“Mbledhësit e Puplave” sot (e hënë, 20 qershor 2022) prej orës 19:00h në Kino ARMATA në Prishtinë.
Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave” (1967) në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, përfshirë shfaqjen në Kino ARMATA në Prishtinë sot (e hënë, 20 qershor 2022) prej orës 19:00h. / KultPlus.com
Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu.
(ora 18:40 me transmetim të drejtëpërdrejtë në RTK)
“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse”, është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.
Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:
Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu, thuhet në njoftimin e MKRS-së, bashkëbisedim që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ora 18:40 në RTK, shkruan KultPlus.
“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse.” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.
Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:
Julien Ezanno – Këshilltar i Çështjeve Bilaterale në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë të Francës, përfundoi vizitën speciale në Kosovë në cilësinë e ekspertit të jashtëm të kinematografisë, për procesin e hartimit të koncept-dokumentit të kulturës.
Takimin e parë ai e realizoi me Ministrin Çeku dhe zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë ku u diskutua edhe rreth bashkëpunimit Kosovë-Francë që do të konkretizohet së shpejti në fushën e kinematografisë, përmes marrëveshjes për bashkëprodhim filmik mes film bërësve të Kosovës dhe Francës.
Ezanno në kuadër të kësaj vizite ishte edhe në Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Kosova film. Gjithashtu mbajti një punëtori një ditore me akterë të ndryshëm institucional, të pavarur dhe edukativ të kinematografisë kosovare dhe një punëtori tjetër me akterët e festivaleve të filmit dhe kinemave të Kosovës.
Ai shprehi gatishmërinë e plotë për të mbështetur zhvillimin e kinematografisë Kosovare përmes bashkëpunimit Kosovë-Francë në nivel të legjislacionit dhe bashkëprodhimit. / KultPlus.com
Për vitin e tetë me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës ofron mundësinë e aplikimit në shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU.
FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze.
Memorandumi i lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së, ofron mundësinë e edukimit audio-vizuel për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. Bursa vlen vetëm për shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.
Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu bëjnë edhe intervistimin dhe përzgjedhjen.
Për t’i parë kriteret dhe afatet ju lutem shkoni në webfaqe të FAMU-së duke klikuar KËTU. / KultPlus.com
“Bota jonë” me skenar dhe regji të Luana Bajramit i prinë listës së filmave artistik të metrazhit gjatë, e cila në këtë projekt filmik vjen me producentë Valbona Rrahmanin, shkruan KultPlus.
Në këtë listë janë edhe filmat “Gruaja e shtëpisë”, me skenar dhe regji të Fatos Berishës, “Faji” ,e skenar dhe regji të Edon Rizvanollit. “War, games and videorecordings” me skenar të Dhurata Hotit e regji të Birol Urcan dhe “Last exit” ,e skenar dhe regji të Bekim Gurit.
QKK përpos filmave artistik të metrazhit utë gjatë, ka mbështetë edhe filmat në kategorinë me kooproduksion minor, filmat me regjisorë debutues, për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë, atij artistik dhe filma të metrazhit të gjatë dokumentar.
KultPLus ju sjell listën fituese, të cilat janë vlerësuar nga komisioni profesional i QKK-së/ KultPlus.com
Arben Zharku ka njoftuar se para disa muajve është larguar nga pozita e drejtorit në Qendrën Kinematografike të Kosovës, shkruan KultPlus.
Gjatë shkrimit të tij në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Zharku ka bërë të ditur se mandati i tij duhej të përfundonte në mars të vitit 2022, mirëpo Ministria e Kulturës ka bërë shkelje ligjore duke shkëputur kontratën.
“Normalisht mandati im do të duhej të përfundonte në mars të vitit 2022, mirëpo Ministria e Kulturës me arbitraritet dhe shkelje ligjore e shkëputi kontraten, dhe për këtë qështje veq se kam ndjekur hapat ligjor”, thuhet mes tjerash.
