Një prototip i ekranit televiz cili mund të imitojë shijet e ushqimit është zhvilluar nga një profesor japonez, raporton Reuters, përcjell KultPlus.
Pajisja është quajtur “Taste the TV” dhe është e pajisur me 10 bombola që rrotullohen në ekran dhe spërkasin një film plastik me shije të ndryshme.
Profesori Homei Miyashita i Universitetit Meiji, sugjeroi se mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierë në distancë.
Nëse do të bëhej komercialisht, televizori do të kushtonte 875 dollarë siç e vlerësoi profesori.
“Qëllimi është që të mundësohet që njerëzit të kenë përvojën e diçkaje si të hahet në një restorant në anën tjetër të botës, edhe kur qëndrojnë në shtëpi”, tha ai për Reuters.
Ai thuhet se është në bisedime me prodhuesit për aplikime të tjera të mundshme të teknologjisë së spërkatjes së shijes, të tilla si shtimi i shijeve të tjera. /KultPlus.com
Pse disa njerëz janë më me fat se sa disa të tjerë?
Kushedi sa herë e keni pyetur veten, por kjo është tema e diskutimit të lirë për sot, – u tha profesori i filozofisë studentëve që po dëgjonin me vëmendje.
Një student nga mesi i sallës e ngriti menjëherë dorën për të pyetur: “Profesor, a ka ndonjë mënyrë për ta drejtuar fatin nga vetja, unë kam parë dhe dëgjuar për njerëz që mbajnë hajmali të ndryshme për këtë qëllim, patkonj, katërfilë etj?”
Profesori qëndroi pak sekonda ashtu si pa folur, duke vështruar nëse dikush donte të shtonte diçka pastaj u përgjigj: Lërini katërfilët, patkonjtë, apo hajmalitë e ndryshme.
Dëgjojeni me vëmendje këtë këshillë të vyer:
Sekreti për të pasur shumë fat në jetë është të bësh mirë pa dallim.
E dimë se t’i bësh mirë dikujt, të kthehet në formën e një farë fati. Kështu ndodh prej shekujsh, është e pa shkruar, e pa vërtetuar në laborator, por ndodh, është e vërtetë, është ligji kardinal i universit.
Një student tjetër nga fundi i sallës, kërkoi vëmendjen që të bënte pyetjen e tij gjithashtu: Profesor, ju po na sugjeroni që t’u bëjmë mirë edhe atyre që tregohen mosmirënjohës?
Evidenca është se, dhe e vërtetuar në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste atje jashtë në jetën reale të vërtetë, nëse i bën mirë dikujt që më pas tregohet mosmirënjohës, kjo të kthen “akoma më shumë fat” drejt teje, u përgjigj profesori.
Për të ardhur keq vetëm se personi në fjalë që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë, mosmirënjohja do i kthehet kundër, për fat të keq.
Pra këshilla është: “Shpërndani sa më shumë të mira, cilitdo që ka nevojë, mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë!” Duket se funksionon vërtetë. A ju ka ndodhur juve të tjerëve? / KultPlus.com