Refet Abazi mbrëmë u dekorua nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me “Urdhrin për Merita Shtetërore”, për sukseset e tij si aktor në teatër dhe film, profesor në Akademinë e Arteve, shkrimtar dhe dramaturg, përcjell KultPlus.
Ky është çmimi më i lartë që i jepet një artisti në Maqedoninë e Veriut.
Refet Abazi u lind më 17 janar 1964 në Tetovë të Maqedonisë. Ai është një aktor dhe shkrimtar. Njihet sidomos për rolet e tij në filmat si: Kanunin (2018), Dëshmitarin (2018) dhe Natën e Mjaltit (2015)./ KultPlus.com
Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit “Vera Andrron Detin” ka bërë një postim falënderues në rrjetin social “Facebook”, duke treguar se tre muaj pas premierës kanë fituar një sërë çmimesh, shkruan KultPlus.
“Kanë kaluar vetëm tre muaj nga premiera jonë në La Biennale di Venezia . Që atëherë, ne kemi pasur premierë në shumë vende në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe Azi, duke fituar katër çmime”, shkruhet në postim.
Ata gjithashtu kanë falënderuar të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që e kanë ofruar për filmin e tyre, gjë e cila do të thotë shumë për ekipin.
“Gëzuar festat dhe shihemi vitin tjetër! 2022 jemi gati!”, thuhet në fund.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.
Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri. / KultPlus.com
Në botë kurdo që përmendet besa, dihet se fjala është për shqiptarët. Popull, ky i cili shquhet për këtë virtyt i cili është mbajtur në piedestal për shekuj me radhë. Por a ekziston akoma besa mes nesh si popull? Kësaj pytje, më së miri i përgjigjet seriali “Besa”!
Për Nistori-in kanë folur një pjesë e kastingut të këtij seriali, Mensur Safqiu dhe Refet Abazi, por edhe skenaristi Igor Stomeinov.
Ky serial, me fjalët e vet aktorëve i ka thyer barrierat ndërkulturore në Ballkan të cilat ndër vite thuajse arritën të prekin qiellin. Në këtë serial marrin pjesë aktorë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sërbia, Kroacia, Shqipëria, etj.
Sa i përket tematikës së serialit dhe në veçanti emrit të tij, aktorët e intervistuar së bashku me skenaristin patën shumë për të thënë.
Mensur Safqiu në lidhje me bashkpunimin ndërkombëtar në këtë serial, potencoi se “Arti e ka një mision, arti jeton në të ardhmen, jo në politikën ditore. Arti gjithmonë paraprinë dhe ndërton ura midis njerëzve. Politikanët rënojnë, bëjnë lufta, arti ndërton”.
Nga ana tjetër Refet Abazi shtoi se: “Ajo e cila është shumë e rëndësishme në këtë serial, është se besa më së shumti është prezente tek personazhet jo shqiptarë në këtë serial”. Ai tregoi që po të njëjtët kishin ngelur të magjepsur nga pesha që ka besa tek shqiptarët. Refeti poashtu shtoi se motori i cili e ka shtyrë personazhin kryesor në serial ishte bindja nga besa e dhënë.
Igor Stomeinov, skenaristi i serialit ndau me ne se vet ishte rritur në vend i cili i kishte lejuar të familjarizohet mjaft mirë me besën shqiptare nga ku e mori dhe inspirimin për të emëruar serialin. Por ai potencoi se: “Besa si fjalë, në përgjithësi është e lidhur me trashëgiminë shqiptare, por ajo në realitet u takon gjithë shteteve jugore në Ballkan, jo shteteve, por kombeve të Ballkanit jugor. Pra atë e kemi edhe në Sërbi, në Mal të Zi, sedi, madje edhe në Itali. Pra, në përgjithësi, ideja e besës nuk erdhi nga kombi, por nga personi, nga njerëzit të cilët e mbajnë fjalën. Pra ishte diçka që më emocionoi mua, që më dha idenë për t’a bërë këtë serial.”
Për të gjithë ata që duan ta ndjekin sezonin e dytë të këtij seriali, i cili në vete përmban shumë filma artistikë, seriale, filma vizatimorë, dokumentare, të gjitha këto mund t’i ndjekin në platformën Gley. /KultPlus.com