Anulohet nata e dytë e BeerFest për nder të Demaçit

“Nata e dytë e BeerFest Kosova nuk do të mbahet sonte, në nderim të figurës kombëtare Adem Demaçi, dhe në respekt të ditës së zisë të shpallur nga Presidenti i Kosovës”.

Kështu kanë njoftuar organizatoret e festivalit të birrës në Kosovë.

“Ekipa e Beerfest Kosova dhe Partnerët e saj në Beerfest, shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes së kolosit tonë kombëtar Adem Demaçi dhe qytetarëve të Kosovës për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin për media./KultPlus.com

Sonte nisë rrugëtimin e dhjetë PriFilmFest

Sonte me fillim nga ora 19:30 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nisë rrugëtimin e 10-të me radhë Festivali i Filmi në Prishtina “Prishtina International Film Festival” – “PriFilmFest”, shkruan KultPlus.

Ky festival përgjatë gjashtë ditëve do ta bëjë Prishtinën epiqendër të ekranit të madh, duke dhënë filma të ndryshëm, duke mbajtur masterklasa, konferenca e gjithashtu nuk do të mungojnë mbrëmjet me muzikë.

“Rooftop Story”, është filmi i metrazhit të gjatë i regjisorit Gazmend Nela, ai që do ta hapë këtë festival ndërkaq janë edhe shtatë filma vendorë që do të shfaqen përgjatë tij, gjysma e tyre janë premierë.

Vlen të përmendet se mysafire nderi e këtij edicioni do të jetë Vanessa Redgrave – aktorja britanike, fituese e çmimit Oscar e shumë çmimeve të tjera.

Prishtinën pa lum sivjet e pret një javë me filma shumë./ KultPlus.com

Këto shtëpi të bukura gjenden në mes të Prishtinës (FOTO)

Jo diku në Evropë, por në mes të Prishtinës gjenden këto shtëpi të bukura, të stolisura pafund me lule nga më të ndryshmet, shkruan KultPlus.

Po të ju bie rruga andej nga Bregu i Diellit, apo në Aktash, ju mund të hasni në njërën nga këto dy shtëpi që për një moment do të ju lënë pa frymë nga bukuria e tyre.

Nuk janë prej atyre shtëpive moderne, përplot xhama e me ndonjë fasadë të bukur, por janë shtëpi të stolisura për mrekulli me lule e gjethe nga më të ndryshmet.

Muret e këtyre dy shtëpive duken pak fare, janë lulet ato që i japin formën shtëpisë, aty ku nuk mungon as aroma e këndshme e tyre.

Fotografitë janë shkrepur nga Linda Shala, e cila si duket ka qenë një ndër personat që është magjepsur nga pamja e tyre.

Tutje nuk kanë munguar edhe komentet nga njerëzit, të cilët pyesnin se ku gjenden shtëpitë, kjo nga dëshira që ti shohin nga afër.

Njëri nga komentuesit është shprehur që në vendet perëndimore pushteti lokal për t’i stimuluar dhe motivuar të tjerët të bëjnë gjëra të bukura dhe që e zbukurojnë qytetin, i shpërblejnë ata me ndonjë çmim simbolik.

Ndërsa qyteti jonë Prishtina dhe të gjitha qytete tjera të Kosovës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për gjelbërim dhe këso lloj pamje që të japin kënaqësi. / KultPlus.com

PriFest risjellë në Kosovë mysafiren speciale Vanessa Redgrave

Jemi vetëm 10 ditë larg fillimit të edicionit të dhjetë të PriFestit.

Gjatë javës së festivalit, mes datave 17 dhe 22 korrik, gjithsej 58 filma do të shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jogaruese, ku të përfshira do të jenë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale.

Shumë mysafirë pritet të jenë pjesë e festivalit, për t’i prezantuar filmat e tyre apo për të qenë pjesë e PriFORUM-it, platformës industriale të zhvillimit të filmit në rajon.

Një nga mysafirët e rëndësishëm të festivalit do të jetë Vanessa Redgrave, aktore britanike fituese e çmimit “Oscar”, Presidente e Bordit të Nderit të PriFest-it, e cila ishte prezente në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të PriFest në vitin 2009, ndërsa tash do të rikthehet pas 10 viteve për ta parë nga afër progresin e këtij festivali, përcjellë KultPlus.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që Vanessa Redgrave do të rikthehet në Prishtinë për ta vizituar festivalin tonë. Është një gjë e mrekullueshme! Ajo ishte këtu në edicionin e parë, kur ne kishim nevojë më së shumti për të dhe tash ajo rikthehet këtu për ta festuar me ne një përvjetor të veçantë – një dekadë të PriFest. Për më tepër, ajo në PriFest do ta sjellë filmin e saj të parë të punuar si regjisore, filmin “Sea Sorroë” që vitin e kaluar kishte premierën botërore në Cannes, një film shumë personal e dinamik që trajton temën e krizës globale të refugjatëve. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për gjithë përkrahjen e saj ndër vite për komunitetin artistik në Kosovë dhe festivalin, PriFest-i do ta shpërblejë atë me çmimin “Hyjnesha e Artë”.
Ajo ishte me ne kur ne ishim refugjatë në Maqedoni, na vizitoi në kampe dhe na inkurajoi që të qëndronim të fortë. Më pas, ajo u rikthye në Prishtinë në shtator të vitit 1999 për ta organizuar një festival të mrekullueshëm të muzikës dhe teatrit. Ky festival quhej “Kthimi” dhe kishte për qëllim festimin e rikthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre në Kosovë. 10 vite më vonë, ajo u rikthye në ceremoninë hapëse të PriFest-it, për ta hapur festivalin dhe për ta pranuar rolin ‘Presidente e Bordit të Nderit të festivalit’. Tash ajo po rikthehet përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë vizitë.” – u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest-it, me shumë entuziazëm.

Festivali do të vazhdojë të organizojë shumë aktivitete të ndryshme edhe këtë vit, si programi i projekteve filmike regjionale i quajtur “Best Pitch”, i organizuar nga PriFORUM-i, dhe Prishtina Rendezvous – një aktivitet i dedikuar që distributorët dhe agjentët e shitjes nga e gjithë Evropa të mësojnë më shumë për projektet filmike ballkanike dhe të takojnë filmbërsit nga kjo pjesë e botës. Në PriFORUM do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera.

Edhe shumë aktivitete të tjera pritet të mbahen gjatë javës së festivalit, i cili këtë vit e feston një jubilar të vogël, 10-vite ekzistencë.
Për t’u veçuar këtë edicion është fakti që do të shfaqen një numër rekord i prodhimeve të Kosovës, shumica e të cilave janë të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Fokusi gjithashtu do të jetë në promovimin e kapacitetit krijues vendor dhe aktorëve nga Kosova, me qëllim që këta të fundit të kenë mundësi ta fitojnë vëmendjen e distributorëve ndërkombëtarë dhe të mund të sjellin prodhime ndërkombëtare në Kosovë. Në industrinë e filmit në PriFORUM paneli kryesor do të jetë “Kosovo ready to roll” që do të promovojë lokacionet e xhirimit, kapacitetet njerëzore dhe aktorët e Kosovës të gatshëm për projekte filmike ndërkombëtare.

Më poshtë është paraqitur programi i plotë i edicionit të dhjetë të PriFest-it, ndërsa për më shumë informacione vizitoni faqen tonë zyrtare ëëë.prifest.org si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale.

