Natën e mbrëmshme në Asti të Italisë, Qendra e Artit dhe e Kulturës Kombëtare ‘Margarita Xhepa’, festoi 1 vjetorin e themelimit.
Mbrëmja u mbajt me një numër të kufizuar njerëzish duke respektuar kështu masat AntiCovid.
Me këtë rast u prezantua dhe lexua nje skenar i ri për film artistik me metrazh të gjatë kushtuar kësaj Qendre si dhe Valbona Sadikaj recitoi poezinë ‘Atdheu’ e cila u prit mjaft mirë nga publiku i gjerë, përcjellë KultPlus.
Vlen të ceket se qëllimi kryesor i kësaj qendre ka të bëjë me promovimin e vlerave kulturore dhe traditave shqiptare.
Mbrëmja kaloi në një atmosferë të gëzueshme e festive. / KultPlus.com