Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar se ka përfunduar tashmë, restaurimi i tri aseteve të Kishës Ortodokse Serbe, të mbrojtura me ligjet e Republikës së Kosovës.
Partneriteti ynë me Bashkimin Evropian dhe UNDP në Kosovë me rezultate të prekshme në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në kuadër të programit të përbashkët mes MKRS, BE dhe UNDP, së fundmi kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në tri kisha dhe manastire ortodokse, asete të Kishës Ortodokse Serbe që mbrohen me ligjet e Republikës së Kosovës. Manastiri i Qelisë (Burgut) dhe Kisha e Dëftimit të Shën Mërisë në Kamenicë dhe Manastiri i Dragancës në Novobërdë, pas ndërhyrjeve që janë financuar nga BE-ja, do të vazhdojnë t’u shërbejnë besimtarëve ortodoksë, komunitetit të gjerë dhe turistëve.
Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj të angazhohem për të gjithë qytetarët tanë pa dallim e diskriminim. Harmonia ndërmjet komuniteteve etnike e fetare, si vlerë dalluese e shoqërisë sonë, është zotim dhe përkushtim i përhershëm i qeverisë sonë. Trashëgimia kulturore është ndër mjetet më efektive për afrim e bashkëpunim mes popujve. Prandaj, investimet tona në mbrojtjen dhe funksionalizimin e monumenteve do të jenë të vazhdueshme./ KultPlus.com
Qeveria e mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u morën një sërë vendimesh.
Në mesin e vendimeve që u miratuan në mbledhjen e paraditës, ishte edhe ai për ndarjen e 8.5 milionë eurove për zbatim të vendimit të Qeverisë për masat shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Komunikata e Qeverisë me të gjitha vendimet që u morën sot:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 112 me radhë në të cilën:
U miratua Draft Amendamenti i Kushtetutës së Republikës së Kosovës sipas të cilit përfshihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.
U themelua Këshilli Shtetëror Organizativ për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25-vjetorit te Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me këtë përbërje:
Z. Besnik Bislimi, Zyra e Kryeministrit, Kryesues;
Znj. Saranda Bogujevci, Kuvendi i Republikës së Kosovës, zëvendës – kryesuese;
Z. Armend Mehaj, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
Znj. Donika Gërvalla – Schwarz, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;
Hajrulla Çeku, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
Arbërie Nagavci, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Hekuran Murati, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
Shkumbin Ahmetxhekaj, Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, anëtar;
Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
Përfaqësues i Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Këshilli do të hartojë Programin Shtetëror për shënimin e dy datave të rëndësishme në shkurt dhe mars 2023.
U procedua për në Kuvend të Republikës së Kosovës Vendimi i Qeverisë Nr. 13/50 i datës 21 dhjetor 2020 për dhënien e Statusit Investitorit Strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”.
U aprovuan dëftesat e pa negociuara për pagesë të anëtarësisë në Shoqatën ndërkombëtare për Zhvillim. Kështu, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve i njihet e drejta rreth lëshimit dhe nënshkrimit të dëftesave të pa negociuara në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zotimin e pagesave konform detyrimeve të përcaktuara në rezolutat e Bordit të Guvernatorëve të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim.
U bë transferi i mjeteve buxhetore nga Ministria e Shëndetësisë nëpër Organizatat Buxhetore ku ka pasur shpenzime nga muaji janar deri në muajin nëntor 2022, për t’u zëvendësuar me fonde nga huamarrja.
U plotësua dhe ndryshua Vendimi i Qeverisë Nr. 02/79 të datës 25.05.2022, duke mundësuar që mjetet e paalokuara dhe të pa shpenzuara të rikthehen në Programin e Ringjalljes Ekonomike dhe Vendimi i Qeverisë Nr. 16/67 të datës 09.03.2022.
U aprovua e kërkesa për ndarje të mjeteve buxhetore për ekzekutimin e pikave të Vendimit të Qeverisë Nr. 31/99 të datës 30.09.2022. Me vendimin e miratuar aprovohet ndarja e 5,800,000 (pesë milion e tetëqind mijë) euro për zbatim të Vendimit të Qeverisë për masat shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
U aprovua kërkesa për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej pesë milionë e katërqind mijë euro (5,400,000 €) për zbatimin e masës 3.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në vlerë prej 36,415,451.00 euro
Koordinatori Kombëtar i Ekipit për Zhvillimin e Kompaktit u autorizua që të lidhë kontrata sipas rregullave të prokurimit të Mileniumit të Sfidave të Mijëvjeçarit në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
U aprovua kërkesa për ndarje buxhetore për subvencionim të përfundimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë, ndërtimi i të cilave veçse kishte filluar përmes një projekti të vitit 2019.
