Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar jurinë vlerësuese e cila do t’i vlerësojë projektet filmike të cilat kanë aplikuar në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit 2023.
Përzgjedhja e jurisë sjell një përzierje të larmishme profesionistësh dhe kineastësh vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët do të sjellin këndvështrime profesionale si dhe përvojën e tyre të gjerë në procesin vlerësues të kategorive, atë të filmit të metrazhit të gjatë (Iris Elezi, Wouter Jansen, Izer Aliu, Aleš Pavlin dhe Ema Andrea) atë të filmit të shkurtë (Melihate Qena, Kreshnik Shala, Erenik Beqiri, Blerina Hankollari dhe Gazmend Bajri) dhe bashkëprodhimin minor për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar.
Njihuni me anëtarët e jurive:
KATEGORIA E FILMIT TË METRAZHIT TË GJATË ARTISTIK
Izer Aliu është regjisor dhe skenarist norvegjezo-maqedonas. Debutimit të tij To Guard A Mountain iu dha çmimi Amanda për filmin më të mirë të shkurtër, dhe në vitin 2017 me filmin e tij artistik Hunting Flies ai fitoi çmimin si regjisori më i mirë dhe u nominua për Çmimin e Filmit të Këshillit Nordik. Izeri ka marrë edhe çmimin e Anders Jahre për artistë të rinj.
Wouter Jansen është themeluesi i kompanisë së shitjeve Square Eyes. Në vitin 2013 ai filloi Some Shorts, i cili u shndërrua në Square Eyes në vitin 2019, i specializuar që filmat e jashtëzakonshëm jo-mainstream të gjejnë audiencën dhe njohjen që meritojnë. Me Square Eyes, Wouter përfaqëson filmat e shkurtë dhe të gjatë me storie të guximshme, të fokusara nga autori, dhe bashkëpunon ngushtë me krijuesit e filmave për të hartuar strategji të veçanta të shpërndarjes dhe shitjes së festivalit. Kjo ka rezultuar në një katalog të vogël filmash që shfaqen premierë në festivale prestigjioze dhe kanë fituar çmime të shumta gjatë viteve të fundit si çmimet kryesore në Kanë, TIFF, Berlin, Locarno dhe Clermont-Ferrand. Në të kaluarën, ai ka punuar si shef programimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Go Short gjatë 10 edicioneve të para.
Wouter është ekspert në Locarno Open Doors dhe First Cut Lab, dhe ka dhënë leksione në shkolla si Le Fresnoy, HEAD Geneva dhe Akademia e Filmit në Holandë. Ai ka moderuar si dhe ka udhëhequr seminare në festivale si IDFA, True/False, Winterthur, VIS Vienna Shorts dhe të tjerë. Ai është një alumni i talenteve të Berlinales.
Iris Elezi, e lindur në Shqipëri, ka studiar teorinë dhe kritikën e filmit, antropologjinë dhe studime gjinore përpara se të përfundonte studimet e saj për prodhimin e filmit në Universitetin e Nju Jorkut në 2001. Aftësitë e saj regjisore dhe montazhere në serinë e vlerësuar gjashtë pjesëshe të dokumentarit Under Construction (2007) rezultuan në përzgjedhjen e Amnesty International Films That Matter për episodin Disposable Heroes. Debutimi i saj artistik, Bota (2014) u shfaq premierë në festivalin prestigjioz të filmit Karlovy Vary dhe fitoi çmimin e kritikës Fedeora. Bota triumfoi edhe në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Rejkjavik Rey dhe u zgjodh fitues i çmimit Fipresci dhe i atij të Audiencës. Iris Elezi jeton dhe punon në Tiranë, ku jep mësim histori dhe analizë filmi. Së bashku me arkivisten Regina Longo dhe partnerin, Thomas Logoreci, ata bashkëthemeluan The Albanian Cinema Project, një iniciativë që synon rivendosjen dhe ndërgjegjësimin për Arkivin Kombëtar të Filmit Shqiptar të rrezikuar. Ajo poashtu ka zhvilluar një masterclass 90 minutash me Francis Ford Coppola gjatë Summerfest Ndërkombëtar të Durrësit 2011 dhe masterklasa javore gjatë DokuFest 2011 me Mohsen Makhmalbaf dhe James dhe të tjerë.
