“Tre musketjerët” i bashkohen protestës së aristëve: Mos e kruani me muzikantë, nuk na mundni dot

Protesta e artistëve shqiptarë ka vazhduar edhe sot nën sloganin “Muzika nuk vret”, kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për mbylljen e clubeve pas orës 20, shkruan KultPlus.

Në mesin e shumë artistëve, protestës i janë bashkuar edhe tre artistët e njohur Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.

Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social facebook “Nuk na mundni dot. Mos e krruni me muzikantet! Do behet mullar gjeja!”

“Tre musketjerët” njihen për shumë këngë të bukura që i kanë sjellë skenës muzikore shqiptare.

Kujtojmë që gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues. /KultPlus.com

Fotoreportazh: Amerika del ‘jashtë kontrollit’

Katër policë u qëlluan në St. Louis të SHBA natën e shkuar, teksa u mbush java me protesta të dhunshme pas vdekjes së George Floyd.

Ndërkohë një tjetër polic është qëlluar në kokë në Las Vegas, raporton Daily Mail. Skenat që vijnë nga SHBA tregojnë një vend jashtë kontrollit, shkruan gazeta.

Kjo situatë ka bërë që presidenti Donald Trump të paralajmërojë se do dërgojë ushtrinë në rrugë, njësoj si në trazirat e vitit 1992. Mijëra ushtarë do mobilizohen në mbarë vendin për t’i dhënë fund trazirave dhe mungesës së ligjit, tha Trump.

Daily Mail sjell këto foto nga trazirat në SHBA.

Bota solidarizohet me protestuesit amerikanë, mbahen protesta në shumë qytete

Mijëra persona në pjesë të ndryshme të botës kanë protestuar kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd për t’u solidarizuar me protestuesit amerikanë.

Në Amsterdam të Holandës, rreth tre mijë persona u mblodhën të hënën në Sheshin “Dam” për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Në Rio de Janeiro të Brazilit, protestuesit u mblodhën të dielën përballë pallatit të guvernatorit për të protestuar në përkrahje të personave me ngjyrë.

Në Paris të Francës, një grup i vogël i protestuesve paqësor, i cili i përfaqësonte organizatat franceze kundër racizmit, u tubuan të hënën afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Në Londër të Anglisë, policia ka arrestuar protestues gjatë fundjavës për shkak të shkeljes së masave kufizuese pasi ata marshuan për t’u solidarizuar me protestuesit amerikanë.

Protesta ka pasur ose janë planifikuar edhe në Australi, Gjermani, Irland, Greqi dhe në disa vende të tjera.

Përkrahje për këto protesta kanë ofruar edhe disa liderë botërorë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se është e tmerruar nga vdekja e George Floyd-it dhe i mirëpriti protestat paqësore në vendin e saj. / KultPlus.com

Në Slloveni protestohet kundër qeverisë ndaj masave tepër kufizuese

Më shumë se 3.500 persona me biçikleta u takuan në qendër të kryeqytetit slloven, Lubjanë, për të protestuar kundër masave të konsideruara tepër kufizuese nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për parregullsi të dyshuara në furnizimin me pajisje sanitare mbrojtëse.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Maribor, Nova Gorica dhe vende të tjera të vendit, të koordinuara nga organizata joqeveritare ”Gibanje Ops”.

Në Lubjanë, qindra demonstrues u takuan para ndërtesës së Parlamentit dhe zonave përreth, duke zënë stolat dhe hapësirat publike.

Sidoqoftë, ndalimi i grumbullimeve dhe masave të tjera të distancimit shoqëror çuan në ndërhyrjen e policisë, e cila kreu 58 procedime për shkelje të ligjit për tubimeve publike. /KultPlus.com

AppleMark

Tropojanët paralajmërojnë protestë për filmin e Ermal Mamaqit

Në Pallatin e Kongreseve mbrëmë u shfaq premiera e filmit “I Love Tropoja”, me regji të Ermal Mamaqit. Në premierë ishin të pranishëm mijëra adhurues të filmit, familjarë, kolegë dhe miq të Mamaqit dhe kastit të filmit.