U ndanë 2,470,000 (dy milion e katërqind e shtatëdhjetë mijë) euro për qëllim të blerjes së objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
U miratua vendimi Përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore “Kooperativa Bujqësore 23 Nëntori” të cilat janë prekur nga realizimi i Projektit: Zgjerimi dhe Rehabilitimi i Rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë, Zonat Kadastrale: Selac dhe Bajgorë, Komuna e Mitrovicës së Jugut.
U miratua vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore “Kooperativa Bujqësore Podujevë” të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projekteve Infrastrukturore në Komunën e Podujevës: Zonat Kadastrale: Obrangjë dhe Surkish, Komuna e Podujevës.
Si dhe vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zona Kadastrale: Bistricë e Shalës, Komuna Leposaviq dhe Zona Kadastrale Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.
Fadile Dyla u emërua në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Mandati në këtë pozitë është katër vjet.
U miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Australisë mbi Ripranimin e Personave që Qëndrojnë pa Autorizim.
U miratua nismën për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit “Drejtësia”.
U aprovua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 B”. Kjo marrëveshje është plotësim i kredisë ekzistuese me Bankën Evropiane për Investime dhe mund të përdoret për të gjitha fazat e projektit, varësisht nga nevoja, për renovim të Linjës Hekurudhore.
U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Termokos Sh. A. si dhe Frankfurt Am Main (KfW) në lidhje me Grantin e Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor për Projektin “Programi i Ngrohjes Qendrore Diellore”.
U miratua nisma e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga MFPT, Termokos Sh. A, dhe Frankfurt am Main (KfW) për projektin “Programi i ngrohjes Qendrore Diellore”. Kjo marrëveshje synon ndërtimin e një impianti diellor për ngrohje qendrore për të ofruar kapacitete shtesë të energjisë termike për rrjetin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.
U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës”.
U miratua Plani Kombëtar i Veprimit 2023-2025 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Zotimet e Planit të Veprimit janë: Qeverisja dixhitale; Të dhënat e hapura; Pjesëmarrja qytetare; dhe Kundër korrupsioni. Partneritetin për Qeverisje të Hapur, si dokument përmban politikat e qeverisë lidhur me përmirësimin e shërbimeve publike, ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të administratës publike.
U aprovua Raporti për Gjendjen e Natyrës 2018 – 2021. Raporti do të shërbejë edhe për informimin e publikut për gjendjen e ambientit dhe do të identifikojë nevojat për intervenim në sigurimin dhe mbrojtjen e natyrës dhe ambientit në vendin tonë. Raporti do t’i dorëzohet për informim Kuvendit të Kosovës.
U miratua Koncept-dokumenti për Sëmundjet e Rralla. Koncept dokumenti rekomandon institucionalizimin e përkujdesjes shëndetësore të pacientëve me sëmundje të rralla si dhe plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për shëndetësi.
U bë informimi i Kabinetit Qeveritar mbi zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II) gjatë periudhës korrik-shtator 2022.
Këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, u emërua anëtare e Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicas së Veriut.
U aprovua Plani i Veprimit për Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio-Ekonomik të Krizës Energjetike. Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, ka hartuar planin e veprimit për pakon e përkrahjes buxhetore për krizën e energjisë brenda IPA 2023. Plani i veprimit parasheh zbatimin e masave me efekte të menjëhershme dhe afatshkurtra përmes mbështetjes së drejtpërdrejt financiare për familjet në nevojë dhe në disavantazh për periudhën e dimrit, nxitjen e kursimit të energjisë nga konsumatorët familjarë, mbështetjen e familjeve përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në njësi të banimit dhe ndërtesa, si dhe investimeve në pajisje efiçiente ngrohëse dhe sistemit të energjisë së ripërtëritshme për familjet dhe ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme.
U ndanë 2.826.464 euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyror nga të cilat do të përfitojnë fermerët e 22 komunave.
U miratua Projektligji për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve Ngjitëse i cili ofron mundësinë e modernizimit të sistemit të mbikëqyrjes dhe kontrollit efikas të sëmundjeve ngjitëse. / KultPlus.com
Deputetët do të mblidhen nesër në Kuvend për një seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit, seanca e jashtëzakonshme e së martës do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite. Do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.