39 vjeçari gjithashtu ka falënderuar të gjithë bashkëpunuesit e tij dhe i ka vlerësuar si të jashtëzakonshme 10 vitet e fundit të QKK-së. /KultPlus.com
Është mbyllur thirrja vjetore i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të projekteve filmike.
Këtë vit të drejtën për të vazhduar konkursin për mbështetje të projekteve filmike e kanë fituar gjithsej 42 projekte filmike.
Nga këto projekte:
8 projekte kanë aplikuar në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik;
8 projekte në kategorinë e bashkëprodhimeve minore për film të metrazhit të gjatë artistik
3 projekte në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë dokumentar
1 projekt në kategorinë për postproduksion të filmit të metrazhit të gjatë artistik
5 projekte në kategorinë e filmave të regjisorëve debutant
8 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë artistik
1 projekt në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentar
1 projekt në kategorinë e filmave të shkurtë të animuar dhe
7 projekte në kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar.
Pas mbylljes së konkursit është formuar komisioni i konkursit i cili verifikon secilin aplikacion se a i plotëson kriteret e përcaktuara me konkurs dhe aktet ligjore në fuqi. Komisioni ka hartuar raporte të veçanta për secilin projekt dhe një raport gjithëpëfshirës të projekteve filmike të cilët nuk kanë plotësuar kushtet për të vazhduar konkurimin.
Me përfundimin e procesit të punës së komisionit të konkursit dhe atij financiar, është emëruar juria vlerësuese të cilët do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet./KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e regjisores, Burbuqe Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, QKK u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.
“Jemi të prekur thellë nga lajmi për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në reagimin e QKK-së./KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës, ka hapur konkurs për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2021, shkruan KultPlus.
Njoftimin e ka bërë vetë QKK përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë më shumë detaje edhe për kategoritë të cilat mund të aplikojnë.
Postimi i plotë i QKK-së:
QKK-ja HAPË KONKURSIN PËR SUBVENCIONIM TË PROJEKTEVE FILMIKE PËR VITIN 2021
Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2021, ka vendosur të shpallë të hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori:
konkursin për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar;
konkursin për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar;
konkursin për film debutues të metrazhit të gjatë artistik;
konkursin për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik;
konkursin për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik;
dhe konkursin për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetje të projekteve filmike është data 28 tetor, 2021.
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.
Për më shumë informata vizitoni seksionin e konkursit në webfaqen e QKK-së, apo duke klikuar në vegëzën e këtij postimi./KultPlus.com
Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e OSCARS për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo VOD platformë për së paku 7 ditë rresht, jo më herët se 1 janar 2021 dhe jo më vonë se 31 dhjetor 2021.
Edhe këtë vit përshkak të pandemisë, Akademia e Oscars ka adaptuar rregullën që vlen edhe për edicionin e 94-t e cila përcakton se: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes një platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:
– Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD. – Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin. – Që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë.
Kushtet dhe detajet tjera të aplikimit i gjeni në linkun poshtë (rregulla e 13të):
Tre filmat kosovarë, “Në kërkim të Venerës”, “Luaneshat e Kodrës” dhe “Pa vend”, do të jenë pjesë e Festivalit ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë që do të mbahet më 13 gusht të këtij viti.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se tre filmat kosovarë do të jenë pjesë e konkurencës zyrtare në këtë festival, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, ‘Luaneshat e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës.
“Në kërkim të Venerës, Luaneshet e Kodrës dhe Pa vend në Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevës Tre filmat nga Kosova, ‘Në kërkim të Venerës’ me regji nga Norika Sefa, ‘Luaneshat e Kodrës’ me regji nga Luana Bajrami dhe ‘Pa vend’ me regji nga Samir Karahoda, do të jenë pjesë e konkurencës zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës. ‘Në kërkim të Venerës’ kishte premierën në Rotetardam ku fitoi çmimin Special të Jurisë; ndërsa ‘Luaneshat e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës, në programin ‘Director’s Fortnight’ dhe në kategorinë kryesore. Kjo do të jetë prezencë e madhe e filmbërësve tanë, ku vitin e kaluar Kosova rrëmbeu zemrën e Sarajevës me filmin ‘Exil’ të regjisorit Visar Morina. Tre filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës”, thuhet në njoftimin e QKK-së./KultPlus.com
Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka marr vendim që ta pezullojë drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku, si masë e sigurisë për mundësinë e cenimit të ushtrimit të përshtatshëm të detyrës, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar, përcjell KultPlus.
