Ruajtja e distancës është një ndër rregullat kyçe për mbrojtje nga Covid-19. Por përkundër rregullave, grumbullimi i njerëzve para institucioneve dhe jo vetëm, po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie, shkruan KultPlus.
Por, padyshim që kjo vie edhe si pasojë e mos kujdesit të shtetit për të vënë rregulle rend.
Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, një grumbullim i tillë është parë para shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Ky grumbullim vjen si pasojë e hapjes së konkursit për regjistrim të nxënësve në shkolla.
Të rinjtë nuk po mbajnë distancë fizike, e askush nuk po kujdeset që të vërë rregull e rend aty. Regjistrimet vazhdojnë! / KultPlus.com