Pas kësaj, është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.
Në rend dite do të jenë tri pika:
1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë./ KultPlus.com
Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj po lansojnë sot një fushatë të re të quajtur Happy Online, për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë në internet.
Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë ndërhyrje me partnerët e shoqërisë civile për të përmirësuar edukimin medial dhe sigurinë e fëmijëve në internet. Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kjo qasje e re {happy online} do të punojë me prindërit për t’u siguruar që ata janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurtë në platformat digjitale.
“Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqiten në internet nga dhuna, pornografia, vetëvrasja dhe radikalizimi e deri te ekstremizmi. Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet. (“Interneti është një dritare magjike për fëmijët të cilët duan të shkojnë përtej përditshmërisë. Flisni me fëmijët tuaj, edukoni dhe kujdesuni mbi përmbajtjen që fëmijët ndajnë me të tjerët në publik. Mbani ata të sigurt dhe larg bullizmit e ngacmuesve potencial, ekstremizmit e çfarëdo forme tjetër që rrezikon mirëqënien e sigurinë e fëmijëve tuaj. Kështu, duke marr një rol aktiv në aktivitetet e fëmijëve tuaj në internet ju ndihmoni të siguroheni që ata të përfitojnë prej këtyre aktivitete dhe që të eksplorojnë një liri të re pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme.”- Xhelal Sveçla, ministër i MPB-së) Përmes kësaj fushate, Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë një shtresë tjetër mbrojtjeje për të rinjtë kundër përdorimit të internetit për radikalizimin, korrupsionin dhe dëmet e tjera”, thuhet në komunikatë.
Kjo fushatë do t’i informoj dhe mësojë prindërit për atë që duhet të shqetësohen dhe si t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurtë, duke zhvilluar biseda, duke ditur për parametrat e sigurisë dhe duke i trajtuar në qasje të drejtë dhe të sigurtë. Për këshilla dhe sigurinë e fëmijëve online, ndiqni kanalet e fushatës Happy Online në rrjetet sociale./ Express / KultPlus.com
Sot do të nis viti i ri shkollor 2022/2023 – me vonesë një muaj, pasi kishte grevë.
Një grevë që ishte shpallur më 25 gusht nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në arsim Këshillit Grevist i printe Rrahman Jasharaj.
Përkundër thirrjeve për ndërprerje të grevës nga Qeveria e Kosovës, Këshilli Grevist refuzonte.
Opozita bënte thirrje për dialog social. Në rrjetet sociale diskutimi u agresua.
Takimi mes Kurtit dhe Rrahman Jasharajt ndodhi më 13 shtator. Pa marrëveshje – por me keqkuptime.
Jasharaj i kishte thënë Kurtit “ndihmom si vëlla”, ai ka thënë se e ka përdorur këtë epitet në formë të traditës shqiptare.
Por Kurti e kishte marrë ndryshe, në formën e organizimit fisnor.
“Nuk mund ta trajtosh Qeverinë e Republikës së Kosovës si private”, ka thënë Kurti.
Në këtë debat ishin përfshirë edhe deputetë të pushtetit si Dimal Basha i cili në objektin e Kuvendit të Kosovës ia kishte ngritur zërin Jasharajt.
Më parë, edhe një gjysh kishte tentuar ta sulmonte Rrahman Jasharajn, në një shkollë.
“Unë kam dajë e miq”, kishte thënë Jasharaj teksa aludonte të kërcënuesit.
Ky i fundit ishte takuar edhe me krerët e opozitës, gjatë konferencave me ta e kishte cilësuar Kurtin si “diktator”.
Krejt këto zhvillime për shtesat e mësimdhënëseve. SBAShK kërkon 100 euro shtesa deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Qeveria s’ofron më shumë sesa 50 deri në fund të këtij viti.
“Unë nuk bëjë pazare”, thoshte Kurti.
Tash nuk dihet nëse pagat e mësimdhënëseve do të dalin – është e diskutueshme. Por që greva është pezulluar deri në janar.
“Nuk e kemi mbaruar grevën, e kemi pezulluar. Qeveria t’i miratojë kërkesat tona”, kishte thënë SBAShK.
E Ministria e Arsimit në kohën kur greva u pezullua ka përmendur testimin me shkrim të mësimdhënëseve si dhe ngritjen e numrit të inspektorëve. /Express/ KultPlus.com
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta për rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, po vazhdon dhe kjo do të ndodhë derisa shteti nuk përgjigjet, përcjell KultPlus.