PROJEKSION SPECIAL:

1. “SEA SORROË” – Vanessa Redgrave / 74 min / Angli 2016
ME MYSAFIRE SPECIALE VANESSA REDGRAVE
PROGRAMI GARUES I FILMAVE EVROPIAN:
1. “APOSTASY” – Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë, 2018 (nga PlayUK)
2. “FOAM AT THE MOUTH” – Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni, 2017
3. “I ËAS A DREAMER” – Michelle Vannucci / 97 min / Itali, 2016
4. “ËAJIB” – Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
5. “ËHEN THE TREES FALL” – Marysia Nikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë, 2018
6. “ANCHOR AND HOPE” – Carlos Marques-Marcet / 111 min / Spanjë, Angli 2017 (LGBTQI)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË BALLKANIT (HONEY AND BLOOD):

1. “DIRECTIONS” – Stephan Komandarev / 103 min / Bullgari 2017
2. “THE ËITCH HUNTER” – Rasko Miljkovic / 86 min / Serbi, Maqedoni 2018
3. “MEN DON’T CRY” – Alen Drljević / 100 min / Bosnje dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci, Gjermani 2017
4. “YEAR OF THE MONKEY” – Vladimir Blazevski / 112 min / Maqedoni, Kosovë, Serbi 2018
5. “COMIC SANS” – Nevio Marasović / 103 min / Kroaci 2018
6. “NJË TREGIM PRISHTINE” / “A PRISHTINA STORY” – Burbuqe Berisha / 85 min / Kosova 2018
7. “HISTORI NË ÇATI” / “ROOFTOP STORY” – Gazmend Nela / 75 min / Kosovë, Maqedoni 2017
8. “THE SMELL OF MONEY” – Ahmet Boyacioglu / 99 min / Turqi 2018
9. “ZER” – Kazım Öz / 110 min / Turqi 2017
10. “KTHIMI” / “THE RETURN”(FILM JO-GARUES) – Kastriot Abdyli / 84 min / Maqedoni, Kosovë 2018

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM:

1. “KLITHMA” / “SCREAM” – Korab Lecaj / 27 min / Kosovë, 2018
2. “MARY” – Juraj Primorac / 29 min / Kroacia, 2017
3. “THE APP” – Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016
4. “THE SERVANTS” – Marëan Khneisser / 25 min / Francë, 2017
5. “CHOCOLATE ËIND” – Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016
6. “FALLOU” – Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal, 2017
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” – Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani, 2016
8. “A DISCRETION” – Cédric Venail / 50 min / Francë 2017
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” – Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018
10. “ECLAIR” – Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTARË:

1. “ARCADIA” – Paul Ëright / 1h 18 min / Angli, 2017 (nga PlayUK)
2. “THE LAST TAPE” – Cyprien Clément-Delmas, Igor Kosenko / 12 min / Gjermani, 2017
3. “THE UNITY OF BIRDS” – Cruz Lisandro Morena / 29 min / Argjentinë, Meksikë 2017
4. “MR.GAY SYRIA” – Ayse Toprak / 1h 25 min / Turqi, 2017 (LGBTQI)
5. “UPON THE SHADOË” – Nada Mezni Hafaiedh / 1h 20 min / Tunizi 2017
6. “BURKINABÈ RISING: THE ART OF RESISTANCE IN BURKINA FASO” – Iara Lee / 72 min / SHBA, Belgjikë, Burkina Faso
7. “NOTHING IS FORGIVEN” – Vincent Coen, Guillaume Vandenberghe / 1h 1 min / Belgjikë, Francë 2017
8. “THE KITMAN” – Andres Cornejo / 25 min / Ekuador, 2017
9. “MAN MADE” – T Cooper / 1h 38 min / SHBA, 2018 (LGBTQI)

PROGRAMI LET IT BE (PROGRAM JO-GARUES) (LGBTQI):

1. “EVENING SHADOËS” – Sridhar Rangayan / 102 min / Indi, 2018
2. “MARTESA” – Blerta Zeqiri / 98 min / Kosovë, Shqipëri 2017
3. “GOD’S OËN COUNTRY” – Francis Lee / 104 min / Angli 2017 (nga PlayUK)
PLAYUK (BRITANIA E MADHE – SHTET PARTNER) (PROGRAM JO-GARUES)
1. “FILM STARS DON’T DIE IN LIVERPOOL” – Paul McGuigan /105 min / Angli 2017
2. “BEAST“- Michael Pearce / 107 min / Angli 2017
3. “THE PARTY” – Sally Potter / 71 min / Angli 2017
4. “ENGLAND IS MINE” – Mark Gill / 93 min / Angli 2017

PROGRAMI GARUES I FILMAVE STUDENTORË:

1. “THIS MUST BE THE RITUAL” – Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016
2. “REENACTMENT” – Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje & Herzegovinë, Kolumbi 2018
3. “BIG SISTER” – Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017
4. “PULSE” – Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017
5. “MUSTACHELAND” – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017
6. “ROOTA” / “THE ËHEEL” – Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018
7. “DIELLI” / “SUN” – Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018

PROGRAMI I FILMAVE EKSPERIMENTALË:

1. “IN BETËEEN TAKES” – Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017
2. “ONE AND MANY” – Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017
3. “AS YOUR ËITNESS” – João Pupo / 18 min / Portugali 2018
4. “GALINHAS NO PORTO” – Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018
IN ALBANIAN (PROGRAM JO-GARUES)
1. “BINI” – Erblin Nushi / 19 min / Kosovë, SHBA 2018
2. “ME FAL” / “FORGIVE ME” – Besim Ugzmajli / 14 min / Kosovë 2018
3. “GJUME DHE DASHURI” / “PLUM IN THE THROAT” – Arsim Haliti / 75 min / Kosovë 2018
4. “ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT” / “TO ËANT, TO NEED, TO LOVE” – Ilir Hasanaj / 91 min / Kosovë, 2017. / KultPlus.com

Pianistja Anila Aliu, fituese e Çmimit Special të Chopin Piano Fest Prishtina

Çmimi Special i festivalit pianistik Chopin Piano Fest Prishtina tashmë është çmim tradicional i festivalit që i ndahet një pianisti/pianiste të re, ndërsa fituesja e dytë e këtij çmimi është pianistja Anila Aliu, shkruan KultPlus.

Ky Çmim ndahet me mbështetjen e Dr. Herbert Groeger nga Bad Honnef/Salzburg në bashkëpunim me pianisten Ardita Statovci, e cila ishte iniciatore për organizimin e këtij Çmimi special në vitin 2017.

Juria e përcaktuar për edicionin e sivjetmë të Çmimit ishte Ardita Statovci, Gotliewb Wallisch dhe Klevis Gjergji të cilët pas vlerësimit të performancave kanë zgjedhur fituese pianisten Anila Aliu.

Anila Aliu mëson piano në Shkollën e Muzikës në Gjilan tek prof. Visar Osmani me të cilin edhe aktualisht përfundon shkollimin e Mesëm – drejtimin Interpret Muzikor- Piano.

Sukseset e saja filluan qysh nga paraqitjet e para skenike. Në garën “Pianisti i Ri”, që nga viti 2009 mori vende të para dhe çmime absolute duke kulmuar me çmimin “Solist- Interpret me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës” dhe çmimin “Pjesëmarrje në garat ndërkombëtare në Kaunas të Lituanisë”.

Koncerti me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës u realizua me shumë sukses në vitin 2012, ndërsa në vitin 2015 ajo përfaqësoi Kosovën (“Pianistin e Ri”) në Lituani ku fitoi çmimin e III-të dhe u ftua të interpretoj në natën finale në të njëjtin grup me përfaqësuesit e rangut më të lartë nga Rusia dhe Estonia.

Padyshim, sukseset në garën “Pianisti i Ri” i hapën dyert drejt sukseseve tjera dhe zhvillimit të karrierës së saj pianistike. Gjithashtu në garat “ARS Kosova”, Anila u shpërblye me vende të para. Pjesëmarrja në gara vazhdoi edhe jashtë vendit si në: Barletta- Itali, Epta- Tiranë, “Pjetër Gaci”- Shkodër, Polihymnia- Shkup,
International Competitions- Gjevgjeli, në të cilat u vlerësua me çmime të para dhe absolute./KultPlus.com

Një park evropian së shpejti në Prishtinë, Shpend Ahmeti publikon pamjet (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar pamjet të njërit prej parqeve që pritet të bëhet në kryeqytet.

