Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “të tmerrshme faktin e dënimit me dy vjet burgim të Ivan Todosijeviqit ngase për krimin e Reçakut ka thënë është i trilluar”.
Lexoni edhe: Dy vjet burgim ish-ministrit Todosijeviq që masakrën e Reçakut e quajti trillim
Ai në lidhje me këtë rast tha se edhe vetë e përsërit tash – krim i fabrikuar në Raçak, ndërsa ka pyetur a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë. “Kjo është e tmerrshme”, u ka deklaruar ai gazetarëve sot në qytetin serb, Shabac, për të shtuar:
“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsëritin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Raçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”, është shprehur Vuçiqi me shprehje të padenja për diplomatin e përmasave ndërkombëtare, ai pse e vërteta për masakrën e Reçakut mbetet një nga krimet më të rënda serbe në Kosovë.
Lexoni edhe: Gjuriqi thotë “Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviqa” – i dënuar për nxitje të urrejtjes nacionale në Kosovë