‘Kultura dhe shoqëria’, ndryshimet e thella shoqërore në Angli nga revolucioni industrial i fundshekullit XVI

Mbi librin

Te “Kultura dhe shoqëria” gjurmohen dhe shtjellohen ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Angli nga revolucioni industrial i fundshekullit XVIII, deri në fazat e fundit të modernizimit në shekullin XX. Fjalët kyçe të këtyre ndryshimeve epokale janë: industri, demokraci, klasë, art dhe kulturë. Williams i shqyrton me hollësi këto ide nëpërmjet veprave dhe fushave të larmishme letrare, duke vënë përballë shkrimtarë dhe mendimtarë të kohës.

Ai merret me rrymën e romantikëve, grupim intelektualësh e artistësh që nisën të flasin për kulturën për të goditur ndryshimet që solli industrializimi dhe revolucioni në histori. Autori e përball këndvështrimin e tyre me konceptime të mëvonshme që erdhën edhe si përgjigje ndaj romantizmit, përkatësisht atë viktorian dhe modernist. Williams e mbyll tekstin duke nxjerrë në pah rolin e marksizmit dhe Kritikës së Re në kulturë dhe letërsi.

Pak nga jeta e autorit

Raymond Henry Williams ishte një shkrimtar socialist uellsian, akademik, romancier dhe kritik me ndikim brenda së Majtës së Re dhe në kulturën më të gjerë.

Shkrimet e tij mbi politikën, kulturën, median dhe letërsinë kontribuan në kritikën marksiste të kulturës dhe arteve. Rreth 750,000 kopje të librave të tij u shitën vetëm në botimet në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka shumë përkthime në dispozicion. Puna e tij hodhi themelet për fushën e studimeve kulturore dhe materializmit kulturor./Liberale.al/ KultPlus.com

“Vdekja e Maratit” dhe revolucioni francez

Për kryeveprën e Zhak Luis David (Jacques Louis David), janë 3 fakte që nuk i dimë. Në ditën e Bastijës, një vështrim nga afër homazhit të Davidit për vrasjen e revolucionarit Jean-Paul Marat.

Më 1793, Zhak Luis David, artisti zyrtar i revolucionit francez, pikturoi “Vdekjen e Maratit” si një homazh për mikun e tij të vrarë, propagandistin revolucionar Jean-Paul Marat, menjëherë pas vrasjes. Piktura, e cila sot gjendet në Muzeun e Arteve të Bukura në Bruksel, mbetet një nga imazhet përcaktuese të asaj epoke. Shumica e vizitorëve të muzeut njihen përciptazi me imazhin dhe historinë që fshihet pas saj./Konica.al

Me siguri e dini se atentati në fjalë ndodhi gjatë mbretërimit të terrorit në Revolucionin Francez, si dhe faktin që piktura e  Davidit u përdor si propagandë e Jakobinëve. Po ashtu, duhet të dini se u vra nga Charlotte Corday, e cila arriti të hyjë në shtëpinë e tij, duke u premtuar armiqve të revolucionit se do ndihmonte Maratin, më pas e goditi me thikë. Gjithashtu dihet se Marat është pikturuar në një vaskë, sepse aktualisht po trajtonte një problem të lëkurës, ndërsa shënimi i kapur në dorën e tij është menduar si provë e mashtrimit të Corday, ku shfaqte një mesazh se gjoja ai po i kërkonte ndihmë.

  1. Mund të jetë homazh për një tjetër revolucionar: Karavaxhio (Caravaggio)

Nuk mund të mos mendojmë për neoklasicizmin si të lidhur me barokun bombastik. Mirëpo, studiuesit e kanë quajtur “Vdekjen e Maratit” të Davidit “si kryeveprën më të thellë të karavaxhizmit”. Davidi student ishte tejet i frymëzuar nga Karavaxhio, i cili nuk ishte referenca më e modës në Francën e asaj epoke. Me krahun e tij të varur dhe plagën pa gjak, në formën e stigmatës, figura në “Vdekja e Maratit” i bën jehonë “Entombment of Christ” të Karavaxhios (1603). Me pamjen e një fytyre të dehur, dramatikisht të ngathët të Maratit i bëhet disi jehonë edhe pikturës “Mary Magdalene në Ekstazë” të Karavaxhos (1610).

