i cili do të realizohet nga organizata ndërkombëtare atdhetare shqiptare me emrin World Albanian Congress.
Në këtë kongres do të marrin pjesë delegatë të shumtë shqiptarë nga e mbarë bota dhe trevat shqiptare dhe cilësohet paraprakisht si përbashkimi më i madh historik i shqiptarëve, transmeton KultPlus.
Delegatët pjesëmarrës do të mbeten në historinë e kombit shqiptar për rolin e tyre madhor në këtë kongres. Sytë e gjithë botës do të jenë aty.
Rëndësia e kongresit mbetet historike, pasi në të do të merren vendime historike dhe strategjike për interes të së ardhmes së Shqiptarisë, kombit të lashtë europian.
Kongresi do të ketë një atmosferë madhështore përbashkimi vëllazëror, pozitiviteti, humanizmi, krijimtarie ndër shqiptarësh si një festë mbarëkombëtare, ku nuk do të mungojnë aktivitetet e shumta, si: panair tregtar me veshje, libra, produkte të ndryshme, koncert me muzikë shqiptare, valle popullore, mbrëmje me muzikë bashkëkohore, ndeshje futbolli bamirësie, por edhe do të merren vendime historike për kombin shqiptar. /KultPlus.com
Pas shumë vitesh unë po kthehem më përqafo Prishtinë dhe mos lejo shpirti të më thehet a e di Prishtinë ku e kam dashurinë
Rrugëve të këtij qyteti, unë e pata dashurinë fshehtësinë e di Prishtina te Fontana në Ulpianë e pata puthjen e parë turp më erdhi nga Prishtina
Sa shumë kishim dashuri ato ditët studentore kur dilnim fshehuraz në shi edhe gjatë orës policore
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime
Ishim të rinj e lozonjarë të dashuruar e të marrë ende flet për ne Prishtina në banka shkruam veq dy emra vizatuam veq dy zemra sa të na kujtojë Prishtina
Sa shumë kishim dashuri ato ditët studentore kur dilnim fshehuraz në shi edhe gjatë orës policore
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime
Kishim shumë dhembje e pak vjet, si jetuam, e dimë ne vet kishim rini, s’kishim liri ku gjenim aq dashuri Do vijnë të reja breza do t’na kujtojnë me lule mbi varreza do ëndërrojnë ardhmërinë ti, kerkoju dashurinë mos i lëndo Prishtinë
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime /KultPlus.com
Sarah është një australiane 27-vjeçare, drejtimi i vetëm i së cilës është udhëtimi nëpër botë!
Stili i saj i udhëtimit është të takohet me miq 3-ditorë, të qëndrojë në kafe duke planifikuar ose lexuar, të del natën të vallëzojë ose të këndojë karaoke, etj., transmeton Telegrafi.
Por, edhe eksplorimi i një qyteti, fjetja në autobus gjatë natës dhe shijimi i çdo udhëtimi janë po ashtu stili i saj.
Ajo ka qëndruar 10 ditë në Kosovë dhe, sipas saj, këto nuk kanë mjaftuar për të!
Statuja e Bill Clintonit me duart e tij të mëdha kanë qenë arsyeja se përse ka vendosur të vijë në Kosovë.
Pas kësaj, edhe historitë se turistët dashurohen me vendin dhe njerëzit kanë ndikuar që Sarah ta vizitojë Kosovën – madje e pranon se kjo ka ndodhur, pra është dashuruar në vendin dhe njerëzit këtu.
“Kur udhëtoj përpiqem t’i mbaj pritshmëritë e ulëta, por me Kosovën i kam pasur pritshmëritë e larta nga fillimi dhe nuk kam zhgënjyer fare”, ka shkruar ajo në blogun e saj.
Sipas saj, vendet që ia vlen të vizitohen në Kosovë janë Muzeu Etnologjik, “Bear Sanctuary Prishtina”, katedralja e Nënës Terezë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, monumenti “NEWBORN”, statuja e Bill Clinton-it, etj.