Pas shumë duartrokitjeve, në premierë pati edhe incident. Disa të rinj kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pjesë e filmit. Në disa fletushka shkruhej “Shqipëria digjet, Rama krihet”, ndërsa në disa të tjera janë foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në çadër, si dhe të Ramës me flokë të gjata, sipas rolit të dajës në filmin ‘I Love Tropoja’.

https://www.instagram.com/p/B76oiqqh6jk/

Përveç kësaj, filmi i Mamaqit ka marrë kritika të ashpra në rrjetet sociale nga shumë qytetarë nga Tropoja, të cilët thonë se janë ndjerë të ofenduar me pjesë ku për të nderuar mikun e tyre, tropojanët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të. Në llogarinë Tropoja në Facebook, qytetarët kanë publikuar këtë reagim, duke paralajmëruar protesta.

Kujtojmë se pjesë e filmit “I Love Tropoja”, përkrah Mamaqit luajnë Arjola Demiri, Enca Haxhia, Mariana Kondi, Bruno Shllaku e shumë të tjerë./21Media / KultPlus.com

Kënga me terma fyes për të moshuarit nxit protesta në Gjermani

Një këngë satirike për gjyshet dhe mjedisin ka ngjallur protesta para transmetuesit publik gjerman WDR. Qytetarët iu bashkuan protestës në një debat të përbashkët në lidhje me rolin e mediave që financohen nga shteti, shkruan Guardian.

Protestuesit dhe kundërshtarët e protestuesve kanë protestuar jashtë selisë së transmetuesit rajonal gjerman WDR në Cologne të shtunën, pas polemikave virale mbi një këngë për gjyshet dhe ambientin.

Forcat policore mbajtën larg rreth 30 protestues që ishin kundër WDR-së – disa prej të cilëve ishin anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë – dhe një turmë më të madhe të kundërshtarëve më të rinj, disa prej të cilëve mbanin parullat, si dhe tregonin besnikëri ndaj: “E Premtja për të ardhmen”, “Prindërit për të ardhmen” dhe “Gjyshet për të ardhmen”.

Në mesin e grupeve protestuese pati edhe gjyshe, të targëtuara në këngën satirike të WDR-së, që i ka quajtur ato “derra të vjetër të ambientit” dhe më vonë target edhe i gazetarit të WDR-së, Danny Hollek, i cili i ka quajtur “derra nazistë”. Hollek që atëherë ka tërhequr fjalët e tij dhe ka kërkuar falje, mirëpo jo para se të pranonte kërcënime me vdekje. Anëtar të grupeve ekstreme të djathta gjithashtu u shfaqen para shtëpisë së tij.

Gjyshet ishin prezent në të dyja grupet, si në ato të krahut të djathtë ashtu edhe në ato të kundërshtarëve, dhe komentet e tyre dhe opinionet në lidhje me këngën dhe pasojat e mëvonshme patën në zemër të debatit rolin që mediat e financuara nga shteti duhet që të kenë.

Për Heidrun Genutt, një gjyshe e cila ka 58 vjet e që ka një nip 1 vjeç, ka thënë se arsyeja pse i është bashkuar protestës së të shtunës është komenti që kishte bërë Hollek.

Duke mbajtur një shenjë që shkruante “Gjyshja ime ishte një ‘Trummerfrau”, një term gjerman që u referohet grave që shiheshin si forca për rindërtimin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botëror – Genutt ka thënë se ajo ka protestua kundër komentit, që çdokush i cili nuk pajtohet me këngën e WDR-së është një derr nazist.