Revolucioni Francez u rebelua kundër kishës, kësisoj ata e ndaluan ikonografinë fetare gjatë asaj periudhe. Por referenca e veprave të Karavaxhios e ndihmoi Davidin ta bënte Maratin një martir revolucionar. Meqenëse gazeta e Maratit quhej “Zëri i Popullit” dhe Karavaxhio ishte i famshëm (ose famëkeq) për futjen e imazheve të njerëzve të thjeshtë në skenat biblike, ndikimi mori vërtet kuptim.

  1. Corday, jo Maratit, do t’i thureshin lavde në art për dekada pas “Vdekja e Maratit”

Charlotte Corday, vrasësja, nuk është paraqitur në pikmturën e Davidit, e cila është pjesë e asaj që i jep figurës së Maratit statusin e zbukuruar. Gjatë gjyqit, Corday e papenduar deklaroi se ajo kishte vepruar për të ndaluar Maratin të nxiste më tej mbretërimin e terrorit, duke thënë: “Unë vrava një njeri për të shpëtuar qindra mijëra” para se të dërgohej në gijotinë. Dëshira e fundit e Corday ishte qët’i bëhej portreti. Oficeri i Gardës Kombëtare, Jean-Jacques Hauer, i cili i kishte bërë tashmë disa skica të burgosurës, në orët pak para ekzekutimit krijoi portretin e saj.  Në dekadat që pasuan, mendimi për Revolucionin ndërroi drejtim, e njëjta gjë ndodhi edhe me opinionin për “Vdekjen e Maratit”. Davidit iu desh që ta fshihte pikturën kur u internua në Bruksel. Ndërkohë, Corday vazhdoi të ishte subjekt i pikturave dhe poezive që e përshkruanin atë si një heroinë, duke e mbiquajtur me pseudonimin “Engjëlli i Vrasjes” deri në mesin e shekullit të 19-të.

  1. Sharl Bodëleri e solli sërish në jetë “Maratin”

Piktura mbeti në errësirë relative pas vdekjes së Davidit në 1825. Madje, familja u përpoq ta shiste, por pa sukses. Sharl Bodëleri, i konsideruar si një nga kritikët e parë të artit, si dhe një poet modernist, mori guximin të ringjallte entuziazmin e publikut për pikturën. Në vitin 1846, pasi e pa atë në një ekspozitë të vogël të veprave të Davidit dhe Ingresit në Paris, krijoi një odë për veprën, ku vendosi posaçërisht të vërtetën e saj emocionale mbi politikën e ditës, rrjedhimisht krijoi skenën që ajo të nderohej përtej konteksti të saj të ngushtë revolucionar:

“Ka diçka njëherazi të dhimbshme dhe goditëse kjo vepër; në ajrin e akullt të asaj dhome, në ato mure të ftohta, rreth asaj vaske të ftohtë dhe funerale, rri pezull një shpirt. Mund të kemi lejen tuaj, ju politikanë të të gjitha partive, po edhe ju gjithashtu, liberalë të egër të 1845-s, t’u japim udhë emocioneve para kryeveprës së Davidit? Kjo pikturë ishte dhuratë për një vend të lotur dhe nuk ka asgjë të rrezikshme për lotët tanë”./Konica.al /KultPlus.com

Historia e gijotinës, shpikjes që lau me gjak revolucionin

Gijotina është një kornizë me dy shtylla vertikale të bashkuar nga një trasversale që mban lart një teh çeliku në formë trekëndore”.

Ky shpjegim i ftohtë i manualit ka edhe të dhëna të tjera. Shtylla trasversale quhet chapeau (kapele). Tehu i çelikut me një peshë plumbi prej 60 kg quhet mouton. Gracka prej dy gjysëm hënash e pjesës së pasme quhet fenetre. Prapa një mbështetëse druri që shërben si stol. Një ekzekutim vonon më pak se një minutë…

Siç mund të dihet apo e të besohet gijotina është e lidhur me revolucionin francez, 1789 dhe me Francën deri në vitin 1981, vit në të cilin presidenti François Miterrand shfuqizoi dënimin me vdekje, por është përdorur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Itali dhe Gjermani deri vonë në shek XX.

