‘Time’ liston Dua Lipën në mesin e 100 personave më me ndikim në botë

Dua Lipa është bërë pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në botë të përpiluar çdo vit nga revista “Time”.

Bukuroshja me prejardhje nga Kosova, përfshihet edhe në ballinën e revistës prestigjioze, ku duket rrezatuese e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë, flokë të lëshuara mbi supe dhe grim të thjeshtë.

“Time” e ka listuar Duan në mesin e 100 liderëve të botës të cilët po e formësojnë të ardhmen e showbizit, shëndetësisë, politikës, biznesit dhe më shumë.

“Dua Lipa është një yll në ngritje, që po e cila po len gjurmë në botën e popit. Vetëm para katër vjetësh ajo e lansoi albumin debutues. Sot ajo po vallëzon dorë më dorë me yjet e kësaj kohe, pasi e ka gdhendur me precizitet vendin e saj në skenën kulturore”, shkruan mbretëresha e popit, Kylie Minogue, për yllin Dua Lipa.

Edhe një sukses i radhës për këngëtaren, aktivisten dhe filantropen me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila vazhdon të na bëjë krenarë me arritjet e saj në karrierë./ KultPlus.com

Revista “Time” zgjedh Bidenin dhe Harrisin “Persona të Vitit”

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, së bashku janë zgjedhur si “Persona të Vitit” nga revista e njohur amerikane, “Times”.

Në njoftimin për ofrimin e këtij epiteti, revista shkroi se Biden dhe Harris ofruan ndreqje dhe përtëritje me një biletë të vetme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Pas një fushate zgjedhore me tensione të shumtë, të ndodhur një mesin e një pandemie vdekjeprurëse, një krize ekonomike dhe një lufte me racizmin, Biden dhe Harris triumfuan në zgjedhjet që nxitën numrin më të madh të votuesve në shekullin e fundit.

“Për ndryshimin e rrëfimit amerikan, për dëshminë se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se tërbimet e përçarjes, për ofrimin e një vizioni të shërimit në një botë në vuajtje, Joe Biden dhe Kamala Harris janë Personi i Vitit 2020”, tha kryeredaktori dhe shefi ekzekutiv i kësaj reviste, Edward Felsenthal.

Në mesin e kandidatëve për ta marrë këtë titull ishin edhe Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, punëtorët shëndetësorë që janë duke ofruar ndihmë në luftën kundër pandemisë dhe pjesëmarrësit e lëvizjes për drejtësi racore, e cila u krijua pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Personi i Vitit i kësaj reviste zakonisht është një individ, por viteve të fundit ka pasur raste kur janë nominuar disa persona për të njëjtën vepër.

Revista “Time” e kishte filluar traditën e përzgjedhjes së “Personit të Vitit” që nga viti 1927. Vitin e kaluar, këtë titull e mori aktivistja suedeze për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg. / KultPlus.com

Revista ‘Time’ zgjedh Greta Thunberg ‘Person të Vitit’

Revista e famshme amerikane, Time, ka vendosur që aktivisten e re nga Suedia, Greta Thunberg, ta zgjedhë si “Personin e Vitit 2019”.

“Ajo i simbolizon agoninë, frustrimin, dëshpërimin, zemërimin dhe, deri diku, shpresën e shumë të rinjve, të cilët ende nuk do ta kenë arritur moshën për të pasur të drejtë vote kur e ardhmja e tyre të jetë shkatërruar”, shkruan kjo revistë.

Momenti i saj vjen në kohën kur realiteti urgjent shkencor përplaset me paqartësitë politike globale. Secilin vit, ne hedhim më shumë karbon në atmosferë, planeti ynë i afrohet pikës pa kthim, kur jeta në tokë do të ndërrojë një herë e përgjithmonë.

Shkencërisht, planeti nuk mund ta përballojë një hap tjetër prapa. Politikisht, kjo mund të jetë mundësia jonë më e mirë për ta bërë ndryshimin e madh para se të jetë shumë vonë.

Greta ndoshta është 1.5 metra e gjatë dhe mund të duket edhe më e vogël kur e vesh xhaketën e madhe kundër shiut. Fundi i nëntorit nuk është koha më e mirë për ta kaluar Oqeanin Atlantik. Uji është i trazuar, erërat janë të forta dhe ajo e ka një barkë të vogël.

Megjithatë, Greta, në mënyrën e saj të qetë, ishte e patrembur. Ajo i kaloi shumicën e pasditeve të gjata brenda kabinës.

Ajo u është qasur problemeve të botës me peshën e një personi të rritur, por ende është fëmijë. Asaj i pëlqejnë kuajt dhe i mungojnë dy qentë që i ka lënë në Suedi, Moses dhe Roxy.

Në gusht të vitit 2018, ajo filloi të dilte para kuvendit suedez për të protestuar. Në ditën e parë ishte e vetme. Në ditën e dytë iu bashkua një person i panjohur. “Ky ishte një hap i madh, nga një në dy”, thotë ajo.

Në shtator të këtij viti, protestat për mbrojtjen e klimës u përhapën përtej kufijve të vendit të saj. Në Nju Jork protestuan 250 mijë persona, në Londër 100 mijë, ndërsa në tërë Gjermaninë rreth 1.4 milion, shkruan “Time”, transmeton Gazeta Express. / KultPlus.com