“Ne jemi njerëz normalë, ne vetëm duam që të vazhdojmë e të bëjmë një jetë normale për veten tonë, fëmijët dhe nipat e mbesat”, ka thënë ajo. Ka shtuar se ishte ofenduar edhe nga kënga pasi që ajo gjithmonë i ndan mbeturinat dhe se ajo është një person që i hap pastën e dhëmbëve për të shfrytëzuar edhe pikën e fundit.

Yadranka 70-vjeçare pajtohet me të. “Komenti ‘gjyshja është një derr nazist’ me të vërtetë më ka nervozuar”, ka thënë ajo. “Unë nuk dua që të mbështes programe të tilla me para”.

Yadranka ka thënë se mediat e shtetit nuk “raportojnë në mënyrë neutrale më” dhe ka shtuar se “ata nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve që i financojnë ato”. Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të protestojë “për t’iu treguar se e kanë tejkaluar kufirin”.

Në anën tjetër të protestuesve, 67-vjeçarja Martina, e cila ka një nip e një mbesë, 7 dhe 4 vjeç ka thënë: “Mua nuk më pëlqen termi ‘Sau’, sepse nuk jam një derr. Jam një person. Mirëpo përmbajtja e këngës është komplet e drejtë dhe njerëzit duhet që të kenë të drejtë që të flasin për këtë. Unë gjej gjithçka në këtë këngë të saktë përveç pjesës së ‘derrit’. Sigurisht, ju mund të keni mendim të kundërt, mirëpo kur është kundër krahut të djathtë ju duhet të keni vetëm një mendim”.

Edhe 69-vjecarja Christa e cila ka tre nipër e mbesa, 11, 4 dhe 5 vjeç, ka thënë se nuk ishte impresionuar nga këngët, dhe ka menduar që është “qesharake” që të ndihesh e fyer nga ajo.

Për të e vetmja arsye që i është bashkuar protestës së të shtunës është që ajo nuk ka dashur që statusi i saj si gjyshe të përdoret nga krahu i djathtë. “Ata kanë thënë se ne jemi duke mbrojtur gjyshet gjermane – dhe unë nuk dua asnjë mbrojtje nga ta”, ka thënë ajo. “E bëj këtë mjaft mirë edhe vetë”. /KultPlus.com

Shtyhet protesta e paralajmëruar “No Nobel for Handke”

Ben Apolloni, njëri nga organizatorët e protestës “No Nobel for Handke”, ka njoftuar se kjo protestë është shtyrë për shkaqe sigurie. Ai përmes një statusi në Facebook, ka sqaruar në detaje vendimin e tyre, shkruan KultPlus.com

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Te dashur miq,
Ju njoftoj se protestën me moton “No Nobel for Handke”, të paralajmëruar për nesër, jemi të detyruar ta shtyejmë për shkaqe sigurie.
Për shkak të jehonës së protestës në media dhe në rrjetet sociale dhe për shkak se ne nuk e kemi ditur që protesta duhet të paralajmërohet 72 orë më parë në polici, na eshte sugjeruar që ta shtyejmë.

Për ditën e mbajtes së protestës, me të njejtën moto dhe me të njejtin qëllim, e në të njejtin vend, do të ju njoftojmë”.

“Forca e studentëve të ’81-ës shembull që s’duhet lejuar kurrë kompromiset e pushtetit me lirinë”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot bëhen 38 vjet që prej organizimit të demonstratës së studentëve të Universitetit të Prishtinës më 11 mars 1981.

Historianët, shkruan Kurti, bien dakord se ajo demonstratë shënon fillimin e një procesi të pandërprerë që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë, e deri në çlirimin e Kosovës.