Në komunikatën e dërguar, MKRS ka bërë të ditur se janë dy procese paralele që janë duke ndodhur lidhje me këtë çështje.
Komisioni disiplinor
Krimet ekonomike
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë.
Janë dy procese paralele që janë duke ndodhur lidhje me këtë çështje.
Komisioni disiplinor
Krimet ekonomike
Kryesia e Këshillit Drejtues të QKK ka propozuar pezullimin apo masat disiplinore për Drejtorin, z. Arben Zharku mbi bazën e disa veprimeve që ata pretendojnë se i kanë të vërtetuara.
Si Këshill Drejtues brenda mandatit që kanë, kanë sjell tek Ministri, z. Hajrulla Ceku kërkesën për ta dërguar në Komision Disiplinor, Drejtorin z. Arben Zharku.
Në këtë rast është krijuar Komisioni Disiplinor.
Sot Komisioni ka marr vendim për pezullim nga detyra zyrtare e Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, z. Arben Zharku, si masë e sigurisë për mundësinë e cenimit të ushtrimit të përshtatshëm të detyrës, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar.
Pezullimi i përkohshëm zgjatë deri në përfundim të tërësishëm të procedurës disiplinore me çka edhe shfuqizohet ky vendim.
Gjithashtu para dy javësh Ministri, z. Çeku ka bërë një kërkesë tek krimet ekonomike për të shqyrtuar disa pretendime që kanë ardhur prej burimeve të ndryshme, qoftë këto nga raporti i auditorit, këshillit drejtues dhe dosje të tjera të cilat ndërlidhjen me QKK.
Ne vetëm kemi përfunduar procedurat që na takojnë si MKRS, ndërsa këto dy procese aktualisht janë duke vazhduar dhe ne po presim vendimet që do të marrin. / KultPlus.com
Pas emërimit te antarëve të këshillit drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku, dje, në mbledhjen e parë të këshillit të përbërë nga Besim Ugzmajli, Xhejlane Terbunja, Bislim Bislimi (përfaqësues i MKRS-së), Luan Daka, More Raça është përzgjedhur si Kryetare e Këshillit Drejtues, përcjell KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga vetë regjisorja, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, përmes të cilit Raça thekson se ajo sëbashku me kolegët e saj, qysh në takimin e parë janë zotuar se do të punojnë me seriozitetin më të madh për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni.
”Do të shqyrtojmë me vëmendje dhe kujdes të madh të gjitha veprimet e derimëtashme të QKK-së, dhe do të punojmë për të krijuar një ambient të shëndosh, ku mbi të gjitha do të respektohet ligji dhe ku do të ketë mundësi të barabarta për secilin kineast”, ka theksuar ndër të tjera Raça. / KultPlus.com
‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’ me regji nga Fatmir Koçi do të jetë një adaptim filmik i veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli.
Sinopsisi: Në vitet e 70-a në institucionin e lartë të kulturës, Zyla Kamberi, një burokrat i zoti e fjalaman i palodhur, kërkon me ngulm të ngjitet në karrierë duke marrë iniciativa të padëgjuara.
Filmi është bashkëprodhim në mes Shqipërisë dhe Kosovës me producent Dritan Huqin, dhe bashkëproducent Besnik Krapin. Në rrole kryesore luajnë: Donald Shehu (Demka), Aleks Seitaj (Zylo), Amos Zaharia (Adem Adashi), Enisa Hysa (Adila), Jorida Meta (Kleopatra), Xhoana Karaj (Zenepja), Kastriot Cipi (Zaim Avazi). / KultPlus.com
Dje Qendra Kinematografike e Kosovës publikoi projektet të cilat do t’i mbështesë në vitin e ardhshëm, shkruan KultPlus.