Përdhunimi i vajzës 11 vjeçare nga 5 djem e burra dhe dështimi institucional nuk mund të tejkalohet me dy shkarkime, dorëheqje e lojë fasjësimesh mes institucionesh. Dhuna ndaj vajzave dhe grave është në nivele pandemike, andaj dhe luftimi i saj duhet të jetë urgjencë kombëtare.
Njoftime të reja tregojnë që 11 vjeçarja ka qenë edhe më herët viktimë e përdhunimit dhe trafikimit. Për më shumë ajo ka qenë nën mbikëqyrjen e shtetit kur u përdhunua në gusht. Ajo u la nga shteti pa mbrojtje i cili u bë bashkëfajtor në përdhunimin e saj. E kjo jo si incident i izoluar por si sjellje e vazhdueshme e shtetit në raport me vajzat dhe gratë që përjetojnë dhunë me bazë gjinore në Kosovë. Shteti vazhdon ta ushqejë fenomenin e dhunës ndaj grave duke mos ndëshkuar mostrajtimin e duhur të rasteve të dhunës ndaj grave.
Neglizhenca e shtetit është duke ua rrezikuar dhe më tej vajzat dhe gratë në Kosovë, sidomos atyre të mitura. 85% të viktimave të dhunës seksuale në periudhën 2019-2021 kanë qenë të mitura sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Tutje, raporte kanë treguar se gjykatat vendore kanë dhënë dënime nën minimumin e lejuar me ligj në më shumë se gjysmën e rasteve të dhunës seksuale.
Ndaj kësaj braktisje shtetërore dhe pasigurie, ne zgjidhje të vetme e kemi protestën. Të hënën ne mblidhemi dhe i përgjigjemi me revoltë mos adresimin e duhur të kërkesave tona të së mërkurës. Në përgjigje të adresimit të kërkesave tona nga Qeveria dhe detajeve të reja që e përfshijnë edhe Prokurorinë, protestën tonë do ta nisim tek Qeveria e do ta përfundojmë tek Këshilli Prokurorial. Pas Qeverisë, ne do të ulemi dhe do ta bllokojmë hyrjen e Këshillit Prokurorial deri sa të marrim përgjigje për kërkesat tona.
Kërkesat për Qeverinë të hënën janë:
1. Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray)
2. Shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin e përdhunimit të së miturës;
3. Krijimi i një njësiti të specializuar për dhunë seksuale në Polici;
4. Siguri, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, përfshirë këtu këshillimin psikologjik të vazhdueshëm të të miturës 11 vjeçare të ofruar nga shteti;
5. Futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla përfshirë këtu edhe qendrat e korrektuese. Edukimi mbi seksualitetin dhe integritetin fizik është qenësor në të kuptuarit e drejt të konceptit të dhënjes së pëlqimit si parakusht i krijimit të çdo marrëdhënieje seksuale.
6. Minstri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati të krijojë komision hetues për përdhunimin e të miturës i cili zhvillon punimet publikisht dhe publikon konkluzionet dhe rekomandimet e tij;
7. Këshillit Prokurorial të Kosovës t’i propozojë presidentes shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi.
“Protesta e së mërkurës kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga 5 djem e burra, na çoi tek informata të reja që e dyfishojnë fajin e shtetit në këtë krim. Të premten u arrestuan edhe 6 burra tjerë të cilët në qershor e kishin trafikuar, e kishin dhunuar dhe e kishin shfrytëzuar për shërbime seksuale të miturën. Përkundër kësaj, ne jemi pa llogaridhënie prej Prokurorisë së Shtetit që kanë dështuar ta mbrojë viktimën dhe ta parandalojë përdhunimin e saj në gusht. Në anën tjetër, Qeveria sot na njoftoi që ka nisur punën për kërkesat tona. Ndonëse e mirëpresim këtë, ne do t’i qëndrojmë mbrapa të gjitha kërkesave tona deri sa të gjitha të realizohen. Në këto kushte, protesta e nesërme nuk mund të ndalet tek Qeveria. Ajo do të vazhdojë drejt KPK-së, ku do të kërkojmë shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Sa më shumë prej nesh, aq më të forta/ë jemi!“, thuhet në njoftimin e tyre./ KultPlus.com
Pas një procesi një vjeçar të diskutimeve me komunitetin, hulumtimeve dhe analizave, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua Koncept-dokumenti për Art dhe Kulturë. Me vendimin e sotëm hapet rrugë për Ligjin e ri të Kulturës, Ligjin e ri të Kinematografisë, rregullimin ligjor të sektorit muzeal dhe Strategjinë Kombëtare për zhvillimin e Kulturës.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të ministrit Hajrulla Çeku:
Reforma e madhe në kulturë po bëhet!