“Fillimisht ishte një protestë spontane, tek mensa e studentëve. Aty të rinjtë u revoltuan ndaj shërbimit e kushteve të këqija. Por kjo protestë spontane e studentëve u shtyp brutalisht, dhe prandaj shumë të tjerë u solidarizuan dhe vendosën të organizojnë demonstratën e 11 marsit. Ndryshimi mes protestës e demonstratës nuk është vetëm te numri i pjesëmarrësve. Protesta mund të jetë spontane, rrjedh prej revoltimit aty për aty kundër diçkaje të papranueshme. Ndërsa demonstrata është e organizuar, masive, është populli që demonstron se është i gatshëm të vetëvendos e të vetëqeveriset, ta marrë vetë në dorë fatin e vet”, ka kujtuar Kurti në Facebook.

Populli si koncept politik, shkruan tutje ai, dallon nga popullata si koncept statistik, pikërisht sepse i pari organizon vetveten në disiplinë të tillë.

“Demonstratat e vitit 1981, të organizuara nga studentët e nxënësit e shkollave të mesme, shpejt u mbështetën edhe nga punëtorët, duke i dhënë fillim një pranvere shqiptare. Ato u shtypën dhunshëm, por çdo pushtet që përballet me demonstrata e vendosmëri të tillë, fundin e ka afër, sado i fuqishëm e i dhunshëm të jetë”, ka shkruar Kurti tutje.

Kryetari i LVV-së, thotë gjithashtu se pas demonstratave të 11 marsit, u organizuan të tjerat më 26 mars, e pastaj edhe më 1 e 2 prill 1981.

“Regjimi jugosllav u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Prishtinë e Mitrovicë. Por tashmë kërkesat e demonstruesve për Republikë e për Vetëvendosje ishin gdhendur në vetëdijen e popullit, dhe nuk mund të harroheshin më. Regjimit iu dridhën këmbët, ndërkaq studentëve as qerpiku. Qindra studentët e arrestuar u çuan në dhoma torturash, ku kanë përjetuar vuajtje të papërshkrueshme, megjithatë nuk u thyen”, shkruan tutje Albin Kurti.

Në fund, thotë Kurti, forca e studentëve të 1981 ende sot rrezaton tek ne, si shembull për rininë e për popullin, që nuk duhet t’i lejojë kurrë kompromiset e pushtetit me lirinë, me mirëqenien e me drejtësinë, të cilat ishin e janë kërkesat tona. / KultPlus.com

“Bac na e nxijtën ftyrën”, protestuesit bëjnë thirrje për rastin e vajzës së dhunuar nga Drenasi

Para Stacionit Policor në Prishtinë, sot u mbajt protestë kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave. Kjo protestë u thirr pas rastit të fundit ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur 16 vjeçare nga Drenasi.

????????????????????????????????????

Ky rast i cili shokoi të gjithë, bëri që qytetarët të reagojnë dhe të dalin sot në protestë me thirrje nga më të ndryshmet e më dënueset për përdhunuesit. Protestuesit bënë thirrje që Policia e Kosovës ka për detyrë të mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla. Me thirrjet si: Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!, Përdhunuesit në Burg, Durt nalt mos përdhuno, Shtet përdhunues, Bac na e nxitën fytyrën, Axha polic na ka nimu na ke Q’ Nonen, Kush me na mbrojt prej policisë, Duhesh me mjeku e jo me malltretu, ishin vetëm disa nga thirrjet e shumta që protestuesit i adresuan para Stacionit Policor.

Gjatë protestës u kërkua që edhe policët të dilnin nga zyrat e tyre e ti bashkohen protestës në mënyrë që të ngritën kundër krimit të kolegut të tyre. Por, kjo thirrje hasi në vesh të shurdhët, sepse asnjë nga policët nuk e mori mundin t’i bashkohet protestës.

Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com

Krejt në fund të protestës fjalën e mori edhe vëllai i Vasfijes Krasniqit, gruas e cila u dhunua nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai lexoi disa fjalë nga fjalimi i saj.

