RAVE është bashkuar me Micro Club për të krijuar një kanal krejt të ri të eksplorimit muzikor te artistëve Bulgar

Për mbi 23 vjet, DJ Versus mund ta gjeni në çdo club dhe evente te ngjarjeve te ndryshme në Bullgari, si dhe jashtë vendit.

Aventurat muzikore të Versus rrjedhin nga mosha e tij e brishtë 14-vjeçare e adoleshencës dhe janë të lidhura me mjedisin në të cilin ai u rrit. Në atë kohë, babai i tij kishte një kompani e cila prodhonte pajisje audio dhe DJ, dhe ai ishte gjithashtu një muzikant, muzika u bë jeta dhe fati i të gjithë familjes.

Vetë Versus e filloi udhëtimin e tij duke dëgjuar shumë muzikë dhe duke eksperimentuar. I rrëmbyer plotësisht nga muzika  madhështore që nga fëmijëria, ai gradualisht zhvilloi një karrierë solide të muzikës DJ. Që nga fundi i shekullit 20 e deri më sot, ai mund të konsiderohet si një artist e producent të muzikës elektronike.

Ndërkohë ai është ftuar në vende te ndryshme të botës për të performuar.

Një element tjetër thelbësor i biografisë së DJ Versus është UTOPIA – e bashkëthemeluar me DJ Smooke. 

Ndërsa jetonte jetën e vrullshme të natës të një DJ, Versus gjithashtu kalon shumë orë në studion e tij, duke punuar ne muzikë. Por aspektet e lidhura me muzikën nuk mbarojnë këtu, përveç ndërtimit të një karriere të suksesshme dhe të shkëlqyeshme muzikore, DJ Versus është gjithashtu pronari i kompanisë së prodhimit të pajisjeve audio, ndriçuese dhe DJ të Hitex Pro – pro

Nëse do ta përmbledhim jetën e DJ Versus me një fjalë të vetme, do të jetë MUZIKA.

Na ndiqni në faqen zyrtare të Rave Travel, Win Music Freedom dhe KultPlus këtë të diel nga ora 21:00. / KultPlus.com

Të dielën, RAVE dhe Win Music Freedom sjellin nga Bullgaria artisten Desita

Rave ditën e diel e sjell artisten Bullgare që vie me një set të veçantë nga Sofia

Njihuni me Desitën! Ajo është një nga fytyrat e reja nga skena lokale bullgare, e cila sapo vendosi të shkojë nga dyshemeja e vallëzimit në kabinën e DJ.

Desita e konsideron vallëzimin si një mënyrë meditimi, kështu që, zgjedhja e gjurmëve të duhura për të vendosur disponimin e eventeve është mjaft thelbësore për zgjedhjen e saj. Ajo është një adhuruese e tingullit acid melodik të kombinuar me disa broken beats, kështu që bëhuni gati për të kërcyer para PC tuaj me datën 7 Mars.

Na ndiqni në faqën zyrtare të Rave, Win Music Freedom Ks dhe faqen tonë zyrtare Kultplus në Facebook.

RAVE Live Stream është transmetimi javor, i mundësuar nga Win Music Freedom ku shfaqin DJ-të më të mirë direkt nga artistë lokal dhe ata me famë botërore

DJ i parë Bullgar, i cili luajti në klubin legjendar Turnmills në Londër” Lindur në Shtator 1982, Vladislav Rashkov (aka Gnubass) filloi karrierën e tij në 1999.Në fillim zhanert që ai performonte ishte Funky & Tribal Techno, por tani ai preferon fuqishëm Electro & Minimal, Funky & Tech House.

Ai performoi me artistë si Tiesto, Sven Vath, Umek, Freemasons, David Vendetta, Jamie Lewis, Kevin Yost, Christian Smith, Serge Devant, Inigo Kennedy, Luke Slater, Ade Fenton, DJ Boss, Sandy Rivera, Simon Digby, Tony Thomas, Nic Fanciulli, Jerome Isma-Ae, Redhead, dhe më shumë.

