Së pari kafshojnë, pastaj lehin. Qentë e Sodomës, racë e çuditshme! Dhe ec e dije kur luajnë bishtin në shenjë miqësie; kur skërmitin dhëmbët në shenjë kërcënimi. Së pari kafshojnë, pastaj lehin (Kafshojnë natën, lehin ditën) – Shprehi e lashtë e pedigresë së tyre. Njësoj i trajtojnë të gjallët dhe të vdekurit: gërmojnë eshtrat, gërryejnë zorrët. Gjithmonë kështu. Gjithmonë kështu. Qentë e Sodomës, racë fisnike!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se qendra për trajtimin e qenve endacak është në fazën finale të ndërtimit, përcjellë KultPlus.
‘Objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.’ – është shprehur Rama në facebook.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të fillojë të ndërtohet edhe Parku i Kafshëve me një hapësirë prej 10 hektarësh ku do të mund të strehohen qentë pa pronarë në Komunën e Prishtinës.
“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë. Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij.”, ka deklaruar kryetari Përparim Rama.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ramës në facebook:
Qendra për trajtimin e qenve endacak është në fazën finale të ndërtimit
Objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.
Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e #kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.
Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë.
Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij./KultPlus.com
Psikologja e Harvardit, Dr.Deirdre Barret ka thënë se qentë janë të prirë të ëndërrojnë për njerëzit që kujdesen për ta.
Barret, e cili ka studiuar sjelljen e njerëzve në gjumë për vite të tëra, ka thënë se ndonëse nuk mund të dihet 100% se çka ëndërrojnë qentë, këto kafshë kanë cikël të ngjashëm të gjumit sikurse njerëzit, që nënkupton se ato bien ngadalë në një gjumë të rëndë dhe pastaj truri i tyre bëhet joaktiv duke shkuar drejt ëndërrimit.
Sipas saj, në këtë mënyrë edhe njerëzit kalojnë nga gjumi i rëndë, në çaktivizim të trurit e më pas edhe në ëndrra, transmeton KultPlus.
Lidhur me atë se çka mund të ëndërrojnë kafshët, Barret sërish ka si udhëzim njerëzit.
“Njerëzit ëndërrojnë për gjërat e njëjta në të cilat janë të interesuar gjatë ditës, ndonëse më shumë vizualisht dhe më pak logjikisht. Nuk ka arsye të mendohet se kafshët janë ndryshe. Që kur qentë janë të tërhequr nga pronarët e tyre, është e ngjashme që qeni juaj të mendojë për fytyrën, erën, ose rreth asaj se a po të kënaqë apo po të mërzitë”, ka thënë Barret.
Ajo ka shtuar se mënyra më e mirë për t’i dhënë vetës ose fëmijëve ëndrra të mira, është që të kalohet kohë e mirë gjatë ditës dhe të bëhet gjumë i mirë në një mjedis të mirë. Me gjasë, sipas saj, e njëjta vlen edhe për ëndrrat e kafshëve. / KultPlus.com