E quajti “qorre”, pendohet Renato: Edhe unë kam mbajtur syze

Shefi i “Hells Kitchen”, Renato Mekolli ka thënë se është penduar për fjalën me të cilën ai ofendoi Erkiadën në puntatën e kaluar të emisionit.

“Edhe shefi pendohet”, e nis ai reagimin e tij mbi situatën duke thëne se kurrsesi nuk ka dashur të ofendojë,  por ka qenë një veprim i nxitur nga kuzhina dhe dëshira për perfeksion.

Është në kërkim të perfeksionit në kuzhinë dhe ndonjëherë e shtynë atë drejt gabimi! Mund të  duket paksa e vështirë për ta besuar, por edhe shef Renato gabon! Gabimin që bëri puntatën e kaluar duke e quajtur ….”qorre” e ka kuptuar dhe për këtë nuk nguron që të kërkojë falje publike.

Është një ndjesë e ndjerë dhe jo një justifikim dhe këtë e thekson në reagimin e tij të bërë në një postim në profilin e tij në Instagram, ku bashkangjitur ka publikuar një foto me syze.

Reagimi i plotë

Edhe shefi pendohet. Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet! Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!

Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam

Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!

Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty!

Shihemi neser ne episodin e 3.  / KultPlus.com

“Receta për 5 minuta?”, Renato Mekolli injoron Arbana Osmanin: Kush e ka bërë këtë?

Një mini ‘sherr’ duket se ka nisur midis Renato Mekollit dhe Arbana Osmanit, transmeton KultPlus.

Së fundmi Renato është ngacmuar keq në Panairin e Librit ku ka prezantuar edhe botimin e tij më të fundit “Sekretet e Shijes”.

Ka qenë gazetari i programit “Thumb On” Ronaldo Sharka ku ka shkuar enkas në panair për të ngatërruar emrat e autorëve për të parë reagimin e secilit prej tyre.

Në momentin që është ndalur te stenda e Renato Mekollit, gazetari e ka ngatërruar me qëllim librin e tij me atë të Arbanës.

“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ mua më ka pëlqyer shumë”, e ngacmoi Ronaldo Mekollin..

“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, u habit Renato.

“Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta’?, e pyeti sërish gazetari.

“Kush e ka bërë këtë? Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, u përgjigj Renato.

Kujtojmë që libri “Receta për 5 minuta” është i Arbana Osmanit, të cilën Renato ka zgjedhur ta thumbojë me këto deklarata, ndërkohë që ende nuk e dimë si do të reagojë moderatorja. /fastnewsalbania/ KultPlus.com