Pas një procesi një vjeçar të diskutimeve me komunitetin, hulumtimeve dhe analizave, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua Koncept-dokumenti për Art dhe Kulturë. Me vendimin e sotëm hapet rrugë për Ligjin e ri të Kulturës, Ligjin e ri të Kinematografisë, rregullimin ligjor të sektorit muzeal dhe Strategjinë Kombëtare për zhvillimin e Kulturës.
Ky moment i rëndësishëm është rezultat i punës së madhe të stafit civil dhe kabinetit politik të Ministrisë së Kulturës, zyrtarëve të institucioneve publike të kulturës, zyrtarëve të ministrive të linjës, pjesëtarëve të komunitetit artistik e organizatave të skenës së pavarur, konsulentëve vendorë dhe nga jashtë. Hapat e ardhshëm të reformës më të madhe kulturore në vend do të bazohen në këtë dokument, i cili do të jetë udhërrëfyes i yni shtetëror për çdo lloj mase që duhet të ndërmarrim për t’i ngritur më tutje të gjitha kapacitetet kreative në vend.
Legjislacioni në fuqi që rregullon fushën e kulturës është tejet kufizues dhe në masë të madhe nuk i përgjigjet nevojave aktuale të sektorit. Reforma në kulturë synon zvogëlimin e burokracisë, nxitjen e krijimtarisë cilësore, mbrojtjen dhe fuqizimin e artistit, diversifikimin e burimeve të financimit, edukimin artistik të fëmijëve dhe të rinjve dhe zhvillimin e audiencave në mënyrë që si rezultat i të gjitha këtyre kultura të ketë ndikim më të madh në rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, të cilët kanë mbetur pa u mbështetur në rundin e parë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, se duhet të ndahen edhe 100 mijë euro për këtë kategori, nga Pakoja e Ringjalljes.
“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7,3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, ka thënë Murati.
Propozimi është votuar me shumicë votash. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë për 30 ditë implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë. Shtyrja erdhi si pasojë e kërkesës së SHBA-së.
Kjo është komunikata e plotë e qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon bllokimin e rrugëve dhe të shtënat në veri të Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.
Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin./ KultPlus.com
Në mbledhjen e 85 të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim për çështjen e makinave me targa të Serbisë që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të Zyrës për media të kryeministrisë, veturat me regjistrim të Serbisë që paraqiten për kalim në kufirin shtetëror të Kosovës dhe kanë për qëllim lëvizjen brenda territorit të Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin tek pjesa e simboleve.
Ky vendim hyn në fuqi nga 1 gusht 2022 dhe vlen deri më 31 tetor 2022.
Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua mundësojë regjistrim me tabela të Republikës së Kosovës të gjithë atyre pronarëve të cilët makinat e tyre i kanë me tabelat e vjetra “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”,.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ardhur si rezultat i dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë në Bruksel për çështjen e targave.
Dhe një vendim tjetër që është marrë në këtë mbledhje, është që çdo person që paraqitet në kufirin shtetëror të Kosovës me dokument personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me një dokument (fletë-deklarim) që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e një dokumenti të tillë.
Njoftimi i plotë:
Mbledhja e 85-të e Qeverisë Prishtinë, 29 qershor 2022 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi.
Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022. Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Ditën e nesërme në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Shqipëri dhe Kosovë. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia e Kosovës ka hartuar një plan masash.
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë një ndërprerje me intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut në zonat ku do të lëviznin dy delegacionet.
Për të mundësuar qarkullim e lirë janë menduar disa rrugë alternative në zonat ku do të devijohet trafiku.
Njoftimi i policisë së Kosovës
Angazhimet policore rreth mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri
Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë.
Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /KultPlus.com
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për lidhjen e marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëfinancim të bursave të arsimit të lartë në nivelin Master.
Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke hapur kështu rrugë për financimin e disa bursave për studentët tanë që të ngrisin kapacitetet profesionale në fushat me interes për zhvillimin e vendit. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë konfirmuar se kryeminstri Albin Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar edhe vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.
Bashkëngjitur vendimi për masat e reja:
A. [Zbatimi territorial]
Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;
Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);
Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese
Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.
Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5 lirohen:
Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;
Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;
Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;
Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës ose testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;
Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.
