Ushqimet tradicionale shqiptare të restaurantit “Çka Ka Qellu”, provohen live në televizionin e njohur amerikan

Restauranti autentik shqiptar në New York po ua shfaq klientëve të tij një botë të re ushqimesh për ta, shoqëruar me dekorime të stilit antik. Restoranti i quajtur “Çka Ka Qellu” po tërheqë një vëmendje të jashtëzakonshme në New York, përcjellë KultPlus.

Buka tradicionale e misrit, kombinimet e ndryshme të mishit dhe djathit, flija, bakllavaja e shumë ushqime të tjera tradicionale shqiptare, si dhe pamja e tij e cila ngjan me shtëpitë e vjetra mesjetare, me veglat antike të varura në mur dhe me tavanin e ndërtuar nga druri, janë ato që kanë arritur të ngërthejnë një numër të madh vizitorësh në këtë restaurant.

I gjendur në Belmont, prapa “Arthur Avenue”, restoranti duket si një muze i gjallë.

Artikulli vlerësues që kritiku gastronom dhe redaktori i kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells i bëri restaurantit shqiptar, ishte një shtysë dhe një promovim i jashtëzakonshëm për këtë restaurant.

Por, veçantia e tij po vazhdon të tërheqë vëmendje. Tashmë televizioni i njohur amerikan ABC7NY i ka kushtuar një storie të plotë këtij restauranti, duke e vlerësuar dhe duke provuar ushqimet tradicionale shqiptare në emision.

“Mënyra më e mirë për të hyrë në restorantin shqiptar ‘Çka Ka Qellu’, është që të kalosh nga Arthur Avenue”, nis kështu përshkrimi për restaurantin e shqiptarit Ramiz Kukaj.

Ata tutje theksojnë se shqiptarët i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit dhe një pjesë të fitimeve të tyre ja dedikojnë të ushqyerit mirë.

Ndërsa pronari i restorantit  ‘Çka Ka Qellu’, Ramiz Kukaj tregon për televizionin amerikan që synimi i restorantit është që të ruhet tradita.

“Restauranti jonë përfshinë vetëm ushqimet tradicionale, para shumë viteve ne kemi vendosur që ta hapim këtë restaurant për arsye se është shumë mirë të punojmë me shqiptarët dhe të sjellim kultura të ndryshme”, ka thënë Kukaj.

Gjatë emisionit rëndësi i është dhënë edhe destinacionit të restaurantit dhe emrit të tij i cili po bënë kureshtarë njerëzit.

Vizitorët e restaurantit, të cilët edhe ishin të pranishëm gjatë realizimit të intervistës, u shprehen se e pëlqejnë shumë ushqimin tradicional shqiptar që ata e ofrojnë, duke treguar se ky ushqim është shumë i shijshëm.

Pronari i restaurantit, Ramiz Kukaj, e ka shpërndarë këtë video duke u shprehur krenarë  për kombësinë e tij.

“Kjo ndodh vetëm kur beson ne punën tënde, kur nuk e përulë Kombin tënd, kur nuk turpërohesh dhe mburresh qe je Shqiptar!”, ka shkruar Kukaj duke vazhduar të falënderoj televizionin amerikan për prezantimin që i kanë bërë.

Në muret e restorantit përmes fotografive paraqitet Ballkani i shekullit të nëntëmbëdhjetë, e përpos fotografive, aty mund të shihni edhe artefakte që janë edhe më të vjetra. Për shembull, e varur në mur qëndron veshja tradicionale e shqiptarëve. Pronarit të restorantit i janë nevojitur disa vite për t’i mbledhur ato. Ai i ka grumbulluar artefaktet sa herë ka shkuar në Shqipëri dhe në Kosovë. / KultPlus.com

Fli në mes të New York,“The New York Times” shkruan për restaurantin shqiptar “Tradita”

Gazeta prestigjioze”The New York Times”, i ka dhënë hapësirë një restuaranti në Bronx, që sikurse që ka emërtimin “Tradita”, poashtu në këtë restuarant ofrohet ushqim tradicional shqiptar, përcjellë KultPlus.

Më pronar Ramiz Kukaj nga Peja, “The New York Times”, shkruan edhe për specialitetin shqiptar, flinë, që poashtu servohet në këtë restuarant, dhe jo vetëm.

Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restuarntin “Tradita”, nëntë vite më parë, pasi djali i tij, atëherë 12 vjec e kishte pyetur nëse ka ndodnjë vend që ti dërgonte shokët e tij në një restaurant shqiptar, në mënyrë që ti tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet në këtë artikull, ku më pas shpjegojnë se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të koleksiononte gjësende antike, në mënyrë që ti shërbenin për restaurantin “Tradita”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me dy partnerë dhe djalin e tij Kastriotin, tashmë 21 vjec . /KultPlus.com