Ndër projektet që nuk u mbështetën, ishte edhe dokumentari ‘Masakra e Reçakut’, projekt ky nën regjinë e Ilir Kabashit. Kabashi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Faebook, ku ka potencuar se ky dokumentar duhet trajttuar si mision dhe si obligim qytetar e profesional, pasi, siç ka cekur tutje ai dëshmitarët e kësaj masakre po plaken e po vdesin.
Më poshtë mund te lexoni reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Kabashit.
‘Dite me pare shkrova se jemi ne gare ne QKK (Qendren Kinematografike te Kosoves) me dokumentarin: ‘Masakra e Reçakut’. Nga dje nuk jemi as ne gare. Juria ka bere zgjedhjen e saje. Urojme qe ta kete bere zgjedhjen me te mire dhe urime fituesve. T’tjerat jane fjale… Kaq sa i perket Jurise dhe QKK-se!.. …. Por, une si regjisor, skenaristi Xheladin Rexhepi dhe producenti Astrit Alihajdaraj vazhdojme te besojme shume, ne kete projekt, vazhdojme qe kete projekt ta trajtojme si mision dhe obligim qytetar dhe profesional. Ndonese me vonese per vite, vonesa po i shtohet edhe me tutje. Edhe pak dite na ndajne nga 15 janari i pergjakshem…deshmitaret dhe ata qe ishin protagoniste te ndryshem (vendor dhe nderkombetar) po plaken dhe po vdesin. Institucionet tona dhe ne si shoqeri prap do t’ mjaftohemi te themi e ‘dine bota te verteten’.. pa cka se kemi nje gjenerate te re nga paslufta, tek ne dhe ne bote, qe per shkak te dy dekadave ne mes e kane te ‘larget’ edhe kete masaker. Prandaj nese dikush ka vullnet dhe mundesi te mbeshtese kete projekt jemi te gatshem te shkojme drejt berjes se filmit. Gezuar Festat e Fundvitit!’, ka shkruar Kabashi. / KultPlus.com
Në konkursin e këtijë viti të Qendrës Kinematografike të Kosovës Këshillit Drejtues ka vendosur që të mbështeten 26 projekte filmike në kategori të ndryshme.
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, debutant, postproduksion dhe bashkëprodhim minorë janë mbështetur 7 projekte; në kategorinë e filmit të shkurtë dhe gjatë dokumentar janë mbështetur 4 projekte, në kategorinë e filmit të shkurtë animacin dhe artistik 4 projekte dhe në kategorinë e konkursit për zhvillim skenari 11 projekte.
Anëtarë të jurisë në kategori të ndryshme kanë qenë: Isa Qosja, Katriel Schorry, Lenka Tyrpakova, Ismet Sijarina, Ilir Gjocaj, Valton Beqiri, Agron Vula, Veton Nurkollari, Florent Mehmeti, Lura Limani, Besa Luci, Erson Zymberi, Shkelzen Maliqi, Ballsor Hoxha, Burbuqe Berisha dhe Zeni Ballazhi.
Vlera e mbështetjes për të gjitha projektet arrinë mbi 650 mijë euro.
Lista e projekteve të mbështetura mund të gjindet më poshtë. / KultPlus.com
SEE Cinema Network (Rrjeti Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore) ka hapur konkursin për mbështetje të prodhimit të filmave të shkurtë dhe zhvillim të projekteve për filma të gjatë.
Ka disa ditë që është mbyllur konkursi i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të filmit, dhe në këtë adresë kanë konkurruar shumë projekte në disa kategori, si: filmat e metrazhit të gjatë, ata të shkurtë, filma dokumentarë, koorpoduksione minore, postproduksion, për zhvillim skenari dhe kategori të tjera, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell emrat e regjisorëve që po synojnë kategorinë më të madhe, atë të filmit artistik të metrazhit të gjatë, e ku kanë konkurruar 12 projekte.