Ema Andrea, e lindur në Tiranë në vitin 1971, është një artiste dhe pedagoge e shumë-anshme. Me përvojë në baletin klasik dhe studimet e aktrimit në Universitetin e Tiranës, ajo ka zhvilluar aftësitë e saj profesionale në nivel ndërkombëtar. Që nga viti 2001, Ema është pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë, me mbi 40 role aktrimi dhe projekte të shumta drejtuese dhe produksioni. E njohur si pioniere në prezantimin e artit alternativ në Shqipëri, ajo është e njohur për punën e saj si artiste, aktore, regjisore dhe interpretuese e pavarur bashkëkohore. Karriera me ndikim e Ema Andreas përfshin role të dukshme në film dhe TV, si ‘Një vajzë dhe një djalë’. Si themeluese e Qendrës MAM, ajo ka organizuar ngjarje të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në artin modern, teatrin dhe performancën. Ema angazhohet në mënyrë aktive në çështjet sociale, të drejtat e grave dhe nisma kundër dhunës, veçanërisht duke drejtuar produksionin teatror ‘Eva’ me gra të burgosura. Ajo është gjithashtu një anëtare kryesore e organizatës jofitimprurëse ‘MEMO’, e fokusuar në kujtesën historike të lidhur me regjimin komunist. Ema vazhdon rolet e saj si pedagoge në Universitetin e Arteve dhe drejtoreshë e Qendrës MAM, duke krijuar projekte novatore të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë, ndërsa organizon edhe takime të rregullta letrare në Qendrën për Dialog (COD).
Ales Pavlin është një producent i shquar i filmit dhe televizionit, duke shërbyer si bashkëthemelues dhe bashkëpronar i PERFO Production, një kompani lidere e pavarur sllovene e prodhimit të filmave dhe TV e themeluar në 2005. Ka mbaruar studimet në Ekonomi nga Universiteti i Ekonomisë, Ljubljanë, ka një Ph.D. nga Universiteti i Arteve Dramatike, Beograd, e poashtu jep mësim si profesor në Akademinë e Teatrit, Radios, Filmit dhe Televizionit (AGRFT) në Lubjanë. I njohur për kontributin e tij, Pavlin u zgjodh për programin e Kanës ‘Producers on the Move’ në vitin 2012 dhe është anëtar i organizatave prestigjioze si Akademia e Filmit Evropian (EFA) dhe Klubi i Prodhuesve Evropianë (EPC). Përgjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në juri të ndryshme të festivaleve ndërkombëtare të filmit dhe panele ekspertësh. Kompania e Pavlin, PERFO Production, ka arritur sukses të dukshme me projekte të njohura ndërkombëtarisht, duke përfshirë filmin e vlerësuar me çmime “APPLES” dhe mini-serialin “LAST SOCIALIST ARTEFACT”. Me përvojë të gjerë në bashkëprodhime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Pavlin vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në industrinë e filmit.
KATEGORIA E FILMIT TË METRAZHIT TË SHKURTËR
Melihate (Meli) Qena u lind më 15 dhjetor, 1949 në Mitrovicë. Ka studiuar për aktrim në Akademinë e Teatrit, Filmit dhe Televizionit në Beograd, Serbi. Me themelimin e Radio Televizionit të Prishtinës, Qena punoi aty deri në vitet e ‘90-ta kur është mbyllur nga regjimi i Millosheviqit. Paralelisht me punën në televizion, në vitin 1986 filloi punën edhe në teatrin e kukullave “Dodona” në Prishtinë, debutoi si regjisore me shfaqjen “Pylli është i të gjithëve”. Si regjisore në teatrit e kukullave “Dodona” punoi deri në pensionim. Në vitin 2015 u nderua me çmimin për “Veprimtari Jetësore” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Qena ka luajtur shumë role në teatër dhe film, ndër të cilat më të fundit janë rolet në filmat: “Gardhi”, “Martesa”, “Shpia e Agës”, “Fusha e mëllenjave”, Kësulat”, “A dream” [Një ëndërr], “Era”, “I love you more”, “Vangelo Secondo Maria” etj.