‘Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosovës ju inkurajoj të ngritni zërin dhe të kërkoni drejtësi. Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimin e merituar!’. Pas gjithë thirrjeve për vetëdijesim dhe mbrojtje për vajzën e re e cila ra viktimë e njerëzve prej të cilën do duhej të gjente mësim e mbrojtje, protesta u shpërnda e qetë. KultPlus po ju sjellë një album me fotografi nga kjo protestë. / KultPlus.com

Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com

Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com

Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com
Foto: Gili Hoxhaj/ KultPlus.com

Artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Artistët protestuan mbrëmë në oborrin e Teatrit Kombëtar, kundër projektit të qeverisë që parashikon prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një teatri të ri, duke iu bashkangjitur disa kulla shumëkatëshe.

Protesta ishte konceptuar me pjesë recitimesh, muzikë dhe shfaqje teatrale, veç fjalimeve të zakonshme, ku shprehej kundërshtia e artistëve dhe qytetarëve ndaj projektit qeveritar.

Regjisori Robert Budina duke iu drejtuar të pranishmëve tha se në rast se qeveria nuk do ketë tërheqje nga projektligji për ndërtimin në këtë zonë, ata do të intensifikojnë protestat pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Kulturës dhe kanë paralajmëruar për protesta shumë më të forta.

“Në rast se sot qytetarët po kalojnë një kohë mjaft të bukur këtu tani duke dëgjuar këngë patriotike, qytetare, këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, edhe nga Kosova, duke dëgjuar recitime, duke parë dhe performanca, ky është mesazhi që ata po marrin, sepse e gjitha kjo po bëhet që kjo hapësirë të mbrohet.

Për të gjitha komentet që janë bërë pas dëgjesës së ka pasur kryetari i Bashkisë me artistët, mesazhi më i fundit është ky: Nuk mund të quhen më dëgjesa publike me qytetarë apo artistë në rast se zhvillohen në kullat e oligarkëve, ashtu sikurse pretendojnë artistët se ishte dëgjesa e fundit.

Një koment tjetër që kanë bërë në këtë skenë ishte se nuk janë të përçarë, nuk kanë përdorur gjuhë raciste ndaj kolegëve që mendojnë ndryshe, por kanë mbajtur një qëndrim të prerë ndaj atyre personave që nuk kanë qenë koherentë gjatë gjithë kësaj periudhe të protestave në Teatrin Kombëtar, duke qenë protestues në fillim dhe duke ndryshuar qëndrimin gjatë rrugës”.

Ndër ata që folën ishte dhe regjisori Robert Budina, i cili theksi se nëse qeveria nuk i dëgjon artistët, ata do gjejnë zgjidhje më të forta për të arritur qëllimin e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim në protesta derisa qeveria të tërhiqet”, vijoi ai./ KultPlus.com

Mes protestave të radikalëve, Festivali “Mirëdita, dobar dan” hapi programin artistik (FOTO)

Gili Hoxhaj – Beograd

Me dy orë pritje në kufirin Kosovë-Serbi e pa tri fotografi, ekipi prej organizatorëve, artistëve, gazetareve e studentëve arritën në kryeqytetin serb për të hapur mbrëmjen e parë të edicionit të pestë të festivalit që prezanton kulturën e Kosovës në Serbi, Festivali “Mirëdita, dobar dan”, shkruan KultPlus.

Pas shkuarjes atje ekipi nën përcjellje të forcave policore u nis drejt Qendrës për Dekontaminim Kulturor në Beograd. Para se të afroheshin minutat e hapjes së festivalit, numri i policëve veçse shtohej, e zërat protestues tashmë dëgjoheshin. Me këngë nacionaliste, e valëvitje flamujsh, ata këndonin për Kosovën të cilën e quanin “tokë” të Serbisë. Përkrahës të Partisë Radikale Serbe e rrethuan Vojslav Sheshelin, i cili theksonte mohimin e shtetit të Kosovës. Protestuesit me fotografi të kufomave, fotografi të Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj kishin zënë njërën anë të rrugës e në anën tjetër gjendej turma më e madhe të cilët kishin vënë maska e veshje doktorësh ndërsa mbanin pankartat me mbishkrimet “Sa organe duhet të na merren për të pasur shoqëri me terroristët” dhe “Politikisht korrekt me trafikimin e organeve”.

