“Pyes Lotin” rikthehet në YouTube, Elsa Lila: Kush duron, fiton (VIDEO)

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çmimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai shkroi se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Pas ankesës së Veizit, YouTube i ka dhënë të drejtë duke fshirë këngën e versionit të ri.

Por sot, Elsa Lila ka njoftuar fansat se kënga është rikthyer në YouTube duke u shprehur se kush duron, fiton. / KultPlus.com

Pas ankesës së kompozitorit, “Pyes Lotin” i Elsa Lilës dhe Capital T fshihet nga YouTube

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çmimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai shkroi më herët se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Së fundmi, në një intervistë për “Euronew, kompozitori tregoi se nuk ka folur me Elsa Lilën, ndërkohë që ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën e tij “të deformuar”.

“Duhet të komunikonin ata me mua për këtë mendim që kishin. Nuk kam arsye të flas me këdo, nuk do e bëj pazar me muhabete telefoni. Shikoj në YouTube, në ekran këngën time, e dëgjoj me autor tjetër, një këngë që unë jam krenar për” Pyes Lotin “. Unë kam thënë mos ma bëni pis, në fakt është më tepër, është dhimbje. Më mirë mos e kisha dëgjuar në fakt, ka keqen jam ndjerë kur kam dëgjuar atë këngë në atë variant që u soll”, theksoi ai,

Pas ankesës së Veizit, YouTube i ka dhënë të drejtë duke fshirë këngën e versionit të ri. Pavarësisht kësaj, kompozitori tha se nuk është një luftë personale sesa me fenomenin e grabitjes dhe tjetërsimit të këngëve, pa lejen e autorëve.

”Pyes Lotin “e merr X-Y, pa leje dhe e bën si do vet. “Këputa një gjethe dafine” e merr një reper tjetër, “Për ty atdhe” e merr dikush tjetër. Çfarë mbetet? Po shndërrohet kultura e këngës shqiptare, dëmi është shumë i fuqishëm. Nuk jam kundra sjelljes në kohë, unë kam shumë këngë që janë sjellë ndryshe, por pa ndryshuar strukturën dhe duhet kujdes me këtë punë. Nuk preket, janë disa gjëra që nuk preken. Mos i prek se të djegin, mos e prek zjarrin. Ti mund te marrësh tokën e dikujt është ta nxjerrësh e nga shtëpia, por artin nuk e merr dot”, nënvizoi Veizi. / KultPlus.com

“Se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot, s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë” (VIDEO)



Elsa Lila, këngëtarja që me zërin e saj bëri për vete një publik të gjerë edhe jashtë trojeve shqiptare, vazhdon të dëgjohet edhe sot, por njëkohësisht kohë pas kohe ajo sjell projekte të reja, gjithmonë të mirëpritura nga adhuruesit e saj, shkruan KultPlus.

Elsa Lila, bijë artistesh klasikë, u familjarizua shumë shpejt me evenimentet e rëndësishme artistike duke marrë pjesë në aktivitetet që organizonte i ati (Edmond Lila një tenor me reputacion të spikatur ndërkombëtar). Talenti i saj zbulohet nga kompozitori Valentin Veizi gjatë Festivalit të Fëmijëve në Tiranë.

Në vitin 1997 ajo ndjek të atin në Itali, vit në të cilin tragjikisht humbet dhe të ëmën. Ajo i ka dedikuar një këngë mamasë së saj. Më pas atdheu i saj i dytë u bë Italia ku dhe ajo është këngëtarja e vetme shqiptare pas Ana Oxa-s që ka marrë pjesë ne Festivalet e Këngës në Itali (Festival di Sanremo).

Në Dhjetor 1996, Elsa Lila merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Pyes Lotin” dhe fiton çmimin e parë me këngën e kompozuar nga Valentin Veizi.

Kjo këngë edhe sot mbetet ndër më të pëlqyerat nga publiku dhe KultPlus po ju risjell sot bashkë me tekst.

Pyes lotin

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.


Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.


Së ëndrrat edhe shpresat
pa dashurinë janë thjesht një iluzion
ndaj dua o njeri, t’i fal pak dashuri
pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?


(refren)
Se loti që pikon, një zemër lëndon
i vogël na duket, i madh sa një glob
o botë e di se ç’të mundon
se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot
s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë.

———–

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.


Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.


(Refreni)
Dashuria, ëndrra, shpresa
kë të zgjidhja nga të tria
dhe një natë lotin pyeta
mu përgjigj… Dashuria.
/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=55ZHoh7VDsw