Cilët prodhues të telefonave patën shitjet më të mira në tre muajt e fundit?

Counterpoint Research raportoi se cilët telefona shitën më shumë dhe cilët panë rënien më të vogël në shitje.

Gjysma e parë e vitit është tashmë pas nesh, kështu që kompanitë kryesore (përveç Apple) prezantuan telefonat e tyre flamurë për vitin 2023. Samsung do të zhvillojë një tjetër ngjarje të madhe në fund të muajit, por seria flamurtare Galaxy S23 tashmë ka ardhur.

Megjithatë, tregu i smartfonëve pati një rënie të shitjeve në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe Counterpoint Research raportoi se cilët telefona shitën më shumë, cilët panë rënien më të vogël në shitje, etj.

IDC raportoi javën e kaluar se tregu i smartfonëve pësoi një rënie në shitje në tremujorin e dytë. Tani Counterpoint Research bën të njëjtin pretendim.

Raporti tregon se dërgesat e smartfonëve ranë me 8% nga viti në vit. Shitjet e telefonave raportohet se ranë në të gjitha tregjet, me rënien më të madhe të vërejtur në tregjet shumë të zhvilluara, duke përfshirë SHBA-në, Evropën Perëndimore dhe Japoninë, të cilat panë rënie të shitjeve dyshifrore.

Tregjet e Kinës, Indisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës panë një rënie më të vogël në shitje.

Samsung ka shitur më shumë telefona në tremujorin e dytë të këtij viti. Kompania koreano-jugore kishte një pjesë të tregut prej 22 për qind. Në vendin e dytë ishte konkurrenti i saj më i madh, Apple. Gjigandi amerikan kishte një pjesë të tregut prej 17 për qind. E treta në listë është Xiaomi me një pjesë prej 12%, ndërsa vendin e katërt dhe të pestë e kanë zënë kompanitë kineze Oppo dhe Vivo.

Megjithatë, të gjitha kompanitë kanë shënuar rënie të shitjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu, Vivo shënoi një rënie prej 17%, e ndjekur nga Xiaomi dhe Samsung me 12%, ndërsa Apple dhe Oppo shënuan rënien më të vogël të shitjeve me përkatësisht 2% dhe 3%.

Ndryshe nga situata e përgjithshme, tregu i telefonave premium ka parë rritje të shitjeve./alsatm/KultPlus.com

11 prodhues shqiptarë prezantojnë produktet e tyre pranë tregjeve ndërkombëtare, në Panairin ‘Slow Food’ në Shtuttgart

11 prodhues shqiptarë të talentuar, që tashmë kanë krijuar markë me prodhimet e tyre autentike u prezantuan në Panairin “Slow Food” 2023, Stuttgart, të Gjermanisë si pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pvr promovimin e prodhuesve shqiptarë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve në tregjet të reja ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në panair me mbështetjen e MBZHR dhe nënkujdesin e veçantë të ministres së Bujqësisë Frida Krifca, ishte rast shumë i mirë për të parë zhvillimin e prodhimeve shqiptare që nuk janë thjesht vetëm bujqësore, blegtorale por vijnë të përpunuara si një cikël i plotë.

Ministrja Krifca publikoi fotogalerinë e pjesëmarrjes në panair, ku i pranishëm ishte edhe ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir.

“Këto produkte ushqimi janë pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve më të thella të Shqipërisë nga jugu e deri në veri vendit. Janë pikërisht këto prodhime autentike që po zgjojnë vlerë të shtuar në agroturizmet lokale, po zgjerojnë kërkesën për eksporte dhe po inkurajojnë angazhmin e banorëve të këtyre zonave, për të shtuar prodhimin që është mjaft i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj”, tha ministrja Krifca.

Prodhimet tipike me bazë gjeografike janë një shembull shumë i mirë sesi funksionon përparimi e mbështetja e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri.

Ministrja shprehu angazhimin për një mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, ku veçoi edhe përkrahjen e prodhuesve për promovimin e tyre në panairet ndërkombëtare.

“Panairi “Slow Food” 2023, Stuttgart, Gjermani, një tjetër mundësi që afroi prodhuesit tanë me tregjet ndërkombëtare më të sofistikuara, ku u prezantuan denjësisht përmes shijes, cilësisë, njerëzores”, tha ministrja. “Thjesht, ekselencës shqiptare”, theksoi ajo.

45 produkte të kultivuara, të vjelura apo të përpunuara në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, përgjatë bregdetit apo në vargmalet malore ishin pjesë e stendës shqiptare në Panairin “Slow Food” në Shtutgard.

Krifca ishte e pranishme me ftesë të posaçme të ministrit Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir, në Panairin Slow Food 2023, Stuttgart, Gjermani, ku morën pjesë mbi 700 ekspozues nga e gjitha bota./atsh/KultPlus.com