Në të vërtetë zakoni apo kënaqësia e të prerit të kokave vjen që prej së largu. Me shpatë apo me sëpatë (instrument i parapëlqyer i Henrit të VIII dhe nga shumë mbretër të tjerë…) Një vështrim i thjeshtë mbi këtë instrument dhe të tremb. I ngjan një përbindëshi, një fantazme, një hijeje djalli dhe nga ana tjetër ndriçimi i tehut, një version modern i zonjës Kosë.

Megjithatë mbretëritë dhe vendet që e adoptuan e bënë për arsye humanitare mirë të arsyetuara; justifikim tekstual i disa shkencëtarëve. Është e kuptueshme sepse para zjarrit, gjymtimit, varjes ose kombinimeve i mbytur, i varur dhe i gjymtuar – praktikë angleze, ose rrahjes së ngadaltë me kamzhik në varje, gijotina duket një version i dalë nga bisturia. U rrit dhe u përsos shkencërisht, sepse në fillimet e saj tehu ishte i drejtë dhe prerja e tij horizontale që ishte një gabim i projektimit, sepse disa qafa rezistonin ndaj më shumë se një rënieje dhe ceremonia makabre duhej të përsëritej.

Fatmirësisht në emër të mëshirës dhe pas disa provash mbi dele, kufoma dikush më në fund e kuptoi – Eureka! – se tehu kërkonte një formë shumë të civilizuar nga pak në shumë. Kjo formë garantonte një prerje perfekte dhe pa vuajtje të panevojshme (një mënyrë tjetër e të shprehurit kjo nga ekspertët). Kishte edhe fletën e shpjegimit: i burgosuri shtrihet mbi stolin e pasmë dhe shtyhet tek gracka, ku qafa mbetet e kapur.

Xhelati tërheq një sustë dhe tehu bie mbi qafë duke e ndarë kokën nga trungu në nivelin e C4, vertebrës cervikalë të katërt. Koka e ndarë merret në një trastë lëkure dhe jo në një shportë siç shihet në disa filma. Kinemaja gjithmonë e ekzagjeron.

Monsieur Guillotin

Shkojmë në zemër të çështjes; kirurgu francez, Joseph Ignace Guillotin, deputet në Asamblenë Kombëtare, e rekomandoi në tetor të 1789 për ekzekutimet në zëvendësim të metodave të tjera tradicionale dhe më pak të frikshme.

Në fakt doktori i mirë nuk e shpiku ai gijotinën, makina të ngjashme njiheshin qysh prej shek XIII në Gjermani, Skoci, Angli dhe në shtetet papnore. Megjithatë ky emër gjithmonë do të mbajë stigmën të lidhur dhe të përsëritur me shtypjen dhe me mijëra litra gjak të derdhur gjatë revolucionit francez. Në fakt mentori i përsosjes, me detyrën e sekretarit të Akademisë së Kirurgjisë, doktor Antoine Louis, i cili ia ngarkoi këtë detyrë një njeriu shumë larg vdekjes, prodhuesit të kordave për piano Tobias Schmidt-it, gjerman që u këshillua nga njeriu i duhur, një mik i tij Charles–Henri Sanson, xhelati i Parisit.

Pasi u realizua makina perfekte, Asambleja Kombëtare unanimisht shpjegoi se u ndërmor përdorimi i gijotinës në mënyrë që vdekja të ishte e barabartë për të gjithë pa dallim rangu dhe shtrese sociale. E tmerrshme, por demokratike, sepse deri në atë ditë vetëm aristokratët gëzonin privilegjin e vdekjes pa agoni, prerje koke të pastër me shpatë ose sëpatë të ekzekutur nga xhelati profesionist.

Të parit që iu pre koka në Francë ishte Nicolás Jacques Pelletier, një vjedhës rruge në 25 prill 1792, i fundit ishte në 10 shtator 1977, Hamida Djandoubi, një emigrant tunizian që vrau ish të dashurën e tij. Megjithatë në mes të Revolucionit tehu ra mbi 1120 njerëz në Place de Concorde.

Për shekuj shëtiti legjenda tunduese se doktor Guillotin ishte i pari që u ekzekutua nga makina e vet. Informacion i rremë; ai vdiq nga antraksi në 26 mars 1814 në paqe në shtëpinë e tij…\bota.al / KultPlus.com