QKK ka publikuar këtë listë dhe regjisorët që po synojnë mbështetjen, pas vlerësimit nga komisioni janë: “Është vështirë të jesh gay, edhe kur nuk je”, me skenar dhe regji të Arben Kastratit, “S’ka mbetur fjalë pa u thënë”, me skenar dhe regji të Agim Sopit, “Tifozi i Jugosllavisë”, me skenar të Arian Krasniqit dhe regji të Bekim Sele, “Gabim i madh”, me skenar të Agush Mulliqit e regji të Lirak Çelaj, “Sonatë shiu”, me skenar dhe regji të Lorena Sopit, “Nëna”, me skenar të Hazir Hazirit dhe regji të Mentor Spahiut, “Appel”, me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, “2000: A Post-war Odyssey”, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit, “Personazh”, me skenar të Brikena Sopit dhe regji të Ekrem Xanit”, “Burek”, me skenar dhe regji të Ismet Sijarinës dhe projekti “The Pixels”, me skenar të Urim Lekaj dhe regji të Blerta Zeqirit.
Këto janë dymbëdhjetë projektet e filmave artistik të metrazhit të gjatë që janë nën ethet e vlerësimit të komisionit, të cilët edhe do të vendosin se cilët nga këto projekte do të mbështeten dhe do të shndërrohen në filma artistik./ KultPlus.com
Është mbyllur konkursi vjetor i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të projekteve filmike.
Këtë vit kanë aplikuar gjithsej 71 projekte filmike. Nga këto projekte: 12 projekte kanë aplikuar në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik; 11 projekte në kategorinë e bashkëprodhimeve minorë për film të metrazhit të gjatë artistik 6 projekte në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë dokumentar 3 projekte në kategorinë për postproduksion të filmit të metraxhit të gjatë artistik 1 projekt në kategorinë e filmave të regjisorëve debutant 14 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë artistik 3 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentar 5 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë të animuar 16 projekte në kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar.
Shuma e buxheti të QKK-së për këtë vit është 810,000 euro, shumica e së cilës ndahet për mbështetjen e projekteve filmike.
Pas mbylljes së konkursit është formuar komisioni i konkursit i cili verifikon secilin aplikacion se a i plotëson kriteret e përcaktuara me konkurs dhe aktet ligjore në fuqi.
Me përfundimin e procesit të punës së komisionit të konkursit dhe atij financiar, emërohet juria vlerësuese të cilët shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti në takim drejtorin e QKK-së Arben Zhurku dhe anëtaret e rinj të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka këtë përbërje: Arbnesha Grabovci, Jeton Zogjani, Luan Daka, Linda Shala dhe Burim Reçica, përfaqësues i MKRS-së.
Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i njoftoi anëtaret e rinj të këshillit drejtues për gjendjen aktuale të kinematografisë si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon aktualisht QKK.
“Dua ta falënderoi paraprakisht ish-këshillin drejtues të QKK-së për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Ju pret një sfidë e madhe e cila kërkon mund dhe angazhim dhe kjo patjetër që do arrihet me profesionalizëm dhe përkushtim”, u shpreh ministrja Dumoshi.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të përkrahë në vazhdimësi QKK-në si nga ana profesionale dhe nga ajo financiare.
MKRS do të jetë çdo here mbështetja me e madhe e industrisë së filmit pasi që filmat tanë po tregohen të suksesshëm në kinematografi evropiane duke sjellë çmime të njëpasnjëshme”, tha ministrja Dumoshi.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe për ligjin e ri të QKK-së i cili së shpejti do të kalojë në Qeveri për aprovim.
