Jelica Miniq: Serbia tashmë ka hyrë thellë në ujëra të rrezikshëm

Reagimi mjaft i mprehtë i dy raportuesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Serbinë, Pierre Fassin dhe Ian Lidel-Granger, tregon se ata janë të “tmerruar” nga ajo që po ndodh rreth muralit të Ratko Mlladiqit në qendër të Beogradit. “Një shoqëri demokratike nuk mund të jetojë në një mohim të krimeve të luftës dhe në një kulturë të urrejtjes dhe mosndëshkimit. Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të tregojnë gatishmërinë e tyre për të luftuar me vendosmëri kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe të fshijnë pa vonesë muralet që lavdërojnë kriminelët e luftës”, thuhet në mesazh.

Jelica Miniq, kryetare e Lëvizjes Evropiane në Serbi u bëri thirrje autoriteteve serbe që ta heqin muralin në Beograd me imazhin e kriminelit Ratko Mlladiq dhe të ndërmarrin “veprime të forta” kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës, raporton gazeta serbe Danas.

Miniq vëren se ky është vetëm një nga një sërë mesazhesh që “arritën me këtë rast nga adresat që ne pretendojmë se janë të rëndësishme për ne”.

“Tashmë më 11 nëntor, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, theksoi se qëndrimi i BE-së është i prerë dhe i qartë. Ajo tha se një vend që aspiron anëtarësimin në BE pritet të përafrohet me vlerat thelbësore të BE-së – sundimin e ligjit, demokracinë dhe drejtësinë. Kjo sigurisht nuk përfshin glorifikimin e kriminelëve të luftës, mohimin e krimeve të luftës dhe mungesën e vullnetit për t’u pajtuar, gjë që u shfaq në rastin e muralit. Më pas, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Ziofre, foli më 12 nëntor, në një bisedë me ministrin e Brenshëm, Aleksandar Vulin, duke përsëritur se BE-ja ka qëndrim të qartë dhe të vendosur për tejkalimin e të kaluarës dhe mosglorifikim e kriminelëve të luftës”, tha ajo.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane në Serbi rikujton se ambasada amerikane tha se nuk shohin asgjë të ndershme në mbajtjen e muralit të një krimineli lufte dhe se “shpresojnë që Serbia të fokusohet në një të ardhme më të ndritshme dhe më gjithëpërfshirëse”.

“Nëntë eurodeputetë nga të Gjelbrit dhe Socialdemokratët reaguan gjithashtu me një mesazh shumë të qartë se është e papranueshme që një vend kandidat të anëtarësohet në BE, ta vendos policinë e tij për ta mbrojtur muralin e një krimineli të dënuar lufte, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për krimet, masive, vrasje dhe gjenocid”, thotë Jelica Miniq.

Ajo tha se kjo konfirmon rënien e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut në Serbi, pikërisht për të cilën ata i referohen.

Sipas saj, Serbia tashmë ka hyrë thellë në ujëra të rrezikshëm. / KultPlus.com

Kurti për Mladiqin: Serbia e portretizoi si hero, mohimi i krimeve në Bosnje e Kosovë duhet të marrë fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit ku “Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiq, u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera mbi popullsinë civile në Srebrenicë, përcjell KultPlus.

Kurti tha se vendimi është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në Kosovë duhet të marrë fund.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid. Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”./ KultPlus.com

https://twitter.com/albinkurti/status/1402357096415469571?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402357096415469571%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkurti-burgimi-i-perjetshem-i-mlladiqit-eshte-nje-kujtese-se-mohimi-i-krimeve-ne-kosove-duhet-te-marre-fund%2F

Biden pas dënimit të Mladiqit: Ky është vendim historik, ata që kryejnë krime do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit, Ratko Mlladiq, duke e quajtur këtë vendim historik.

Biden përmes një deklarate me shkrim, tha se vendimi i sotëm tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mladiq urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden, përcjellë Shtëpia e Bardhë./sinjali/ KultPlus.com