Nisin punimet restauruese në objektin e Burgut të Gurakocit në Istog

Ka nisur faza e parë e punimeve për restaurimin e objektit të Burgut të Gurakocit në Istog.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ky objekt ka rëndësi të madhe për popullin e Kosovës pasi sipas tij prezanton dëshminë materiale të shtypjes sistematike të regjimit serb ndaj shqiptarëve.

“Po bëhet pastrimi, për të vazhduar më pas me hartimin e projektit për restaurim të ndërtesës. Ky objekt ka rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane dhe prezanton dëshminë materiale të shtypjes sistematike të regjimit serb ndaj shqiptarëve për më shumë se gjysmë shekulli”, ka thënë Ministri Çeku./ KultPlus.com

Nisin punimet restauruese në shtëpinë e Mahmut Begollit në Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se kanë nisur punimet restauruese në shtëpinë e Mahmut Begollëve në Pejë, objekt ky i trashëgimisë kulturore i cili është ndërtuar në shek. XVIII-të.

“Kanë nisur punimet në konakun e Mahmut Begollëve në Pejë. Shtëpisë së ndërtuar në shek. XVIII-të, do t’i kthehen vlerat që kishte. Si një ndër shembujt e shkëlqyer të arkitekturës tradicionale të qytetit, do të ruhet për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftim/ KultPlus.com

Rinisin punimet restauruese në Teqen e Dollmës në Krujë

Në Teqenë e Dollmës, Monument Kulture i Kategorisë së parë kanë rinisur punimet për restaurimin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

E njohur për vlerat e saj arkitekturore, dekorative dhe tipologjike, Teqesë iu dëmtuan muret dhe kupola e saj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në vitin 2020 u kryen punime emergjente konsolidimi për të reduktuar në afat të shkurtër rrezikun e kolapsit total.

Në vitin 2021, CHwB Albania nisi zbatimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e këtij objekti.

Teqeja e Dollmës është një pikë referimi e rëndësishme për komunitetin lokal të qytetit historik të Krujës, si dhe një pasuri e rëndësishme për komunitetin fetar bektashi në zonë.

Në gjininë e faltoreve islamike ajo përfshihet në tipin e vogël monumental me kupolë.

Faltorja është një konstruksion me një vëllim me bazë katrore. Mbi katër faqe muri të gurtë, nëpërmjet tropmave kalohet në tamburin oktogonal, mbi të cilën ngrihet kupola gjysmësferike e mbuluar me tjegulla vendi.

QRTK përuron nesër disa projekte Restauruese-Konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit

Nesër përurohen disa projekte Restauruese-Konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, të realizuara nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, shkruan KultPlus.

Në këtë përurim do të marrë pjesë edhe ministri i MKRS-së Kujtim Gashi.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur agjendën:

Datë 16.11.2017 (E enjte)

12.30 – Përurimi i punimeve Restauruese – Konservuese në shtëpinë e familjes Pomaku;
12.45 – Vizitë punimeve Restauruese – Konservuese në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës;
13.00 – Vizitë punimeve Restauruese – Konservuese në Kompleksinë e familjes Drini;
13.15 – Përurimi i punimeve Restauruese – Konservuese në shtëpinë e familjes Alili;

Gjithashtu do të bëhet përurimi i punimeve Restauruese – Konservuese edhe në:
– Dy Trafostacioneve të vjetra;
– Xhamia e Myderiz Ali Efendisë;
– Përurimi i punimeve të fasadës së familjes Zhoriq./ KultPlus.com