Rusët kundër luftës së Putinit, thirrje për paqe në zemër të Moskës

Mijëra qytetarë rusë brohoritën me slogane kundër luftës në Ukrainë, teksa ndodheshin në një koncert në Shën Petresburg të Moskës.

Pjesëmarrësit e koncertit të një grupi vajzash në Shën Petersburg bënin thirrje kundër luftës: “F-ck the war!”

“Кис-Киc” është një grup punk rock rus, i cili në të kaluarën ka ndarë pikëpamje kundër luftës në mediat e tyre sociale./abcnews.al/ KultPlus.com

Borrell: Aq para sa ia dhamë Ukrainës ndihma deri tash, ia japim Putinit çdo ditë për gazin

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE ka blerë energji elektrike nga Rusia në vlerë 35 miliardë euro që nga fillimi i luftës dhe i ka dhënë 1 miliardë euro për ta financuar mbrojtjen e Ukrainës.

Këto komente, Borrel i bëri në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, teksa i kërkoi Evropës të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

“Duhet të vazhdojmë të armatosim Ukrainën. BE-ja ka premtuar 1 miliard ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe kjo mund të duket shumë, por 1 miliard euro ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë”.

“Që nga fillimi i luftës i kemi dhënë 35 miliardë euro. Krahasojeni atë me 1 miliard euro që i kemi dhënë Ukrainës për armë”, ka thënë Borrell, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv.

Borrell, komentet i bëri teksa Bashkimi Evropian është duke diskutuar rreth një pakoje të pestë të sanksioneve kundër Rusisë, që përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit në vlerë 4 miliardë euro.

Çështja e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë u intensifikua pas pamjeve që bota pa nga Bucha dhe qytetet të tjera të Ukrainës, ku civilët janë vrarë, torturuar, përdhunuar e abuzuar. / KultPlus.com