Ndërkaq sa u përket kafeneve dhe restoranteve, ajo u rekomandon turistëve tjerë ta vizitojnë “Green & Protein”, Dit’ e Nat’, Sonder, Lulu’s Coffe & Wine, MIQT, etj.
Regjisorja kosovare Burbuqe Berisha së fundi ka realizuar filmin e metrazhit të gjatë “Një tregim Prishtine”, me skenar të Getoarbë Mulliqit dhe regji të saj.
Filmi përkatës duke filluar
edhe nga vetë titulli i kushtohet qytetit të saj të dashur, Prishtinës dhe
realiteti me aspektet negative apo pozitive në ketë kryeqytet.
Vetë regjisorja Berisha për
KultPlus ka deklaruar se po me ketë film do ta prezantoj Kosovën në disa
festivale ndërkombëtare brenda muajit Maj.
Këto festivale janë:
Më datë 03.05.2019 në Clam –
Festival Internacional de Cinema Social de Catalunya –Spanjë.
2. Më datë 04.05.2019 në Dea
Film festival ne Tiranë,
3. Më datë 25.05.2019 në Berlin në festivalin South East European Film Festival (SEEFF)./KultPlus.com
Një nga ngjarjet më të mëdha artistike në Evropë zyrtarisht do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
përmes një postimi në Facebook.
“Prishtina ka fituar të drejtën e nikoqirit të një prej
evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022”, ka
shkruar Ahmeti.
‘Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është
Prishtina 2022. Në një garë me Vjenën dhe Kievin, bordi i Manifestës ka
zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e
Evropës dhe se mund të kontribuojë”.
Ahmeti thotë se tani nis puna për organizimin e “Manifestës”,
që pritet të sjellë mbi 200 mijë vizitorë.
“Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjell mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtarë për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët. Urime Prishtinë”, ka thënë ai./KultPlus.com
Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira.
Kostot e jetesës në Tiranë janë rritur në 2019-n në raport me vendet e tjera të rajonit.
Jetesa në Tiranë tashmë është po aq e shtrenjtë sa në Beograd dhe pak më e lirë në raport me Podgoricën.
Të dhënat janë marrë nga portali “Expatistan.com”, i cili krahason kostot e jetesës midis qyteteve të ndryshme për individët që lëvizin për arsye punësimi në shtete të tjera. Për të përcaktuar kostot e jetesës, portali i ka kategorizuar në 5 grupe: ushqim, strehim, veshje, transport, kujdes personal dhe argëtim.
Për vitin 2019, Podgorica mbetet qyteti më i shtrenjtë i rajonit. Në krahasim me Beogradin dhe Tiranën, kryeqyteti i Malit të Zi është vetëm 2% më i shtrenjtë. Atje kushton më shtrenjtë ushqimi, strehimi dhe transporti, monitor.al
Ndryshe nga viti 2018, Tirana është po aq e shtrenjtë sa Beogradi, ku më shtrenjtë kushtojnë po ashtu ushqimi, strehimi dhe transporti.
Për vitin 2019, Shqipëria është më e shtrenjtë se Sarajeva, në të cilën një vit më parë jetesa për të huajt që zhvendosin atje ishte më e shtrenjtë se Tirana. Diferenca në kostot e jetesës në krahasim me Tiranën është më e theksuar në Shkup dhe në Prishtinë. Shkupi është rreth 11% më i lirë se Tirana. Sipas portalit, atje kushton më shtrenjtë transporti (rreth 3% më shtrenjtë) dhe argëtimi rreth 28% më shtrenjtë.
Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira.
Tirana, më e shtrenjta në rajon për veshjet dhe kujdesin personal
Veshjet dhe kujdesi personal janë më të shtrenjta në Tiranë në krahasim me kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me Beogradin dhe Shkupin, në Tiranë veshjet kushtojnë përkatësisht 2 dhe 3% më shtrenjtë. Në krahasim me Podgoricën, ato janë 7% më të shtrenjta, ndërsa me Sarajevën rreth 9%. Prishtina mbetet kryeqyteti më i lirë për sa i përket veshjeve. Në raport me Tiranën, diferenca është e madhe, pasi të vishesh atje kushton rreth 75% më lirë. Edhe për kujdesin personal, ku bëjnë pjesë tarifat e vizitave te doktori, çmimet e ilaçeve dhe çmimet e produkteve personale, Tirana është më e shtrenjtë. / insajderi/ Kultplus.com
Prishtina kryeqyteti i Kosovës, nuk është dekoruar ende për festat e fundvitit. Arsyeja për një veprim të tillë është tenderi i fituar nga kompania dhe ankesa nga një kompani tjetër.
