Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka kujtuar Masakrën e Reçakut në 25-vjetorin e saj.
Përmes një postimi në facebook thënë se misioni i saj është i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti në Kosovë.
“Sot shënohet 25 vjetori i Masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe u shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të tyre në pikëllimin e tyre të pangushëllueshëm”, ka shkruar organizata në facebook.
Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti”./KultPlus.com
Sot, 15 janar 2022, janë bërë 23 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Ambasada e Italisë përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, kanë njoftuar se ishin të pranishëm në ceremoninë kujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut.
“Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. /KultPlus.com
Ish kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William Walker, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai [Walker] nuk punoi për CIA-n dhe nuk ishte pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë. Ai tha se Vuçiq flet të pavërteta lidhur me masakrën e Reçakut dhe se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë.
Walker, në një intervistë për BBC në serbisht, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ende e përmend atë me informacion të pasaktë, të cilin Vuçiq e di se nuk është e vërtetë, “sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Recçk”, dhe shton se kjo e irriton atë.
Ai e kujton presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si ministër të Informacionit nga Partia Radikale Serbe, Vojislav Sheshelit në regjimin e Slobodan Milosheviqit, transmeton KultPlus.
“Kanë kaluar njëzet vjet, dhe mund të falim dhe të harrojmë gjërat e pasakta që ata thanë për mua – Unë nuk kam punuar për CIA, nuk kam qenë pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë.
Vuçiqi është president sot, dhe për ndonjë arsye ai ende më përmend mua, akoma me informata të pasakta, të cilat ai gjithashtu e di se nuk janë të vërteta sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Reçak – dhe kjo më irriton”.
Walker thotë se ai nuk e ka takuar personalisht Vuçiqin , por i përcjell deklaratat e tij.
“është hipokrite që dikush nga regjimi i Milosheviqit të përmend gjenocidin dhe spastrimin etnik, duke aluduar se shqiptarët e Kosovës mund të përsërisin 17 marsin [2004], veçanërisht kur nuk ka fakte prapa pretendimit, dhe në të njëjtën kohë pretendohet se mbrojnë marrëdhënie të mira me Prishtinën”, tha ai.
Walker gjithashtu tha se ai nuk ishte një mbështetës i bombardimeve të Ish- Jugosllavisë [Serbisë], por ishte angazhuar për ndërhyrje tokësore dhe shprehu mendimin se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë.
Diplomati amerikan nuk ka dyshim për të ardhmen e rajonit.
“Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosheviqit…”, ka thënë Walker. / KultPlus.com