115 vite nga Kongresi i Elbasanit, ngjarja që shënoi kthesë në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare

Në 2 shtator 1909 nisi Kongresi Kombëtar i Elbasanit, një mbledhje mbarëshqiptare, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe të shkrimit shqip.

U thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut. Morën pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cileve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.

Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.

Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm lëvizjes kombëtare./atsh/ KultPlus.com

Nisin punimet restauruese në objektin e Burgut të Gurakocit në Istog

Ka nisur faza e parë e punimeve për restaurimin e objektit të Burgut të Gurakocit në Istog.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ky objekt ka rëndësi të madhe për popullin e Kosovës pasi sipas tij prezanton dëshminë materiale të shtypjes sistematike të regjimit serb ndaj shqiptarëve.

“Po bëhet pastrimi, për të vazhduar më pas me hartimin e projektit për restaurim të ndërtesës. Ky objekt ka rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane dhe prezanton dëshminë materiale të shtypjes sistematike të regjimit serb ndaj shqiptarëve për më shumë se gjysmë shekulli”, ka thënë Ministri Çeku./ KultPlus.com

Rinisin punimet restauruese në Teqen e Dollmës në Krujë

Në Teqenë e Dollmës, Monument Kulture i Kategorisë së parë kanë rinisur punimet për restaurimin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

E njohur për vlerat e saj arkitekturore, dekorative dhe tipologjike, Teqesë iu dëmtuan muret dhe kupola e saj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në vitin 2020 u kryen punime emergjente konsolidimi për të reduktuar në afat të shkurtër rrezikun e kolapsit total.

Në vitin 2021, CHwB Albania nisi zbatimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e këtij objekti.

Teqeja e Dollmës është një pikë referimi e rëndësishme për komunitetin lokal të qytetit historik të Krujës, si dhe një pasuri e rëndësishme për komunitetin fetar bektashi në zonë.

Në gjininë e faltoreve islamike ajo përfshihet në tipin e vogël monumental me kupolë.

Faltorja është një konstruksion me një vëllim me bazë katrore. Mbi katër faqe muri të gurtë, nëpërmjet tropmave kalohet në tamburin oktogonal, mbi të cilën ngrihet kupola gjysmësferike e mbuluar me tjegulla vendi.

Ministri Çeku: Punimet në stadiumin Fadil Vokrri drejt përfundimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur që punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” janë drejt përfundimit.

Përmes një shkrimi në facebook, Ministri Çeku ka thënë se punimet në stadium janë duke u realizuar me intensitet e profesionalizëm të lartë.

“Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë. Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid”, ka shkruar Ministri Çeku/ KultPlus.com

Vazhdojnë punimet në Qendrën për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Rahovec po zhvillohen me ritëm të shpejtë punimet për ndërtimin e Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion.

Ndërtimi i kësaj qendre kap vlerën rreth tre milionë euro dhe ka sipërfaqe të tërësishme mbi 6 mijë e 200 m2, me hapësira të ndryshme, si sallën universale, me rreth 400 ulëse, shkollën e muzikës, studion për kërcim, klasën për balet.

Ministria ka bërë me dije se pjesë e objektit do të jetë edhe Qendra për Inovacion dhe Teknologji, e cila ka të inkuadruar brenda laboratorin, dhomat për punëtori të ndryshme, sallën për takime dhe trajnime.

“Po ashtu, është e paraparë edhe biblioteka, ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozim të librit, nototekën dhe sallën për kompjuterë”, thuhet në njoftim.

Kanali i Panamasë, 119 vite më parë SHBA-ja filloi punimet për hapjen e Kanalit që lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor

Më 4 qershor të vitit 1904, Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan punimet për hapjen e Kanalit të Panamasë, i cili konsiderohet të jetë ndër arteriet më të rëndësishme në botë, shkruan KultPlus.

Kanali i Panamasë është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër Ngushticën e Panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor. Gjerësinë më të madhe arrinë 350 m ndërsa në pjesën më të ngushtë është i gjërë vetëm 91.5 m. ka thellësi 13.7 m. Pas Kanalit të Suezit paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1913. Ky kanal e ndan Amerikën Veriore me atë Jugore.