Organizatori i këtij festivali, Kushtrim Koliqi u shpreh i brengosur për këtë situatë derisa tha se çdo vit kishte shpresuar që situata politike dhe raportet mes dy vendeve do të jenë më të relaksuara kurse faktet e tregojnë të kundërtën dhe situata vetëm sa po përkeqësohet. Megjithatë ai tha se nuk do të ndalen pasi që besojnë se ky festival ka vlera fisnike.

“Viti i pestë po fillon me tensione që nuk i kemi pasur më herët. Ne nuk do të ndalemi, kjo është një rrugë që na takon neve, secili e ka punën e vet dhe ne kemi punën tonë”, u shpreh Koliqi gjatë hapjes së festivalit.


Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) u shpreh se ka qenë e vështirë të hapet ky festival tek që gjithçka ka qenë kundër kësaj ideje por u shpreh tejet e lumtur që kanë arritur kaq shumë njerëz.
Čedomir Jovanović, Anita Mitic e personalitet të tjera të njohura kanë mbushur plot Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, aty ku u zhvillua hapja e Festivalit.

Një festival tanimë tradicional, ‘Mirëdita, dobar dan’ ka vite që prezanton artistët më të mirë nga Kosova për disa ditë të mbushura kulturë në Beogradin e Serbisë. Mbrëmë në hapësirën e brendshme të Qendrës u prezantuan karikaturat e artistëve nga Kosova e Serbia, të cilat portretizonin figurat politike të Serbisë e Kosovës në raport me dialogun që po zhvillohet. Aty u prezantuan punimet e Murat Ahmetit, Mentor Llapashtices dhe Predrag Koraksic Corax e realizuar në kuadër të projektit “Ura – Dialogu Civil Prishtinë-Beograd”.

Përfaqësuesja e projektit, Berna Caka nga Radio UrbanFm dhe INC- Rrjeti i Radiove Lokale u shpreh për KultPlus, se projekti i këtij viti flet për urat mes dy shteteve siç janë Kosova dhe Serbia.

“Në këtë mënyrë këta tre artistë kanë vendosur që ngjarjet reale t’i shprehin përmes karikaturave ato ngjarje që ndodhin në Kosovë dhe në Serbi, sidomos në politikë. Esenca ka qenë që të shprehen ngjarjet nga të dyja palët”, tregoi Caka për KultPlus.

Më pas salla e Qendrës për Dekontaminim Kulturor u mbush plot nga pjesëmarrësit e festivalit, të cilët u mblodhën për të parë filmin “Martesa”, me regji të Blerta Zeqirit, film ky që tashmë numëron disa çmime. Për më shumë se një orë të pranishmit ngulën sytë drejt ngjarjes së një dashurie në trekëndësh, e ngjarja ec para dhe gjatë martesës së Bekimit me Anitën, e cila nuk është në dijeni se Bekimi është ende në dashuri me shokun e tij më të mirë, Nolin. Ngjarja prekë kohën e luftës në Kosovë, atëherë kur dy të rinj, Bekimi dhe Noli jetojnë brenda një ndërtese, ku edhe fillojnë të ndjejnë shenjat e para të dashurisë për njëri-tjetrin. Shumë vite më pas, luftën më të madhe do ta kenë me barrierat e kësaj dashurie.
Festivali “Mirëdita, dobardan!” 2018 do të jetë prezent në lokacione të ndryshme në Beograd, dhe hyrja në të gjitha ngjarjet do të jetë, si në vitet e mëparshme, falas.

Si frymëzim për themelimin e festivalit ka shërbyer Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, simbol i së kaluarës së përbashkët, së bashku me të gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi)./ KultPlus.com