“Parku ne Matiqan, sot është publikuar për tenderim. Ofertat hapen me 20 korrik. Sivjet parku i dyte i madh qe do te filloje ndërtimin”, ka shkruar ai në “Facebook”. / KultPlus.com

“Histori në çati” me regji të Gazmend Nelës, hapë Festivalin PriFest

Në edicionin e dhjetë jubilar, PriFest ka vendosur që fokusin ta drejtojë në kinematografinë e Kosovës. Për hapjen dhe mbylljen e festivalit, PriFest ka përzgjedhur dy filma nga Kosova, me qëllim që të vazhdojë promovimin edhe më të madh të krijimtarisë vendore.

Edicioni i dhjetë i PriFest-it, që mbahet nga 17 deri 22 korrik, do të hapet me filmin “Histori në çati” (The Rooftop Story) të regjisorit Gazmend Nela, derisa filmi përmbyllës i festivalit do të jetë “Kthimi” (The Return) i regjisorit Kastriot Abdyli. Filmi i regjisorit Abdyli është edhe koproduksioni i parë zyrtar në mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Sikur edhe çdo edicion, PriFest ka një program të veçantë Focus, ku prezanton krijimtarinë filmike të një shteti apo autori të veçantë, siç ishin në vitet e kaluara bashkëpunimet me Francën, Italinë, Japoninë, Amerikën Latine, Indinë, etj.

Këtë vit, PriFest ka në Focus: Kosovën

Janë plot 11 filma nga Kosova të përzgjedhur për t’u shfaqur gjatë ditëve të festivalit në kategori të ndryshme, më shumë se çdo herë tjetër. Të gjithë filmat, me përjashtim të filmave “Martesa” dhe “Me dasht me dasht me dasht” të cilët do të shfaqen në kategori jo-garuese, 9 filmat e tjerë do të shfaqen për herë të parë në Kosovë (disa nga ta edhe në botë) në kuadër të PriFest-it. Që të gjithë 11 filmat janë bërë nga regjisorë vendor, prej atyre me një përvojë më të madhe e deri te emrat më të rijnë, ndërkohë që shumica e këtyre filmave janë përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Por, kjo nuk është e tëra. Brenda programit special Focus: Kosova, do të bëhet promovimi i Kosovës në shumë aspekte.

Kosovo ready to roll (Kosova e gatshme për xhirim) – është moto që do të përcjell tërë platformën e zhvillimit të industrisë së filmit PriFORUM, duke i dhënë rëndësi të veçantë promovimit të vendit për mundësi të xhirimit të projekteve filmike ndërkombëtare në Kosovë.

Do të organizohen prezantime të lokacioneve për xhirim në mbarë Kosovën për kineastët ndërkombëtarë, mysafirë të festivalit, si dhe prezantimi i projekteve filmike të Kosovës që janë në fazën e post-produksionit brenda programit PriView – Works in Progress. Poashtu do të promovohen kapacitetet e kompanive të produksionit, kapacitetet njerëzore, ekipet filmike si dhe aktorët kosovarë të gatshëm për angazhim në produksione filmike të huaja (Kosovo Raising Stars).

‘Jemi shumë entuziast që në edicionin jubilar, do të kemi në fokus vendin tonë, Kosovën. Me një numër rekord filmash që do të shfaqen brenda javës së PriFest, audienca jonë do të ketë kënaqësinë e shijimit të veprave vendore kinematografike, disa prej tyre do të shfaqen madje për herë të parë te ne, pa filluar ende udhëtimin në festivalet ndërkombëtare, pra janë premiera botërore. Kjo na bën krenarë, dhe njëkohësisht e përmbush misionin tonë të festivalit, që përveç shfaqjes së kinemasë botërore në Kosovë, është edhe promovimi i kinematografisë vendore. Posaçërisht më gëzon fakti që nga 11 filmat e Kosovës, 3 janë bërë nga regjisore femra. Shpresoj që në vitet në vijim ky numër do të rritet.

Më gëzon poashtu fakti se do të prezantojmë edhe kapacitetet që ka Kosova për të mirëpritur produksionet e huaja filmike. Do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Shoqatën e Producentëve të Kosovës, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe një përkrahje të madhe do ta kemi nga Swiss Contact, një organizatë që e promovon Kosovën si vend turistik, kësaj radhe do të jetë partner i yni për të promovuar lokacionet e xhirimit që ka Kosova duke organizuar dy ekskursione brenda festivalit për vizitë të këtyre lokacioneve. Do të ketë edhe shumë befasi të tjera që do t’i shpalosim në ditët në vijim’, theksoi Vjosa Berisha, drejtoreshë e PriFest.

Lista e plotë e filmave të Kosovës që do të shfaqen sivjet në PriFest:

1. ‘A Prishtina Story’ (Një histori Prishtine), në regji të Burbuqe Berishës,
2. ‘Rooftop story’, (Histori në çati) në regji të Gazmend Nelës,
3. ‘The Return’ (Kthimi), në regji të Kastriot Abdylit
4. ‘Klithma’, në regji të Korab Lecajt,
5. ‘Martesa’, në regji të Blerta Zeqirit,
6. ‘Bini’, në regji të Erblin Nushit,
7. ‘Forgive me’ (Më fal), në regji të Besim Ugzmajlit,
8. ‘Gjumë dhe dashuri’, në regji të Arsim Halitit,
9. ‘Me dasht’ me dasht’ me dasht’’, në regji të Ilir Hasanajt,
10. ‘The Wheel’ (Rrota), në regji të Doki Qerimit.
11. ‘Dielli’, në regji të Mjellma Istrefit.

Audienca e PriFest, mes datave 17-22 korrik do të mund t’i përcjellë filmat në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinemanë nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti” si dhe në hapësirën tonë më të re,“Kino Armata”. Gjithashtu, sikur në edicionet e kaluara, edhe sivjet PriFest ofron mundësinë e blerjes së kartelave “All in One”, të cilat kushtojnë 10 euro dhe mundësojnë përcjelljen e të gjithë filmave të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund të na shkruani në [email protected] apo të thirrni në zyrën e festivalit (+38343714944), ndërsa biletat e filmave, të cilat kushtojnë 3 euro, mund t’i gjeni në biletarinë e Teatrit Kombëtar gjatë ditëve të festivalit./ KultPlus.com

Përfundon Panairi i Librit në Prishtinë, pjesëmarrësit të zhgënjyer me ambientin

Pjesëmarrësit e Panairit të Librit “Prishtina 2018” shprehen të kënaqur me interesimin e lexuesve për librin, teksa shprehen të zhgënjyer me ambientin ku është vendosur panairi.

Kjo pasi që sipas tyre, as ky jubile nuk i përmbushi kushtet e nevojshme për një panair të mirëfilltë të librit.

Përfaqësues të shtëpive botuese dhe dashamirë të librit bëjnë apel për krijimin e një ambienti që ofron kushte më të përshtatshme për prezantimin dhe promovimin e librit.

Drejtori i shtëpisë botuese “PEMA”, Edon Zeneli, tha se këtë vit është vërejtur që Shoqata e Botuesve të Kosovës ka investuar në aspektin estetik, por problem kryesor është se nuk ka një sallë të denjë panairesh dhe ekspozitash.

“Konsideroj se Prishtina është i vetmi kryeqytet evropian që nuk ka një sallë panairesh dhe këtu njerëzit ankohen, qoftë për klimën brenda, qoftë për ambientin që tashmë është shumë i vjetër dhe nuk është investuar fare në të, dhe kjo përbënë një lloj rëndese edhe për botuesit, por domosdo edhe për lexuesit. Do të thotë kritika jonë nuk drejtohet kah SHQK , por drejt institucioneve që ta marrin këtë punë me prioritet, që ta ndërtojnë një vend afër qendrës së Prishtinës, e cila do të shërbente në organizimin e ngjarjeve të tilla”, tha ai.