Çmimi prej 75 mijë euro i paraparë nga Komuna e Prishtinës është dhënë me çmim më të lirë tek një kompani. Një kompani private ka fituar tenderin për 54 mijë euro, çka ka shkaktuar reagim tek kompanitë e tjera që nuk kanë fituar.
Njëra nga kompanitë që nuk ka dal fituese është ankuar tek Organi Shqyrtues i Prokurorit, çka ka lënë qytetin ende të pa dekoruar.
Insajderi më herët ka publikuar shkrimin për shtatë komunat që kanë shpenzuar më së shumti për festën e fundvitit. Prishtina prin bindshëm si komuna më shpenzuese. 75 mijë euro janë përgatitur për t’u shpenzuar.
Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës, për Insadjerin ka thënë se sapo të merret vendimi nga OSHP-ja do të fillon dekorimi i qytetit.
“Janë ndare 75.000 euro për dekorimin e shesheve të Kryeqyteti, meqë është shtuar edhe sheshi ‘Adem Jashari’. Por, tenderi është fituar me vlere me te ulet, për 54.000 euro. Meqë ka pas ankese nga një kompani tjetër, lënda është në Organin Shqyrtues te Prokurimit. Presim që OShP ta trajtoje sa me shpejte, në mënyrë që të mos ketë vonesa”, ka deklaruar Tahiri për Insajderin./KultPlus.com
Pamjet të cilat i keni parë në televizor në vitin 1999 nga Kosova mund të ju bëjnë që të mos besoni se ky vend ka ndryshuar. Tani ai njihet për gjallërinë nëpër kafenetë dhe për mirëpritjen e ngrohtë, është fillimi i artikullit të shkruar.
Ky artikull në të cilin flitet për kryeqytetin, Prishtinën, është shkruar në formë te një guide e cila tregon se çfarë mund të bëni, ku mund të ushqeheni, të pini, të blini gjëra dhe ku mund të qëndroni. Sipas këtij artikulli ajo që nuk mund të humbisni janë shëtitjet në mbrëmje, në sheshet e qytetit. Tutje artikulli tregon se sa mund të kushtoj një shëtitje me taxi brenda Prishtinës si dhe cila gjuhë flitet dhe cilat vlerë monetare përdoret, duke përfunduar me këshillën që ia vlen të kaloni tri orë udhëtim nga Londra për të vizituar Prishtinën.
Disa nga vende që duhet të vizitoni janë Muzeu Etnologjik, Katedralja Nënë Tereza nga ku shihet qyteti, Manastiri i Graçanicës. Po ashtu në këtë artikull tregohen edhe disa vende ku njerëzit mund të ushqehen apo të ndalojnë për një kafe. / KultPlus.com
Krijuar nga artistë, studentë, edukatorë dhe studiues nën udhëheqjen e Dr. Ellen Frank fituese e Programit Specialistët e Fulllbright në ndërtimin e Paqes dhe Pajtimit, në Muzeun e Kosovës ju mund të merrni pjesë në Inaugurimin dhe festimin e “Prishtina: The Honor City Gratitude Project” të frymëzuara nga “Prishtina: Lulëzimi”.
Programi Specialistët e Fulllbright i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Muzeu i Kosovës
Ngjarja mbahet më datë 23 tetor, në ora 16:30 në Muzeun e Kosovës. / KultPlus.com
Në fillim të nëntorit merret vendimi përfundimtar për qytetit e radhës që do të jetë nikoqir i Bienales së Artit Manifesta në vitin 2022. Prishtina është përzgjedhur si kandidati më i përshtatshëm në mesin e të gjithë kandidatëve tjerë për këtë ngjarje, andaj drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova ka njoftuar se tashmë kanë zotuar përmes buxhetit dhe një letre nga kryetari i Komunës një pjesë të investimeve për këtë organizim, përcjellë KultPlus.