Paraqitjet e tij ndërkombëtare përfshijnë koncerte UK, Serbia, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovenia, Kosova, Maqedonia etj. Ai luajti dy herë në skenat e festivalit më të njohur të muzikës në Evropë – EXIT Festival.

Ai u bë mjaft popullor në Bullgari pas ngrohjes së tij të vendosur për Tiesto para 7000 njerëzve gjatë koncertit të tij në Sofje në Shtator 2008. Në fillim të vitit 2011 Vladislav Rashkov filloi shfaqjen e tij në radiostacionin më të mirë elektronik në Evropën Lindore – Alpha Radio.

Shfaqja.Në 2012 Vladislav Rashkov krijoi labelin e tij të regjistrimit, të quajtur Selektive. Në të kaluarën ai ishte pjesë e ndërmarrjes promovuese më të mirë në Bullgari, e quajtur Sofia Music Enterprises.

Në 2007 dhe 2008 ai ishte duke marrë pjesë në organizimin e koncerteve të mëdha në Sofje me artistë si Tiesto, Kylie Minogue, Madonna dhe shumë më tepër.Vladislav Rashkov ka lidhje me shumicën e promovuesve kryesorë në Evropë. Lidhjet e tij nga e gjithë bota rezultuan me koncerte për kaq shumë artistë dhe grupe për herë të parë në Bullgari.

Në setet e tij mund të dëgjoni Chill, Deep, Progresive, Vocal, Etnike, Minimal, Techno, House, etj. Dj-ing deri më tani për më shumë se 13 vjet, Vladislav Rashkov është padyshim një artist, të cilin duhet ta dëgjoni të paktën një herë duke performuar e andaj Rave dhe Win Music Freedom Ks sjellin performancën e rradhës të Vladislav në shtëpit tuaja me një perfomancë drejtpërdrejt nga Bullgaria.

Shijoni një performancë tjetër këtë të diel, Erin Go Dance për sesionet e Rave & WMF

Erin Go Dance, që në moshën e hershme të adoleshencës, ka shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit Rock dhe Metal.

Ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Vlen të përmendet se gjatë këtij rrugëtimi muzikor, Erin Go Dance dëgjoi dhe gjeti inspirimin e tij në artistë dhe grupe muzikore të njohura si: Depeche Mode, Trentemøller, Massive Attack, Daft Punk, Nine Inch Nails e shumë të tjerë.

Kjo fazë ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij, gjatë të cilës i lindi një dashuri e re ndaj tingujve dhe ritmit të muzikës elektronike. Më vonë u bë faktor kryesor për ta shtyrë në botën e këtij zhanri. Rreth vitit 2014 fillimisht ai u inkuadrua në ketë rrymë si producent, duke krijuar tinguj të ndryshem të muzikës elektronike dhe më pas edhe të performonte si DJ.

Që nga kjo periudhë, Erin Go Dance vazhdoi punën e tij si DJ dhe producent duke performuar në klube, kafiteri dhe evenimente të ndryshme. Stilet që më së shumti i hasim tek ai gjatë performancave që bën, janë: House, Deep House, Tech House dhe Minimal.

Erin Go Dance si artist beson se rol të rëndësishëm në zhvillimin e kreativitetit në krijimtari dhe performancat e tij, luan dëgjimi dhe inspirimi i vazhdueshëm i rrymave të ndryshme muzikore.

Rave ka ftuar ERIN GO DANCE  me një set prej 1 orësh për adhurues të muzikës elektronike, këtë të Diel nga ora 21:00, performancën mund ta ndiqni në RaveTravel, Win Music Freedom Ks dhe Kultplus- faqen tonë zyrtare në facebook.

Live Session do mbahet tek Four Points Ho. / KultPlus.com

Rave dhe Win Music Freedom perfundojnë sesionet e muajit Janar me STRATOS

Stratos është DJ dhe producent nga Prishtina. Ai bëri paraqitjen e tij debutuese në Bahnhof Prishtina në 2017. Që atëherë muzika e tij ka marrë shumë forma dhe forma të ndryshme.