Kanali i Panamasë që ndanë dy kontinente ai në fakt lidh dy oqeanet Atlantik dhe Paqësor. Kalimi i parë nëpër kanalin ujor është inauguruar në vitin 1914 , në të cilin punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në vitin 1904, dhe vitin 2014 ka festuar 100 vjetorin e hapjes së tij. Nën administrimin e SHBA-ve ishte deri në vitin 1999. Brenda vitit nëpër këtë kanal kalojnë 14.000 anije. Në vitin 1901 Shtetet e Bashkuara arrijnë marrëveshje me qeverinë kolumbiane (ku në atë kohë Panamaja ishte pjesë e Kolumbisë së Madhe) për të ndërtuar dhe sistemuar kanalin për 100 vjet, por në 1903 qeveria e Kolumbisë përmbyset dhe nuk e ratifikohet marrëveshja.

Shtetet e Bashkuara protestuan në atë kohë dhe Panamaja u bë një Republikë e pavarur nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila i dha SHBA-ve lejen për të administruar dhe filluar punën për ndërtimin e kanalit.

Më shumë se 75 mijë punëtorë punuar për 10 vjet për të realizuar ndërtimin e Kanalit, shumë prej tyre të ardhur nga Spanja dhe Italia. Rreth 25 mijë punëtor vdiqën gjatë punës, të infektuar edhe nga malaria dhe i verdhëza. Puna gjithashtu u ndërpre shpesh herë për shkak të shirave të forta tropikale.

Kanali i Panamasë është një nga veprat ndërtimore më të rëndësishme në Botë për sa i takon strukturës prej çimentoje, një nga metodat e papërdorura më parë deri atëherë. Në fillim të vitit 1914 kanali ishte gati. Anija e parë që kaloi aty transit ishte anija Ancon. Për Kanalin e Panamasë është projektuar projekti i ri nga SHBA-të, i cili do të fillojë të aplikohet në vitin 2015./KultPlus.com

Ndërpriten punimet në Austostradë, alarmohet për shkatërrim të shpellës

Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.

Pas hulumtimeve që do t’i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t’i jepet statusi si monument nën mbrojtje.

Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t’u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti”, ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”…/ KultPlus.com

Vazhdon zvarritja e punimeve në Teatrin shqiptar në Shkup (VIDEO)

Zvarritja e punimeve ndërtimore të Tetarit Shqiptarë ka irrituar tej mase aktorët e këtij institucioni kulturorë.

Ata kërkojnë llogari nga autoritete për siç shprehen keqpërdorimin e mjeteve financiare. Ndërkohë që theksojnë se janë shndërruar në aktor endacak, duke bredhur nga një teatër në një tjetër.

“Ne aktorët jemi bërë si qentë endacak të teatrit dhe sillemi si nga një objekt tek objekti tjetër fale dikujt që i ka keqpërdorur mjetet e teatrit Shqiptarë, pasi që kështu projekte nuk vijnë çdo vit por vinë një herë në 50 vite dhe një herë në 50 vite të keqpërdoren mjetet nuk e dijë çka të ju them dhe personalisht unë e dijë shumë mirë se kush çfarë ka bërë në emër të teatror shqiptarë dhe mos mendoj dikush që e marr këtë punë se mund të manipulojë me tetarin Shqiptarë dhe aktorët e Shkupit pasi që tetari shqiptarë ka ekzistuar edhe para se të ekzistojnë partitë por edhe pasi të zhduken partitë”, u shpreh aktori Ylber Murtezi.

“Në punën e tyre në peripecitë e tyre në problemet e tyre në ecjen është krijuar një pengesë pasi në ndonjëherë mbajmë prova në një tetarët pastaj në një teatër tjetër dhe më pas ai është i zënët vijomë në teatrin tjetër dhe në një farë mënyrë krijohet një përshtypje si një teatër endacak që nuk ka vendin e vetë nuk ka vendin e caktuar”, tha aktori Vebi Kerimi.

Punët për përfundimin e Tetarit Shqiptar në Shkup në vlerë prej 8 milion euro është dashur që të përfundojnë në shtator të vitit 2015. Por nga atëherë e deri me tani janë premtuar edhe disa afate shtesë, por pa sukses, shkruan Alsat-M./ KultPlus.com