Ish kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka reaguar me rastin e largimit të shtatores “Ushtari i panjohur”, në Gjilan,shtatore që tashmë është lënë e mbuluar në parkun e qytetit të Gjilanit, shkruan KultPlus.
Qemajl Mustafa reagimin e tij e ka nisë me thënien e pleqve “çka t’nish’ mos u çudit”! Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij.
Pleqtë tanë thoshin “çka t’nish’ mos u çudit”!
NUK MUND TA BËSH HISTORINË AS KULTURËN SIPAS SHIJES TËNDE DUKE E PËRDHOSUR APO MBULUAR HISTORINË E KULTURËN E PARARENDËSVE TU. BËHET HISTORI E KULTURE PA SHIJE, BËHET E PAKULTURUAR.
Ata që e përdhosin historinë e të parëve (bile, qoftë ajo sado e dhimbshme, fyese, jokrenare e trishtuese), do të jenë vet me histori të cunguar.
Këtë përmendore (që ishte e vetmja trashëgimi e këtij lloji për historinë e mesit të shekullit të kaluar në këto hapsira) nuk e rrezoi përtokë populli i Gjilanit në vitin më kritik e më frustrues 1999 kur, me plotë të drejtë e rrëzoi atë të Car Llazarit.
Sot, me sa di une, pa vendim te kuvendit pra, pa vullnetin e popullit e paskan rrezue nje grusht njerezish me bastardin Lutfi Hazirin ne krye.
Po get ka fillue lufta e njohur e përmendoreve të Kadaresë por tashme jo ne qender te Tiranes po kendej ne anet tona?!/KultPlus.com