Një qendër e re sociale dedikuar plotësisht komunitetit shqiptar ka çelur dyert mbrëmjen e djeshme në Bronx, New York. Qendra e parë Kulturore në Bronx e financuar në shumë prej 8.7 milionë dollar nga shteti i New Yorkut, me mbështetjen e këshilltarit shqiptar të bashkisë së New Yorkut, Mark Gjonaj.
Në mbrëmjen inauguruese të pranishëm ishin dhjetra pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët pas himneve respektive amerikane e shqiptare dhe fjalës së rastit kanë ndjekur një program artistik të përgatitur nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Nxënësit u shprehën mirënjohës ndaj z. Mark Gjonaj për këtë nisëm që do tí afrojë edhe më shumë shqiptarët mes tyre dhe do ti ofrojë mundësi të reja për arsimim. Tashmë mësimi do të zhvillohet në klasa që plotësojnë të gjitha kushtet.
Nxënësit e shkollës prej gjashtë javësh kanë bërë prova për programin e zhvilluar ditën e inaugurimit. Në ambientet e reja do të ketë vend për nxënësit e shkollës shqipe, si dhe për aktivitete të ndryshme të komunitetit shqiptar. / KultPlus.com