Ai është pothuajse gjithmonë i orientuar drejt klubit, me tendenca te muzikës Deep dhe Funky. Eklektik dhe me humor herë pas here, por i mprehtë, çdo herë.

Përmban kryesisht ritme të Deep Tech / Minimal, të cilat shpesh bashkohen edhe me Acid, Dub dhe Chicago House.

Stratos do mund ta dëgjoni në faqën zyrtare KULTPLUS në Facebook të dielen nga ora 21:00!

Mundësuar nga Win Music Freedom Kosova.

Kaloni të dielën me Rave-JANSKY-artist nga Maqedonia

Jansky është DJ nga Maqedonia e Veriut. Ai filloi të luante muzikë që nga viti 1998 si dhe shprehu dashurinë e tij për House Music. Ai shpesh luan muzikë në klube lokale dhe ne private parties. 

Ai ishte një warm up DJ  për disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike, të tilla si Hernan Cattaneo, Nick Warren, Danny Howells, Sebastien Leger, Nathan Coles dhe Hisham Zahran. Përmbledhja e tij ‘Coincidence’ është një përkufizim mujor i muzikës për të cilën ai është i apasionuar.

E këtë të diel ne presim Jansky-in nga ora 21:00, live në faqen tonë zyrtare në Facebook, Rave Travel dhe Win Music Freedom Kosova.

Eventet Virtuale rikthehen në RAVE me Geri Gruda

RAVE po vazhdon me eventet virtuale, teksa kësaj radhe do të ketë të ftuar artistin nga Shqipëria, Geri Gruda, shkruan KultPlus.

Koncerti që do të filloj të dielën në ora 21:00, do t’i sjell dëgjuesve një energji pozitive në kohë pandemie.

Gruda është DJ dhe arkitekt, i cili e sheh muzikën si një udhëtim midis tingujsh e ngjyrash.

Gjithçka filloi me deshirën per të shprehur stilin e tij nëpërmjet miksimeve, si Còrdoba, Before The Sunrise, Elegance, Miami House, Kamomil, Purple Shadow, Traditional Spirits etj. 

Zhanret që ai luan variojnë nga Oriental Deep House në Progressive Dub Tech. Gjatë viteve të fundit e ka ndarë skenën me artistë botëror si Alex Kennon, Heidi, Roy Rosenfeld, etj duke performuar kështu në festivale, street parties dhe klube të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. / KultPlus.com

Special Rave Live Concert-250-vjetori i lindjes së Beethoven

Rave në Dhjetor 2020, ne festojmë 250-vjetorin e lindjes së Beethoven.

Pandemia e COVID-19 mund të ketë detyruar anulimin e mijëra shfaqjeve të Beethoven në të gjithë botën, por ne e zëvendësuam këtë duke organizuar një koncert virtual.

Në këtë koncert virtual në piano do kemi Shkëlzen Baftiari dhe Lida Aliu do të luaj në violinë.

Performanca do të fillojë në orën 21:00 të këtë të Diel në vendin më të bukur që Prishtina ka-Bibloteka Kombëtare e Kosovës-”Pjetër Bogdani”  dhe presim që të gjithë të na bashkoheni në këtë koncert të bukur që kemi organizuar.

Le të festojmë së bashku!

Shkëlzen Baftiari-Baftiari ka marrë pjesë në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç kësaj, ai është gjithashtu fitues i shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre përfshijnë: Çmimin e Parë në Blagoevgrad (Bullgari), Laureatë në Konkursin Ndërkombëtar Valentino Bucchi në Romë, Çmimin e Dytë në Konkursin Ndërkombëtar Nikolai Rubinstein në Paris, Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar Schumann-Brahms në Plovdiv (Bullgari). Në Prill 2007 ai ishte fitues i Çmimit të Parë Special në Konkursin e Republikës së Maqedonisë në Piano. 