Drejtori i QKK-së Arben Zharku i uroi anëtarët e rinj dhe i njoftoi për punën dhe sfidat nëpër te cilat do të kalojnë. Gjithashtu ai e falënderoi Ministren Dumoshi për punën dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për institucionin që ai përfaqëson./KultPlus.com
Shoqata e Producentëve të Kosovës ‘PREK’, ka kërkuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës që ti lirojnë nga pagesa e aplikimit për konkursin e vitit 2020 si dhe shtyrjen e datës së aplikimit, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp PREK ka njoftuar se pavarësisht kërkesës së tyre drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të gjejnë një zgjidhje për pagesën e aplikimit për konkurs, kjo e fundit ju është përgjigjur se pagesa është e përcaktuar në rregullore dhe se nuk mund të hiqet.
Ata kanë shtuar se duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi atëherë është e mundur të gjendet një rrugë ligjore për të liruar ose subvencionuar producentët nga kjo shumë, kur dihet se në këtë periudhe janë pezulluar të gjitha aktivitetet dhe është rrezikuar edhe vet ekzistenca e shumë produksioneve filmike në vend.
“Jemi koshient që 100 euro për aplikim për fituesit eventual në konkurs nuk është ndoshta një shumë e papërballueshme, por në anën tjetër një kujdes minimal për këtë industri në të cilën po thirret shteti kur po korren suksese ndërkombëtare, është përveҫse i drejt moralisht edhe i nevojshëm duke marr parasysh se gjithë punëtorët filmik nuk janë punëtorë që marrin rroga shtetërore, por janë punëtorë që varen nga tregu, i cili tanimë është inekzistent”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.
Sipas tyre Shoqata e Producentëve të Kosovës ka qenë çdo herë bashkëpunues më Ministrinë e Kulturës dhe ministrat e saj, prandaj dhe në takimet e tyre ata kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë ti kenë çdo herë të njëjtat kërkesa.
1. Të subvencionohemi për pagesë, për konkursin e hapur të QKK-së, i cili mbyllet me 31.08.2020, për të gjitha kategoritë;
2. Të përshpejtohen pagesat dhe të shlyhen borxhet e të gjitha projekteve që kanë mbetur pa u paguar qysh prej fillimit të vitit 2019;
3. Të rritet buxheti i QKK-së! Ish Ministri Gashi ka deklaruar publikisht që është dyfishuar buxheti i QKK-së, por kjo në praktikë nuk ka ndodhë asnjëherë, andaj presim nga Vlora Dumoshi që t’a rrisë këtë buxhet dhe të ndihmojë në zhvillim të mirëfilltë të Kinematografisë;
4. Të bëhet plotësim ndryshimi i rregullores aktuale për subvencionim të projekteve. Rregullorja dhe kriteret në rregullore, e cila është hartuar në vitin 2016 kufizon tej mase zhvillimin e shtëpive filmike. Mund të ketë pasur logjikë në atë periudhë, por tani me ndryshimet dhe ecurinë e punës së shtëpive filmike duhet të mbështetet zhvillimi dhe fuqizimi i tyre dhe filmbërësve në përgjithësi e jo të pengohet ajo.
Krejt në fund ata kanë shtuar se këto kërkesa janë minimale, krahasuar me punën e tyre në promovimin dhe prezantimin e Kosovës jashtë kufijve./ KultPlus.com
Shkolla e filmit dhe televizionit e Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU sivjet ka ofruar raundin e dytë të programit të masterit për montazh, njofton KultPlus.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit e fushës së filmit shtetas të Kosovës të aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është 24 korrik, 2020.
Ky është viti i gjashtë me radhë që Qendra Kinematografike e Kosovës mundëson financimin e shkollës së filmit dhe televizionit në Pragë – FAMU. FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze.
Memorandumi i lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së, ofron mundësinë e edukimit audio-vizuel për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. Bursa vlen vetëm për shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.
Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu bëjnë edhe intervistimin dhe përzgjedhjen. / KultPlus.com
Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka hapur konkursin në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 Gusht, 2020.
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.