Vdes reperi 53-vjeçar, Fatman Scoop

Reperi amerikan, Fatman Scoop ka vdekur në moshën 53-vjeçare pasi u rrëzua në një koncert të premten në Connecticut, ka thënë përfaqësuesi i tij për BBC.

Ai ishte duke performuar në parkun qendror të qytetit në qytetin Hamden kur u rrëzua në skenë.

Kryebashkiakja Lauren Garrett tha në një postim në Facebook se reperi u dërgua në një spital lokal me ambulancë, transmeton Klankosova.tv.

Por agjencia e tij e rezervimeve, MN2S, konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë për BBC, duke thënë se “trashëgimia e vendasit të Nju Jorkut do të jetojë përmes muzikës së tij të përjetshme”.

Reperi Lil Peep vdes nga mbidoza me drogë

Reperi Lil Peep, emri i vërtetë i të cilit është Gustav Ahr, ka vdekur nga mbidoza me drogë.

21-vjeçari që parashihej me të ardhme të ndritur në industrinë muzikore, ka vdekur të mërkurën në mbrëmje dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij Chase Ortega.

“Këtë telefonatë jam duke e pritur qe një vjet. Shkërdhatë”, ka shkruar Ortega.
Lil Peep njihet për këngët “Benz Truck” dhe “Awful Things”./ KultPlus.com