C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:
Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë;
Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, institucioneve publike, private, si dhe subjektet tjera, është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 deri 4.2.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës prej një (1) metër dhe shenja promovuese për vaksinim sipas dizajnit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 9 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2.
D. [Institucionet e arsimit]
Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022.
Procesi edukativ-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesit të MAShTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.
Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, i çdo institucioni sipas pikës 14, 15 dhe 16, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 50% të kapaciteteve (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Përveç atyre nën moshën 12 vjeçare, obligohen pjesëmarrësit që të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4 në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej një (1) metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse si:
Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
jo më të vjetër se 48 orë;
Certifikatën e vaksinimit me një dozë, jo më të vjetër se një (1) muaj;
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit).
Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej një (1) metër në mes të personave.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon në 50% e kapaciteteve, për ngjarje të rëndësisë së veçantë në funksion të interesit publik.
Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme. Organizatori obligohet të sigurojë respektimin e masave, përfshirë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 19.1 deri 19.4 përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare dhe bartjen e maskës.
Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 19.1 deri 19.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare.
G. [Veprimtaritë dhe organizimet tjera ]
Prej datës 7 mars 2022, lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Subjekti që menaxhon veprimtarinë është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4. dhe atë në secilën hyrje të objektit.
Gj. [Gastronomia]
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 19.1 deri 19.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre sipas orarit të tyre të rregullt, në pajtim me nenin 40 të Ligjit Nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme, rregulloret përkatëse komunale dhe Udhëzuesit përkatës të nxjerrë nga Ministria e shëndetësisë.
Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomik]
Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – një (1) person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
Klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Subjekti që menaxhon me qendrën tregtare është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4. dhe atë në secilën hyrje të qendrës tregtare.
I. [Puna me palë]
Në institucionet publike, private dhe subjekte tjera, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në vendin e punës. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4. Inkurajohet pranimi i pagesave në formë elektronike, në vend të keshit.
Personi përgjegjës i institucionit publik, privat apo i subjekteve tjera, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.
J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]
Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë sipas kapacitetit të ulëseve.
Stafi dhe pasagjerët e transportit rrugor duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht udhëtimi në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit rrugor, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]
Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej një (1) metër në mes të personave.
Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 42, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Në veprimtaritë sipas pikës 42, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
L. [Sporti dhe rekreacioni]
Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.
Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 50% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.
Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve sipas kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.
Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 19.1 deri 19.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 19.1 deri 19.4 të këtij Vendimi.
Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.
Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.
M. [Banjat termale]
Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 19.1 deri 19.4 të këtij Vendimi, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 19.1 deri 19.4]
Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 19.1 deri 19.4, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.
Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikën 19.1 deri 19.4, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.
Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikën 19.1 deri 19.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]
Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të ndryshoj dhe plotësoj udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;
Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;
Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;
Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik dhe ndërkombëtar;
Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;
Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;
Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;
Udhëzuesit nga pika 59 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij Vendimi.
O. [Zbatimi]
Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunale, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet për dy javët në vijim.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
P. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/59]
Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/59, i datës 04.02.2022.
Q. [Hyrja në fuqi]
Vendimi hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i pranojë 20 gazetarë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi I tyre shkaku I agresionit rus, përcjell KultPlus.
Kurti ka shkruar se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca.
“Qeveria jonë ka vendosur që të pranojë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata janë detyruar që ta lënë atdheun e tyre nga invazioni rus. Në përkrahje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve ne do t’ua mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ia ka shtuar edhe një masë Pakos së Ringjalljes Ekonomike të korrikut të vitit të kaluar, duke ndarë 10 milionë euro të tjera si shtesë për rezervat shtetërore dhe 3.5 milionë të tjera për 5 masanga kjo pako.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozim-vendimin për ta shtuar një masë të re në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht propozimin për ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.8, rritja e rezervave shtetërore”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky vendim vjen pas situatës në tregjet globale dhe luhatjes së çmimeve.
“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tashmë është programi për rezerva shtetërore, mirëpo marr parasysh ndyshimin e situatës dhe gjendjen në tregjet globale dhe çmimeve, luhatjes së tyre, e kemi pa të nevojshme që në kuadër të Ringjalljes Ekonomike ta shtojmë edhe masën 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore, e për këtë pastaj do ta kemi edhe pikën e ndarjes së shumës, pra 10 milionë euro shtesë”, tha Murati.