Gjatë ditëve të panairit, Zeneli tha se ka pasur interesim të madh të qytetarëve për librin, por edhe shitje më e mirë e librit.

“Ka pasur vizitor të shumtë, ka shitje jashtëzakonisht të mirë, ka interesim më të madh se viteve të kaluara dhe ne si botues jemi jo vetëm të kënaqur, por të stërkënaqur dhe viteve tjera do të mundohemi të paraqitemi edhe me më shumë tituj të rinj. Edhe pse shtëpia jonë botuese kishte diku rreth 10 tituj ekskluzivisht të rinj këtë panair, dhe mbi 20 që kanë qenë nga panairi i kaluar”, tha ai.

Ai shtoi se ndjehet mirë pasi që dy librat e shtëpisë botuese “Pema”, “Kthimi” i Albatros Rexhajt dhe “Inteligjenca emocionale” i Daniel Goleman ishin dy librat që i prinë listës së librave më të shitur të panairit të sivjetmë. Ndërsa Albana Velianj, përgjegjëse e botimeve shkencore dhe bibliotekës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka bërë dallimin mes ambientit ku mbahet panairi i librit në Prishtinë dhe atij në Tiranë.

Velianj tha se përkundër asaj se në këtë jubile, pati rritje të të interesuarve për librin, ambienti lë për të dëshiruar. “Sivjet mund të themi se interesi i lexuesve ka qenë më i madh se vitin e kaluar. Sidomos, specifikisht lexuesit e rinj, studentët e interesuar për librat, sepse Akademia e Shkencave sjellë libra të karakterit shkencor të fushave të ndryshme. Besojmë se Panairi i librit në Prishtinë ka qenë dinjitoz në këto 20 vite, edhe pse sivjet ndoshta la pak për të dëshiruar për gjithë hapësirën e cila ishte e përqendruar bota e librit. Panairi i librit në Tiranë mund të themi se krijon hapësira më të mëdha për të përfaqësuar denjësisht të gjithë botuesit shqiptarë. Gjithsesi, panairi i Prishtinës mbetet shumë simbolik për nga prezenca e të gjitha shtëpive botuese që janë pjesëmarrëse dhe ka shumë rëndësi për hapësirën shqipfolëse”, tha ajo.

Për lexuesen Burbuqe Gashi, e cila kishte ardhur nga Klina për të blerë libra, e mira e këtij panairi është se aty gjen literaturën që e kërkon. Ajo tha se falë interesimit për librin, ndër vite ka arritur të organizojë në shtëpinë e saj një bibliotekë të vogël. “Viteve të kaluara ndoshta nuk ka qenë kaq i organizuar, por tash po. Po shoh se ka të interesuar për librin, për lexim. Shkallëve të pallatit kah u ngjita, pash se kishin blerë shumë. Dhe jam e kënaqur se është shumë mirë kur lexon një popull. Do të thotë nuk është mendja e fjetur”, u shpreh ajo.

Shoqata e Botuesve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë publik edhe 5 librat më të shitur nga autorë shqiptarë dhe ndërkombëtar. Listës së librave më të shitur nga autorë shqiptarë i prinë “Kthimi” i autorit Albatros Rexhaj, pasuar nga “Lopa e makiatos” e Veton Surroit. Ndërsa “Vepra e plotë në prozën e shkurtër” i Ismail Kadaresë, “Mësimet e Diolës” i Diola Baftiut dhe “Veprat për Sanxhakun e Nishit” i Sabit Ukës, ishin tri librat tjera më të shitura. Nga autorët e përkthyer u veçuan librat: “Inteligjenca emocionale”, “Njëfarë z.Piekielny”, “Fiset shqiptare”, Historia e vajzës së humbur” dhe “Homo Deus”.

Ndryshe, Panairi i librit “Prishtina 2018” u hap më 5 qershor, për të vazhduar deri sot pasdite ku rreth orës 16 ka filluar edhe mbyllja e tendave, e në të cilin u prezantuan mbi 1 mijë e 400 tituj. Panairi i ardhshëm do të mbahet nga data 4 deri 19 qershor 2019, shkruan 21Media./ KultPlus.com

Së shpejti hapet Muzeu i Luftës në kryeqytetin e Kosovës

Qyteti i Prishtinës po planifikon të hapë muzeun e tij të krimeve të luftës në një bunker që nuk përdoret i kohës së komunizmit për të shfaqur aty ekspozita mbi mizoritë e kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Një bunker i harruar që u ndërtua gjatë kohës së komunizmit për të ofruar strehim për banorët e kryeqytetit të Kosovës në rast të një katastrofe natyrore ose trazirash mund të përdoret për të nxjerrë në pah krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Edhe pse ideja po përpunohet ende nga institucionet komunale të qytetit, nismëtari i saj, hulumtuesi i të drejtave të njeriut i arsimuar në Bolonjë Shkëlzen Gashi, thotë se muzeu do të paraqesë dëshmi gjithëpërfshirëse për atë që ndodhi në Kosovë në vitet e dhunshme në fund të shekullit të 20-të.

“Muzeu do të portretizonte masakrat kundër civilëve përpara, gjatë dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s,” tha Gashi për BIRN, duke iu referuar 78 ditëve të sulmit ajror të aleancës perëndimore që çuan në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova në qershor 1999.

Ai tha se një pjesë e muzeut do t’i kushtohet të gjitha komuniteteve të ndryshme që u prekën nga konflikti.

“Do të ketë dëshmi për gratë dhe burrat e dhunuar, burgimet dhe personat e zhdukur. Do të ketë edhe prova për fshatrat e shkatërruara, gratë e mbetura pa burra, familjet që nuk kanë informacione rreth vendndodhjes së të afërmve të tyre, si dhe deportimet masive të popullsisë,” shpjegoi ai.

“Ne do të tregojmë shkatërrimin e objekteve përfshirë shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore, fabrika, xhami, teqe dhe kisha,” shtoi ai.

Zyrtarët nga komuna e Prishtinës thanë se hapja e muzeut do të jetë një nga prioritetet e saj më të larta.

Yll Rugova, i cili drejton Departamentin për Kulturën në komunë, tha për BIRN se muzeu do të jetë pjesë e muzeut të qytetit të Prishtinës, i cili, tha ai, do të ngrihet së shpejti.

“Ne menduam që lokacioni i muzeut do të ishte bunkeri në lagjen Ulpiana. Ka një hapësirë prej më shumë se 650 metrash katrorë e cila nuk është në përdorim. Por zgjedhja e vendndodhjes nuk është ende përfundimtare,” tha Rugova.

Ai beson se muzeu do të jetë një atraksion turistik, por gjithashtu do të shërbejë për një qëllim më serioz.

“Mendoj se ky muze do të jetë pikë së pari për viktimat e luftës dhe do të përmbajë kujtimet dhe dëshmitë e tyre,” shpjegoi ai.

Teuta Hoxhaj-Jahaj është një eksperte ligjore e cila u kontraktua nga Swisscontact, një organizatë jofitimprurëse e përfshirë në projekte për të reduktuar varfërinë në vendet në zhvillim dhe në tranzicion, për të ndihmuar komunën e Prishtinës të zhvillojë sektorin e saj të turizmit.

Ajo tha se muzeu do t’i përgjigjet kërkesave të shumta të turistëve, por do të jetë gjithashtu një pasuri për vendasit.

“Kjo do të kontribuonte në kujtesën kolektive. Ai do t’i përkasë brezave të ardhshëm, që të mos harrohet,” shpjegoi Hoxhaj-Jahaj.

Megjithatë, shtoi ajo, ajo që nevojitet fillimisht është një hulumtim për atë që duhet të përmbajë saktësisht muzeu.