Regjisor, producent, kameraman dhe montazher me përvojë dhe ekspertizë të konsiderueshme, të cilat i fitoi përmes përfshirjes së tij në projektet dhe realizimet e shumta të Virtual Studio Company, dhe 3VStudio – studio prodhimi multimediale të cilat ai edhe i bashkëthemeloi. Gazmendi është I njohur edhe si specialist i efekteve speciale. Mendja e tij kreative dhe afiniteti per gjetjen e zgjidhjeve praktike ishin të rëndësishme në arritjen e suksesshme te kombinimit të incizimeve autentike me grafikë kompjuterike në shumë fushata dhe projekte multimediale. Punet dhe bashkëpunimet e tij me artistë të shumtë përfshijnë: z. Alan Adelsson, regjisor nga Nju Jorku (dokumentari “two villages” prodhuar nga ARTE). Kameramanin me famë botërore z. Marek Septimus Wieser (asistenti i parë i kamerës “Ønskebørn”, dokumentari me regji të Birgitte Stærmose). Regjisoren znj. Shota Bukoshi – kamera, fotografia dhe montazhi i dokumentarit “dy histori dashurie”. Regjisorin z. Ramazan Ajdini, (kamera dhe montazhi, dokumentari “Puna e fëmijëve në Kosovë”). Dhe, angazhimin, perkrahjen dhe realizimin e video instalacioneve e video punimeve te artistëve të shumtë vendorë pergjatë dy dekadave te kaluara.
Kreshnik Shala ka mbi 20 vite përvojë pune në prodhimin e filmit, video reklama dhe dokumentarë filmik e televiziv dhe projekte te tjera mediale, me ekspertize në fushën e post-produksionit dhe video-montazhë . Ai ka punuar si Drejtor Kreativ dhe udheheqës i video montazhit në KTV – Kohavision. Poashtu ka udhëhequr post-produksionin ne Gjirafa Studios përfshirë këtu edhe serialin “Rrushe”, si dhe në shumë video produksione madhore, televizione kombëtare dhe ndërkombëtare si video-montazher, kolorist, këshilltar produksioni, mbikqyrës i efekteve speciale, etj. Gjatë viteve, përvoja e tij ka ndikuar në një rritje të jashtëzakonshme. Tani ai punon kryesisht në video montazhë dhe ngjyrosje të filmave të metrazheve të ndryshme, serialeve filmike, dokumentarëve e video reklamave. Kreshniku është një individ me kreativitet të lartë dhe aftësi të jashtëzakonshme udhëheqëse dhe teknike.
Ereniku ka studiuar në në Akademinë e Arteve, Tiranë ku u diplomua me Master në Regji Filmi. Filmi i tij i shkurtër “The Van”, ishte pjesë e konkurrencës zyrtare në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë dhe ishte në listën e ngushtë të Oscarit në 2021, ndërsa filmi i tij i fundit i shkurtër “A Short Trip” fitoi çmimin Orizzonti për filmin më të mirë të shkurtër në festivalin e filmit të Venecias, edicioni i 80-të. Ai aktualisht është duke zhvilluar filmin e tij të parë artistik, i cili ishte pjesë e Cinefondation dhe Torino Film Lab.
Blerina Hankollari u diplomua për filozofi në FakulteGn e Shkencave Sociale, në UniversiteGn e Tiranës. Më pas, përfundoi studimet në nivel master për filozofi bashkëkohore franceze dhe idealizëm gjerman, si pjesë e programit për ekselencë evropiane, Erasmus Mundus – EuroPhilosophie, në UniversiteGn e Louvain-la-Neuve në Belgjikë, UniversiteGn e Luksemburgut, si dhe në UniversiteGn e Toulouse (Jean-Jaurès II), në Francë. Prej 2015 deri në 2023, ka qenë anëtare e DepartamenGt të Etnologjisë, në InsGtuGn e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të ArGt (Akademia e Studimeve Albanologjike), Tiranë. Blerina Hankollari mban krediGn e producentes në dy filmat arGsGkë me metrazh të gjatë, të skenarisGt dhe regjisorit shqiptar, GenGan Koçi, “Dita zë fill” (2017) dhe “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” (2022), të cilët janë përzgjedhur në fesGvale të rëndësishme ndërkombëtare të filmit duke marrë vlerësime të larta nga kriGka ndërkombëtare si dhe çmime të shumta. “Dita zë fill” dhe “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” ishin kandidaturat zyrtare të Shqipërisë në Academy Awards – Oscars, respekGvisht në vitet 2018 dhe 2023. / KultPlus.com