Sot doli nga shtypi numri i katërt i revistës vjetore letrare ‘Fryma’, revistë kjo që udhëhiqet nga studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe krijohet me shkrimet e tyre, shkruan KultPlus.
Nga studentët për studentët
Kjo revistë ashtu si është ideuar më herët, iu jep hapësirë të gjithë studentëve që merren me shkrime të dalin para lexuesit me krijime të ndryshme, të cilat tregojnë angazhimin në fushën e letërsisë. Andaj, duke pasur parasysh fushën e gjerë të letërsisë këto shkrime vijnë para publikut në formë të recensionit, poezisë, prozës dhe përkthimit, si kategori në të cilat kanë punuar më shumë studentët. Po ashtu, revista konsiderohet si një bazë shumë e mirë për nisjen e mendimeve kritike dhe paraqitjen e shkrimeve të ndryshme letrare.
Revista ‘Fryma’ hapet me ligjëratën e shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë Sabri Hamitit me titullin “Mësimi i letërsisë”, mbajtur në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Rubrika e radhës përmban intervistën e realizuar mbi krijimtarinë letrare të shkrimtarit, studiuesit e botuesit Ag Apolloni.
Nga kritika përfshihen:
Diana Rexhepi – Kërkimi absurd i vetvetes tek “Kafka në breg” nga Haruki Murakami
Halim Halimi – Fatkeqësia e njohjes
Albenita Xhemajli – Pritja si pafundësi në dramën “Duke pritur Godonë”
Leonora Hajra – Odisejada spirtuo-racionale e Siddhartës së Hesses
Ardit Mehmetaj – Filozofia e hiҫit e reprezentuar nga Gjon Zaveri i Spasses
Eriola Ҫoҫaj – Kanga e jetës në veprën “Me sy kange” të Rrahman Dedaj
Nga proza përfshihen:
Rrezarta Morina – Gjahu
Nga poezia përfshihen:
Dea Basha – Afrodiziak
Pranvera Qerimi – Ftesë mishi
Valëza Fusha – Mos ma përmend
Bleona Arifi – Këmbët e frikës
Era Berisha – Unë e bardha djegem pas saj
Edon Thaqi – Sinoatrial
Fatjona Gashi – Zymti e paharrueshme
Blerta Haradinaj – Qenie
Kaltrina Berisha – Bohemia
Nga përkthimi përfshihen:
Leonora Hajra – Tu ec Magdalena
Malsore Ballabani – Vdekja fuqi nuk paska
Fatijona Bajrar – Hej
Rrezarta Morina – Anabel Li.
Punimet e portreteve të shkrimtarëve brenda revistës janë vepër e Fatlum Mehollit.
Këtë vit revista i përkushtohet profesorit Sabri Hamitit, për nder të veprimtarisë e punës së tij për një kohë shumë të gjatë me studentët e këtij Fakulteti dhe për kontributin e tij në pasurimin e letërsisë dhe studimit të saj.
Revista udhëhiqet nga: Eriola Çoçaj, Ardit Mehmetaj, Leonora Hajra, Rrezarta Moria dhe Zamira Rexhepaj; me lektore Rina Kryeziun dhe dizajnere Gjyljana Ramën e Valentina Arifin. / KultPlus.com