Zyrtarët e komunës së Prishtinës besojnë se ai u ofron vizitorëve një vend që do t’i prekë ata emocionalisht, duke ekspozuar trashëgiminë e një lufte e cila e la vendin të shkatërruar, me më shumë se 12,000 njerëz të vrarë dhe marrëdhëniet ndëretnike të shkatërruara.

Përveç sendeve personale, fotografive, objekteve, pritet që të ekspozohen edhe artikuj rreth luftës së Kosovës nga gazetat lokale dhe ndërkombëtare.

Por përveç sendeve që ringjallin kujtime të mizorive dhe urrejtjes, krijuesit e muzeut të propozuar gjithashtu duan që të ketë ekspozita që ofrojnë një mesazh paqeje dhe bashkëjetese.

Nëse projekti realizohet, Prishtina do të bëhet kryeqyteti më i fundit ballkanik që përdor një bunker komunist të vjetër si një atraksion turistik, duke ndjekur shembullin e Tiranës.

Në shtator të vitit të kaluar, Fondi për të Drejtën Humanitare hapi gjithashtu në Prishtinë një qendër dokumentacioni për krimet e luftës me informacione nga pesë gjyqe që kishin lidhje me Kosovën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Shkëlzen Gashi tha se muzeu, mbi të gjitha, do të ishte një homazh për viktimat e luftës.

“Prishtina nuk ka monumente për viktimat, vetëm për heronjtë”, tha ai./ KultPlus.com

Gazetarja italiane: Prishtina, dëshira e parezistueshme për ta vizituar

Nëse është e vërtetë se një vend e bëjnë vetë banorët e tij, Kosova për mua është një nga vendet më të bukura në botë. Në asnjë vend nuk kam takuar njerëz kaq të sjellshëm, kaq të disponueshëm dhe kaq të edukuar sa në këtë shtet të vogël (të madh) të Ballkanit.

Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti, të publikuar në blogun e saj “Francesca on the top World”.

Megjithë varfërinë ekonomike të një pjese të madhe të popullsisë, padrejtësitë e vuajtura para, gjatë dhe pas luftës dhe situatën aktuale politike në nivel ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë humbur humanizmin e madh, që i karakterizon ata duke i bërë njerëzit më dinjitozë në botë.

Më shumë se një herë më ka ndodhur të kërkoj informacion për të arritur në një vend dhe njerëzit janë angazhuar për të më ndihmuar duke kontrolluar në Google Maps rrugën, për të më shoqëruar më pas në destinacionin tim, më urojnë ditë të mirë dhe më dhurojnë buzëqeshje para se të thonë mirupafshim, transmeton ATSH.

Për mua është shumë i rëndësishëm aspekti njerëzor në një udhëtim dhe Kosova nga ky këndvështrim, më ka prekur thellë dhe më la një kujtim shumë pozitiv, aq shumë saqë shpresoj që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa flamuri aktual i vendit që është blu dhe me gjashtë yje të verdhë (që përfaqësojnë gjashtë grupet etnike në vend, përkatësisht shqiptarët, serbët, turqit, romët, boshnjakët dhe goranët), duke udhëtuar në Kosovë do të shihni gjithmonë flamurin shqiptar: shqiptarët e Kosovës që takova gjatë udhëtimit tim, të gjithë kanë zemrat dhe mendjet e tyre drejtuar Shqipërisë, e konsideruar prej tyre si atdhe.

Duke udhëtuar në vend, megjithatë, më shumë se një herë e kam harruar se nuk jam në Shqipëri: ngjashmëria me Vendin e Shqiponjave, para së gjithash traditat historike dhe gjuha.

Gjithashtu, m’u duk absurde që duke ardhur nga Shqipëria të kalosh në kufi, të paraqesësh pasaportën dhe të hysh në një tokë ku jetojnë shqiptarë, flitet shqip, traditat dhe zakonet janë shqiptare dhe mbi të gjitha, banorët e konsiderojnë veten shqiptarë.

Ja çfarë mund të vizitoni në Prishtinë:
Bulevardin “Nënë Tereza”

Ky bulevard i madh për këmbësorë nuk ka ndonjë gjë emocionuese sa i përket arkitekturës, por ju duhet të kaloni patjetër aty për të arritur në zonat kryesore të qytetit sepse është shndërruar në shëtitoren e këmbësorëve të Prishtinës ku njerëzit duan të kalojnë kohën e lirë. Pranë tij gjendet Teatri Kombëtar i Kosovës, më i rëndësishmi në vend dhe në fund, ka një statujë të madhe kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane.

Muzeun etnografik “Emin Gjiku”

Muzeu Etnografik i Prishtinës është i vendosur në një ndërtesë të bukur osmane që ndodhet në lagjen më të vjetër të qytetit. Brenda tij ndodhen kërkime interesante të antikitetit, sidomos nga epoka osmane dhe në dhomat e saj ju mund të admironi objekte dhe artefakte interesante të atyre viteve.

Hyrja është e lirë dhe të ofrohet dhe udhëzuesi që shpjegon (në një anglishte të shkëlqyer) në mënyrë shumë të detajuar zbulimet dhe zakonet e kohës.

Xhaminë e Sulltan Mehmed Fatihut

Kjo xhami e bukur është ndërtesa më e rëndësishme e kultit islam në Prishtinë. Menjëherë pas vizitës sime, unë pashë thirrjen për namaz, një kohë kur të gjithë besimtarët kalonin në rrugë dhe tregtarët e dyqaneve pranë ndërtesës vraponin për të hyrë në xhami dhe të luteshin. Gjëja që më goditi më shumë për këtë ndërtesë ishin dekorimet e bukura të tavanit të brendshëm dhe, mbi të gjitha pamja e jashtme.

Monumentin “New Born”

Monumenti “Newborn” u ngrit në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe është një domosdoshmëri për këdo që viziton Prishtinën. Është vendi ideal për të bërë disa foto të bukura, por pa harruar rëndësinë historike, se sa arkitektonike. Një kuriozitet: çdo vit, 17 shkurt, pamja e monumentit ndryshohet. Këtë vit, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, shkrimi, siç mund ta shihni nga figura, përmban numrin 10.

Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”


Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një ndërtesë e veçantë, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviç, e cilësuar nga shumica si një nga ndërtesat më të shëmtuara në botë. Sinqerisht kam gjetur këtë ndërtesë shumë interesante: jo vetëm jashtë me grilat e saj prej hekuri dhe 99 kupola të bardha secila prej një madhësie të ndryshme nga tjetra, por edhe brenda vendit ku mund të admiroje kupolat nga një këndvështrim tjetër.

Pranë bibliotekës ekziston një kishë ortodokse e papërfunduar: sipas planeve të Sllobodan Millosheviçit (ish-lideri serb i akuzuar për krime kundër njerëzimit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci) do të ishte kisha më e madhe ortodokse serbe në Kosovë, por pas shpërthimit të luftës nuk ka përfunduar dhe duke gjykuar nga shteti në të cilin ndodhet, nuk mendoj se do të përfundojë shumë shpejt.


Katedralen katolike “Nënë Tereza”

E përuruar në shtator 2017, Katedralja e Nënë Terezës është kisha më e madhe katolike në Kosovë. Nënë Tereza ishte një nga figurat më të rëndësishme fetare të shekullit XX. Pra, nuk është e vështirë të kuptohet pse kaq shumë ndërtesa, rrugë, sheshe dhe vende të rëndësishme mbajnë emrin e saj në Kosovë dhe Shqipëri./ KultPlus.com

Çantat që po pushtojnë Prishtinën dhe historia prapa tyre

Alberina Haxhijaj

Të gjithë dëshirojmë që të kemi nga një çantë unike e funksionale, diçka që na prezanton, disa elemente që i duam e që kompletojnë veshjen tonë. Në kërkim të çantave të tilla kanë qenë edhe Loreta Ukshini së bashku më bashkëshortin e saj Isah Mustafa, deri në themelimin e “I’m LU”, shkruan KultPlus .

