E shkrepi gjatë luftës këtë fotografi, Reka kërkon djalin protagonist: Nëse dikush e njeh këtë fëmijë refugjat, më lajmëroni

Fotografi nga Ferizaji, Hazir Reka, i cili tashmë njihet për fotografitë e tij të realizuara gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, ka publikuar një fotografi të një kamioni me refugjatë shqiptarë, njëherit duke kërkuar edhe fëmiun protagonist në atë fotografi, përcjell KultPlus.

Fotografia është realizuar më 9 mars të vitit 1999 dhe shfaqë një kamion të ushtrisë jugosllave me ushtarë serb tek kalon pranë një kamioni të policisë serbe me refugjatë shqiptarë.

Në kamionin me refugjatë shqiptarë, vërehet një djalë, të cilin fotografi Reka përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është i interesuar të bie në kontakt me të.

”Një kamion i ushtrisë jugosllave me ushtarë serb kalon pranë një kamioni te policis serbe me refugjatë shqiptarë.
Kaçanik, 9 Mars 1999.
Nëse dikushe e njef këtë fëmijë tefugjat, më lajmëroni,
Faleminderit’
‘, ka shkruar Reka në postimin e tij. / KultPlus.com