Ministri Çeku priti në takim fëmijët e Rasim Thaçit: Dokumentimi i veprimtarisë artistike është detyrimi jonë ndaj tij

Këtë muaj bëhet një vit nga vdekja e artistit tonë të njohur Rasim Thaçi – Cima, përcjell KultPlus.

Sot, ministri Hajrulla Çeku priti në takim fëmijët e tij, Adelina dhe Artan Thaçi.

Personaliteti i Cimës ishte i veçantë, ai dallohej si në dimensionin njerëzor ashtu edhe në atë artistik.

Dokumentimi i veprimtarisë së tij artistike dhe shënimi i datave të rëndësishme janë detyrime tona ndaj tij dhe të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për vendin tonë përmes artit“, shkruhet në njoftim. / KultPlus.com

Cima, ikona e humorit shqiptar përmes fotografive që na kthejnë në kohë

Humori i tij shpesh ishte dritë në errësirat në të cilat ndodhej Kosova, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës dhe njëkohësisht shpresë për ditë më të mira, shkruan KultPlus.

Humoristi Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima, ka vdekur sot si pasojë e COVID-19, me ikjen e tij ka pikëlluar të gjithë ata që jetuan me vite të tëra duke parë karakteret e ndryshme që me një mjeshtëri të rrallë Cima diti të ja servojë publikut.

Ikona e humorit kosovar, aktori dhe njëherit njeriu i cili vlerësohet për mirësinë e tij e buzëqeshjen që ju faltë të gjithëve, sot iku por me rolet e tij të shumta komike do të mbetet përherë në mendjen dhe zemrat e njerëzve që aq shumë e deshën.

Rasim Thaçi lindi më 2 korrik 1949, Vukoc, Kosovë dhe përveç tjerash njihej edhe për mimikën e tij speciale që e karakterizonte.

Ndër skeçet e shumta humoristike ku Cima mori pjesë, kujtojmë sot: Treshi Përsheshi – (1986-1990), Cimë Baushtella – (2006), Nusja nga Diaspora – (2007), Lajmi në Gurbet – (2008), Cimë kulleri te Lec katunari – (2008), Leci te mulla Cima – (2008), Cima Taxi 1 – (2009), Cimë Baksuzi – (2009), Cima në Cia – (2009), Cimë Polici – (2010), Cima te baba sheh – (2010), Rrota e Cimes – (2011), Haxhi Cima në diskotekë – (2011), Rrasja Vllaut n’gjermoni – (2013), Dreqi n’Qeveri – (2013), Cima te Tezja – (2013), Hajnat e Vove – (2014), Siguresa e Cimës – (2014), Rruga e Boss Kungjit – (2014), Kartela e bankës – 2016, Bon apeti – 2017, Cima te Gazuzi – 2018 e të tjera.

KultPlus në kujtim të këtij artisti të madh, po ju sjell sot një galeri me fotografi që na kthejnë prapa në kohë dhe na kujtojnë rolet e Cimës ndër vite. / KultPlus.com

“Ju lutem respektoni masat sa më shumë”, ky ishte postimi i fundit i Cimës

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive por edhe familjarët.

Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.

Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirëpo të nesërmen deri vonë natën mu keqësua gjendja, ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intensiv, ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy. I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.
Me respekt Cima
P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima në Facebook. /KultPlus.com

Familja del me njoftim për vdekjen e Rasim Thaçit-Cimës: Varroset nesër në fshatin e lindjes

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarët.

Familjarët e Cimës të cilët menaxhojnë faqen e aktorit në Facebook kanë njoftuar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në Vukovc të Drenasit prej orës 13:00.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, ju njoftojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaqit”, thuhet në postimin e tyre. / KultPlus.com

Vdiq aktori Rasim Thaçi-Cima

Ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi Cima.

Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit.

Ai ka disa ditë që ishte duke vuajtur nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive.

Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike. / KultPlus.com

Cima lajmërohet nga Intensiva: Gjendja ime është e rëndë, ju lutem respektoni masat

Aktori i mirënjohur kosovar, Rasim Thaçi “Cima”, ka publikuar një shkrim në Facebook (të shkruar nga djali i tij), duke treguar gjendjen e tij pas prekjes me Covid-19.

“Cima” ka shkruar se gjendja e tij është e rëndë, teksa ka lavdëruar punën e stafit mjekësorë. Ai ka lutur të gjithë qytetarët që të respektojnë sa më shumë masat anti-Covid.

“Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Po lajmërohem pas një jave të vështirë !

Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.

I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.

Me respekt Cima./ KultPlus.com