Fansat që morën pjesë në shfaqjen e hershme të filmit biografik mbi jetën e ikonës Aretha Franklinit – “Respect in Chicago” – u befasuan me shfaqjen e aktores Jennifer Hudson.
Aktorja 39-vjeçare u shfaq pa paralajmërim për ta paraqitur filmin e saj të ri në kinemanë AMC River East në Chicago.
Filmi, i cili e shtjellon historinë e jetës së mbretëreshës legjendare të muzikës, është planifikuar që të publikohej në kinematë e mbarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nisur nga 13 gushti. Në paraqitjen e saj në ceremoni, Hudson kishte të veshur një fustan shumëngjyrësh. Asaj iu bashkua edhe Chaz Ebert, e veja e kritikut të filmit në “Chicago Sun-Times”, Roger Ebert, i cili ka vdekur në vitin 2013.
Aktorja ka udhëtuar në të gjithë vendin për ta promovuar filmin. Vetëm dy ditë para paraqitjes së saj në Chicago, Hudson u pa në një paraqitje speciale edhe në Atlanta.
Filmi paraqet historinë e jetës së Franklinit, teksa ajo u ngrit në karrierë, duke kënduar në “karvanin e ungjillit” të babait të saj predikues deri kur u bë yll ndërkombëtar.
Në filmin biografik luan edhe Forest Whitaker, i cili ka portretizuar rolin e babait të saj C.L., si dhe Audra McDonald, që e luajti nëna e Fraklinit, Barbara. Aktori Marlon Wayans e luajti rolin e bashkëshortit të parë të Franklinit.
Liesl Tommy do të debutojë si regjisore e filmit artistik, pas punës në serialet “Insecure”, “The Walking Dead”, “Mrs. Fletcher” e shumë të tjerë.
Hudson aktualisht ka nisur xhirimet për një projekt të ri antologjik – “Women’s Stories”, duke i bashkuar forcat me Taraji P. Hensonin, e cila do të drejtojë segmentin e saj.
Segmenti quhet “Pepcy & Kim”, duke treguar historinë e vërtetë të Kim Carterit, një ish-e varur nga droga që e krijon Fondacionin Koha për Ndryshim për t’u ndihmuar grave të pastreha që ta rimarrin në dorë jetët e tyre.
Hudson do ta huazojë gjithashtu zërin për karakterin e Ophelias në filmin e ardhshëm të animuar “Pierre the Pigeon-Hawk”. / KultPlus.com