Por, nga juria e Manifestas kërkohet garanci e shkruar se Prishtina mund të mbulojmë të paktën 50% të shumës së nevojshme për organizmin e saj të suksesshëm.
Për të arritur këtë siguri, Rugova ka kërkuar bashkëpunim ndërinstituciona.
“Kemi bërë kërkesë te Ministria e Kulturës, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe te partnerë të tjerë për ta mbështetur Prishtinën në këtë sipërmarrje të rëndësishme, por na duhet edhe pak angazhim për garancionin final. Andaj ju bëjmë ftesë publike këtyre institucioneve për ta marrë parasysh këtë bashkëpunim të gjerë, prej të cilit kish me përfitu jo vetëm kultura, por shoqëria në tërësi.
Manifesta nënkupton të paktën 4 milion investime në burime njerëzore, rrjetëzim ndërkombëtar, adaptim dhe ndërtim të hapësirave për art, kulturë dhe urbanizëm. Manifesta është projekt sa artistik aq edhe urbanistik e zhvillues. Sipas disa llogaritjeve diku 200,000 vizitorë do ta vizitonin Prishtinën, dhe rreth 20 milionë euro të hyra mund të vijnë nga ky proces.
Në vitin 2020 Manifesta organizohet në Marseille të Francës. Kurse tash jemi shumë afër që kjo ngjarje në vitin 2022 të vijë edhe në kryeqytetin tonë.
T’i lëmë anash dallimet partiake, dhe ta vendosim Prishtinën në vëmendje të artit ndër”, ka shkruar Yll Rugova në Facebook. /KultPlus.com
Kryeqyteti i Kosovës, për herë të parë do t’i bashkohet nismës “Java e Librit të Ndaluar” e cila në fund të muajit shtator shënohet në shumë qytete të shteteve perëndimore.
Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj censurës, me theks të veçantë te censurimi i librave.
“Java e Librit të Ndaluar” si ngjarje ndërkombëtare e cila synon ngritjen e vetëdijes mbi lirinë e të shprehurit dhe përkujtim për librat e ndaluar dhe artistët dhe intelektualët e dënuar sidomos gjatë kohës së diktaturave totalitare, mbahet për herë të parë në Kosovë, si ngjarje një ditore e cila organizohet nga “ETEA” në kuadër të “Prishtina Lexon”. Si ngjarje, e cila është inicuar nga Asociacioni i bibliotekave amerikane, “Java e Librit të Ndaluar” promovon mendimin jokonformist, sfidues dhe kritik.
Edhe kjo ngjarje sot shkon në linjën e idealeve të promovuara përmes ngjarjes si festim dhe përkujtim ndërkombëtar i rëndësisë së lirisë të të shprehurit dhe rëndësisë fundamentale që mendimet dhe publikimet t’i nënshtrohen vlerësimit publik dhe të mos mbeten të cenzuaruara. Në Prishtinë, aktivitete dedikuar kësaj ngjarjeje do të realizohen nga Organizata “ETEA” gjatë gjithë ditës së 24 shtatorit 2018. Duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet për publikun një performancë artistike me karakter satirik, kjo e fundit e përgatitur nga skenaristi Florent Kurtalani dhe regjisori Kushtrim Mehmeti.
Në ambientet e sheshit do të ketë edhe aktivitete tjera të cilat vënë theksin te rikujtimi i shkrimtarëve, gazetarëve dhe intelektualeve të tjerë shqiptarë që në kohëra të ndryshme u persekutuan dhe cenzuruan nga pushteti dhe grupacione sociale që i shkojnë për shtati njerëzve të politikës dhe pushtetit.
Më tej, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në ora 15:00, të interesuarit do të kenë mundësine t’i bashkohen diskutimit të hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi, autor i librit “Këmbët e gjarprit”, libër ky ndaj të cilit, në vitin 2014, u organizuan aksione përmes së cilave u dogjën publikisht kopjet e tij në Skënderaj e Ferizaj. Ky diskutim do të moderohet nga Liridona Sijarina.