Si rrjedhoje e kësaj Isah Mustafa dhe Loreta Ukshini krijuan idenë për I’m Lu në vitin 2011, duke vazhduar më pas më dizajnimin e çantave të para, blerjen e aparaturës dhe gjetja e një hapësirë ku ata do ushtronin aktivitetin e tyre.

Titulli I’M LU është menduar në fillim të nënkuptojë, unë jam Loreta Ukshini, por gjatë dizajnit të llogos është vërejtur se të i’m janë edhe inicialet e Isah Mustafas. Kështu që në titull tregohet se kush fshihet prapa dizajnimit të çantave të shumta që tashmë qarkullojnë nëpër Kosovë, e sidomos në Prishtinë. Ajo që i bën këto çanta unike janë elementet që i përbëjnë, element këto që ndryshojnë dhe janë të lidhura me emocionet dhe çdo gjë që i rrethon dizajnuesit e tyre.

“Idetë vinë nga gjithçka, nga diçka e mirë, nga diçka që na provokon, ndoshta edhe nga një këngë ose edhe nga pluhuri i Prishtinës apo betoni. Shpesh edhe nga një copë materiali, që kur e vendosim në tavolinën për punë, na çon të një dizajnë i caktuar…por ideja gjithmonë është të jetë diçka unike dhe jo imitim!”, tregojnë themeluesit e I’m LU për KultPlus. Ndërsa fakti se Loreta Ukshini është edhe artiste bënë që gjithçka prapa punimeve të jetë art, në të kundërtën sipas tyre puna e tyre nuk do të kishte jetë të gjatë dhe s’do ishte as I’M LU.

Në dyqanin e tyre ku edhe dizajnohen, punohen dhe shiten çantat, çdo kush mund të gjejë diçka të veçantë për vetën e tij. Gjithë kjo pasi që aty ka çanta për mosha dhe gjini të ndryshme.

“Kemi çanta të moshave dhe gjinive të ndryshme, ato i ndërtojmë në bazë të nevojës për moshat, qëllimi i këtyre moshave apo gjinive, ku rrjedhimisht dhe elementet ndryshojnë, p.sh të një vajzë e vogël që shkon në kopsht një flutur e vogël në çantë apo një mollëkuqe do ta bënte të ndjehet e lumtur e kështu me radhë”, thanë ata, duke shtuar se me fillimin e I’M LU ka filluar edhe krijimi i familjes së tyre.

“Pasi që nga fillimi i I’m LU-se ne kemi pas fatin që të fillojmë edhe familjen tonë ku tani kemi dy fëmijë në familjen tonë, një vajzë dhe një djalë që janë duke u rritur së bashku me I’M LU-në dhe kjo na ka lehtësuar pjesën e dizjanimit dhe ndërtimit të çantave për këtë moshë” tregojnë ata.

Mirëpo tek I’m LU përveç çantave punohen edhe jastëk si dhe dekorime të ndryshme për dhoma të fëmijëve apo raste tjera. Po ashtu ka pasur raste kur ata kanë punuar diçka për dyqanin e tyre apo për veten e tyre por që klientëve ju ka pëlqyer. Kështu Loreta Ukshini dhe Isah Mustafa i janë përveshur punës për të sjellë këto punime edhe për klientët e tyre.

I filluar si një biznes familjarë dhe më shumë dashuri në fillim dizajni është bërë pikërisht nga Loreta dhe qepja është bërë nga Isah. Mirëpo duke parë nevojën që produktet të jenë sa më profesionalisht të qepura në mënyrë që edhe të kenë një jetëgjatësi më të madhe ata kanë angazhuar edhe punëtor të tjerë që merren me rrobaqepësi. Duke bashkuar kështu idetë dhe përvojat më të vetmin qëllim, të sjellin punime të bukura dhe të qëndrueshme. Një ekip që përdor materiale të ndryshme sipas nevojës dhe qëndron i hapur ndaj ideve që mund të kenë klientët.

“Jemi të hapur ndaj ideve që klientët mund të kenë sigurisht kur për bazë është dizajni i jonë, që do të thotë , klienti duhet të marrë për bazë një çantë që I’M LU e ka punuar më herët apo gjendet në stock dhe pastaj ti përshtatet, madhësisë që do klienti, ngjyrës, apo ndonjë detaj shtesë e të tjera”, tregojnë për KultPlus Loreta Ukshini dhe Isah Mustafa duke shpalosur edhe synimet e para të këtij brendi.

“Synimet kanë qenë, të ndërtojmë diçka që është e fuqishme për neve, në kuptimin e emocionit gjë të cilën e kemi arritur dhe na jep emocion të papërshkrueshme. Këto emocione i përjetojmë çdo herë kur shohim produktet tona tek të tjerët. P.sh kur jemi duke pirë kafe në shesh të Prishtinës shohim njerëz të cilët kalojnë andej dhe mbajnë çantat tona. Ne kemi ëndrra edhe më të mëdha për I’M LU dhe synimi jonë mbetet që ti realizojmë ato ëndrra”, thanë ata duke shtuar se risi përveç dizajnëve dhe punës se tyre të përditshme do të jetë edhe hapja e një dyqani tjetër, më hapësirë më të madhe dhe me më shumë zgjedhje për çanta.

Lexuesit tanë të cilët interesohen për këto produkte mund të përcjellin produktet e “I’M LU” në rrjetet sociale: www.facebook.com/imlustore/ , www.imlubags.com , http://imlubags.com/. /KultPlus.com

Shembet objekti i mbrojtur si Trashëgimi Kulturore në zonën e vjetër të Prishtinës (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, objekti i mbrojtur si trashëgimi kulturore që gjendet në zonën e vjetër të qytetit, ka filluar të shembet, njoftojnë kështu nga Komuna e Prishtinës.

Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës bashkë me Zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

“Ekspertët tanë bashkë me ata të nivelit qendror kanë vlerësuar se duhet të bëhet rrënimi i kontrolluar i disa pjesëve të këtij objekti, ashtu që të evitohet në tërësi rreziku. Meqë është objekt privat dhe nën mbikëqyrje të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, presim nga ky institut që të na e dërgojë pëlqimin për një gjë të tillë, ashtu që të veprojmë sa më parë”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Prishtina ndriçohet me fishekzjarrë (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora, është ajo që ka mbyllur koncertin e madh për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Derisa ajo ka numëruar nga numri dhjetë deri tek njëshi, me zërin e saj Prishtina u ndriçua me fishekzjarrë që simbolizonin frymën festive të një dekade shtetësi, shkruan KultPlus.

Mijëra qytetarë derisa u shpërndan, kthyen kokën drejt qiellit për të shijuar këtë atmosferë festive që mbretëroi sonte në kryeqytetin e Kosovës.

KultPlus ju sjellë disa pamje nga ndriçimi i qiellit të Prishtinës, sonte në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës./KultPlus.com


Vellusha dhe Prishtevka, pasuria që e bënte Prishtinën adalet qyteti (FOTO)

Asokohe, Prishtina ishte adalet qyteti për mua, sepse kishte jo më pak së dy lumenj: Vellushën e Prishtevkën, – do ti kem dëgjuar kujtimet e shkrimtarit prishtinas Qamil Batallo, sa herë që po bisedohej për qytetin e fëmijërisë sonë.