Ai ka dhënë recitale në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sofje, Beograd, Tetovë, Ohër (Festivali i Verës së Ohrit) dhe ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë dhe me Orkestrën Simfonike të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup.

Lida Aliu- Gjatë viteve të studimit është fituese e shumë cmimeve shtetërore dhe internacionale në kategoritë: solo dhe formacioneve kamertale, ka marrë pjesë në shumë koncerte, projekte, manifestime dhe festivale te rendesishme si : “Volin Fest”(Shkup, Maqedoni), “Festival d’Aix-en-Provence”(Marsej, Aix en Provence, Francë), “Dam fest”(Prishtinë, Kosovë), “FIMU”(Belfort,Francë) ku ishte edhe koncertmjeshtër e orkestres pranë fakultetin të arteve muzikore.

Një prej cmimeve më të rëndësishme të cilin e fitoi është cmimi “26 Korriku” të cilin e ndan fondacioni Frank Harkord Maning në vitin 2018 për studentin më të mirë në sferën e arkitekturës, shkencave shoqërore dhe arteve, cmime të tjera te rëndësishme : dy herë pjesmarrëse në Orkestren Mediterane të Francës me koncerte ne Marsej, Aix en Provence, Zadar, Ljubljana, cmime të para, të dyta dhe të treta, tre cmime speciale.

Lida Aliu ka realizuar bashkpunime me muzikantë të tille si violinisti gjerman – Kirill Troussov, Stefan Milenkovic dhe Maksim Fedotov. / KultPlus.com

Festo me Rave festat e fundvitit, i ftuar Ledio Ciko

Leo Ciko ёshtё njё nga Dj-të mё prezent tё skenёs elektronike tё Tiranёs qё prej vitit 2003 kur ai hodhi rrёnjё si gjysma e dyshes “Prosound”. Ishin ata tё cilёt, mund tё themi me bindje, ndezёn situatёn e festave elektronike nё qytet dhe e influencuan pёr vitet qё do tё vinin.

Qё prej atёherё Leo nuk ka ndaluar asnjёherё sё luajturi muzikё dhe ka vazhduar tё mbajё vendin qё i takon nё tё gjitha klubet dhe eventet kryesore tё Shqipërisë dhe Rajonit.

Kësaj radhe ribashkohet në Rave Live Sesssion para mbyllje tё kёtij viti. / KultPlus.com

Rave Live Session prezanton Mendar dhe Prishtinën e bukur

Mendari, është një artist i njohur për stilin dhe shijen e tij unike në muzikë që nga fillimi i karrierës së tij, duke fituar zemrat e njerëzve të Prizrenit dhe të tjerëve.

Ai është frymëzuar nga artistë të njohur në botë si: Sasha, Hernan Cattaneo, Guy J, Henry Saiz dhe artistë të tjerë të famshëm.

Mendar interpretoi në ngjarje të tilla si: Në Park, Festivali Piknik. Falë kontakteve të tij që kishte me artistë dhe promovues të ndryshëm, ai arriti suksesin e tij kryesor në karrierën e tij duke qenë pjesë e radiove të famshme të Britanisë së Madhe, ai performon në Innervision Radio ku u zgjodh katër herë “Artisti më i mirë i muajit” dhe së shpejti ai kishte shfaqjen e tij në radio në Innervision Radio duke luajtur setet dhe podkastet e tij çdo muaj.

Suksesi i Mendar vazhdon të bëhet pjesë e Festivalit me Titull Bunar Fest, 

Mendar ishte pjesë e së njëjtës linjë me një nga Dj me famë botërore me Henry Saiz.

 Performancen Live mund ta ndiqni në Facebook në faqen zyrtare të Rave./ KultPlus.com

Performancë e veçantë në Rave me artistin Baloski nga Shkupi

Kësaj radhe në Rave është i ftuar Baloski, dj dhe producenti nga Shkupi.