“Dita e Librit të Ndaluar” përmbyllet në mbrëmje, në ambientet e “Parkut të Qytetit” me shfaqjen e filmit “Fahrenheit 451” nga ora 19:00, aktivitet ky që do të realizohet në bashkëpunim me “Film n’Park”. Filmi është i bazuar në romanin po me këtë emër, autor i të cilit është shkrimtari Ray Bradbury. Romani “Fahrenheit 451” paraqet një shoqëri të ardhshme ku librat janë te jashtëligjshme ndërsa “zjarrfikësit” kanë për detyrë të djegin çdo libër që gjendet në qytet. “Librat digjen, (por) idetë jo” është tema për këtë vit, ndërsa “Dita e Librit të Ndaluar” në Kosovë synon të shndërrohet në ngjarje tradicionale përmes së cilës do të trajtohen tema të shumta që në një apo tjetër mënyrë atakojnë censurën ndaj mendimit të lirë dhe mentalitetin konzervator apo dogmatik.
AGJENDA
12:00 – 12:30 Performancë artistike nga skenaristi Florent Kurtalani dhe regjisori Kushtrim Mehmeti / @ Sheshi “Zahir Pajaziti”
12:00 – 13:00 Libri yt i ndaluar & Rikujtim i shkrimtareve të persekutuar dhe cenzuruar / @ Sheshi “Zahir Pajaziti”
15:00 – 16:00 Diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina / @ Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës
19:00 – 21:00 Shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park” / @ Parku i Qytetit të Prishtinës
Linku i eventit në rrjete sociale: https://www.facebook.com/events/1783430308392591/
Institucione qendrore e lokale ia kanë mësyrë iniciativës për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kosovë.
Por nisma e ditëve të fundit, i ndan në dysh edhe iniciatorët. Përderisa Kuvendi i Kosovës synon që mbetjet mortore të patriotit të rivarrosen në Prishtinë, Komuna e Vushtrrisë kërkon që ato t’i kthehen qytetit të lindjes.
Komuna e Vushtrrisë i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit. E kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë t’ua ketë dërguar një shkresë autoriteteve shqiptare për mbetjet mortore të ish-kryeministrit pesëditor të Shqipërisë, i varrosur në Kukës.
“Tue kënë se gjyshi i em, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetve ka ardhë në Vulçitirn nga katundi Polancë, prandej mbi-emni em duhet me kenë ‘Polanca’. Por mbasi qi u zgjodha deputet i Prishtinës e mbrapa, nëpër shkrime, fletore e tjera më quejshin Hasan Prishtina, për kët’ shkak po më vazhdon gjithnji ky mbi-emen”, kishte shkruar ai në përmbledhjen “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 2012”.
Prishtina i lindur më 1873 ishte vrarë me 13 gusht 1933 në Selanik, ndërsa ishte varrosur në Kukës. Ka qenë nëpunës, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, aktivist shqiptar për autonominë e më pas pavarësinë shqiptare, ministër e kryeministër dhe deputet i shtetit shqiptar, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com
Reperi shqiptar, që karrierën e zhvillon në Amerikë, Gashi, ka deklaruar se vizita që i bëri Kosovës për performancën në Festivalin “Sunny Hill” e ka ndryshuar atë.
“Kam udhëtuar nëpër botë sivjet… por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar mua”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Gashi kishte performuar në natën e dytë, ku akti kryesor ishte Action Bronson./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmdrO_yHV25/?taken-by=gashi
https://www.instagram.com/p/BmZLVh0noaR/?taken-by=gashi
Sunny Hill Festival tashmë ka përfunduar gjatë orëve të para të ditës së hënë.
Në natën e fundit të ngjarjes kryesore të muzikës në Kosovë, performoj një ndër DJ më të mirë në botë, Martin Garrix.
Mijëra fansa ishin mbledhur në parkun e Gërmisë në kryeqytet për ta shijuar nga afër performancën e DJ-it.
