Projektligji për Kinematografinë futet në lexim të parë në Kuvend

Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, është diskutuar Projektligji për Kinematografinë.

Pas ekspozesë së Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, deputetët e komisionit shtruan pyetjet e tyre me qëllim të qartësimit të të gjithave neneve, duke votuar më pas që projektligji të futet në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky projektligj rregullon veprimtarinë, organizimin, financimin, prodhimtarinë, shpërndarjen dhe shfaqjen e veprave filmike. Synim ka nxitjen e krijimtarisë, promovimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kinematografike. / KultPlus.com

Projektligji për kinematografinë edhe në platformë për konsultime me publikun

Është publikuar në platformë për konsultime me publikun – Projektligji për kinematografinë

Komentet mund ti bëni në sistemin online që është i hapur për të gjithë. Për ta bërë këtë, së pari duhet të regjistroheni në faqe.

Bashkangjitur gjeni linkun ku mund të bëni komentet:
https://bit.ly/3Tsnw8l

Me këtë ligj rregullohet veprimtaria, organizimi, financimi, prodhimtaria, distribuimi dhe shfaqja e veprave filmike në vend dhe jashtë vendit, inkurajimi i krijimtarisë, promovimi, mbrojtja, ruajtja dhe studimi i trashëgimisë kinematografike, zhvillimi, mbështetja, edukimi përmes filmit, promovimi dhe ruajtja e krijimtarisë kinematografike, përmes krijimit të kushteve për prodhimin e veprave filmike vendore dhe bashkëprodhimeve ndërkombëtare. / KultPlus.com