Qeveria po ashtu ka ndarë 3.5 milionë euro edhe për pesë masa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Këto mjete dedikohen për mbështetjen e rikthimit në punë të atyre që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetjen për të punësuarit e formalizuar, mbështetjen e punësimit të grave dhe mbështetjen e familjeve që e kanë humbur kryefamiljarin./ KultPlus.com
Objekti i Qeverisë së Kosovës sot është mbuluar me flamurin e Ukrainës, përcjell KultPlus.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetin social Twitter një fotografi me të cilën ka shprehur mbështetjen ndaj popullit ukrainas.
Krah kësaj fotografie, ai ka thënë se edhe pse lufta mund të jetë e vështirë, historia favorizon të drejtët.
“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne mbuluam ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com
No matter how dark the times or how hard the struggle, history favors the just. In this critical time for the Ukranian people we lit up the building of the government to show the solidarity of the people of 🇽🇰 with the people of 🇺🇦. pic.twitter.com/mFjOctbm6K
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kundër pandemisë COVID-19.
Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se është marr vendim lidhur me orën policor, orarin e punës së gastronomisë, bartjen e maskës dhe për posedimin e dy dozave të vaksinës për hyrje-daljet në Kosovë.
Vendimi i plotë i Qeverisë:
V E N D I M
Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19
[Zbatimi territorial]
Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;
2.2 Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;
2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);
2.4 Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese
2.5 Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.
Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5 lirohen:
3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;
3.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID- 19;
3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
3.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
3.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;
3.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;
3.7 Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;
3.8 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
3.9 Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.
[Mbrojtja dhe siguria në punë]
Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 4.1 Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
4.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë;
Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, institucioneve publike, private, si dhe subjektet tjera, është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 deri 4.2.
Punëdhënësit publik e privat, si dhe subjektet tjera obligohen që mbështetur në nevojat dhe natyrën e punës së tyre, të identifikojnë dhe të përcaktojnë stafin esencial, si dhe të organizojnë punën vetëm me këtë staf.
Punëdhënësit publik dhe privat, si dhe subjektet tjera udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial, sipas nevojave të punëdhënësit.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës prej një (1) metër dhe shenja promovuese për vaksinim sipas dizajnit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2.
[Kufizimi i qarkullimit]
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:
13.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);
13.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;
13.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;
13.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;
13.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.
Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.
Dh. [Institucionet e arsimit]
Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022..
Procesi edukativ-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesit të MAShTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.
Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, i çdo institucioni sipas pikës 19, 20 dhe 21, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.
[Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
[Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Përveç atyre nën moshën 12 vjeçare, obligohen pjesëmarrësit që të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3 në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej një (1) metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse si:
25.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
25.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;
25.3 Certifikatën e vaksinimit me një dozë, jo më të vjetër se një (1) muaj.
Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej një (1) metër në mes të personave.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon numrin prej tridhjetë (30) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë në funksion të interesit publik.
Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 25.1 deri 25.3 përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare dhe bartjen e maskës.
Pavarësisht pikës 27 dhe 28, për koncerte dhe festivale me publik në këmbë vlejnë ndalesat e përcaktuara në pikën 32.
Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare.
Lejohen funeralet, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej një (1) metër nga njëri-tjetri.
[Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]
Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gj. [Gastronomia]
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
37.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
37.2 Ndërsa paguan porosinë;
37.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
37.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.
Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.
Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.
Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin.
[Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomik]
Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – një (1) person për 8 m 2 . Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
Klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Subjekti që menaxhon me qendrën tregtare është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3. dhe atë në secilën hyrje të qendrës tregtare.
[Puna me palë]
Në institucionet publike, private dhe subjekte tjera, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në vendin e punës. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
Inkurajohet pranimi i pagesave në formë elektronike, në vend të keshit.
Personi përgjegjës i institucionit publik, privat apo i subjekteve tjera, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveçnëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.
[Transporti publik dhe ndërkombëtar]
Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht udhëtimi në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdomjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
[Teatrot, bibliotekat, etj.]
Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej një (1) metër në mes të personave.
Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 58, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
Në veprimtaritë sipas pikës 58, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
[Sporti dhe rekreacioni]
Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dherekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.
Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.
Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.
Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 25.1 deri 25.3 të këtij Vendimi.
Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10m 2 .
Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.
[Banjat termale]
Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 25.1 deri 25.3të këtij Vendimi, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.
[Tregjet dhe therja e kafshëve]
Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse.
Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën dy (2) metra.
[Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 4.1 deri 4.2]
Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 25.1 deri 25.3, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.
Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikën 25.1 deri 25.3, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.
Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikën 25.1 deri 25.3, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]
Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të ndryshoj dhe plotësoj udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
76.1 Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
76.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
76.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
76.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;
76.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;
76.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;
76.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik dhe ndërkombëtar;
76.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;
76.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;
76.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;
Udhëzuesit nga pika 76 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij Vendimi.
[Zbatimi]
Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunale, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet për dy javët në vijim.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
[Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/55]
Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/55, i datës 21.01.2022.
[Hyrja në fuqi]
Vendimi hyn në fuqi më datën 05.02.2022. / KultPlus.com
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Qeveria ka zhvilluar mbledhje elektronike ku ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Sipas njoftimit, këto mjete shkojnë për masën 3.7 – mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. / KultPlus.com
Më 26 janar në Prishtinë mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë duke filluar nga ora 12:00, përcjell KultPlus.
Me 28 janar 2021 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët/et që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët/et që e tejkalojnë 600 kWh.
Faqja e krijuar si një kauzë në rrjetin social Facebook, “KEDS t’i kthehet Kosovës” ka njoftuar për këtë protestë e cila nis tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë me dy kërkesa kryesore: Mos-aprovimi i bllok tarifës së propozuar nga ZRre-ja dhe Nacionalizimi i KEDS-it.
Më poshtë KultPlus ua sjell të plotë njoftimin e tyre:
Vendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit/ës prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro.
Përveç që i palogjikshëm, ky propozim do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.
KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.
Këto shantazhe, ne qytetarët e këtij vendi nuk do i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.
Andaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të rradhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:
1.Mos-aprovimi i bllok tarifës së propozuar nga ZRre-ja;
Qeveria e Kosovës ka ndarë 95,725 euro për filmin “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, përcjell KultPlus.
Ndarja e kësaj shume u bë në mbledhjen e 55-të të mbajtur sot në mënyrë elektrike nga Qeveria e Kosovës.
Kërkesa ishte e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit.
“Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars””, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit u fut në listën e ngushtë prej 15 filmave për të kaluar drejt çmimeve “Oscars”. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku tha se varianti i ri Omicron kërkon kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.
Qeveria bëri të ditur se nuk duhet të nënvlerësohet varianti Omicron, pasi sipas informatave nga vendet e tjera dëshmojnë qartë, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete.
“Kështu u tha edhe në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19. Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.
Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë për t’u vaksinuar sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese. Respektimi i masave dhe vaksinimi do të na ndihmojë që të kalojmë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”, thuhet në reagimin e tyre.
Qeveria bëri të ditur se pothuajse të gjitha rastet janë të variantit Omicron, i cili po përhapet jashtëzakonisht shpejt.
“Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv. Prandaj vaksinohuni sa më shpejt dhe, në veçanti, merrni dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”. / KultPlus.com
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë, më 24 dhjetor, për gjendje emergjente që do të zgjasë 60 ditë, gjendje e cila ka të bëjë me krizën energjetike, shkruan KultPlus.
Për arsye të rritjes së çmimit të energjisë elektrike nëpër vende të ndryshme, e gjithashtu rritjen e konsumit të madh gjatë sezonit të dimrit, e gjitha kjo ka ndikuar që të ketë një krizë energjetike në vend.
Ngarkesa e madhe dhe shkaktimi i problemeve të mëdha në rrjeti, ka ndikuar që Blloku B në vend të pësojë probleme të mëdha.
Përpos këtij vendimi emergjent, Qeveria e Kosovës gjithashtu ka bërë ndarjen e 20 milionë eurove për kompaninë KEDS, pasi këta të fundit ishin në gjendje të vështirë financiare si rezultat i importit të rrymës me çmim shumë të lartë. /KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është miratuar projekt-ligji për arkivat shtetërore, një nismë që synon zhvillimin modern dhe efikas të sistemit arkivor të Kosovës, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi të publikuar një rrjetin social “Facebook”, Çeku, njoftoi se ky dokument është i rëndësishëm.
“Ky dokument i rëndësishëm parasheh rregullat themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin unik të shërbimit arkivor si dhe kompetencat e organeve për krijimin, pranimin ruajtjen, mbrojtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor të shtetit tonë”, shkroi ai.
Lëndët arkivore kanë rëndësi historike, shkencore dhe kulturore ato duhet të ruhen, të pasurohet fondi dhe koleksionet e arkivit me dokumente të rëndësishme të vendit dhe të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë.
Ky projekt-ligj u miratua në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Qeveria e Kosovës. /KultPlus.com