Fatjon Miftari do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion

Fatjon Miftari do ta përfaqësojë Qipron në Eurovision, si kompozitor dhe producent i këngës përfaqësuese.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, ai tha se pjesë e këngës janë emra të mëdhenj të muzikës si Alex P, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Robert Uhlmann dhe Viktor Svensson.

“Shoqëri e dashur,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm i cili është shumë i rëndësishëm për karrierën time.
Këtë vit jam përzgjedhur të përfaqësoj shtetin e Qipros në Eurovision Song Contest 2022, si kompozitor dhe producent i këngës përfaqësuese së bashku me disa emra të mëdhenj të muzikës botërore si: Alex P, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Robert Uhlmann, Viktor Svensson.
Dua të falënderoj vecanërisht dy kolegët e mi, kompozitorët Yll Limani dhe Filloreta Raçi për punën e tyre të mrekullueshme në këtë projekt.
Falënderoj delegacionin e Qipros për besimin dhe të gjithë bashkëpunëtorët për këtë eksperiencë shumë të vecantë!
Shihemi më datë 14.05.2022 në Torino të Italisë në finalen e Eurovision 2022!
Uroj të ju pëlqej! ♥️🎵”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

Pas NATO-s, Mehaj kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtete të BE-së

Një postim i publikuar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në të cilin kërkohet anëtarësimi sa më parë i Kosovës në NATO, ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale, shkruan KultPlus.

E gjithë kjo bujë ka ndikuar që rrjetet sociale të pushtohen nga postimet ku kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO, e tani Mehaj ka bërë edhe një postim të ri.

Ministri ka kërkuar njohjen e pesë shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën, përfshirë Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron.

Postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Qytetarë të dashur,Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,Miq tanë ndërkombëtar,Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:- Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.- Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.- Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane. Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim:#KosovoInNATO#KosovoInEU”.

Diplomacia digjitale kohët e fundit është duke u përdorur nga shtete të ndryshme të botës, gjë të cilën po e bën edhe Kosova. /KultPlus.com

Në Portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”.

Porti i Qipros që prej fillimit të muajit nëntor ka për simbol një statujë të realizuar nga skulptori shqiptar Besim Caushi. Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”, (5,5m×4,5m×3,8m).

Besnik Çaushi shprehet se ideja e statujës erdhi nga një bizesmen rus.

“Kjo vepër është kërkuar dhe është sponsorizuar nga një bizesmen rus, i cili donte të bënte një dhuratë për qytetin Shën Napa në Qipro, me temë çështjen e paqes në botë, ndaj dhe vepra u titullua “Paqe në Tokë“,-shprehet skulptori Çaushi.

“Sepse paqja është detyrë e të gjithëve!!! Nëse duam paqe në këtë jetë duhet të flasim për paqe, t’i thurrim lavde….thotë Nënë Tereza”,– u shpreh autori në ceremoninë e inaugurimit.

Skulptori Besim Caushi ka kryer studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas Akademië e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve). Prej vitesh jeton dhe krijon në Athinë, Greqi./dosja.al/ /KultPlus.com

Në Portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

Pylli nënujor spektakolar në Qipro

Një pyll spektakolar i projektuar në thellësi të plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro është prezantuar së fundmi.

Ky projekt i përbërë nga 93 skulptura ka kushtuar 1 milion euro. Autori, Jason deCaires Taylor, i cili ka bërë edhe punime të tjera nënujore në Meksikë dhe Grenada, thotë se objektivi i tij është të rikthejë në qendër të vëmendjes rindërtimin e hapësirave natyrore.

Disa nga skulpturat e tij peshojnë deri në 13 tonë dhe pas vetëm pak javësh që janë vendosur aty, kanë filluar të rrethohen nga algat e para. Taylor shpreson që në të ardhmen, e gjithë zona të “pyllëzohet” me bimësi nënujore.

“Kjo është shumë inkurajuese, do ta vizitoj herë pas herë vendin për të parë se si do të ketë lulëzuar jeta detare”, tregon ai për CNN.

Puna për ndërtimin e pyllit nisi në mars 2020, por përurimi u shty për shkak të pandemisë.

“Zgjodhëm kohën më të papërshtatshme, ishte një sfidë e vërtetë realizimi i këtij projekti”.

Muzeu nis në tokë, me hyrjen kryesore në plazhin Pernera, ndërsa një shteg i vendosur mbi një platformë pluskuese të çon nën ujë për të parë skulpturat e zhytura. / KultPlus.com

Një anije nga periudha romake zbulohet në ujërat e Qipros

 

Mbetjet e një anije nga periudha romake janë zbuluar në fund të detit në lidje të bregdetit të Qipros, kanë njoftuar sot autoritetet qipriote.

Ministri e Antikiteteve mkoftoi se është gjetur një numër i madh amforash në këtë anije, me siguri nga Siria e Kiliki, krahina të cilat në periudhën antike ndodheshin në juglindje të Azizë së Vogël.

Pritet që të dhënat që do të nxirren nga mbetjet e anijes do të japin një pasqyrë më të mirë në lidhje me tregtinë ndërmjet Qipros dhe krahinave romake në Mesdheun lindor.

Mbetjet e anijes i zbuluan zhytësit e angazhuar në kuadër të ekpit të Fakultetit Arkeologjik të Qipros. / Koha.net / KultPlus.com

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision: Më tallin dhe sulmojnë se jam shqiptare

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision duket se po përballet me sulme të ashpra nga publiku mbi origjinën e saj.

Bukuroshja nga Fieri krijoi një karrierë të suksesshme në Greqi, por po ndeshet me reagime dhe komente raciste të një pjese të opinionit, që është kundër përfaqësimit të Qipros me një këngëtare shqiptare.

Megjithatë, pas një sërë debatesh, Eleni Foureira duket se ka vendosur të flasë publikisht për origjinën shqiptare.

Në një intervistë për emisionin ‘Tet a tet’ në televizionin Publik të Qipros, Eleni Fureira i quajti të turpshme reagimet që vënë në dukje origjinën e saj.

Bukuroshja u shpreh se:

Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘a je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion’.
Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”?
Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës mban titullin “Fuego” dhe parashikohet të jetë një sukses i vërtetë./ KultPlus.com