Zhytësit kanë zbuluar mbetje të rralla të një anije ushtarake në qytetin antik të fundosur “Thonis-Heracleion”, dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe – dhe një kompleks që ilustron praninë e tregtarëve grekë.
Qyteti, i cili kontrollonte hyrjen në Egjipt në grykën e një dege perëndimore të Nilit, dominoi zonën për shekuj me radhë përpara themelimit të Aleksandrisë, shkruan CNN, përcjell KultPlus.
I shkatërruar dhe i fundosur së bashku me një zonë të gjerë nga disa tërmete, “Thonis-Heracleion” u rizbulua më 2001 në gjirin Abu Qir pranë Aleksandrisë, tani qyteti i dytë më i madh i Egjiptit.
Studimet tregojnë një trup të anijes me fund 25-metra, me lopata dhe velë të madhe, që i ngjason ndërtimeve të lashta egjiptiane. / KultPlus.com
Ishte sinonim i pasurisë dhe luksit, mirëpo mbreti i saj përfundoi tragjikisht
Në afërsi të qytetit Dambulla, në krahinën qendrore të Sri-Lankës, në një majë të sheshtë të një shkëmbi monolit 180 metra të lartë që ngrihet mbi xhungël dhe dominon ambientin, është një qytet antik. Sigiriya ose shkëmbi i Luanit është mbetja e një prize të magmës së ngurtësuar nga një vullkan i shuar prej kohësh, i formuar dy milionë vjet më parë, transmeton KultPlus.
Ambienti përreth është i banuar para afro 20.000 vjetësh para erës sonë, ndërkaq shpellat e tij janë shfrytëzuar si strehimore dhe vende të shenjta. Qytetin e ka ndërtuar në shekullin e pestë para epokës sonë mbreti Kashyapa I, prej nga ka sunduar deri në vitin 495.
Lakmitari për pushtet, e ka rrëzuar nga froni babanë e vet, Dhatusenan e fuqishëm, duke e mbytur, ndërsa vëllai i tij, nga i cili e mori me dhunë fronin, ka ikur në Indi. Duke jetuar me frikën e përhershme nga kthimi i vëllait, kryeqytetin e tij e ndërtoi në shkëmb, me qëllim që përherë të ketë pamje të rrethinës.
Kashyapa I-rë ka jetuar i izoluar në pallatin e tij luksoz dhe është kënaqur në pasurinë e madhe. Deri në majë të shkëmbit çojnë pothuajse 200 shkallë, ndërsa deri tani janë ruajtur dy putrat e mëdha të një luani prej guri në hyrje të pallatit, ndërsa hulumtimet kanë konfirmuar se hyrja ishte përmes nofullës së luanit.
Buza e shkëmbit ishte e rrethuar nga një mur, dhe brenda mureve, kompleksi ishte i ndarë në tre pjesë. Zona e Pallatit të Epërm zinte pjesën më të lartë, veriperëndimore, zona e Pallatit të Ulët- pjesën e poshtme, verilindore, ndërsa pjesa e tretë e kompleksit përfaqësohet nga kopshte dhe pemishte në skajin jugor ku fruta të ndryshme dhe bimët zbukuruese u rritën. Kurora e Sigiriya ishte Pallati Qiellor, i cili ndodhej në majë të shkëmbit.
Kopshtet
Kopshtet e Sigiriya janë ndër më të vjetrat në botë dhe ishin ndër më madhështoret e kohës së tyre. Kompleksi i kopshtit përbëhej nga tre pjesë: uji, tarraca dhe gurët. Në burimet e shumta dhe pishina, laheshin konkubinat e mbretit, nga të cilat, sipas legjendës, ishin 500. Në kopshtet prej guri ndodhej një amfiteatër në të cilin mbreti kishte fronin e tij të gdhendur në gur. Kopshtet me tarraca ishin rreshtuar rreth shkëmbit dhe ujit.
Afresket
Përafërsisht në mes të ngjitjes në majë, nën një dalje në shkëmb, ndodhen afreske vajzash, me gjoks të zhveshur. Sipas një shkrimi, fillimisht kishte 500 vizatime të tilla, të cilat janë shumë të ngjashme me afresket në Ajanta (Indi), ndërsa sot mund të shihni 22 të tjera që u restauruan pjesërisht në vitet 1970.
Muri – Pasqyra
Përgjatë rrugës për në majë, pak para pllajës veriore, ndodhet një mur – një pasqyrë. Gjatë jetës së mbretit, suva në atë mur ishte lustruar me një shkëlqim të lartë. Regjistrimet u bënë atje midis shekujve VII dhe XI, të cilët janë dëshmitarët më të vjetër të poezisë Sinhalese. Këto shënime kanë një rëndësi të madhe për studimin e gjuhës sinhaleze.
Vetëvrasja
Kashyapa I-rë përfundimisht bëri vetëvrasje dhe kryeqyteti u kthye në fushën Anuradapuri, ku kishte qenë më parë. Pallati i tij madhështor, i njohur për pasurinë dhe luksin e tij, u plaçkit dhe u shndërrua në një manastir budist.
Sot Sigiriya është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s./ KultPlus.com
Së shpejti, do të jetë Dimali. Propozimi pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill me emrin antik të ilirëve, rrënojat e të cilit u zbuluan në kodrën e qytetit.
‘Zbulimi i qytetit antik të Dimalit, zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit, me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze’.
Shumica e banorëve të qytetit, janë dakord me këtë vendim, raportojnë mediet.
“Për mua, Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë, ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.
“Sigurisht që do të jetë me mirë, se kot nuk është bërë një propozim i tillë.”
Kryetarja e Bashkisë thotë se, ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm, ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
“Kemi jo më pak se 2-3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjitha asetet që ka ky territor”.
Brenda 2 javëve të ardhshme, relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas, do të miratohet në kuvend. /Konica.al /KultPlus.com