Artistja nderon 45 punonjës të Spitalit Universitar ‘Duke’ në Karolinën e Veriut duke pikturuar portret e tyre.
Maria Bennett Hock, arriti të realizojë 45 portrete për 45 ditë, për të nderuar punonjësit e spitalit për punën e tyre gjatë kësaj kohe pandemie.
Në pamundësi për t’i takuar personalisht punonjësit, artistja u kërkoi punonjësve t’i dërgojnë nga një fotografi pasi ata përfundonin orarin e punës, për të përcjellur emocion duke portretizuar lodhjen e tyre nga puna e pandalshme.
Ajo arriti që çdo ditë të përfundonte nga një portret, dhe tha se puna që bëri ishte shumë emocionuese, duke e bërë atë të qante secilën herë që i shikonte sepse i kujtonte se çfarë po ndodhte në botë.
Portretet i’u dhuruan stafit në një ceremoni “Tako Artistin” më datën 10 mars. / KultPlus.com