Baloski e ndoqi karrierën e tij në prodhimin e muzikës elektronike në vitin 2010 në ESRA – Universiteti për Audiovisual Arts. Paraqitja e tij e parë si DJ ndodhi në klubin Kapan An, i njohur si një nga klubet që ndiqnin skenën underground në atë kohë. 

Duke paraqitur një tingull ndryshe në skenë, shumë shpejt ai siguroi vendin e tij në klubin legjendar Sektor 909.

Në kërkim të njohurive shtesë dhe përvojave të reja, në vitin 2016 ai vendosi të transferohej në Amsterdam, dhe të vazhdonte shkollimin në Institutin SAE.

Nga viti 2017, jo shumë kohë pas hapjes së Epicenter, klubit të ri underground në Shkup, ai u bashkua si një nga DJ rezidentë më novatorë.

Në dy vitet e fundit, ai ndau skenën me disa nga DJ dhe producentët më të njohur në botë si Tale of Us, Mind Against, Ëoo York, Mathame,Boston 168, Etapp Kyle, Vaal, Kas: st, Artbat, Lehar, Paul Kalkbrenner e shumë të tjerë.

Ai po krijon një histori unike muzikore, që e çon turmën në një lloj tjetër udhëtimi në klub.

Të dielën kalojeni me muzikë të mirë nga ora 21:00./ KultPlus.com

Rave vazhdon me performancat unike, kësaj radhe ka të ftuar Elise

Rave po vazhdon me performancat unike, kësaj radhe ka të ftuar Elise.

Elisa gjatë viteve të fundit përveç arkitekturës ka eksploruar strukturën e tingujve ndër format e tjera të artit. Duke u rritur në Prishtinë, e rrethuar nga mbetjet konkrete të arkitekturës ish-Jugosllave, ka ndikuar thellë në shijen e saj të muzikës.

Duke përdorur tingullin si një formë e shprehjes mbi bukurinë që gjen në emocionet më të thella, ajo do të shfaqë një anë të saj në ngjarjen e ardhshme të Rave.

“Mos mungoni as kësaj radhe”, thonë organizatorët. / KultPlus.com

Rave këtë të diel fton artistin nga Shkupi, Flooder me një performancë unike!


Flooder vjen nga Shkupi me një performancë live këtë të diel në Rave Live Session.

Flooder është frymëzuar nga tingujt e muzikës elektronike që në moshë të re.

Flooder, artist shumë i njohur në Shkup, njihet për shumëllojshmëri e zhanreve të ndryshme të muzikës si dhe për performancat live me vinyl.

Si dj ai kishte mundësinë të ndante skenën me emra të tillë si: Carl Cox, Richie Hawtin, Nina Kravitz, Solomun, Miss Kittin, Moodymann, Ben Klock, Umek, Deetron, Valentino Kanzyani,Matthew Johnson, AME, HEIDI, Stanny Fransen, Martin Buttrich, Robert Dietz, Dan Curtin, Steve Rachmad, Christian Smith, John Selway, etj. / KultPlus.com

Rave fton Tatu që të bashkohet në serinë e 33 në Pepperon the Beach

Rave po përmbyll tani sezonin e Verës me një super performancë nga Tatu ( Arlind Kozeli ) që është emri tjetër për natën e vonë apo mëngjesin e hershëm në kryeqytet. 

“Që prej s’mbahet mend, marrëdhënia e tij deri diku perverse me muzikën, e ka kthyer që në rinin e hershme në një nga DJ më karizmatik e të dashur nga dashamirësit e orëve të vona”, thuhet në njoftim.

 Stili i tij i pagabueshëm për veshin vjen si një shkallëzim progresiv i House-it modern i ngjyer sipas rastit në Techno e që jo rrallë herë thyhet me ndonjë surprizë të këndshme, … me pak fjalë mjaftojnë vetëm veshtë e këmbët për ta shijuar plotësisht.

Mbrëmja mbahet të dielën nga ora 21:00. / KultPlus.com

Live Session i radhës i organizuar nga Rave, sjell artistin e njohur Andi

Tashmë të gjithë jemi të familjarizuar me Live Stream që Rave Travel po organizon.

