Punëtorët hasin rastësisht në një qyp me lira Është gjetur një qyp me lira në bodrumin e teatrit “Cressoni” në Como të Italisë.
Qypi ishte i mbushur me monedha të vjetra romake. “Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes.
Kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që më mbush me krenari” – tha ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp. Monedhat e gjetura janë transferuar në laboratorin e restaurimit Mibac në Milano, ku arkeologët dhe restauruesit do t’i shqyrtojnë ato./KultPlus.com