– Do të më thonë, e pamundshme, vazhdonte shkrimtari, sepse Prishtina gjithmonë është zënë pisk për ujë! T`ju them, pra, atë që di mosha ime dhe atë që e kanë dëgjuar veshët e mi: Vellusha që rridhte për midis qytetit, kalonte te hapësira ndërmjet Teatrit Popullor (Kombëtar sot), dhe objektit të Unionit, nuk a qenë përrua, sepse në ujët e saj kanë notuar plot rosa e rosakë, pata e patokë. Këta shpendë, siç thuhet, kishin mundësi të zhyteshin e të mbyteshin në thellësitë e ujit, duke kërkuar ushqimin e tyre. Dimrit, ndërkaq, ndodhte të ngrinte i tëri dhe mbi akullin më se 25 centimetra të trashë, rrëshqisnin djelmoshat e qytetit me saja e me syngji. Vellusha, pra, gjallëronte gjatë tërë vitit.

– Ajo shpesh vërshonte pjesën më të madhe të qytetit, bile ku kalonte nën dyqanet e zejtarëve, që ndodheshin karshi teatrit, ndodhte ti “tundte” ato. Pëshpëritej, madje, një gojëdhënë e trishtueshme, se Vellusha ishte një lum i mallkuar, që për çdo 32 vjet përmbyste dhe rrëmbente çdo gjë që gjente para vetes. Mu për këtë, prishtinasit janë kujdesur që në të dy anët e Vellushës të ketë plepa. Gojëdhëna thotë se mbi ata trupa plepash të lartë kanë shpëtuar jetën shumë qytetarë, kur Vellusha kishte gufuar e ishte çmendur fare. Dirsa në anën tjetër të qytetit (prapa Tregut të Gjelbër, sot) ka rrjedha prajshëm lumi Prishtevka. Me këta dy lumenj janë ujitur kopshtet e qytetit, që kanë paraqitur pasurinë më të madhe ekonomike të këtij vendi” rrëfente me mall për të kaluarën shkrimtari Qamil Batalli.

Burimi: Sanije Gashi – Prishtina e fëmijërisë sime

BimBimma e ErgeNR i këndojnë Prishtinës (VIDEO)

Dy reperët prishtinas, BimBimma dhe ErgeNR, kanë publikuar projektin e tyre më të ri dedikuar kryeqytetit.

“038” titullohet kënga për të cilën ata bashkëpunuan me StrikeBeatz.
Në videoklipin e kësaj kënge shihen edhe tifozët e Prishtinës “Plisat”./ KultPlus.com

Sot ndahen çmimet e “Prishtina International Theater Festival 2017”

Sot mbahet mbrëmja finale e ndarjes së çmimeve në festivalin “Prishtina International Theater Festival 2017”, që po mbahet në Teatrin AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë.

Mbrëmja finale do të fillojë nga ora 20:00 me programin garues të festivalit me shfaqjen përfaqësuese të Kosovës “Armiku i popullit” në regji të Fatos Berishës.

Ndarja e çmimeve do të bëhet nga ora 22:00, shoqëruar nga një program artistik. / KultPlus.com

Dua Lipa parashikon motin e Kosovës në televizionin francez (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.

E ftuar në “TMC TV”, Lipa dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit. Në një moment ajo përmend edhe motin në Prishtinë, duke treguar prejardhjen e saj.

“Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje.

Këtë moment, Lipa e ka ndarë me fansat e saj edhe në rrjetet sociale./ KultPlus.com

You can call me Gail Hailstorm. Your fave weather lady xx

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Prishtina nikoqir i ‘The Homesick’

Bendi i njohur holandez i muzikës pop-rock, “The Homesick”, vjen në Prishtinë këtë javë.

Adhuruesit kosovarë të muzikës mund t’i dëgjojnë nga afër këngët e bendit holandez të enjten, me fillim prej orës 20:00, në Teatrin Oda në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të organizatorit të turneut Spielmaschina, bendi holandez do të jetë i pranishëm në Prishtinë. Bendi sipas të dhënave të publikuara në ngjarjen e promovuar në Facebook, është një prej më të njohurve në Holandë të veçuar për tingujt e muzikës pop-rock.

“Që prej publikimit të albumit të tyre të parë tre vjet më parë, atëkohë kur këta djem e kishin të ndaluar të porosisnin birra për shkak të moshës së re, popi i tyre ka evoluuar në diçka më të guximshme, të zhurmshme dhe eksperimentale”, thuhet në njoftimin e klubit të natës nga Prishtina.

Bendi në fjalë ka filluar një turne evropian i cili ka filluar më 22 shtator në Londër, dhe përfundon më 1 nëntor në kryeqytetin holandez, Amsterdam, raporton Insajderi.

Në mesin e këtij turneu evropian, “The Homesick” do të ndalojnë edhe në kryeqytetin kosovar të enjten e kësaj jave./ KultPlus.com

Dorëzohen kioskat për librashitësit në kryeqytet

Librashitësit ambulantë të librit në dy sheshet e kryeqytetit, të mërkurën, janë siguruar që nuk do ta kalojnë dimrin në kushtet e rënda me të cilat janë përballur në 17 vjetët e pasluftës.

Ata i kanë marrë çelësat e kioskave të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” e atë “Nënë Tereza”, me shpalljen e rezultateve të thirrjes për aplikim për marrjen e tyre në shfrytëzim, që ishte bërë publike në korrik të këtij viti.

Tetë kioskat prej tri metrash katrorë – të vendosura qysh në prill të këtij viti – me vendim të komisionit të Komunës së Prishtinës u janë ndarë librashitësve ambulantë. Në përgjithësi, thirrjes publike i ishin përgjigjur 18 aplikues, prej të cilëve 11 individualë dhe 7 shtëpi botuese. Sipas thirrjes publike, ata që synonin të zinin vend në “Këndet e librave” ishte dashur të dërgonin dëshmi se kanë shitur libra në sheshet e kryeqytetit së paku në tre vjetët e fundit. Ndërsa shtëpitë botuese kishin kritere të tjera, në mesin e të cilave edhe atë për kryerjen e obligimeve tatimore, arka fiskale dhe numri i titujve të botuar në tre vjetët e fundit.

Komisioni pesë anëtarësh, i udhëhequr nga Genc Bashota, drejtor i Drejtorisë për planifikim strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, ka bërë vlerësimin dhe ua ka dhënë në shfrytëzim kioskat e librit nëntë librashitësve ambulantë. Dy prej tyre janë pajtuar ta ndajnë të njëjtën kioskë.
Çmimi i kioskave aktuale të “Këndit të librave” ishte përllogaritur të jetë 5 mijë e 700 euro./ KultPlus.com

Trashëgimia kulturore, themel i paqes në Ballkan

Trashëgimia kulturore është misionin parësor për bashkëpunimin e popujve të rajonit është porosia themelore për paqen dhe stabilitetin rajonal për të trajtuar problemet e ndryshme në mënyrën më të mirëfilltë të mundshme.

Kështu thanë të pranishmit në konferencën ndërkombëtare dyditore në Prishtinë, me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”.

Thomas Walsh, kryetar i Fondacionit Universal për Paqe, ka thënë se në këtë konferencë do të lansojnë Iniciativën e Parlamentarëve për Paqe në nivel të Ballkanit, e cila synon ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet vendeve të rajonit.

“Një prej iniciativave më të rëndësishme që kemi ndërmarr kohëve te fundit është lansimi i Shoqërisë Internacionale të Parlamentareve për Paqe, dhe ky është projekt që po e paraqesim sot këtu. Kemi lansuar këtë iniciative në rreth 40 shtete, dhe më shumë se 2000 parlamentarë kanë marrë pjesë dhe nga fundi i vitit ne presim që ta lansojmë në më shumë se 75 shtete dhe qëllimi jonë është ta shtrijmë në 120 shtete para muajit shkurt 2018. Qëllimi i Shoqërisë Internacionale te Parlamentareve për Paqe është që të ndërtojmë një rrjet global, në një mënyre rrjet jo formal, nuk është organizatë qeveritare, është iniciative e shoqërisë civile që punon për të promovuar komunikimin, ne ndërkohë edhe bashkëpunimin, ndarjen e praktikave më të mira mes veti, ndërtimin e urave që mund të na ndihmojnë të ndërtojmë marrëdhënie me të mira përtej kufijve të partive politike dhe ideologjive të thella politike, në mënyre që të ketë komunikim më të mirë dhe bashkëpunim”, tha ai, raporton KP.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se trashëgimia kulturore duhet të shfrytëzohet si vlerë reale për afrimin dhe bashkëpunimin në mes të popujve të rajonit të Ballkanit.