Këtë  herë të ftuar në Pepperon the Beach në Dhërmi, Rave do organizoj një performancë live të artistit që vjen nga Tirana.

Nuk ka asgjë më të bukur sesa pritja e perëndimit nën tingujt e muzikës së Andi Qafmolla të njohur në skenë me emrin Andi.

Muzika që ai luan është house, progressive, melodic tec.

Andi ka peformuar në skenë me shumë artist të njohur botëror si:

Nico Stojan, Be Svendsen, Mike Steva, Lehar, Musumeci, Andy Bros, Laolu, Christos Fourkis, Nikos Diamantopulos, Da Mike, Papa,Leon, Giuseppe Calipari.

Te dielën nga ora 21:00! Mos mungoni në këtë perfomancë të veçantë që rave ka përgatitur për ju. / KultPlus.com

Rave sjell muzikë të mirë edhe këtë të diel nga Jeff në 360 Drymades Sunset Bar

Kësaj radhe Rave ka ftuar një artist të ri nga Shqipëria i njohur me emrin Jeff dhe perfomanca do realizohet në 360 Drymades Sunset Bar.

 Jeff është një 24 vjeçar dhe vjen nga Himara (Shqipëri)

Ai ka filluar ta pëlqej dhe të merret me muzikë që nga mosha 16 vjeçare

 Zhanret e muzikës që ai luan janë Electronica Downtempo, Afro, Ethnic, Deep House.

Jeff është artist i ri mirëpo shumë i kërkuar për llojin e muzikës që ai luan. Ka marr pjesë në shumë evente në vende te ndryshme si Shqipëri, Kosove dhe Greqi.

Ai ka interpretuar së bashku me: Be Svendsen, SIS, Chaim, Roy Rosenfeld, Musumeci, Secret 47, Sabb, Estray, Dj Reas, Black Circle, Peppe, RRRRON (KS), Dj HEIDI, Machine Collective, Erti Lutaj, MINIMIM, Andi, Tatu etj. / KultPlus.com

RAVE vazhdon me valën tjetër në Jug të Shqipërisë të artistëve që do të përformojnë në 360Drymades Sunset Bar

Rave vjen me një performancë speciale në vendin më të bukur që Dhërmiu ofron, në 360 Sunset Bar, në Drymades Bungalow.

Performanca do zhvillohet në 360 Drymades Sunset Bar  me një pamje të mrekullueshme nga deti i Dhërmiut.

Rave të ftuar do ketë Tomi Gj që përmes muzikës së tij do dëgjoni valët e detit Jon.

Tomi Gj (Tomi Gjikuria) me origjinë nga Dhërmiu por rritur dhe zhvilluar në Tiranë, ka qenë gjithmonë i mahnitur nga muzika dhe kënaqësia që ajo sjell në jetën tonë të përditshme. Tomi ka nisur të organizojë evente që në moshe të re e me vonë u bë themelues i festivalit të muzikës elektronike Turtle Fest, një festival që ka bërë bashkë DJ lokal dhe internacional në peizazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Interesi dhe kurioziteti i Tomit kundrejt muzikës elektronike nuk ndaloi këtu duke bërë që më vonë Tomi të fillonte te luante muzike vetë. Në 2019 ai pati rastin te luante për herë të parë në një festival duke hapur mbrëmjen për Derrick May në Kala Festival. / KultPlus.com

RAVE vazhdon me valën tjetër të artistëve që do të performojnë në Shtator

RAVE vazhdon me valën tjetër të artistëve që do të performojnë në Shtator, shkruan KultPlus

Në sesionin e radhes të shtatorit Rave sjell, Lart Rama, regjisor filmi dhe artist visual i cili është futur së fundi në botën e muzikës pas pasionit që kishte për sound design.

Ai vjen nga grupi Servis dhe eksploron me storytelling me anë të muzikës ambient dhe noise deri në tekno dhe tribe. / KultPlus.com