Ai gjatë ditës së sotme ka publikuar një imazh të marrë nga koncerti i së dielës dhe ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në koncertin e mbajtur në Prishtinë.
“Sunny Hill faleminderit. Çfarë mbrëmje e veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Garrix.
Festivali Sunny Hill është mbajtur në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë.
Ylli kryesor i festivalit ka qenë Dua Lipa, ndërsa gjatë tri netëve, krahas Garrix, në skenë kanë interpretuar shumë këngëtarë të famshëm dhe vendorë, si Action Bronson, G4shi, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Gjiko, Tayna e të tjerë. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmbCU-cnq0E/?taken-by=martingarrix
Ka nisur zyrtarisht nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2018”.
Dyert e festivalit u hapën gjatë ditës në orën 14:00, ku qytetarë të shumtë kanë pasur mundësinë të shijojnë kampingun dhe hapësirat tjera kreative.
Skena e festivalit “Sunny Hill” është gati për të gjithë artistët që do të performojnë në të.
https://www.instagram.com/p/BmTmwJEBo0k/?taken-by=sunnyhillfestival
Në skenën e ngritur në parkun “Gërmia” ka filluar edhe prezantimi i artistëve.
Grupi Asgjë sikur Dielli janë ngjitur në skenë, duke performuar para publikut disa nga hitet e tyre.
Në vazhdim do të vijojë edhe paraqitje e artistëve të tjerë si: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Oda, Jericho dhe Grace Carter.
Me përfundimin e këtyre performancave, vend do të zërë edhe artisti shqiptar shumë i suksesshëm në Amerikë, Albert Stanaj, i cili do të këndojë për herë të parë para publikut prishtinas.
Dhe e fundit, ajo që të gjithë presin – artistja e madhe Dua Lipa, do të dalë në skenë rreth orës 12 pas mesnate.
Lipa do të këndojë dhe performojë para fansave hitet e saj më të fundit, ndërsa shquhet si ylli i mbrëmjes së sotme./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmORPcuB8rH/?taken-by=sunnyhillfestival
Na ndan vetëm një ditë nga festivali i madh “Sunny Hill”, i cili organizohet në Prishtinë.
Artistë të shumtë do të perfomrojnë për tre netë me radhë në datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018.
Yjet ndërkombëtarë si të ftuar specialë këtë vit për këtë event janë: Dua Lipa,
Action Bronson dhe Martin Garrix.
Punimet për skenën e festivalit janë thuajse drejt fundit, dhe gjithçka pritet të jetë gati për natën e parë të festivalit.
Në rrjetet sociale, festivali ka publikuar fotografi të skenës gjigante, e cila është ngritur në parkun “Gërmia”, në Prishtinë.
https://www.instagram.com/p/BmQ6kEVBQKe/?taken-by=sunnyhillfestival
Sot ishte mundësia e fundit për gjithë adhuruesit që dëshironin të blinin biletat, pasi 2000 të fundit kanë qenë të disponueshme deri më sot.
Ky festival është cilësuar nga organizatori i tij, Dukagjin Lipa, si një ndër festivalet më të mëdha në Evropën Juglindore. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmQPkgWBmPz/?taken-by=sunnyhillfestival
Dhe këtë vit disa prej fansave vendosën të fillojnë një fushatë për të mbledhur para për “Sunny Hill Foundation” për nder të ditëlindjes së këngëtares sonë.
Duke filluar nga data e 30 korrikut deri në datën e ditëlindjes së zeshkanes më 22 gusht, do të mbledhen para nga personat vullnet mirë.
https://www.instagram.com/p/BlzR1JOFZbJ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Misioni i “Fondacionit Sunny Hill” është zvogëlimi i varfërisë dhe padrejtësitë, të forcojë vlerat demokratike, të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të avancojë arritjet njerëzore për popullin e Kosovës.
Dua ka paralajmëruar se një pjesë të fitimeve nga koncerti në Prishtinë, do të shkojnë në fondacionin e krijuar prej të atit, Dukagjin Lipa.
Theksojmë se Dua do të jetë e pranishme në koncertin e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet në Prishtinë.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.