“Në kohët që jetojmë karshi edhe fenomeneve të tilla të ngjashme që në variantet tjera edhe mund të gjenden edhe gjetiu, duke pasur parasysh gjithë atë trashëgimi kulturore është më se e domosdoshme që ajo të shfrytëzohet si vlerë reale dhe në misionin parësor për afrimin dhe bashkëpunimin e popujve të rajonit dhe të vendeve të tyre sovrane. Kjo mund të jetë edhe porosia themelore për paqen dhe stabilitetin dhe të ardhmen e mirë për brezat që vijnë, kjo do të ishte ndihmesë e madhe për politikën, e cila nuk mund të ikë nga problemet dhe trajtimet në mënyrën më të mirëfilltë të mundshme”, tha Sejdiu.

Sejdiu po ashtu tha se Serbia ende nuk është pajtuar me realitetin e ri në rajon sidomos kur ka të bëjë me Kosovën.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, tha se rajoni i Ballkanit është i interesuar për krijimin e një klime të përshtatshme në drejtim të rritjes së mirëkuptimit në mes njerëzve dhe politikës. Ai tha se kjo rrugë mund të arrihet vetëm duke punuar.

“Se të gjithë jemi të interesuar për të ndërtuar një klimë sa më të përshtatshme për krijimin e një klime sa më të organizuar dhe më reale që dërgon në drejtim të rritjes në mirëkuptimin midis njerëzve dhe politikës të vendeve të rajonit. E dimë që kjo është një rrugë jo e thjeshtë, ende me shumë vështirësi por jo e pa mundur dhe njerëzit që pretendojnë të bëjnë gjëra të mira për vendin e tyre dhe fqinjët sigurisht që mund të arrijnë çdo gjë me vullnet, punë dhe durim. Ky është një fillim i mbarë i cili duhet filluar dhe vazhduar”, tha Moisiu.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka folur për trashëgiminë e përbashkët kulturore si themel për paqe dhe stabilitet në Ballkan, si dhe për paqen dhe sigurinë në Evropë. Ai tha se kjo çështje sa është sfiduese, njëherësh është edhe e ndjeshme.

“Jetojmë në një periudhë ku duket se sikur të gjitha parimet e pranuara në marrëdhëniet ndërkombëtare janë lënë pas dore, në kohën kur sundon forca dhe se me forcë vendosen regjime, të cilat dikujt i përgjigjen, derisa në trashëgiminë kulturore flitet vetëm në mënyrë të përshtatshme. Pse e them këtë? Për arsye që të paralajmëroj për faktin shqetësues se si sot në skenën botërore asgjë nuk ka ndryshuar në aspektin pozitiv”, ka thënë Mesiq.

Mesiq ka thënë se në hapësirën e Ballkanit sot mund të konstatojmë se po jetojmë në një atmosferë pothuajse të zgjimit të serishëm të luftës.

“Po lihet në harresë trashëgimia jonë e përbashkët. Nuk ka përpjekje të përgjigjes ndaj revizioneve të ndryshme të shoqërive, provokime profashiste diku janë bërë dukuri e përditshme. Në disa hapësira harrohet se me pavarësimin e Kosovës, arkitektura e hapësirave tona ka përfunduar”, ka thënë Mesiq.

Në këtë konferencë po marrin pjesë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa, të cilët për dy ditë me radhë do t’i shpalosin përvojën e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe mbrojtja e mjedisit.

Konferenca ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve” mbahet me mbështetjen e Federata për Paqe Universale (FPU), dhe në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP). / KultPlus.com

Gillespie, sjellin tetë këngë në albumin e ri ‘Diku, dikur…’

‘Diku, dikur…’ është albumi i tretë i Gillespie i cili përbëhet nga gjithsej 8 këngë, ku do të promovohen këtë të shtunë në Fushën e Basketbollit në lagjen Ulpiana, shkruan KultPlus.

Njoftimin për albumin e ri, Gillespie e kanë bërë nëpërmjet rrjetit social përmes së cilit kanë ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen një performance të gjallë.

“Të dashtun. Jemi afër publikimit të albumit tonë më të fundit. Më 16 shtator, kemi me performu në beton – inspirimin tonë më të madh, edhe afër komunitetit. Po ju ftojmë krejtve me na u bashku në nji performancë të gjallë, në Fushën e Basketit, Rr. Anton Pashku në lagjën Ulpiana, ku kemi me i performu kangt e albumit të ri, por edhe të dy albumeve të kalume”, kan njoftuar Gillespie.

Ky album është incizuar në Stucio C. Muzika, aranzhmani dhe tekstet janë të gjitha prodhim i Gillespie ndërsa producent i albumit është Dritëro Nikqi. Masterimi i albumit është bërë nga Michael Haves.

“Albumi, në formën që po del, vjen si produkt i ni bashkëpunimi me nji numër artistash edhe njerëz të vullnetit të mirë të qytetit tonë të lezeqëm. Muhamed Flugaj edhe Engjëll Sokoli, janë dy prej tyne, që nuk kan pritu me na ndëgju edhe me punu në kopërtinë, libërth edhe fotografi të albumit”, thuhet tutje në njoftim.

Pra më 16 shtator me fillim nga ora 19:00, Gillespie do të sjellin albumin ‘Diku, dikur…’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë./ KultPlus.com

Rebekah vjen në Prishtinë

Rebekah për momentin konsiderohet një ndër emrat më të kërkuar në skenën e muzikës elektronike si dhe është pjesë e Festivaleve më të mëdha botërore.

Eventi mbahet me 15 shtator ne teatrin ODA. Përpos Rebekah do te ketë DJ te njohur dhe artist vizuel rajonal dhe lokal: Rinia Rinia – Gostivar/ Zurich, Toton- Prishtinë, Vegim and Flekitza – Prishtinë si dhe VJ 1MAN.

Biletat kanë dalë në shitje që nga e mërkura në të gjitha qytetet e Kosovës dhe rajonit ku për detaje më të hollësishme vizitoni faqen e Facebook te Next Level.

Next Level për 11 vjet ka qenë pjesë e rëndësishme e skenës se muzikës elektronike duke sjellë shumë emra të njohur botërore siç janë: Marco Carola, Timo Maas, John Digweed, Danny Howells, Sister Bliss Faithless, Jody Wisternoff, Eelke Kleijn, Tom Novy, Circulation, Guy Gerber, Swayzak, Martinez, Aril Brikha live, Anthony Rother live, Terry Lee Brown Jr, Heidi, Oxia, Terry Francis, Nathan Coles, LTJ Bukem&MC Conrad, Tom Budden, Pascal FEOS, M.A.N.D.Y, Hisham Zahran, Anja Schneider ,Shapeshifters, Sylvain Armand, Joris Voorn, Alican, Djebali, Phonique, Silicone Soul, Alex Niggeman, Shonky, Hito, Bella Sarris, Emanuel Satie, Shlomi Aber, Steve Bug, Andrea Oliva, Luke Dzierzek, Desyn Masiello, Kolombo, Sabb, Charlotte de Witte, Stephan Hinz, etj.

“Rebekah vjen në kuadër të tourit “Fear Paralysis Album Tour” dhe do të performon Live Hybrid set. Jemi të kënaqur që kemi fut Prishtinën në listën e tourit të saj”, ka thënë Ardin Badivuku nga Next Level, shkruan Insajderi.com/ KultPlus.com